Humnera e arsimit të lartë

10 Shkurt 2014, 18:32Blog TEMA

Nga Mirela Bogdani

 

Humnera ne te cilen ka rene arsimi shqiptar eshte nje nga demet me te medha qe i eshte bere Shqiperise ne vitet e fundit. Shkaterrimi i arsimit te larte dhe atij pas-universitar, qe u thellua dhe me shume pas fenomenit te masivizimit te universiteteve dhe inflacionizmit te diplomave, do jete i veshtire te riparohet per disa gjenerata.

Duke qene qe ne 11 vitet e fundit puna ime ka qene pikerisht ne mesim-dhenie ne universitet dhe ne kerkimim shkencor (perfshi ketu eksperiencen si pedagoge dhe researcher ne Britanine e Madhe, si dhe punen si pedagoge ne universitete publike dhe private ne Shqiperi), desha qe nepermjet disa shkrimeve te evidentoj problematiken e arsimit te larte shqiptar e cila vazhdon te agravohet. Ndermjet problemeve te shumta nga te cilat ai sot vuan, mendoj qe duhen adresuar si me prioritare tre prej tyre: akreditimi i universiteteve publike dhe private, kerkimi shkencor, si dhe titujt shkencore.

Akreditimi i universiteteve publike dhe private eshte me urgjenti dhe me i nevojshmi nga te gjitha reformat (sepse nepermjet tij do percaktohen dhe mbahen ne funksionim vetem universitetet dhe institucionet qe plotesojne krireret dhe standartet), por njekohesisht dhe me gjitheperfshiresi. Gjitheperfshires sepse kriteret e perfshira ne akreditim zgjidhin njekohesisht shume probleme nga te cilat sot vuajne universitetet shqiptare, ku nder me te rendesishmet jane:

Se pari, punesimi i pedagogeve: Ketu perfshihen kriteret per punesim ne baze te kredencialeve akademike dhe shkencore, si universitetet ku kane studiuar apo jane diplomuar, titujt shkencore, studimet dhe botimet, referimet ne aktivitete shkencore, experienca ne mesimdhenie etj. Sot punesimi ne universitetet shqiptare (perfshi dhe ato publike) vazhdon te jete ne baze te nepotizmit dhe militantizmit partiak dhe jo meritokracise akademike dhe per rrjedhoje cilesia e trupave pedagogjike eshte mjaft e dobet dhe joprofesionale. Departamentet dhe fakultetet tona jane mbushur ne mase te konsiderueshme me pedagoge pa experience ne mesimdhenie, pa tituj shkencore (ose me tituj fiktive), pa botime (ose me botime plagjiatura), nderkohe qe ka me dhjetera te diplomuar ne universitete shume te mira perendimore qe rrine pa pune, se shefat apo dekanet ekzistues te kthyer ne fosile i shikojne si “threats” (kercenim). Ne nje shumice rastesh kriteret per marrjen ne pune te pedagogeve formulohen ne baze te personit dhe jo te pozicionit te punes. Akoma me alarmant paraqitet problemi i punesimit te pedagogeve ne universitetet private, ku pronaret e tyre (shumica individe me shkollim minimal e pa me te voglen lidhje me sferen akademike) bejne “kriteret e punesimit” qe vetem me kredencialet akademike nuk kane lidhje. Jane paradoksale, te turpshme dhe qesharake shembujt e individeve te mbaruar ne universitete anglo-saksone me doktoratura e post-mastera, te cilet kane aplikuar dhe nuk jane pranuar ne universitete “phantom” dhe sharlatane, ku diplomat jepen te tipit “buy one, get one free”, apo qe nuk jane pranuar ne universitete te tjera private qe deri dje ishin fanatike te koloritit blu, pronaret e te cileve konsideronin ne punesimin e pedagogeve kryesisht linjen partiake dhe siguroheshin qe aplikantet te mos kishin “njolla ne biografi” nga partia ne pushtet.

Se dyti, emerimi i drejtuesve te arsimit te larte: Vertet zgjedhja e drejtuesve si shefat e departamenteve, dekanet dhe rektoret nga stafet perkatese perben dicka pozitive, sepse minimizon nderhyrjen e politikes, por ajo nuk e ka zgjidhur problemin, pasi politizimi eshte zevendesuar me klientelizmin. Por me shqetesues eshte fakti qe niveli i dyte, ai i zv/dekaneve apo zv/rektoreve vazhdon te jete me emerim, gje qe ka sjelle ngritjen ne krye te institucioneve te arsimit te larte te individeve sipas tarafeve dhe lidhjeve me shefat perkates, pra me dekanet dhe rektoret.

Se treti, cilesia e mesim-dhenies: Kjo sigurisht lidhet me piken e pare, pasi nuk mund te presesh cilesi dhe profesionalizem ne mesim-dhenie kur pedagoget e punesuar nuk kane formimin e duhur akademik apo eksperiencen pedagogjike. Pedagoge qe stimulojne te studentet “critical thinking”, qe perdorin menyra bashkekohore te dhenies se leksioneve (si ne power point etc), apo e zhvillojne mbi baza interactive, numerohen me gishtat e dores. Ne cilesine e mesim-dhenies perfshihet gjithashtu cilesia e programeve dhe curriculave, ku ne me te shumten e rasteve lendet/modulet i pershtaten pedagogeve dhe jo anasjelltas (sic duhet te jete), gje qe ka sjelle ekzistencen e programeve te dobeta dhe shpesh lende apo module pa lidhje me programet e kurseve. Nje problem tjeter eshte literatura e rekomanduar, e cila perbehet kryesisht nga tekstet mesimore te hartuara nga pedagoget e lendes, qe jane me se shumti perkthime dhe qellimi kryesor eshte fitimi nga shitja e tekstit qe i imponohet studenteve ne kembim te notes.

Se katerti, kriteret per pranimin e studenteve ne universitet: Inflacionizmi i diplomave dhe mania e gjithe shqiptareve per tu bere “intelektuale” eshte shoqeruar me dobesimin e kritereve dhe standarteve te pranimit ne universitete. Ne universitetet private pothuaj nuk ka kritere dhe eshte alarmante mesatarja e ulet per pranim, por kjo ne vitet e fundit po vihet re dhe ne universitetet publike, ku, nen presionin e privatit qe ka ulur ne minimum mesataret, kriteret jane dobesuar shume. Prandaj imediate eshte permiresimi i sistemit te pranimit te studenteve duke forcuar kriteret e pranimit, si rritja e mesatares se pranimit ne universitetet publike, vendosja e konkurseve, intervistat ne fakultetet kompetitive etj.

Se pesti, cilesia dhe kontrolli i dijeve: Ne vitet e fundit eshte theksuar dhe me shume aksioma “po hyre ne universitet, e ke te garantuar marrjen, pra diplomen”. Por e keqja eshte qe jo vetem kane te garantuar diplomen (edhe pa mesuar apo frekuentuar shkollen), por edhe mesataren e larte. Eshte dobesuar shume kontrolli i dijeve nga ana e pedagogeve (qe perseri eshte e lidhur me cilesine e vete pedagogeve), qofte ne seminare, qofte ne vleresimet jo objektive dhe jo transparente ne punimet e kursit, provimet, riprovimet, dizertacionet dhe mikrotezat.

Ne kriteret e akreditimit perfshihen dhe te tjera si raporti pedagoge/studente, ambientet dhe auditoret, dhe kryesisht bibliotekat (qe pergjithesisht ne universitetet shqiptare ose jane inekzistente ose perbejne ambientet me te varfra persa i perket si pajisjes me libra, ashtu edhe me pak te frekuentuara nga studentet, ndryshe nga c’ndodh jashte), po keto jane me teknike dhe me do-able (pra me lehtesisht te realizueshme).

Sic e kam thene ne te gjithe prononcimet e mia publike dhe mediatike per kete ceshtje, zgjidhja per akreditimin ne Shqiperi eshte nje agjensi e huaj, e cila duhet te shqyrtoje dhe te zgjidhe me objektivitet dhe profesionalizem kete problem, per te skualifikuar universitetet sharlatane dhe fantazma, qe prodhojne diploma dhe nxjerrin “losers”, dhe per te  lene ne ekzistence vetem ato qe plotesojne standartet dhe kriteret. Sigurisht, paralel te fuqizohet agjencia jone e akreditimit, e cila duhet ne rradhe te pare te shkeputet nga politika (sic fatkeqesisht ka qene ne vitet e fundit) dhe ne krye te saj te vihen njerez qe kane kurajon dhe aftesine per te realizuar kete reforme sa delikate dhe teper te rendesishme sic eshte akreditimi.

I lidhur ngushte me akreditimin eshte rankimi i universiteteve, i cili perpos te tjerave, i jep mundesine shiptareve te vleresojne cili universitet eshte me i miri. Akreditimi dhe rankimi përkatës i shkollave të larta, publike e jopublike, do te siguroje transparencën akademike, shkencore dhe financiare të tyre.

Eshte pozitive qe ne programin e arsimit te larte te partise e ne pushtet, Partise Socialiste (e cila ka ne varesi Ministrine e Arsimit) akreditimi perben nje nga prioritetet kryesore dhe kane filluar perpjekjet per gjetjen e nje agjensie te huaj per kryerjen e ketij procesi. Por eshte e rendesishme qe kjo reforme mos te zgjatet pafundesisht apo qe ne perberje te bordeve te akreditimit apo te komisioneve per reformen ne arsimin e larte te caktohen eksperte te vertete te kesaj fushe, dhe jo individe te cilet deri dje kane qene autore dhe aktore te kazmes qe ju vu arsimit dhe sot po konvertohen si “reformatore”. Servilet e konjukturalet qe bejne akrobacira sa ne nje qeveri ne tjetren duke ju sahan-lepirosur “padronit” te rradhes (perfshi ketu dhe disa pronare apo administratore universitetesh private), fosilet dhe mediokrit qe po asfiksojne trupat pedagogjike e akademike nuk duhet te kene me vend ne arsimin shqiptar. Arsimi, si cdo fushe tjeter, reformohet e rregullohet me njerez kompetente e profesioniste, e mbi te gjitha, qe kane “good will”, perkushtim dhe kurajo per te realizuar reformat.

 

21 komente në “Humnera e arsimit të lartë”

  1. Analisti Politolog Opinionist Chim Nurellari says:

    Lloqe, lloqe, lloqe…
    Jemi lodh me lloqe…
    Kur do ta kapni Hajri Qilin prej bythesh se eshte bere miliarder me shitje diplomash?
    Po Kristalit kur do t’ia vini drynin?

    1. rebeli says:

      Pataj te punesohen profesoret e rinj me ne krye Xhelal Mezatin ha ha ha.

    2. Flora Hanelli says:

      ARSIMI FILLON NGA RRENJET.
      JU KUJTOHET

      PACAVURJA E PATRIOTIZMIT?

      http://goo.gl/MfIESU

  2. vlora says:

    Keto jane thjesht demagogji.

    Me disa njerez si Kule, Cili, etj qe s’kane asgje te perbashket me shkencen nuk behet shkence.

  3. elinor says:

    Shqip moj zonje, shqip! C’jane keto losera, rankime, guduille, curricula, reserchera, baj uan get tu fri, phantoma, threatsa, e terrci e verrci.
    Nje artikull marrin te shkruajne dhe, ose kane harruar shqipen ose duan te duken “cool”….po e menderos edhe une tani!

    1. endi says:

      haaa sa me pelqeve Elinor, bravo na e shpifen keto te jashtmet qe nuk flasin troc. bejne si uaa mi mami me bickoi zanzara.

  4. edi says:

    arsimi ka 20 vjet sidomos i larti qe eshte kthyer si farmacit ne cdo cep hap per fitim dhe universitetet po keshtu njerez qe shkollen e mesme e kan marre kot pa dit me shkrujt as emrin dhe e larta po ashtu vijne sa japin provimin nje here ne 6 muaj dhe marrin vitin po dit me shkrujt as emrin
    mbarojne per avokat pa dit i ligj mbarojne iformatik pa dit me perdor word exel e hap kopjuterin arsimi tani ne shqipeir eshte koplet kot thjesht te japin ate letren qe uhet dipllom qe te duet per nai pune se sa per shkollen e larte dhe marrje dijesh as qe behet fjal
    pedagoget po marrin ndonje leke per ndonje provim dhe kaq duke i ber ata super te pasur
    shkolla larte eshte kthyer ne bordello kjo dihet nga te gjithe po te shkosh atje do shikoni qe ka plot qe per 4 jet shkolle s kan lexuar nje liber apo nuk din as emrat e pedagogve dhe nuk njohin as shoket e klases
    s blejne as libra as fletore vetme po gjeten nai liber borxh sa per tu dukur
    pedagoget per te shitur ndonje liber e bejne me detyrim o bli librin o s futesh ne provim biznes dhe shitja e librave ska rendesi sa ke ne koke apo ke studiuar pa liberin e bler te pedagogut edhe sikur ti ta dish tezen e provimit ti je ngeles se nuk ke bler librin sa ke ne koke nuk i futet njeriut
    duhen te pakten 300 vjet te kthehemi tek shkolla e veteve 1970 per kerkes llogarie dhe mesimdhenie
    urdheri eshte iqarte 3 milion njerez moshe madhore per shkoll te larte behen 500 mije hiq femijet moshuarit etj se aq sdhqiptar jemi pra 500 mije ne moshe ska rendsi meson apo jo universitet per te gjithe jep leket dhe e merr dipllomen pra te gjith inxhinira artiste arkitekt avokat me lopat
    perfundimi arkitekt me dipllom lan pjatat inxhinier lan banjot avokat pa pune etj etj etj
    KATASTROF KATASROF PRODHIM INJORANTESH ME DIPLLOM NE XHEPdikur thonin ai ka 4 klas shkolle aq di tani thon ai ka dipllomen ne xhep aq di injorant hesapi i soj si dikur ai me shkoll fillore krahasohet

    1. furtuna says:

      Pra Injorante me Dipllom !

      Si mundet te ishte ndryshe te nderuar bashkatdhetare ,kur klasa shqiptare intelektuale dhe patriotike e ktij vendi , i besoj te ardhmen e Shqiperise
      e ktij populli ,nji Idioti me Dipllom ,nji njeri me kulture aanadollake ,
      larg cdo kulture qytetare dhe asgje te ngjashme me civilizimin e ksaj Bote.
      Eshte paradoxale sot ,qe pasi vet shqiptaret e lane kte vend te degjenroje
      ne kte katraure te pashembullt ,per asnji shtet ne kontinent , duke lene te lire vandalet me ne krye kryetarin e fisit sali berisha ,te shkaterroj gjithcke qe kishte te bente me civilizimin ne kte vend ,kte shoqeri dhe ne vend te saj te ndertonin nji shoqeri mesjetare te shekullit 21 !!!
      Te gjithe bene sehir maskaraden apkaliptike te sali berishes me vandale dhe sot qe gjithcka ka marre pothuaj fund qe qeni terbuar ska me forc filluam te nxjerrim nga nji ze ,per te justifikuar veten tone . Te mjeret ne .

    2. elinor says:

      Ti ed vete qenke i hatashem — mendimet i paske kot por edhe ne shkrim shume i lodhur po dukesh!

  5. entela says:

    Kjo paska dhe foto artistike me doren tek mjekra dhe veshtrim nga qielli. Deliri ne hava. shkrim debil, fol fol por ms rri pa fol

    1. sara says:

      ti mund ta lexoje shkrimin apo e ke te pamundur per hir the analfabetizmit qe te karakterizon! dukesh qe mund te jesh nje nder keta qe diplomen e ka blere (Shpresoj te dish pse e ke marr te pakten)

  6. shtetari says:

    o Ed Rama,

    para se te botojne keto trapet kaloji per ndreqje gabimesh gramatikore e huazime kotsekoti gjuhetareve se keto ministret taravele e kane veshtire te shkruajne kercenim/kanosje e fusin ne kllapa shqipen dhe lene threat-in e anglishtes te lire ne “speech-et” shqip…

  7. toni says:

    Kjo ka shkruar shume po nuk ka thene asgje,si duket ka probleme seksuale.

  8. Caji Mali says:

    Mirela Bogdani eshte rasti tipik i fabules “shterzoi mali, polli nje mijushe”. Pasi ndoti listat e shqiptareve ne internet me lloj-lloji fallcitetesh rreth gradave te saj shkencore dhe pozitave politike ne Britanine e Madhe, tani zonja i qenka perveshur reformes se arsimit te larte ne Shqiperi. Sa keq qe Rama ka perzgjedhur ate profesorin e London School of Economics dhe jo Mirelen. “Humbje” e madhe kjo per Shqiperine.

  9. e verteta says:

    Mirela bravo per kurajon ne shpalosjen e problemeve te arsimit. Po kujt ja thua?! Albanet meritojne keto politikan dhe kete arsim. Pse do te ndryshosh arsimin? E kupton qe nuk duan te lodhen, imagjino pastaj kafenete bosh dhe studentet ne biblioteka. Do snatyroje shqipetaret! Hec aty me vitrinat, kristalin dhe cilin, tere diten ne kafene, pastaj ne zgjedhjet e radhes kap nje flamur partie, et voilat puna e gjetur!!! Mjere ky vend me keta njerez!

  10. naqo says:

    Per mendimin tim ne rast se kjo reforme do te behet me te vertete si duhet do te jete me te vertete nje rilindje per Shqiperine.Une e pergezoj gazeten tema qe po merret me kete problem kaq te rendesishem.Nuk me pelqejne sharjet dhe ofendimet -Mirela dha disa mendime te saj dhe sejcili ka te drejte ta pelqeje ose kundershtoje por jo te ofendoje.
    Problemi i reformes ne aresim nuk vetem per shkolla te larta .Refeorma duhet te filloje qysh ne aresimin e mesem.Populli ka nevoje per ushqime ka nevoje per fruta perime mish bulmet dhe prodhime te thjera bujqesore e blegtorale.Shqiperia ka nevoje qe te punesoje njeres me kosto te ulet.Por si mund te realizohen keto duke braktisur fshatin.Cfare do te haje gjithe kjo popullshkolles i e Tiranes kur me qindra mijra banore kane braktisur fshatin dhe jane grumbulluar ne periferi te Tiranes ne gjendje te keqe ekonomike dhe pa pune.
    Prandaj reformen ne aresim duhet ta fillojme me shkollat e mesme bujqesore.Por keto shkolla te mos jene thjesht mjedisa ku te grumbullohen disa nxenes nga fshati ose qhyteti te marrin disa leksione te thata dhe nje diplome dhe te ngelen rrugeve.Jo kjo nuk eshte reforme.Keto shkolla bujqesore te pakten te ndjekin shembellin e shkolles bujqesore ne Golem te Kavajes para 70 vjetesh.Keto shkolla duhet te funksionojne ne vetadministrim.Ne radhe te para nga shteti te jepet nje siperfaqe toke qe teorine qe marrin ne klase te dalin ne fushe dhe ta vene ne poraktike.Te kene detyrim dhe mundesi qe te merren qe nga zgjedhja dhe pergatitja e afres te fidanave te bazes materiale te merren direkt me mblellje me prashithe ujitje te jene ne gjendje te perdorin mekaniken bujqesore.Te kene te drejt qe prodhimet ti shesin per llogari te shkolles te kene mencat e tyre .Nxenesit dhe mesuesit te jene te perzgjedhur qe te mos bejne pune me pahir dhe ta kene mendjen qe te ikin nga fshati.Me keto njohuri qe mund te marrin ne keto shkolla te ngrene kooperativat kapitaliste ne cdo fshat.Kjo te vazhdoje dhe me shkollat e larta bujqesore.Universiteti Bujqesore ne Kamze duhet te kete filiale ne rrethet krysore bujqesore.Dhe keto filiale duhet te punojne ne vetadministrim te kene tokat e tyre dhe te krijojne nje miniferme bujqesore dhe blegtorale ku stedentet te pergatiten per gjithcka si nga ana teorike ashtu dhe nga ana praktike.Te pergatitet nje program i tille mesimor dhe prodhues qe si studentet dhe pedagoget te jene te interesuar qe te mesojne dhe punojne ne keto shkolla te larta bujqesore.Organizimi dhe teknike te jete e tille qe agronomet dhe veterineret te kene dhe njohuri ekonoke per turzmin per rruajtje dhe shitjen e produkteve bujqesore me qellim qe keto kuadro te dale nga keto shkolla te jene te gatshem qe te punojne ne Ministri ne ne Bashki ne Komuna ne drejtimin e kooperativave bujqesore e tjera qofte dhe kur te zgjidhet dhe deputet.Kur te te flasi ky kuader te lere mbresa te vartesit dhe te jete ne gjendje qe ato mendime ti tregoje dhe ne praktike.Une fola per shkollat bujqesore dhe Universitetin bujqesore por kjo vlen dhe per sektore te tjere.Keshtu qe ne rast se e kane seriozist qeveritaret dhe komisjoni kjo eshte reforma kardinale qe kerkohet ne afresim dhe jo te vazhdohet akoma me praktikat e vjetra te nxenesve dhe studenteve qe nuk shkojne dot per aresye te mesatars te dobet ne shkolla te thjera dhe te te marre nje diplome shkojne ne shkolla bujqesore dhe ne Universitetin Bujqesor te Kamzes.Besoj se emigrantet e kane pare me syt e tyre qe nuk ka punetor pa le specialist ne bujqesi dhe blegtori te ketyre vendeve qe kur mbaron shkollen te mos jete ne gjendje te beje gjithe proceset bujqesore e blegtorale.Ne qofte se duam Shqiperine si gjithe Europa duhet te pergatitim dhe kuadro te mesme dhe te larte ashtu sic veprohet ne Uvrope.Dua te them me keq-ardhje qe ate pune te mire qe ben Gazeta tema duke i dhene njehone reformes ne aresim nuk po e shikoj ne shtypin tjeter.Me falni qe u zgjata shume

  11. lajla says:

    Tek tryeza e Arsimit qe u be te shtunen pashe qe kishte shume fytyra qe jane ne arsim sot, kane qene dhe dje….dhe jane autoret e humneres arsimore shqiptare…tek tryeza ishin Malaj, Demko, Civici and company. Keto jane dhe do jene anetaret e komisionit per reformen e arsimit te larte. Pervec Gjoncaj, qe vjen nga Anglia, te tjeret jane te gjithe te konsumuar, dmthn kane bere gjithe kete katraure. Keta persona, ne nje vend normal, duheshin futur brenda ose me mire duheshin fshire nga arsimi. Ne Shqiperi promovohen… Hec aty Demko, sa te kesh Dhorin gjalle ti nuk te hyn gjemb ne kembe… Nuk kam besim tek Komisioni, dhe as tek Rilindja. Arsimi eshte dhe do mbetet problematik sepse do njerez me b…yth.e te besh reformat dhe te shporresh psedo-universitet private qe vetem dije nk shesin…

  12. nuri says:

    Mirela nga Fatmir Mediu shkoi tek Bamir Topi, vetem nga keto zgjedhje dhe per kete lloj shije nuk ja vlen me ta lexosh.

  13. Luan says:

    Universitetet jane kthyer ne firma piramidale ne shqiperi.Ky eshte lajm per ti thene popullit e verteta si per shembull universiteti justicia qe u ka marr borxh mbi 125 veteve dhe nuk I areston policia dhe as mediat nuk I raportojne se jan te mbrojtur nga qeveria.Ka dhe universitete te tjere po te gjith heshtin se askujt nuk I intereson e verteta e hidhur dhe populli vuan e vuan kurese femijet e hajduteve do drejtojne nje dit vendin

  14. sara says:

    Une kam mbaruar per psikologji ne angli, dhe me pas kam kryer dhe masterin po ne kete shtet, shkova ne shqiperi para 2 muajsh te gjeja nje pune , e dini se cme ndodhi, paradoksi me I math, me thane “shko andej nga I kryer studimet, ketu ska vend per studentet tane jo per ju qe vini jashte” nderkohe qe ne shqiperi te gjithe kishin mbrojtur anglishten gjermanishten e italishten duke folur vetem nje fjale per secilen gjuhe. shqiperia eshte me keq se cka qene dhe do behet me keq se ceshte. Rrofte injoranca!

    1. Pellazgu says:

      Mirë e ke, rroftë injoranca e “mathe”!
      Ti s’di të shkruash moj analfabete dhe na pretendon vend pune me patjetër, sepse qenke dhi-plomuar në Angli. Sa ka si ty që kanë mbaruar simotrat perëndimore të koiskës së Henri Çilit me kompani, o-hu! Kush tha që ti, meqë ke shkuar në ndonjë nga universitetet private me pagesë në Angli, të cilat, po ashtu si universitetet tona private, i japin diplomat dhe nuk ngelin kënd, sidomos të huajt analfabetë, që nuk kanë perspektivë punësimi në vendin e tyre, duhet të kesh përparësi, apo ke dëgjuar Edi Ramën që për vete ka mbaruar fakultetin duke bërë vetëm 7 lëndë, ku më e vështira syresh ishte “Historia e PPSh-së”?
      Ti moj kafshë e dhi-plomuar, edhe “Angli” e shkruan me të vogël. Nëse do të dije anglisht më mirë se ata që i “paskan marrë” diplomat duke ditur vetëm një fjalë, të paktën atë gabim s’mund ta bëje, sepse emrat e shteteve dhe mbiemrat që rrjedhin prej tyre në anglisht shkruhen me të madhe, edhe në mes të fjalisë. Ti duhet të kritikoheshe nëse do kishe shkruar “anglez” me të madhe në mesin e fjalisë, jo për faktin që shkruan “Anglia” me të vogël. Nuk mund të mësosh mirë një gjuhë të huaj, kur nuk di të shkruash tënden!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje