Kriza Morale e Shoqërisë Shqiptare ka marrë peng drejtësinë sociale të shqiptarëve. Politika dhe mediat janë pasqyrim i kësaj drejtësie të munguar.
Anita Varosi

Të flasësh sot për një krizë morale të shoqërisë shqiptare sigurisht që duhet të argumentosh më përpara që ekziston një krizë e tillë dhe ku shtrihet ajo. Ndërsa të flasësh sot për një drejtësi sociale mes shqiptarëve si komb duket absurde, për faktin e thjeshtë se mes tyre shqiptarët kanë humbur gjëra të tjera më të mëdha e më të rëndësishme.
Në gjykimin tim kriza morale është ajo që ka sjellë në mënyrë të drejtpërndrejtë dhe jo, mungesën e atij vëllazërimi që dikur shprehej me fjalët “ Gjaku yt mbetet i yti, dhe nëse mishin ta ha, kockën ta ruan”, të atij vëllazërimi që i ndante bashkë të mirat e të këqiat që i binin mbi krye, ky vëllazërim që fshinte ndasitë dhe ishte i drejtë në ndarjen e së drejtës.
A është kjo thjesht një krizë e moralit dhe e vlerave, që e ka ndikuar në mungesën e drejtësisë sociale, apo është kjo krizë është shtrirë më gjërë edhe në aktorët më të rëndësishë të shoqërisë sic janë analistët, shoqëria civile, studiuesit, mediat dhe politika. Në një konsensus të heshtur, duket se të gjithë kemi rënë dakort që ka një krizë morale dhe mungesë të drejtësisë sociale pa bërë shumë shpjegime për të. Ne kemi rënë dakort ti përdorim të dyja këto si shprehi, dhe nuk ka deri më sot një studim se pse lindi kjo krizë dhe kjo mungesë drejtësie dhe pse shoqëria nuk pati më shumë vlera sa të mundte që në fillim shprehjen e saj.
Sot si pasojë e kësaj krize po shohim të lëkunden edhe vlera të tilla të shqiptarëve si besa, mikpritja, burrëria, toleranca, (vlera që realishtprodhonin drejtësi sociale) të cilat më parë i përmendnim me mburrje. Pse këto vlera, nëse ishin aq të forta sa ne pretendonim, nuk i rezistuan kohës, trazirave të tranzicionit, ndryshimit të ekonomisë dhe për më tepër situatave të rëndësishme të shqiptarëve tej e këtej kufirit. Mos ndoshta për këto vlera ne kishim thurur më shumë lavde sesa meritonin realisht, apo ishim prekur të gjithë nga egocentrizmi dhe nuk arrinim të shihnim me realizëm vlerat tona me të cilat donin të evidentoheshim me patjetër pasi historia, politika, regjimet na kishin lënë pak gjëra të mira e më shumë nga ato për të cilat nuk mund të krenohesh.
Ndoshta këto vlera duket se ishin të vetmet që ne mund t’i rregullonim e t’i përdornim sipas ëndjes tonë pasi historisë s’kishim c’ti bënim. Në të gjithë historinë tonë kishim vetëm një Hero Kombëtar, numëronim me gishta ditët historike dhe ato jo pa rezerva ( në ’12-ën u shpall pavarësia por shteti i ri i shqiptar përfshinte brenda territoreve të veta vetëm një të tretën e Shqipërisë, mbreti duket se kishte qëllim ta ndërtonte shtetin e shqiptarëve, por në fund ai i braktisi ata kur duhej t’u dilte në krye kur i pushtonin të huajt, pas luftes së dytë botërore, vendi i mbetur nga 13 –ta hyri në izolim dhe askush s’ia kishte zili regjimin politik), kështu të vetmet që shqiptarët mund të përdornin ngelën vlerat morale dhe lashtësia e tyre.
Albanologë të ndryshëm i përmendën në veprat e tyre këto vlera që nga 1700-ta, prandaj duhet të besojmë se ato ishin të vërteta përderisa ajo bindje nuk ekzistonte vetëm mes nesh, por edhe mes atyre që na njihnin apo që kishin ardhur për të na studiuar. Ne Kanunin e Lekës, vlerat tona marrin ngjyrat e lashtësisë. Në të, besa, mikripritja e toleranca ngrejnë religjone të fuishme që përpiqen t’i bëjnë ballë vlerave të huazuara që pushtuesit duan t’i rrënjosin mes nesh. Ne ishim tolerantët, do te thotë ne bënim drejtësi sociale, edhe pse kishim një gjakmarrje që ishte më e egra mes vlerave tona, sepse edhe ajo ishte shumë më tepër fisnike sesa dënimet e kanuneve të fqinjëve tanë.
Po sot, a e njohim më tolerancen?!.
….Në shtyp lexon se vëllai vret me armë vëllanë e vet për kufirin e tokës…..
Dikur për shqiptarët shkruheshin e vlerësoheshin lart shumë tipare të tyre. Një nga vlerat më kryesore e që i bënte ata më krenarë ishte nderi. Për rëndësinë e nderit tek shqiptarët shprehet Konica: “Një tipar i karakterit të shqiptarëve, që është vënë shpesh në dukje nga vëzhguesit është ndershmëria e tyre e rreptë. Standarti etik i shqiptarëve është besa, pra fjala e dhënë. Panvarësisht nga rrethanat, kur një shqiptar jep fjalën, ajo nuk mund të shkelet dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj marrëveshje, të shkruar. Si pasojë, kuptimi i fjalës “i pabesë” është shkelja e fjalës së dhënë dhe pabesia.” (F.Konica, Vepra 2, fq 239).
Po ështu për të shprehet edhe Edit Durham: “Cfarë vlere ka jeta për njeriun në qoftë se i njolloset nderi. Për të ruajtur të pastër nderin asnjë cmim nuk është i madh” (E.Durham, Brenga e Ballkanit, fq1210)
Sot fjalën “besë” e takon rrallë në fjalorin e shqiptarëve të Shqipërisë dhe dicka më tepër e takon atë në fjalorin shqiptarëve të Kosovës.
A kanë me shqiptarët “besë”?! Duket se kjo vlerë e tyre, në mos ka humbur të paktën është cënuar rëndë…. Në shtyp lexon se një shqiptar shet për prostitutë gruan, dorën e së cilës ia ka kërkuar babës, është martuar me dasëm e me krushq dhe e ka lënë për dy vjet t’iu shërbejë prindërve të tij…. Në shtyp lexon se se një, dy, njëzet shiptarë u vranë për gjakmarrje, e të vrasësh për gjakmarrje do te thote të besh drejtësi sipas pritshmërisë tënde.
Shqiptarët janë pragmatistë . Ka një shprehje të bukur zonja Durham për këtë: “Por shqiptari, edhe kur duket se po i nënshtrohet rrethanave, e bën këtë për ti detyruar rrethenat ti nënshtrohen atij….
….Shqiptarët ndryshojnë shumë nga të gjithë popujt e tjerë. Me personalitetin e tij të pashtruar, ai del gjithnjë mbi të tjerët.” (E. Durham, Brenga e Ballkanit, Fq 45-46)
Në cdo situatë ata dinë të shohin rrugën më praktike e që iu intereson atyre. Domethenës është fakti që shqiptarët, mbas ’90, nga njerës të padalë kurrë në një botë ndryshe nga e tyrja, u shpërndanë në të katër anët e botës, dhe u përshtatën aq shpejt me gjuhën e ambjentin dhe u integruan me punën e tyre.
Duket se pak gjëra kanë ndërruar në këtë tipar të shqiptarëve por në dallim me kohën për të cilën shkruan Durham, sot shqiptarët i manipulojnë rrethanat në interes të tyre. Fakti i këtij korrupsioni kaq të përhapur sa vështirë të besosh se ka mbetur edhe ai qytetari më i thjeshtë pa korruptuar dikë (i detyruar nga rrethanat dhe masiviteti i fenomenit) është shembulli më i mirë i këtij pragmatizmi, është padyshim shprehja më e hidhur e mungesës së drejtësisë sociale.
Sot dëgjon të thuhet se shqiptarët janë njerëz të pa fe, shqiptarët janë njerëz mashtrues, hajdutë, kriminelë të lidhur me mafien, pa moral ( numri i prostitutave shqiptare që gjenden në rrugët e Evropës), se shqiptarët shesin edhe nderin për pesë para, i mbajnë shokët për sa kohë me ta i lidhin interesat, etj.
Sigurisht që nuk mund të bëhen përgjithësime për një popull të tërë por për popuj të tjerë (pa përfshirë klasën politike të tyre që sigurisht është diplomatike) është vështirë të propagandosh me të njëjtën forcë cilësitë e mira të shqiptarëve, sepse e keqja ka shije më të fortë dhe është më e vështirë të harrohet. Në këtë pozicion duket se as media nuk shërben për mirë. Në faqet e shtypit shqiptar më parë gjen të shkruara me gërma të mëdha krime të kryera nga një ordiner sesa miratimin e nje ligji që synon t’i pakësojë ato.
Një model të keq për shoqërinë shqiptare e gjen të shprehur jo vetëm në shoqërinë jo publike të shqiptarëve por cdo ditë e shikon në seancat e Kuvendit në Shqipëri,në gjuhën e shumë parlamentarëve, në luftën “e ndershme” për pushtet të partive politike, në kronikat e zeza të lajmeve në media, në prononcimin e “paanshëm” të analistëve.
A tregojnë të gjitha këto një krizë morale të kësaj shoqërie.
Sot në regjistrin e një shkolle është e vështirë të dallosh se c’kombësi kanë fëmijët e listuar aty nëse nuk e di këtë. Emrat janë pothuaj të gjithë amerikane, italiane, grekë e c’të duash ti, vetëm shqiptarë jo. Po pse shqiptarët nuk i duan emrat e tyre?!
Sot nuk takon më njerëz të vendosur që nuk duan të largohen nga vendi i tyre. Dhe jo vetëm ata që largohen për arsye të mungesës së punës, kushteve familjare, etj, por edhe ata që këtu kanë pasur mundësi të mira për të punuar e jetuar. Pse të gjithë duan të ikin nga sytë këmbët po t’u jepet mundësia?! Pse të gjithë që ikin përtypen kur i pyesin se nga janë?! A është kjo mungesa e shpresës se mund të ndërtohet drejtësi sociale për shqiptarët?
Lord Bajroni shkruante: “ Më shfaqen nga larg, në agim, shkëmbinjtë e frikshëm shqiptarë, shkrepat e zinj e të thepisur të Sulit dhe mes mjegullave në horizontin e largët, majat e Pindit të mbuluara me dëborë, të cilat dielli i ngjyen me repflekse të purpurta dhe opali. Befas dalin nga mjegulla kasollet ngjyrë rozë të barinjve, midis skërkave ulërin ujku dhe shqiponja vjen rrotull; aty mblidhen njerëzit më krenarë në botë, sic mblidhen retë e grumbullohen stuhitë për të sulmuar Adriatikun”.
Mos ndoshta, atë krenari na e mori modernizmi, me pallate e televizione, me reklama e politike?! Apo sepse edhe vetë politika e ka humbur krenarinë, në dreka e darka pompoze për këdo politikan, i rëndësihëm apo jo, që vjen nga perëndimi, në heshtje e diplomaci të sheqerosura për cdo veprim arbitrar që iu bëhet shtetasve të saj në vendet ku jetojnë e punojnë, në një politikë kompromiste në plotësimine kërkesave të fqinjëve për varre të rënësh në iks luftë, e heshtje për troje të tëra të mbetura jashtë vendit nga ypsilon konferencë?!
Sot ka filluar një epidemi e Universiteteve Par Time, ku takon njerëz nga 18 deri në 60 vjec, duke rendur për të marrë një diplomë që as vetë nuk dinë ku do ta vënë në punë. Gjithë ky shkollim për të gjithë, pse nuk na ka bërë sot më të qytetëruar, pse nuk na ka bërë më të zotë në ekonomi e zhvillim, pse nuk na ka shtuar më shumë namin e mirë, apo, është edhe vetë pikërisht shprehje e kësaj krize që në radhë të parë përfshiu individin e mbetur në udhëkryq, me një ideologji krejt tjetër të mësuar në të gjitha shkollat, rrënjosur për 5 dekada me radhë, të cilën nuk dinte më ku ta conte?!
A janë të gjitha shprehje e një mungese shoqërore vlerash, a janë te gjitha shprehja e mungesës së drejtësisë sociale?!
Dikur nuk ishte kështu. Atëherë kur shumë pak të huaj na njihnin, kur rrallë mund të qëllonte që Shqipëria të dilte në faqet e gazetave të huaja, kur na njihnin, mbeteshin të mrekulluar nga karakteri ynë, nga krenaria jonë, nga bujaria jone.
Sot na njohin më shumë e dalim më shpesh në gazeta por aq shumë sa, më mirë do na binte të përmendeshim më rrallë se duket se rrallë na gjen të përmendur për mirë e më tepër na gjen të shoqëruar me fjalët, drogë, korrupsion, lidhje mafioze, vrasje, trafik lëndësh narkotike, etj, e për të gjitha këto të gjithë shqiptarët e shpërndarë nëpër botë, kanë Turp.
Faik Konica do të citonte kështu studiuesin gjerman Dr Herbert Luis: “Tek cdo shqiptar ka një njeri me vetëbesim. Cdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të habitshme për të vendosur vetë dhe e vë në kartë pasurinë dhe gjakun e tij në një mënyrë prej biznesmeni. Në një situatë të paqartë, kushdo pa asnjë kufizim, qoftë i madh ose i vogël gjykimi i tij, merr pjesë në mënyrë të ndjeshme e ndërkaq secili është gati të marrë një nismë të fuqishme” (F.Konica, Vepra 2, fq 231)
Pse sot nuk e kemi më atë vetëbesim por na takon shpesh pesimisistë e pa inisiativë për të zgjidhur problemet e mëdha që na ka sjellë ndryshimi, pse sot akoma nuk e gjejmë ekulibrin në një shoqëri që tallavitet në tranzicion pa fund?!
Pse sot jemi më të dobët, më të paqartë, më të pasigurtë për të ardhmen e fëmijëve?! Dhe kur e gjithë kjo nuk na pëlqen me, pse nuk luftojmë për ta ndryshuar, por vetëm përsiatemi të gjejmë vetveten në telenovela politike që asnjehere nuk na tregojnë të vërtetën?! Pse sot, kur cdo këngë e re gjen kohë nëtrasmetimet televizive të promovohet nuk gjendet kohë te flitet nëpër studiot e televizioneve për drejtësinë sociale që aq shumë ju mungon shqiptarëve
Në cdo vend ka nje klasë elite të përbërë nga akademikë, intelektualë të pavarur që përmblidhen me apelitivin “shoqëri civile” e cila ka rolin e “mendjes së ndritur” për shoqërinë, rol të cilin duhet ta përmbushë së paku nëpërmjet medias. A ka sot në shoqërinë shqiptare një klasë të tillë?!
Para dy vjetësh dy figurat më të rëndësishme të letrave shqipe Qose – Kadare u futën në një debat, në të cilin dhanë tepër të bindur gjykime, që në fakt, edhe sipas gjykimit të profesor Frashërit, nuk ishin të bazuara në fakte historike dhe për më tepër i përdoren këto gjykime për të dalë më pas në akuza personale. A është ky roli që duhet të luajnë sot figura të tilla për një komb?!
Duke lexuar prenoncimet e të dy shkrimtarëve të duket se secilit prej tyre ju intereson errësimi i figurës së tjetrit. Nëse kjo është bërë për të përmirësuar imazhin e vetes apo thjesht nga një xhelozi e heshtur mes tyre, nuk mund të thuhet me siguri, por që e gjithë kjo “betejë” la një shije të keqe, këtë e dinë të gjithë shqiptarët që në fund nuk ditën me kë të ishin, me Qosen apo Kadarenë.
Drejtësinë sociale që sot kaq shumë ju mungon shqiptarëve, më parë duhet ta shohim si ulje këmbëkryq të krizës morale të shoqërisë tonë, të krizës së humbjes së vlerave që dikur na shquanin, të shpresës se do të ishim të zotë ta bënim këtë kombin të denjë për ta pritur ballëlart në organizatat dhe simpoziumet ndërkombëtare.
Shqiptarët që dikur përmendeshin si “burra të egër”, sot duket se e kanë humbur toruan në një rropullime mllefi e inati me të gjithë botën e me veten, në një garë informacioni politik dhe jo politik me të cilin shtyjnë mbrëmjen e mëngjesin.
Mbi të gjithë dirigjon një okestër pyetjesh: kush jam?, me kë parti jam?, cfarë duhet të bëj?, si mendojnë të tjerët për mua?, me kë është filani?, kush është me këtë?, me cfarë merren ata?,….por askush nuk merr përsipër të përgjigjet nje pyetje që është më e madhe se gjithë të tjerat: Cfarë modeli po krijojmë për fëmijët tanë???
Komunizmi shqiptar ka qene teper specifik ne krahasim me ate te vendeve te tjera,kjo jo vetem per natyren tone se sa pare ne kontekstin historik,te fatit tragjik qe ndjek popujt e vegjel pa aleate strategjik.Komunizmi e goditi kombin tone ne aspektin moral,
sulmoi njeriun,ndersa keta te sotmit qe jan pjese po te asaj lukunie,
per te perfituar nga torta qe serviri sistemi i ri e shkatrruan kombin
tone ne çdo aspekt.Ne nje shoqeri ku nuk ka drejtesi,njeriu kthehet ne bishe.Por sido qe te jete,tharmi i nje kombi nuk vdes,nuk ka degraduar morali i shqiptareve deri ne ate pike sa thuhet.Nuk esht aq tragjike sa mediatizohet,thjesht menyra ekstremiste i sheh gjerat bardh e zi,
ashtu si pesimistet i shohin gjerat pa shprese dhe pa rrugdalje.Me kujtohet nje perkufizim poetik i poetit Pol Eluar per lirine:”Liria,
nje qen i zgjidhur qe del ne rruge dhe sakaq e shtyp makina”.
Politikanet shqiptare mbas 90-tes ishin po intelektualet e sistemit diktatorial qe sulmoi çdo vlere te meparshme,prandaj nuk mund te permbanin vlera morale ne nje shoqeri qe ishte kontradiktore me ate te djeshmen.Degjenerimi total(pothuaj e mbi 90% e politikaneve dhe drejtesise)i pushtetit mbas 90-tes do te ndikote patjeter tek njerezit e thjeshte.Morali i politikaneve tane esht aq i peshtire sa te vjen te vjellesh.Berisha komunist me tesere,shan komunizmin!Meta me mentalitet komunist,merr pjese ne ceremonite fetare!Ne nje klase politike me nje hipokrizi te atille naytrisht qe e acaron nje shoqeri ne aspektin moral.
@Zigur Qarri!!
Ti dhe pjella jote anti shqiptare e urreni KOMUNIZMIN,se i keni sherbyer FASHIZMIT TE ZI PUSHTUES!!!
Kaq te TRASHE jeni,sa nuk thono dot SOCIALIZEM,por KOMUNIZEM!!!
Po cili vend deklaroi se po nderton KOMUNIZMIN,o dallkauk turkoshak???
Per SOCIALIZMIN duhet te flase 90% e popullit qe e pranoi dhe perfitoi nga ai SISTEM,ndersa ju kelyshet e FASHIOS kurre nuk keni per ta pranuar ate sistem tewper NJEREZOR!!!
Atehere te gjithe ishin ne pune(edhe te burgosurit u conin leke famoljeve),te gjithe ishin ne shkolle,askusgh nbuk kishte frike nga KRIMI APO VJEDHJA,askush nuk ishte i privilegjuar ne spitale etj!!!
Atehere pas pune njerezit jo vetem qe nuk e njihnin STRESIN,por neper klube bisedat ishin per SPORTIN,KINEMANE,KENGET,BARSALETAT,ESTRADAT etj!!!
Po sot?
Sot bisedat jane:
– PAPUNESIA,PABARAZIA NE PASURI,KRIMET,VRASJET E VET VRASJET,DROGA ,PROSTITUCIONI,VJEDHJA E VOTAVE,KORRUPSIONI GJIGAND,PERCARJA MIDIS POPULLIT etj!!!
Atehere ndanim kafshaten per gjysem me komshiun apo shokun,ndersa sot GJYSMA E SHQIPERISE ESHTE E NGUJUAR NGA GJAKMARRJA DHE SHTETI KA 23 VJET QE HESHT!!!
O matuf,mos ta kan hequr gje trurin e vogel?
He mer se kshtu kan qen gjithnji shqiptart ! Te krisur. Psikopata pra.
Prandaj s kan bo kurr shtet.
Dhe dihet qe psikopatet si individ jan te vecant, me initiative, fusin gjith pasurin ne bixhoz ne nji dor. ,tamam si shqiptar.
Mendje e Shqiptarit punon me nje dinakeri te theksuar jo me zgjuarsi dhe humanitet,me nje smire dhe vullgaritet se si tja kalojme shokut,vellait apo gjitonit dhe ne qofte se nuk e arrime kete atehere i lutemi zotit qe ata neser te ken me pak apo dikush edhe mund te kenaqet me nje fatkeqesi qe u ndodh.
Po tregoj nje rast qe i ndodhi nje mikut tim para disa ditesh.Ai ka disa dylyme pyll.Disa persona qe mblidhnin bime mjekesore per ti shitur kishin prere rreth 10 lisa te medhenj dhe te vegjel vetem per te marre nje bime mjekesore qe zvarritet dhe perhapet lart ne lis.
Keta nuk jan njerez,keta si gjen as ne somali,as ne siri.Te besh ne kembe rreth 20-30 kilometra per te prere e masakruar 10 peme per 10 a 20 mije lek te vjetra nuk esht varferi esht kanibalizem.
Po i përgjigjem pyetjes në fund të shkrimit: Atë model që kishim përherë…Se është absurde të pretendohet se para 20 a 50 vjetësh, ishim një komb me drejtësi sociale, me “burra të rëndë”, të besës e të nderit… dhe papritur pas viteve -90-të, i humbëm “me magji” të gjitha dhe u bëmë një “model i keq” për botën që na ka njohur…