Nga Prof. Asoc. Dr. Valier Peshkëpia
Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë janë një veprimtari shumë e rëndësishme shkencore, organizative, ligjore dhe sociale. Duke qenë se rrethi i problematikës së saj rrok një fushë komplekse e polivalente, atëhere kjo kushtëzon përgatitjen sa më cilësore të tyre, marrjen e një varg masave për të organizuar dhe realizuar pranime në arsimin e lartë sa më korrekte e me objektivin që të drejtën e studimit në shkollën e lartë ta kanë vetëm ata kandidatë që kanë fituar njohuritë e mjaftueshme për të përballuar ngarkesën mësimore shkencore në Institucionet e Arsimit të Lartë.
Përpara disa vitesh, për të shmangur elementët korruptivë apo përdorimin e një metodologjie jo produktive në rrafshin e pranimeve në arsimin e lartë, në mënyrë të veçantë në ciklin e parë të studimeve, bachelor me kohë të plotë, u “huazua” nga praktikat e disa vendeve homologe europiane, ajo që më pas mori emërtimin “Matura shtetërore”.
Në fillim, duke qenë se ishte një risi, një pragmatikë e panjohur, krijoi bindjen se do të shmangej tashmë zhvillimi i konkurseve të pranimit në stadiume apo në pallate sporti dhe në universitetet e në shkollat e larta të vendit publike apo private do të uleshin maturantët më të mirë, më cilësorë dhe për vendin do të shënohej një risi, do të shmangej dhe do të eliminohej korrupsioni, pranimet do të vijonin paralel me shkollat e larta në Europë e më gjerë.
Por si eci kjo “risi”? A e plotësoi me të drejtë “Matura shtetërore” ëndrrën e të rinjve që në ciklin e parë të studimeve të shkonin në degën, në branshin e studimit për të cilin ata kishin mësuar, kishin ëndërruar e kishin aplikuar. Pikërisht lidhur me pranimet në shkollat e larta dhe në mënyrë të veçantë në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë kemi këto objeksione:
Që në fillim do të shtronim pyetjen se “Cila është praktika ndërkombëtare për të realizuar reforma në çdo segment të arsimit në përgjithësi dhe atij të lartë në mënyrë të veçantë”?
Lidhur me këtë, do të sillnim në vëmendje të aktorëve të interesuar se tashmë ka një praktikë ndërkombëtare e kjo e konfirmuar edhe në tubime të rëndësishme të nivelit të lartë ku politika shoqërohet nga ekspertë, të cilët bëjnë të mundur argumentimin e parashtrimin profesional dhe mbi bazën e parimësisë europiane të drejtimeve, të cilësive që duhet të ketë arsimi i lartë në raport me zhvillimet e homologëve në kontinentin europian e më gjerë.
Që në fillim ua parashtruam në mënyrë analitike reformën në kurrikul dhe në sistemin e studimeve mbi bazën e projekteve të bashkëpunimit me UNESCO dhe të KE-së, por le ta themi qartë se këtu nuk u ruajt kohezioni, vlefshmëria e një pune intensive me pjesëmarrjen e shumë aktorëve e ku në mënyrë të veçantë do të përmendim profesoratin e IAL-ve, sipas fushave e bransheve të studimit.
A ishte e aftë “Matura shtetërore” të zëvendësonte konkurset e pranimit?
Që në fillimet e veta, në vitin akademik 2006-2007 ajo u konceptua dhe u zbatua në bashkëpunim me Shkollat e Larta, por që në vijim ajo iu delegua për ta hartuar si akt normativ dhe zbatim strukturave të ngritura të arsimit parauniversitar dhe shkollat e larta, universitetet e akademitë e kohës, vetëm realizonin regjistrimin e studentëve të përzgjedhura nga këto struktura parauniversitare e kjo vetëm për ciklin e parë të studimeve bachelor me kohë të plotë, jo për atë që emërtohen si studime me kohë të pjesshme (part-time).
Cilët do të ishin aktorët e interesuar dhe produktivë që do të bënin funksionale “Maturën shtetërore”?
