Vaçe Zela ish e popullit zoti kryeministër

9 Shkurt 2014, 15:53Blog TEMA
Vaçe Zela ish e popullit zoti kryeministër

Nga Brizida Gjikondi

 

Vaçja ish e popullit jo e politikës, por klasa jonë politike cdo gjë do që ta bëj pronë të sajën, do që t’i jap nurin e saj të konsumuar dhe të lodhur larg ndjesisë dhe shpirtit shqiptar.

Vaçen dje duhet t’ja kishin lënë popullit..që homazhet t’i bënte në atë skenë ku zemrat dhe duart ju bëheshin gjak nga adhurimi dhe duartrokitjet… dje shqiptarët duhet të përuleshin përpara Vaçes dhe jo përpara fotografisë së saj.

Por sërish klasa politike shqiptare përçau shqiptarët, ata privatizuan homazhet dhe në plan të parë me djallëzi nxorrën veten jo Vaçen, parada e fjalimeve si monologje, imazhet e deputeteve dhe ministrave të krekosur kolltuqeve me sy të përlotur hipokrizie nuk kish të bënte hiç me shpirtin e madh dhe të thjeshtë deri në palcë të Vaçes tonë.

Kjo klasë politike 20 vjeçare që artin, muzikën dhe titanët e saj i ka varrosur për së gjalli me harresën, mos kujdesin dhe injorimin total në çdo aspekt, kujtohet për këta gjigandë të shpirtit tonë vetëm mbasi ata kanë vdekur.

Fjalimet e tyre patetike, politike, sipërfaqësore shumzohen me zero që nga moment që i krahason me atë që ata kanë bërë me vepra për këta artitë, që në realitet është një zero e madhe.

Dje, unë si shumë shqiptarë të tjerë u ndjeva e pezmatuar e përjashtuar nga homazhi shpirtëror që do i bëja Vaçes tonë, pasi politika i ndau shqiptarët, populli në rrugë dhe korridore përballë një fotografie dhe klasa politike nëpër llozha e kolltuqe skenike, sikur gjasme ata e kanë dashur e vlerësuar më shumë se ne.

Vaçja është qëndistarja e shpirtit tonë të bukur, ne këto ditë nuk qamë vetëm atë, por dhe një pjesë të jetës sonë që ajo e kish zbukuruar aq, nuk dua të shkruaj më shumë për Vaçen pasi për njerëzit e mëdhenj kur shkruan rrezikon të bësh qesharak veten, sidomos kur virtuozë si Vaçja madhështinë e tyre e kishin në thjeshtësinë që i ofronte njerëzve.

Përgjatë gjithë ceremonisë dje kisha një ndjenjë pezmatimi, që u finalizua në këngën pa sens të Whitney Houston, zgjedhje e gabuar, arrogante e organizatorve shtetarë që hiqen si ekstravagantë për gjëra dhe figura që nuk ju takojnë atyre të përkhshmëve por Shqipërisë…

Ndërkohë do mjaftonte vetëm kënga e vetë Vaçes që me dy rrjeshta i thosh të gjitha…. “Kur kendoje t’i pushonin zogjte e malit..kur këndoje ti rritej mali, mbushej fusha plot me trëndafila..”

Gjithësesi, ceremonitë harrohen, edhe ato mortoret dhe martesat etj, rëndësi ka çfarë vjen pas…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

48 komente në “Vaçe Zela ish e popullit zoti kryeministër”

  1. liliana says:

    Bravo Gjikond te njejten gje mendova dhe une.

    1. Hysen Shoshori says:

      Të paktën Elegjia e z. ER ishte pa gabime ortografike znj. Gjikondi.
      Vetëm në dy “rrjehtat” e fundit të shkrimit Tuaj, mund të korrigjohen 4-5 të tilla { ? }

      Çka nuk është në nivelin/standartin Tuaj.

      http://goo.gl/53OB7k

      P.S. Kryeministrat shkojnë e vijnë,
      VAÇET mbeten. Z. Rama duhet te bëjë të paktën gjysmën e atyre që ka premtuar, që të mbetet në Historinë e Shqipërisë, si VAÇET.

      1. pellazg says:

        Ky artikulli qenka; liro gazra se behesh me mire.

