Nga Dr. Arif Murrja
Arsimimi apo edukimi i brezave në universitete është një shërbim publik, që i shërben shoqërisë në vitet e mëvonshme. Cilësia e këtij shërbimi sot, do të thotë rritje e mirëqenies nesër. Koston e këtij shërbimi të rëndësishëm publik e paguan shoqëria (familjet shqiptare). Në gjuhën e financës këtë shpenzim do ta quaj investim afatgjatë, që i shërben shoqërisë në më shumë se një vit. Po çfarë janë universitetet sot? Cilët janë drejtuesit e tyre? Përse këta drejtues, ligjet i përdorin si Maliqi? A janë të afta stafet akademike të tyre? A realizojnë këto stafe mësidhënie e mësimnxënie të akredituar/besueshme? Çfarë është dhe kujt i shërben liberalizimi universitar? Po Drejtimi në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve çfarë bëjnë? A është vërtet kështu në vendet perëndimore dhe SHBA?
Shpeshherë kam menduar, që kamë qenë dhe jam një kritik i vetëm, i Drejtimit të universiteteve shqiptare, ndaj dhe kisha vendosur që të mos shkruaj, për këtë “Klub arrogantësh drejtimi”. Vendimi im nuk ka patur dhe nuk ka lidhje me frikën, por kritikat e mia patën rënë dhe kanë rënë në veshët e shurdhër, të kolegëve të mi, e të Drejtimit të djeshëm dhe të sotëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Përse në veshë të shurdhër të kolegëve të mi?! Ata “të shkretët”, të paktët janë strukur, a thua se Stalinët e Enverët janë gjallë. Ata të paaftët, të shumtët janë të gëzuar dhe të ekzaltuar nga marrja e gradave dhe titujve të pamerituara. Për të paktët kam këtë mesazh: -Përgjegjësia është e njëjtë.
Përse në veshët të shurdhër të Drejtimit të djeshëm e të sotëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve?! Që edukimi universitar t’i shërbej shoqërisë si investim afatgjatë, duhet të jetë cilësorë. Natyrshëm, përgjegjësinë e cilësisë për këtë shërbim publik e ka qeveria dhe më konkretisht Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Mekanizmi për të kontrolluar dhe siguruar cilësinë është zbatimi i ligjit.
Në ligjin nr.9741 dt. 21.05.2007, neni 64 “Kontrolli i ligjshmërisë” shkruhet: Ministria e Arsimit dhe Shkencës (sot Ministria e Arsimit dhe Sporteve) kryen periodikisht të paktën një herë në tre vjet kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në institucionet publike ose private të arsimit të lartë dhe të paktën një herë në vit kontroll financiar në institucionet publike të arsimit të lartë. Në ndryshimet e bëra në vitin 2013, nenit 64 i bëhen këto shtesa:
a) Kontrolli bëhet nga inspektorati shtetëror që mbulon fushën e arsimit, në përputhje me këtë ligj (ligji nr. 9741 dt. 21.05.2007) dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
b) Organizimi dhe funksionimi i inspektoratit shtetëror që mbulon fushën e arsimit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin për inspektimin;
c) Kur inspektori, gjatë kontrollit të ligjshmërisë, konstaton shkelje të kërkesave ligjore, ai bën propozimin për marrjen e masave, sipas nenit 45 të këtij ligji, dhe propozimi i tij i paraqitet Këshillit të Ministrave nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Detyrimet ligjore të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve janë shumë të qarta. Çfarë është bërë?! Çfarë po bëhet?! Familjet shqiptare paguajnë ose/apo blejnë një edukimin universitar, jo cilësor, jo të besuar. E gjitha kjo, për faj të Drejtimit të djeshëm e të sotëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.
Situatë e vështirë! Niveli universitar më keqë se kurrë. Ku janë doktorët e profesorët?! -Ata nuk flasin janë strukur dhe kanë shumë frikë. Ku është Drejtimi në Minstrinë e Arsimit dhe Sporteve?! -Nepotizmi i djeshëm nuk e lë, ndaj dhe vazhdojnë të bëjnë faj. Por, kur faji trashet, kalon në zullum e zullumqarë, grabitës e grabiqarë. Ku janë studentët?! -Mos u mashtroni!
Dijetari, shkrimtari dhe publicisti Sami Frashëri në 1889 shkrunte “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Jemi në dhjetë vjeçarin e dytë të shekullit XXI dhe shqetësimi kryesor për të ardhmen e një kombi është akoma arsimi. Atëherë, po ripërsëris atë që akademiku rilindas do të thoshte: -Arsimi i lartë në Shqipëri ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?! -Ministria e Arsimit dhe Sporteve në Shqipëri ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?! Dhorët, Gashët dhe Tatët (për këtë personazh do të shpjegohem më poshtë) kanë uzurpuar universitetet shqiptare! Arrogantët, të papaftët, gogolët, grabitësit vazhdojnë të drejtojnë këto institucione. Përse grabitës dhe jo hajdutë? Ata po vjedhin dhunshëm. Ata po abuzojnë dhunshëm. Normalisht që kanë filluar si hajdutë dhe janë bërë grabitës. E gjtha kjo vjen nga paaftësia, papërgjeshmëria, nepotizmi i Drejtimit të djeshëm e të sotëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.
Më falni dua të bëj një sqarim: -Në fakt Dhorit i shkon shumë mirë edhe epiteti Kulët, ndërsa Gashët dhe Tatët vetëm këto epitete meritojnë. Përse të dytët meritojnë vetëm epitetin Gashët? -Sepse Ibrahim quhej një nga Profetët fesë islame dhe njëkohësisht është emri i të ndjerit, Presidentit të Paqshëm Rugova. Përse të tretët meritojnë vetëm epitetin Tatët? -Sepse Mit’hat është emri i intelektualit dhe pinjollit të Familjes së Madhe Frashëri.
Ata që më nxitën, që të shkruaj për paudhësitë e Drejtimit të universiteteve shqiptare janë, Profesori i nderuar Hysamedin Feraj dhe studentët e Universitetit të Prishtinës. Kur lexova artikujt “Rektori Kule 1” dhe “Rektori Kule 2”, në gazetën Panorama (respektivisht në datë 22.01.2014 dhe 06.02.2014) e ndjeva detyrim që të bëj dy komente. Komenti i parë është për Profesorin: -I nderuar Z. Feraj, Ju përshëndes dhe ju mbështes fuqishëm për kurajon intelektuale dhe të thënit të gjërave hapur. Universitetet shqiptare janë të mbushur me Dhori dhe meqënëse, këto institucione të arsimit të lartë, jashtë Tirane, janë më të vogla, do t’i quaj Dhori të Vegjël. Meqë flasim për universitet, do të doja të dija, ku janë të tjerët që s’flasin dhe reagojnë?! Me siguri kanë frik Dhorin dhe Dhorët e Vegjël! Komenti i dytë është për gazetën Panorama: -Ju faleminderit, Zëri Juaj i shkruar është kambanë për ata që nuk kanë as vesh e as sy.
Në këtë kuadër, më lejoni t’iu prezantoj një nga Dhorët e Vegjël, si një nga antarët më me “famë” të “Klubit të drejtimit të universiteteve”. Ai është Miiit’haaht Meema, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu“, Durrës. Mos u habisni! Mos më paragjykoni! Mos më dënoni! Edhe nëse habiteni, paragjykoni dhe më dënoni është mungesë informacioni për Ju dhe është problemi i Juaj dhe jo i imi. Kështu e artikulon vet personi emrin e tij. Që t’i lehtësohet artikulimi i emrit të tij nga ai vet, ia kanë këshilluar, që t’i thërrasin Tati. Nëse do të ishim në një vend normal, ai nuk merret as për pedagog, pasi ka probleme serioze në të folur, sidomos, kur stresohet nga telefonatat e personave me pushtet (të djeshëm dhe të sotëm) apo të ndonjë të forti në Durrës.
I nderuar Z. Feraj!
E nderuara “Panorama”!
Të nderuar studentë!
Edhe ky është një tjetër shembull i arrgogancës së drejtuesve të institucioneve që e zbritën nga pushteti Partinë Demokratike, është një tjetër servil, është një tjetër pushtues i instiucionit publik të arsimit të lartë, është një tjetër vendimmarrës arbitrar, është një tjerët grabitës që do të zbres shumë shpejtë nga pushteti Partinë Socialiste, është një tjetër Rektor që nuk din se ç’thotë, e nuk din se ç’bën. O Zot na ruaj nga Dhorët! O Zot na shpëto nga Gashët! O Zot na mbro Tatët!
Kur shikoj protestat e studentëve të Universitetit të Prishtinës e ndjej detyrim që t’ju them: -Të nderuar studentë, ju përshëndes dhe ju mbështes fuqishëm në misionin tuaj të drejtë. Për të përcjell mesazhin tim, që vetëm protesta Juaj është zgjidhja, po bëj një analizë të shkurtër për popullin tim, për popullin tuaj, për popullin tonë, për popullin e atyre.
Populli im, populli i juaj, populli i ynë dhe për fatin e keq pupolli i atyre, jo vetëm pajtohet me të keqen, por edhe dashurohet me atë. Për të argumetuar këtë vyrtyt, po ju drejtohem me një pyetje: -Cili popull në botë është pajtuar dhe dashuruar më shumë me komunizimin? Kjo pyetje ka vetëm këtë përgjigje: -Fatëkeqësishtë populli shqiptar dhe populli koreano verior!
Ne shqiptarët këtu, menduam se ia dolëm në vitet ‘90, por pa e ditur se do të ishte një rrugë shumë e gjatë, shumë e vështirë dhe shumë zhgënjyese, ndërsa ju shqiptarët atje menduat se ia dolët me datë 17 Shkurt 2008, por pa e ditur se sa shumë rrugë keni për të bërë. Për të mos hyrë në fushën e analistit politik nuk po zgjatem, por kemi fakte bindëse që ky popull këtu, ai popull atje, populli im dhe i juaj, janë pajtuar dhe janë dashuruar me të keqen e të dy “krahëve“ të politikës. Përse kjo siutuatë?! Sepse ndaj të keqes nuk ka reagime. Të gjithë e shikojnë dhe e shijojnë ëmbëlsisht atë duke thënë: -Larg fshatit tim, larg lagjes sime, larg shtëpisë (familjes) sime dhe në fund larg prapanicës sime. Me keqardhje, por nëse mendohet kështu, ky komb do të vazhdoj të çudisë botën dhe më së miri gjen vend e thënia: “Çdo popull meriton qeverinë që ka”.
Të nderuar studentë të Universitetit të Prishtinës!
Nëse nuk do të kishin qenë studetët në vitet 90, populli im, populli juaj dhe populli ynë akoma do të vazhdonte të donte komunizmin. Lëvizja studentore në ato viteve ishte, jo vetëm kundër sistemit, por edhe kundër prindërve të tyre. Ata, baballarët e tyre, ishin të friksuar, ishin e çfarë nuk ishin, kishin e çfarë nuk kishin. Nëse nuk do të kishin qenë djemtë dhe vajzat e moshës studentore, që iu bashkuan UÇK-së populli juaj dhe populli ynë do të vazhdonte të ishte nën administrimin Serb.
Të nderuar studentë të Universitetit të Prishtinës!
Vazhdoni në të drejtën tuaj, për të ç’rrënjosur nga universitetet shqiptare arrogantët, të paaftët, grabitësit, Dhorët, Gashët dhe Tatët. Me këtë popull dhe këto qeveri mos prisni asnjë ndryshim.
Të nderuar studentë të universiteve mbarë shqiptare!
Sensibilizohuni me vëllezërit dhe motrat në Prishtinë, në të kundërtën do të vazhdoni të paguani kostot shtesë si: tekste universitare pa standarde, dije pa cilësi, mit-marrje të majme, injorancë doktorale, epshe dhe imoralitet seksual, të ardhme pa vlerë etj. Të gjitha këto, e shumë të tjera si këto, kanë një emrues të përbashkët DhGT (Dhor, Gash dhe Tat) dhe një numrues të përbashkët që janë ministritë e arsimit këtu dhe atje. Ata kanë të njëtën vlerë dhe raporti del zero. Me popullin tim, popullin tuaj, popullin tonë e për fatin e keq popullin e atyre dhe qeveritë që meritojmë mos prisni asnjë ndryshim.
Ke harru dhe Cilin e Hoxhen…
Fatmir emër i mir shum po met kuptue qeka shum zor.
Me vjen keq per kohen e humbur ne leximin e ketij shkrimi. Prisja dhe pres shume te shkruhet per degjenerimin total te arsimit ne Shqiperi,sa per Kosoven nuk na takon ne te shkruajme, ata jane te mencur vete. Shkrimi i mesiperm ka vetem sharje majtas, djathtas, poshte lart por vetem ne ere, asnje gje konkrete, asnje mendim per rregullimin e gjendjes pervec thirjes se mekur per demostrata studentore gjoja si ato te Kosoves, por ne mos qofsha gabuar, ky eshte dhe qellimi i vetem i shkruesit. Kjo eshte nje fushe kur secili mund te jape mendime te vlefeshme por jo te ngreje tymnaja.
Hahhaaaa! Sa bukur Dr. Arifi na del nje polemist te madh leshi qe ska bir none me e lexujt cka shkruen! O miku im Arif lere kete pune dhe mer ndonje tufe delesh se bashku me Hysamedinin, sa pa lindur dielli e shko vere ne ndonje stan se punet e arsimit nuk i zgjidh dot ti dhe ca Fera te tjere e per me teper nga ana e faqes se malit…
O doktor Arifi, po pse mo Universitetin e Prishtines ne Universitetin e Tiranes e ngateron mo radak Kumanove? Qe Hysamedini juaj ka ambicje personale me prof Dhori Kulen, sepse nuk e begenis as ti ktheje pergjigje, kete e di gjithe universiteti, por qe te fuste hundet ne kete histori edhe nje zymbyl nga Kosova kjo nuk ka sens. Po hajd pune turkoshakesh, dhe te tille ka gjithandej viseve shqiptare, ndaj se shenohet ne liste edhe Aqif Mu(t)rrja, as prish e as ndreq ndonje gje se nuk mbeti arsimi shqiptar te keta kodoshet anadollake te tipit Fera & co.
Se kisha degjuar ndonjehere kete emer….nje google search tregon se kredencialet e autorit qenkan teper te dobeta. Eshte mire qe studentet me ne fund po protestojne…vetem se stili i ketij autori qe u flet studenteve nga pozitat e ex-cathedra me duket i pa vend. Ngjan si me flet rrufete e dikurshme.
I nderuari dott.Murraj,te pershendes me shume nderime e per temen qe diskutoni,meritoni pergezimet me te nxehta.Problematika sic thoni edhe ju eshte shume e mprehte e per me teper shume here me e rendesishme se sa dhjetra e qindra qeveri te marra se bashku,kendej e andej kufirit.Per te nenshtruar e qeverisur eshte me e thjeshte me injorantin,me te diturin eshte e pamundur.Prandaj ne shqiptaret gjendemi ne kete gjendje,e komenti eshte i tepert.Kur nje here mbreti e nuk jam i sakte por ma kane treguar,kur po riformonte qeverine e tij pati ndrhyrje nga te afert te tij,per rekomandime ministrash,por kur erdhi puna tek ministri i aresimit tha me falni ketu vendos veton time dhe perzgjodhi te madhin Mirash Ivanaj.Sepse asgjesimi i nje populli e nje kombi vje te asgjesimi i dijes,dhe se do te kete me te vertete akuze te vertete kjo do te ishte akuza per tere politiken mbare shqiptare,se nen petkun e liberalizimit te universiteteve,kete tempull te dijes e kane shnderruar ne lokale fitimi e prostitucioni.Plaga me e rende per nje popull eshte kjo gjendje,regres me permasa te medha,fatekeqesia me e madhe….Te pershendes e respekte…niku
E lexova artikullin e Z. Murrja
Mendoj se edhe kaq perben nje kontribut. Problematika qe ka Arsimi i Larte eshte me shume se sa pershkruan autori ne artuikull. Gjendja eshte skandaloze. Nuk e di per ish rektorin e Universitetit te Prishtines, por ne Universitetet e Shqiperise nuk ka qene ndonjehere me keq sa sa tani.
Kesaj qeverie i duhet shume per te bere, dhe rilindja nuk behet me keta qe perment Dr. Murrja dhe nje pjese te rektoreve qe jane ne drejtim, te cilet vetem profesore nuk e meritojne te jene.
Urime Z. Murrja!
E lexova artikullin e Z. Murrja
Mendoj se edhe kaq perben nje kontribut. Problematika qe ka Arsimi i Larte eshte me shume se sa pershkruan autori ne artikull. Gjendja eshte skandaloze. Nuk e di per ish rektorin e Universitetit te Prishtines, por ne Universitetet e Shqiperise nuk ka qene ndonjehere me keq sa sa tani.
Kesaj qeverie i duhet shume per te bere, dhe rilindja nuk behet me keta qe perment Dr. Murrja dhe nje pjese te rektoreve qe jane ne drejtim, te cilet vetem profesore nuk e meritojne te jene.
Urime Z.Murrja!
Arif murrja, sa pak te paguajne e sa shume shet. Bardh me Cek te Bardhe po don me u be. Or Arif a e din se pasi vodhe ne dogane u bone nje I falur nga Bamir Topi. Mos u perdor dhe kur te permendesh Dhorin laje gojen se ka 10 vjet qelbesh ere!
O lexues lexojeni Arifin se asnjehere nuk han m.. kot ai.
ESHTE MIRE QE ME KETO PUNE TE MERET VETE KRYEMINISTRI SE SA PER MINISTRINE E KOMISIONET E NGRITURA NUK MUND TI SHIKOJNE KETO PROBLEME DOT SE JANE DHE ATA MBRENDA KESAJ VORBULLE
Nese doni te njihni Dr. Murrjan shikoni linkun e meposhtem:
http://www.qbz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Vendim%20Nr%201%20Dat%C3%AB%2026-03-2002.htm
Kush dshiron te njofe Arifin te shikoje :
http://www.qbz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Vendim%20Nr%201%20Dat%C3%AB%2026-03-2002.htm
Po vihet re aktivizimi i SHIK-asve qe punojne ne UAMD.
Bravo, me ju Rilindja eshte e sigurte; besoj se dote mbeteni memecE si drejtuuesi juaj aty
O legeni nen emrin e Agim Cekut je ti e plehrat si ti qe se lene Shqiperine te eci perpara se keni lavazh truri