Në këtë rrafsh mendojmë se për aktorët e interesuar do të ishin bashkëpunimi organik dhe i ndërsjellë midis arsimit të lartë e arsimit parauniversitar, por në asnjë mënyrë të drejtën e liderit ta merrnin strukturat e arsimit parauniversitar, të cilat në një farë mënyre e kishin kryer detyrimin e tyre në fushën e përgatitjes së nxënësve, të cilët do të aspironin për të aplikuar në IAL –të e ndryshme të vendit dhe për çudi ato duhet edhe të përzgjedhin studentët e rinj e jo ata, pra strukturat përgjegjëse të arsimit të lartë, ashtu si bëjnë edhe në studimet me kohë të pjesshme në studimet bachelor apo në studimet e ciklit të dytë e të tretë : master e doktoraturë.
Cila infrastrukturë akademike apo ligjore do të krijonte terrenin e favorshëm për “Maturën shtetërore” me detyrim dhe me zgjedhje?
Në këtë pikë mendojmë se mënyra e përzgjedhjes së kritereve për kandidatët për studentë ishte një mënyrë që nuk pasqyronte realisht ciklin e studimeve të kryer në arsimin parauniversitar e në mënyrë të veçantë në arsimin e mesëm, kur barazohej nota mesatare e të tre ose të katër viteve të shkollimit me notën e provimeve me detyrim e me zgjedhje. Kjo natyrisht që rriste premisat për një mësimdhënie e mësimnxënie jo cilësore në raportin mësues/nxënës e në një farë mënyre i demotivonte nxënësit dhe gjithçka ta lidhin me kontekstin kohor të realizmit të provimeve me detyrim apo me zgjedhje.
Në këtë vështrim, nuk është se jemi OK (shën. im) për vijimin e konkurseve të pranimit në pallate sporti apo në stadiume, se edhe për këtë pragmatikë konkurrimi u kemi sugjeruar eprorëve politikë, pas vitit 2005 e në vijim, pra që në këtë kontekst kohor se si mund të realizoheshin ato nëpërmjet një metodologjie produktive e funksionale dhe për këtë as përvoja e pedagogjia kreative nuk mungonte, por mendimi i ekspertit apo i atij që sugjeronte ide shikohej me dyshim e në mënyrë të politizuar edhe pse u bëhej Memo, ku referohej e citohej praktika e shumë universiteteve homologe euroamerikane.
Ku qëndron vlefshmëria reale e raportit “meritë- preferencë?
Jemi të mendimit se po qe se ka një “shpikje” për të mbuluar të padrejtën reale, pra se a përputhen objektivisht merita profesionale me kërkesën preferenciale për branshin e studimit është pikërisht përdorimi pa qartësinë e duhur ky raport, i cili në pamje të parë të duket sfidues.
Fakti që ende nuk ka një studim të botuar e të komentuar në të gjithë rrjetin e aktorëve të interesuar rreth meritës e preferencës në përzgjedhje e të financuar nga institucione të specializuara si Banka Botërore, tregon kuptueshmërisht se një padrejtësi mbulohet pas këtij parimi të pashtjelluar ende në mënyrë analitike e krahasimtare?!…
Mbi cilën bazament njohurish do të realizoheshin provimet me detyrim dhe me zgjedhje, kur kemi një fenomen të altre tekstit, cilësi e arsimit të lartë në kushtet e lirisë dhe autonomisë akademike? Mendojmë se është kjo që nuk përdoret teknologjia moderne në vlerësimin e testimit, sepse hartimi i testeve bëhet në atë mënyrë ku natyrisht mund të kihen edhe dyshime, mund të depërtohet në detyrën e zhvilluar, sepse koha mbi dymujore është tepër e gjatë dhe krijon terren të favorshëm edhe për padrejtësi e korrupsion, përndryshe nuk ka se si mos të përdoren teknologjia apo që rezultatet të dalin pas më shumë se 60 ditësh dhe duke u përzier edhe me konkurset e pranimit që anatemohen, por realizohen përsëri në ato branshe që emërtohen si fusha të talentit të individualizuar.
Në cilin segment kohor do të realizoheshin provimet dhe kur do të shpalleshin rezultatet përfundimtare?
Një nga pikëpyetjet që mund të ngrihet është edhe ajo e kontekstit kohor, pra se cila është koha më e përshtatshme për të realizuar pranimet në IAL-të. Është lënë qershori për një pjesë dhe shtatori për disa programe studimi ku kërkohet në mënyrë të veçantë talenti si : artet, sportet apo arkitektura. E gjithë kjo nuk asnjë argument që ta ekuivalentojë me të kaluarën, pra me kohën kur realizoheshin përpara disa vjetësh, sepse përsëri kemi konsultime private, si deri në kufijtë e qershorit ashtu edhe në kufijtë e muajit shtator. Lidhur me këtë dukuri në pamje motivuese, nuk ka asnjë anketim , të intervistuar me aplikantë për studentë, me prindër, me profesorë të IAL-ve, me ekspertë të AL etj.
Financimi i përdorur a është funksional?
Mendojmë se një tjetër çështje që e ka të nevojshme analizën funksionale është edhe financimi. Imagjinoni me qindra mësues që kanë shkuar nga një rreth në tjetrin, me dhjetëra mësues të angazhuar me administrim dhe me korrigjimin e provimeve, kur për vlerësimin e tyre përdorej teknologjia dhe rezultatet dilnin brenda 24 orëve. Edhe për këtë nuk ka një studim, i cili duhet të bëhej transparent për të gjithë të interesuarit, pasi pranimet në IAL, sipas edhe përvojës ndërkombëtare kanë efekte sociale në një shoqëri demokratike.
Mund të shtrojmë pyetje se ku qëndron epërsia e “Maturës shtetërore” në raport me të kaluarën, kur konkurset e pranimit vlerësoheshin nga Banka Botërore nëpërmjet studimit në përfundim të konkurrimeve dhe realizoheshin workshop-e me stafet akademike e universitare?
A ka ballafaqime midis arsimit parauniversitar me arsimin e lartë rreth cilësisë së pranimeve?
Në këtë drejtim, nga hulumtimet tona sistematike ende nuk ka asnjë ballafaqim të krahasuar midis strukturave përkatëse të AL dhe atij parauniversitar, në elemente dhe në dinamikën përkatëse që lidhen me cilësinë e të pranuarve në AL dhe për shumë në programin e kërkuar të studimit, pra për një studim rreth harmonisë midis preferencës dhe meritës e në këtë drejtim duke anketuar e vjelë edhe mendimin e studentëve fitues e të strukturave akademike përgjegjëse të AL në mënyrë të veçantë.
Në vitin e kaluar pati edhe një konceptim e shtjellim nga disa drejtues të Universiteteve Publike që të drejtën e pranimeve në IAL ta merrnin vetë shkollat e larta e kjo nisuar nga problematika që shoqëronte të gjithë dinamikën e realizimit konkret të procedurave të “Maturës shtetërore”.
Për arsye se në përfundim të regjistrimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, deri tashmë nuk është realizuar ndonjë studim i mirëfilltë, i cili të jetë i botuar e të jetë bërë i njohur për të gjithë të interesuarit, mendojmë se:
“Matura shtetërore” duhet të bjerë, sepse sipas vëzhgimeve e monitorimeve edhe të mia direkte (shën. im) në mjediset ku janë zhvilluar provimet e detyruara dhe me zgjedhje, ajo nuk i shërben më cilësisë së pranimeve në IAL Publike.
Treguesit e BB, 57 % lexojnë , por nuk kuptojnë, analfabetizmi funksional, ka ndikim edhe në pranimet në IAL, sepse metodologjia e përdorur është e atillë që krijon rrugë të pamerituara për t’u pranuar në AL dhe në këtë mënyrë nuk pranohen më cilësorët në programet e studimit që ata aspirojnë në vite, ata që kanë mësuar vijimisht dhe nuk presin provimet e maturës shtetërore për të fituar të drejtën në programin e studimit të ëndërruar apo të dëshiruar prej tyre.
Për vitin e ri akademik 2014-2015 mendojmë se testimi për provimet me zgjedhje të realizohet nga vetë IAL Publike, të cilat duhet të përgatitin të gjithë infrastrukturën e nevojshme, të cilën më hollësisht do ta parashtrojmë më poshtë:
Përgatitja e një studimi të mirëfilltë do të bëhet e mundur, kur të realizojmë edhe anketime e vrojtime direkte në IAL Publike dhe Private, duke rrokur edhe mendimin e stafeve akademike, të studentëve, të biznesit dhe të gjithë aktorëve të interesuar;
Kuotat e pranimit të propozohen nga IAL Publike vetëm, pasi të kenë realizuar studim rajonal, kur të kenë kryer analiza në strukturat përkatëse akademike, si edhe kur të jetë kryer edhe një akreditim i cilësisë nga struktura të jashtme, të pavarura;
Kërkesa për hapjen e programeve të reja të studimit duhet të disiplinohet dhe këtu kemi parasysh që kërkesat e tyre duhet të bëhen brenda periudhës dhjetor- janar-shkurt, shqyrtimi brenda muajit mars –prill që më pas të përgatitet VKM e pranimeve të reja në muajin maj. Kjo është e lidhur edhe me koston e shpenzimeve, sepse hapja e programeve të reja të studimit duhet të planifikohet që në muajin shtator të hyjë në buxhetin e IAL Publike përkatëse;
Nga vëzhgimet dhe nga inspektimet e ndryshme akademike, por edhe nga problematika e kërkesave kupton se kuotat për programe të caktuara studimi si : Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji, Farmaci, Drejtësi, Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Ekonomik(Financë dhe Administrim), Shkenca Politike, Elektronikë, Anglisht përbëjnë rrethin e parë të kërkesave më prioritare të kandidatëve aplikantë për AL. Në këtë vështrim, mendoj se për këto programe duhet të ketë më shumë investime në infrastrukturë dhe në kualifikimin e stafit akademik, si edhe duhet të rritet numri i kuotave të pranimit në raport me përmirësimet e mësipërme;
Programet e studimit të Informatikës dhe të Mësuesisë përbëjnë rrethin e dytë të interesave të kandidatëve aplikantë dhe në përgjithësi në këto programe shkojnë studentë të nivelit mesatar, por që janë programe studimi që kanë aktualisht treg pune;
Kuotat e pranimit mendoj se duhet të jenë në funksion dhe në shërbim të tregut të punës, por edhe të cilësisë së studentëve që kërkojnë të studiojnë në këto fusha;
Balancimi i tyre nuk ka përse të jetë fiktiv, pra të çojmë studentë në ato programe studimi, në të cilat ata shkojnë pa dëshirë dhe vetëm pas një viti ata kërkojnë të ndryshojnë programin e studimit. Studenti duhet të shkojë atje ku ai ka interesa dhe është i aftë të përballojë ngarkesën mësimore e të realizojë një diplomim cilësor, sepse në të kundërt ai nuk siguron dot tregun për të cilin ai ka hyrë në një program studimi, si rezultat i cilësisë së dobët të diplomimit;
Nga vëzhgimi dhe nga informacioni mos realizimi i kuotave të pranimit është një tregues dhe një matës i interesave të aplikantëve dhe kahja e tyre është drejt programeve të cituara më sipër,
Mendoj se duhet të heqim dorë nga dëshira për të çuar në IAL kandidatë, për të plotësuar “me pahir” numrin e parashikuar dhe më pas të kemi cilësi të dobët, sepse studenti nuk ka interes e është i dyzuar në vijimësinë e studimeve të tij. Në këtë hulli, mendoj se planifikimi i kuotave të jetë me studim, mbi bazën e propozimeve, të standardeve europiane të cilësisë si :
raporti pedagog/student;
numri dhe cilësia e pedagogëve;
kapaciteti i godinave;
teknologjia e informacionit;
biblioteka shkencore e funksionale etj.
mos të ketë një rritje fiktive të kuotave dhe pas një viti të kemi me dhjetëra studentë të mbetur apo të larguar nga auditorët e studimeve etj.
Ky ia fut kot fare ka dhe titull profesor, jane materiale te kopjuara o Valerja
Si gjithmone i sakte ne konkluzione dhe orientime per te ardhmen e arsimit universitar ,zoti Valier.Te gjitha keto parashtrime te mesiperme ,jane rrjedhoje e nje formimi te kenaqshem teorik e informacioni te bollshem ,vjele nga hulumtimet nder tekste te pervojave evropiane dhe seminareve te organizuara nga institucione te BE-se.Shqetesimi Juaj lidhur me raportin merite-preference eshte koherent edhe me mendimet e shprehura ne artikujt e meparshem ne lidhje me institucionet arsimore,veçmas ato universitare.Renia e “Matures shteterore” aktuale dhe gjetja e nje mekanizmi tjeter me efikas eshte kthyer ne nje nyje gordiane per specialistet e arsimit,por jo vetem.Edhe Ministria e Arsimit keto dite organizoi nje diskutim per kurrikulen ne arsim si dhe reformmin e tij mbeshtetur ne problematiken e shfaqur.Pjesemarrja e Kryeministrit Edi Rama ne te thekson edhe me shume domosdoshmerine e ketij reformimi.Mendimet e shfaqura prej jush,z.Valier dhe i specialisteve te tjere, qe rrahin ne te njejten hulli,do te sherbejne si pika referimi per t’i sherbyer sadopak te ardhmes se arsimit shqiptar.
Bobo, boboo, me raporte ky Valeri, nuk hoqi dore. Pse keshtu Tema?
E lexova me shume interes shkrimin e prof. Peshkepise dhe atje gjeta shume tregues qe edhe vete kam konstatuar ne provimet e matures shteterore. Gjithmone i kemi pritur me shume kenaqesi shkrimet realiste, analtike dhe guximtare te z. Peshkepia.
Ne brendine e tyre gjen analize ne detaje, konstatime dhe jepen rruget e permiresimit te kesaj veprimtarie shume te rendesishme per te treguar cilesine e shkolles se mesme, si edhe per te percaktuar rruget per t’u pranuar ne Arsimin e Larte.
Jemi te mendimit se keto lloj shkrimesh duhet te botohen dhe te hiqet dore nga nihilistet, mediokrit qe nuk kane shkruar nje ese ne jeten e tyre dhe e keqperdorin teknologjine e informacionit per te fyer dhe ofenduar profesoret e vertete dhe kurajoze, ata qe sjellin pervoje nderkombetare dhe qe kerkojne cilesi te ta larte ne Universitetet tona, sipas objektivave te Procesit te Bolonjes e te Konvenatve nderkombetare.
Arsimi yne i larte po perjeton nje krize dhe nuk e dime se çfare do te beje Qeveria e Edi Rames, do te mbeshtetet te ata qe e kthyen arsimin e larte ne treg fitimi, apo te te tille njerez qe pelqehen dhe kane kurajo e pergatitje te larte profesionale per te reformuar arsimin e larte, sipas koncepteve dhe praktikave me te mira evropiane e me gjere.
Z. Mero! Hapi rruge njerezve te tille reformatore dhe qe kete e kane dhene me prova e me botime te shumta, dine te gjithe rrugen e zhvillimit te arsimit te larte ne vite e ne kontekste te ndryshme dhe me sa dime kane humbur edhe vendin e punes, sepse kane shfaqur ide, komente e analiza ne funksion te permiresimit cilesor, akademik e ligjor te arsimit tone te larte.
Ju lumte profesor, per te tilla shkrime ne kemi nevoje dhe jo per puthadores te çdo sistemi, per njerez pa ide e pa vizione te qarta.
Pergezime Z. Mero qe boton shkrime dhe artikuj te tille me bosht, me deduksione dhe me prognoza per te dale nga situata rrenuese ku e çoi shkollen e larte ajo qe quhet mature shteterore. Vetem e tille ajo nuk eshte, por bartese e kamufluar e nje korrupsioni gjigant ne vendin tone.
Eshte me vend qe edhe dikasteri i arsimit te ndalet e te thellohet ne ato qe shkruajne per maturen shteterore dhe mos ta vere veten mbi ekspertet e arsimit te larte. Konkretisht shtrojme pyetjen se a ka ndonje studim real per maturen shteterore dhe per metodologjine e pranimit ne shkollat e larta si publike ashtu edhe private? Po ka, le ta botojne per te gjithe aktoret e interesuar.
Duhen ndryshime te medha ne arsim por kete nuk mund ta bejne ata qe e shkaterruan deri dje. Renesance me ata nuk mund te kete. Kete duhet ta dije dikasteri i arsimit, i cili po mbeshtetet ne emer te bashkepunimit apo te pavarur tek rrenuesit e djeshem. Eshte e tmerrshme te fyesh nje milion vota plebishitare. Historia do te denoje…