        Kush e ka shkru Fahrua apo Kosovrasti se keta jane komuniste te epur e ja kane be edhe emrin me Ë Whitney-t te shkrete. Ahhhh derra derra, kote nuk thone qe vec ne lluce eshte i lumtur derri, merrni vesh ju se kush ishte Vaçja e si te behej ceremonia.

    2. KULUFI says:

      Ketu nuk shof ndonje privatizim te ceshtjes”Vaçe”.
      Kushdo qe ka filluar te marri nje pozicion qe i duket me i miri per te shkruajtur dhe per te bere opozite,le ta shohi ashtu.

      Me thote dikush:
      A pati ndonje perpjekje nga populli per te dale si grupim me vete ne shenje respekti per te madhen Vaçe dhe nuk e lane?
      Ndoshta zonja Gjikondi e ka pase nje iniciative por po qe e vertete le ta thote.

    3. Enver Hoxha says:

      Te lumte,moj bije e xhaxhit,Briseida!!
      Harrojne keta BIRBOT e sote,.qe une luftova per vatane e jo per xhepat e mij!!!
      E cliruam Shqiperine me gjak,e ndertuam me djerse,e lulezuam ne ARSIM,KULTURE,SHENDETESI,MBROJTJE et dhe ne ate toke pjellore pa tjeter qe do MBINI LULE SHUMENGJYRESHE ku Vace Zela ishte TRANDAFILI ME I BUKUR!!!
      Mire mua me keni share,por me VACEN C’PATET,o QAFIRE???
      Kur kendonte Vacja PUSHONIN EDHE BILBILAT kenget e tyre,ndaj ishte nje TURP I MADH,qe ne kete funeral u mbajten fjalime politikanesh dhe per politiken!!!
      Me keq akoma,qe ai SPIUNI i UDB-se,VARKARI,sic e quani ju,Sali Berisha,nuk kishte guxim ta ngushellonte familjen se e dinte qe Vacja nuk kendoi per UDB-ne,por per POPULLIN!!!

    4. bert says:

      bravi gjikondica si perhere kot po kot fare

    5. dymi says:

      E tha edhe Briseida nje llaf… Ja futi pordhes me te madhe.Po c’lidhje ka kryeministri ketu moj cupke apo gjej rast e bej ndonje kritike.

  2. martini says:

    Na e shpifen per zotin sa here ka ndonje sebep shajne Enverin. Se keta e ndriten ne fakt njeri me m se tjetri.

  3. pjeter mustakuqi says:

    kete here ja ke zhyt kot,brisida.nuk te ndaloi kusht te beje homazhe.ceremonia ishte organizuar bukur fort.ne salle nuk kishte vetem politikane.kishte plot artiste, miq dhe kolege te vaces.persa i perket kenges se whitney houston ‘i will always love you’ edhe une jam dakort.besoj ka qene ideja e rames, i cili i citoi keto fjale dhe gjate pershendetjes se tij teper patetike. ishte krejt pa vend.

  4. mery says:

    po gjikond ke te drejte, ne Shqiperi duhet te vdesesh qe te te duan dhe kujtohen per ty. rama ja futi pordhes me ate kengen e asaj te droguares amerikane sikur smjaftonin kenget e vete Vaces.

  5. evers says:

    me vjen keq por nuk ka lidhje fare artikulli me ceremonine e te madhes Vace Zela.gazetare shume e dobet.

    1. gjithmone ne opozite says:

      Znj Gjikondi, nuk eshte gazetare, eshte nje idealiste qe me objektivitet tregon ato te verteta qe shume pak gazetar, analist, politikan te te gjitha kraheve , arrijne t’i shfaqin hapur. Jo me kot Gazeta Tema, i le hapesire kesaj Zonje te nderuar.
      Pergezime Brizda Gjikondi, si gjithmone qellon ne shenje!

      1. Safo says:

        Gazeta tema i le vend kujtdo qe thote dy gjera nga koka e tij, po ashtu dhe Briseides. Eshte nje mendim ndryshe, por sidoqofte lamtumira e artistit Edi Rama (jo kryeministrit Edi Rama)eshte i pa-arritshem nga komenti i Briseides. Le te mos bejme protagonizem edhe atyr ku nuk vlen. Fundja dhe Edi eshte pjese e popullit.

  6. Vera says:

    Qeveria përfaqëson popullim, jo veten, nuk na gjendet halli neve: po të mos ia kishin bërë homazhet, kjo autorja, me të drejtë, do ta kishte titullin shkrimin: Ku është qeveria? pak a shumë kështu. Ishte nga ceremonitë më dinjitoze, siç e meriton Vaçe Zela.

    1. Ferdi says:

      Po mi Vera po, qeveria e popullit. Ku jeton ti ne Hene apo ne Zelande te Re.. Mos u bej qesharake, e shiko keto hiena poitikane qe te perdhosin ne te gjalle e te fyejne edhe ne vdekje. Po kjo Vace ka qene e semure nja dhjete vite te mira, e ata Ministruc kulturet qe kane kene e kjo minileshe qe asht sotit as nuk e rrujten njehere…Ky vend nuk behet me dordoleca shpirtzinj

  7. gent says:

    Jo Vera homazhet qeveriu duhet tja kish bere tamam jo disa te nenes dhe disa te njerkes

  8. LORA says:

    Nuk ka salle,sado te madhe autoritetesh zyrtare, qe ja heq njerezve te thjeshte meriten e nderimit te Vace ZELES.
    Isha ne ate nderim,jashte bashke me njerzit dhe u impresionova me ndjeshmerine,pa doreza,publike ne ate percjellje te merituar te ARTISTES se Popullit.Bile kam ndjesine se protokolli shteteror u imponua nga ndjeshmeria publike.
    Kolona zanore e W.Hjuston ishte ,per mua,disi fyese per artisten tone me ze te magjishem dhe per artin tone ne pergjithesi.
    Sidoqofte,mendoj se ata brenda salles nuk paten fatin ta shikojne se sa e madhe ishte fisnikeria e njerezve te thjeshte ne ate nderim.
    E dashur Brizida,une mendoj se nuk ka njeri qe mund te ndaje sot njerzit nga e drejta e tyre e shprehjes dhe demostrimit te respektit per ata qe e meritojne dashurine.Ja ashtu sic e bene per VACEN e madhe.

  9. sinan hibro says:

    Gjikondi deshiron, qe ne nje fare mase , te behet faktor duke shkruajtur apo kritikuar kryeministrin… Ne kete rast ka shkruar kot, sepse ka shkruajtur si artist, sepse ka qene edhe i tille…. Gjikondi , nuk ka lene ndonje veper arti, pervec shkrimeve dhe aktiviteteve politike …!

    1. azsxyv anticensurë says:

      kurse ti ke bërë vetëm një vrimë në ujë me këtë që ke shprehur!
      përveç mbështetjes së bariut tënd!!

  10. Nexhi says:

    Ate qe nuk e thone dot njerezit e the ti zonje
    Sh sh i sakte shkrimi.Vacja i takonte popullit

  11. Arif Gjongjini says:

    Sikur artikullshkruesja të ishte bërë e gjallë edhe për gjëra të tjera të rëndësishme të përfshira në shpërfilljen e përditshme, si për shembull, edhe për (keq)trajtimin e tërë personaliteteve të shkencës e kulturës, do t’i kishte lezet edhe kjo e kësaj radhe, por e mënjanuar për tërë këtë batërdi shpërfillëse duket thjesht si një e nervozuar fare rastësisht, sepse ashtu i është tekur kësaj radhe. Dhe, siç thotë këtu edhe një komentues tjetër, nëse qeveria do kishte ndenjur mënjanë në nderimin e Vaçes, pikërisht për këtë fakt do ishte varur në karamanjollën e kritikave të të pakënaqurve, madje, atëherë me të drejtë. Ky artikull vjen nga viset e mendimit “hem më ha, hem më dhëmb”. Qeveria është e zgjedhur dhe ka bërë atë që duhet, por këtë duhet ta bëjë edhe në të gjallë të personaliteteve, madje ta bëjë aq mirë që ta mbajnë mend jo vetëm ata që e meritojnë përkujdesjen si pasuri kombëtare intelektuale, kultutrore, shkencore apo artistike që janë, por edhe të tjerët, të cilët nuk përfitojnë gjë drejtëpërdrejtë, përveç kënaqësisë që shohin se si shteti i tyre nuk i zhgënjen, që tregohet serioz ndaj përgjegjësive që i janë besuar. Mirëpo ne jemi aq të pakarar e kemi aq shumë probleme saqë edhe këtë detyrë po ta bënte pa boshllëqe qeveria, ne do gjenim një shkak të arsyeshëm për ta qortuar, duke i kujtuar ata që rrojnë në mizerje, të cilët edhe këta s’janë të paktë, se sipas nesh, do ishte më mirë t’u garantonte nga një thërrime mirëqenie këtyre që janë në zgrip të ekzistencës se sa “t’u bënte qejfin të parrezikuarve nga ekzistenca”. Megjithatë pati për të thënë diçka edhe artikullshkruesja dhe e tha. Mirë bëri.

  12. Fshatari says:

    Zonja Gjikondi! sido qe te behej ceremonia,edhe ashtu sic e mendon apo e do TI, une apo te tjeret, prap do ti gje/je:nim, ndonje sebep per te kritikuar, organizimin e ceremonise mortore. A se kupton qe jeni ju media,ose rasti konkret TI,qe i politizoni gjerat dhe ndillni percarjen? Ftesa per pjesemarrje u ishte bere te tereve kraheve politke pa asnje dallim, packa se dikush e politizoj e beri shume gabim. A se kupton TI, meqe qenke kaq e zgjuar e dhe mendimin tend,qe per TY qenka gjenial,ke gabim ne ato qe thua? sic ta thash e me lart, Ti fut percarjen ketu. Thoni dreqi ta haje dicka per ate qe shte bere mire, te keqen e gabimet i gjen dhe ke me e perfeksionuara.

    1. azsxyv anticensurë says:

      me të vërtet gjithkush mund të gjejë një gjë për të kritikuar,ashtu si gjithkush mund të gjejë një gjë për të justifikuar/mbrojtur bariun e radhës!!
      fshataro,rama ndryyshe nga berisha ty të ka shkruajtur tek të papunënt!berisha as atje nuk të shkroi!!
      prandaj mbroje,dashin tënd të kopesë!!

  13. freud says:

    Cfare do kishte shkruar Znj. Gjikondi sikur te mos kishte fare protokoll, sikur te mos kishte shkuar asnje politikan? Them se do kishte shkruar nje shkrim me titull: “Kryeministri mungon te Vace Zela!”.

  14. marisola xhimitiku says:

    Po si nuk thame njehere te vetme,te pakten bukur ose e vecante,por gjithmone mundohemi te gjejme te keqen edhe kur nuk eshte.Prandaj kurre nuk do ndryshojme e do mbetemi barbaret e botes

  15. andrea says:

    ” Vacja eshte qendistarja e shpirtit tone te bukur, Ne keto dite qame nje pjese te jetes tone, qe Ajo e kish zbukuruar aq, ”
    I ke shkruajtur shume bukur dhe plot realizem.
    Znj.Briseida, reagimi i yt eshte teper i drejte, eshte nje shuplake per Ata qe duan te “zbukurohen” me vdekjen e bijve dhe bijave te Popullit. Sidomos ndaj kryeministrit i cili perseriti, pervec facebook-ut shprehjen se Vacja jashte rregjimit do te ishte nje diell, ndersa Vacja me veprimin e saj e shuplakoi Edin dhe gjithe “modernistet” si ai, duke i abandonuar bindshem, dhe la jo vetem brenda ketyre trojeve por edhe jashte, kudo ku ka shqiptare, KENGET E POPULLIT, sepse Vace ZELA ishte e Popullit dhe kendoi per Te.
    Faleminderit Briseida!

  16. genti says:

    Shkrimi me pelqen por redaktori i Temes do kete qene duke fjetur kur e ka formatuar.

  17. y says:

    Pse nuk u shpall dite zije 8 shkurti ?
    Zi kombetare ne kemi mbajtur per hajdute e kriminela e jo per nderin e kombit !
    Bravo Edvin !!!!!

  18. ________________________________ says:

    Vace Zela eshte e familjes se saj, e popullit dhe kryesisht e artisteve.
    Edi Ramen e kam pare perhere si artist dhe prandaj e kam pranuar si politika. Nje artist mund te jete politikan per popullin dhe Edi Rama eshte.

    Editoriali i tij me dha shume emocione, por duhet te kesh aftesine ta kuptosh…

  19. laert says:

    ore kta shpallen dite zie per sokol olldashin dhe nuk e shpallen dite zie per vaçe zelën, nuk eshte normale

  20. pa frike says:

    yyyyy ju sulen Briseides qeveritaret me emra anonime keta nuk te lene as te mendosh ndryshe mor jahu

  21. toke nasari says:

    po moj gjikonde se po ta lexonte ai qe te pelqen zotrote qe i lepiesh kok lopes se skraparit do ishte reale shko moj PLEHERE shkruan dhe ti servile.

  22. PO ,moj moter GJIKONDI,KE TE DREJTE,PASI KE TRASHEGUAR ZAKONIN E DISA GRAVE,TE CILAT EDHE PSE SHKOJNE NE MORT,HEDHIN SYTE RRETH E RROTULL DHOMES ,QE TE GJEJNE NDONJE CERGE ,E TE THONE SE E ZONJA E SHTEPSE NUK KISHTE FSHIRE DHOMEN.Mire ty qe nuk te pueten,po nuk me pyeten as mua ! SI DUKET E PASKE MENDJEN TE NDONJE TENDER. PO CEREMONIA MORTORE NUK ESHTE TENDER ,MOJ E URUAR QE TE BEHET SHPALLJA ,E TE JAPIN MENDIM KUSH TE DOJE…………

  23. Socialistja says:

    Prape me shkruesen o njeeeerez! Ka mendimin e vet dhe do e shkruaje si ta dojē ! Po kur e ka njohur Brizi Vacen ju skishit as kapak tenxhereje per antene ! Na i shpifet ! Sguxon njeriu te thote ate qe perjeton dhe i bini si skutha fshehur pas kompjuterave ! Po ku ti gjesh keto gra dinjitoze…po kaq eshte niveli juaj ! Doni delet, te paaftat dhe jargamanet qe ta lene kete vend me keq se ceshte katandisur!!

  24. Bostont says:

    socialistja ..mbarove normen e qilizmes ti?..shko tani mil lopen…se neser je ne aksion me goditje te perqendruar..te Shen Prokopi

  25. N. Shabani says:

    Pse e vrisni mendjen kot o njerez, sido qe te ishte organizuar ceremonia e varrimit te Vace Zeles keta “intelektualet” dhe gazetaret “e panvarur” do te kerkonin me zor qe te gjenin dicka per te kritikuar Edi Ramen. Keta qe kritikojne sot deri DJE fshiheshin dhe nuk I thoshin nje fjale kunder Sali Berishes qe masakroj ish te perndjekurit politik deri sa u vetdogjen. Pati aq shume probleme nga ish pushteti I hajduteve sa qe u mbylli gojen te gjitheve duke I persekutuar me taksat dhe gjobat e tmerrshme qe u vuri qe njerezit te mbyllnin gojen dhe te heshtnin per masakrat ekonomike te xhvatjes se popullit. Tani kane filluar kunder Edi Rames gjoja se u paska marre Vacen Edi Rama dhe e paska bere prone te Partise Socialiste. Turp t’ju vije moj zonje por jeni ju qe mbillni percarjen e popullit ne te majte e ne te djathte. Edi Rama I ftoj te gjithe ne ceremonine e varrimit kush deshi erdhi, ata qe nuk erdhen nuk kishin surrat te vinin se sa erdhi demokracia e moren pushtetin dhe e ndane Shqiperine ne copa djathi duke e vjedhur dhe copetuar, duke e shitur per skrap uzinat dhe fabrikat qe Vacja dha shpirtin duke kenduar per djersen dhe mundin e popullit te saj. Kur kendonte Vacja te behej mishi me kokrra nga emocionet e fuqishme qe percillte ne popull. Ishin keta ish politikanet hajdute qe I lane artistet e popullit rrugeve pa asnje mbeshtetje ekonomike duke mbajtur ne pune hajdutet dhe servilet qe u lepiheshin per te vjedhur dhe per te mos paguar taksa. E ku kishte kohe Sali Berisha te merrej me Vace Zelen ai kishte hallin e vajzes dhe djalit te tij qe te vidhnin sa me shume duke e konsideruar pushtetin si “Lope qe milet” tha dikur I ndjeri Ramiz Alia. Sali Berisha kishte hallin te pasuronte Fahri Balliun me Aleksander Frangajn nuk kishte kohe per Vace Zelen se donin te hanin Henri Cili me Artan Hoxhen. Prandaj zonja Brisilda ti ke vetem nje gje te drejte per kengen e Witney Huston, ajo eshte nje kenge e bukur dashurie dhe nuk shkonte me ceremonine e varrimit te Vace Zeles se Vacja ka lene kenget e saja dhe nje nga keto mund te pershtatej me ceremonine e saj, megjithate gabime mund te behen se edhe Edi Rama njeri eshte dhe mund te gaboje. Nuk I di aresyet e shkrimiit tend por kam pershtypjen qe ju zonje hyni ne grupin e te pakenaqurve qe keni pritur te merrni ndonje shperblim nga nderrimi I pushtetit, ne nuk ndryshojme o njerez, ne duam te perfitojme dicka nga shoqeria me zor sikur shtetin e ka prone private Edi Rama dhe do tja u ndaje njerezve qe te mos flasin me. Vace Zela do te mbetet e pavdekshme me kenget e saj sepse ajo u rrit mes te njerezve te thjeshte dhe u kendoj punes se tyre, ajo nuk ka nevoje per dekorata dhe tituj se ate e kujton populli qe e di mire kenget e saj te maleve dhe fushave, kengeve te saj te gerxheve dhe kengeve patriotike. Ajo qe e zonja dhe shkelqeu edhe ne ato vite diktature sepse ajo ishte talent I lindur nuk ishte kengetare si keta zogjte e gushtit tani qe jane bere doktorre shkencash gjithe hajdutet e pulave. I pavdekshem qofte kujtimi I saj.

  26. Romantiku says:

    Nji dite te bukur shkurti me thirri nji mikja ime shkrimtare,
    per te shijuar nji kafe bashke ne nji bare diku ne Mynih .
    Rastesishte ne tavolinen tone ulet edhe (Ex Coach) i Kombetares Futbollit Shqiptare Hans Dieter Briegel shoqeruar nga nji bjonde simpatike .
    Mbasi u prezatuam si ne te tilla rastesi mbreslenese ndodh , bisedat tona natyrishte u fokusua ne mbresat e tij mbi Shqiperine dhe Shqiptaret .
    Ajo qe ai kishte arrit te kuptoj e binte ne sy ,si dicka e pazakonte per njeriun e ksaj Bote gjate kontaktit te tij me shqiptaret,
    qe ai s’mundet ta kuptonte dot,ishte ajo se shqiptaret kane veshtiresi te madhe te kuptohen me njeri tjetrin dhe se jane karaktere njerezore qe ,
    me njeri -tjetrin.

    1. Romantiku says:

      >>> NUK GJEJNE DOT QETESI

  27. Ir says:

    Në fakt këtë ndjesi pata edhe unë si Brisida. Kërkova të shihja një ceremoni tradicionale, siç e kemi parë rëndom, por kjo nuk mund të kritikohet, sepse ashtu siç ishte e veçantë Vaçja, edhe ceremonia ishte konceptuar e veçantë. Por kjo ndarje trupi në skenë dhe homazhet e popullit para fotografisë ishte pak e çuditshme dhe ne, që me gjithë shpirt donim t’i jepnim lamtumirën idhullit tonë, u detyruam të kalonim vetëm para fotografisë së saj. Kjo të linte pak të ftohtë dhe të zhgënjyer. Sa për atë personin më lart që thotë: kush ishte Vaçja Janis Joplin i them se Vaçja ishte më shumë se ajo, se, nëse Janis Joplin ishte e adhuruar nga një pjesë njerëzish që ishin fansat e saj, Vaçja ishte e adhuruar nga të gjithë shqiptarët kudo në botë dhe mbetet këngëtarja më e madhe që kemi.

  28. Malo says:

    Po kjo Brisida si duket si ka mbajtur mire ne shenim porosite e Saliut. Megjithate nuk na tregon dote se ku u duk ana politike ne percjelljen e te madhes Vaç Zela. Po lereni more letyre e neveritshme politiizimin e vdekjevje. Edhe me antishqiptaret ne keto raste duhet te sillen pak me dinjitet. Vdekja eshte vdekje dhe çdo nderim nga kushdo eshte i mirepritur. Po pse moj PDiste e felliqur nuk thua qe Rama e beri detyren si artist te pakten.

    1. genti says:

      O Malo u martove ti mo ? po cke o damlla qe ngaterron veten, shko merr ate rrogedhe ngri benevreket, Gjikondi PD’iste thote servili haaaa

  29. Nexhi says:

    Pupupuuu o njerez,juve nuk ju intereson tema por Briseida.
    Pranojeni gafen e madhe te Organizatoreve dhe kaq.si
    Mundet te shoqerojej me kengen e W.Huston ?kur Vacja
    Jon e madhe kish plot kenge ku ii kendohej popullit
    Jetes,Atdheut.Nuk doni ta kuptoni dhe pike

  30. lushnjari says:

    mbase kjo briseida do ta organizonte vet ceremonine me paret e saja se te qeverrise nuk i mbushnin mendjen se ishin te qeverrise ose do mblithte ndihma nga populli per te paguar sallat mikrofonat foton etj…
    ishte nga qeverrija cermonija e vaces dhe ishte model te djathtet as nuk e kane vlersuar e as e vleresuan vacen se i ka kenduar partise kur saliu zberthente fjalimet programatike te e.hoxhes.po te donte mos e bente…e per kete arsye del vacja fajtore.edhe ti briseida me kete nenkuptim i ke dhene nisje ketij shkrimi te zi.a mos u kujtove ti para se te vdiste ne ndonje rast pervjetori te vaces te kerkoje qe ajo te ishte midis te gjallve po u harrua si sepata pa bisht.
    me gjith ate populli e ka pare se vacja i mori gjith levdatat dhe meritat me gjallje;artiste popullit, qytetare nderi e lushnjes,qytetare nderi e qarkut fier,teatri vace zela dhe me i madhi nderi i kombit akorduar nga presidenti alfred moisiu.asnje qeverri tjeter deri sot nuk ka organizuar nje ceremoni varrimi me fjale zemre si kjo e vaces.me vjen keq per sa ke shkruar ndoshta sdi ndryshe…
    te shkuara briseida…

  31. shvejk says:

    Mbase shkrueses te ktij artikulli do ti kishte pelqyer me shume modeli i homazheve qe u bene per Olldashin, aty po qe ishte nje kaos i vertete. Por nuk ke c”ti besh: Nuk do jete gjithmone Saliu qe do i organizoje homazhet.

  32. ermir says:

    alo Ushnjaaa. Gjikondi po thote qe Rama nuk duhet ta mbante arkivolin parra surratit te tij dhe politikaneve gjoja per ti bere respektin, dhe popullin ta linte ti bente homazhe fotografise se Vaces. Kupton ti apo ben vet.

  33. Ana says:

    Ishte nje ceremoni jashtezakonisht e bukur mortore.Ju lumte anetareve te ko0misionit qe u moren me te.Jane disa qe duan kurdohere te thone fjale te keqija edhe atje ku spikatte kulture ne cdo detaj.Po i them Briseides se ne kete ceremoni e ndjene veten te perjashtuar ata qe desheronin te ishin te tille.Vacja na u s hfaq me tere madheshtine e saj dhe kete madheshti ja dha vepra e saj,bashkepuntoret,bashkekohsit (dhe popermend ketu Bujar Kapexhiun dhe Sherif Merdanin),te cilet mbase Briseides po i duken te majte.Dhe njehere po them .I lumte ministrise se kultures nen drejtimine Mirela Kumbaros.Respekt per te gjithe ata qytetare qe e percollen Vacen me dinjitet ne banesen e fundit.

  34. Miu says:

    Ok Brizi; ‘kolosin’ Piktoresk vec per dajre e llogo shyqyr si e kina,
    Per Napilona, nuk le gjo me ra m’tok,
    Mgjate
    e rre menia se do e shtyje si Çingije /me Dajre e lodra
    E: ëëëë, fajin e ka saliu,
    ‘O doktoooooooooooooooooooooooooor
    Un fitova
    Po me bo dermooooooooooooooon!’
    Po Brizi, ashtu o:
    ‘gjithësesi ceremonitë harrohen,
    Ene mortoret ene martesoret,
    rëndësi ka ç’vjen pas…’
    Po ja t’pysim meron i here!

  35. miu histerik says:

    O miu hales 3 pika aloperidrol cdo mbremje dhe do marim vesh cfare je tuj then. Familjaret duhet te kujdesen per ty. Si perfundim je pro apo kunder shkrimit se spo kuptoj une i shkreti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje