Brenda tri viteve sa kanë zgjatur bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, serbët e veriut kanë arritur ta profilizojnë një lloj autonomie të veçantë, e cila nis nga asociacioni i komunave serbe e shkon deri te gjykatat e veçanta.
Kështu të paktën konsiderojnë përfaqësuesit e opozitës, por edhe analistët në Prishtinë, të cilët thonë se nga fillimi kanë tërhequr vërejtjen se me këto lloj bisedimesh veriu po e fiton autonominë.
Sipas tyre, gjashtë marrëveshjet që dëshmojnë se veriu “rrëshqiti” janë: marrëveshja për themelimin e asociacionit vetëm për komunat serbe në veri; gjykatë vetëm për serbë; policia në krye me komandantë serbë; distribucion energjetik e rrjet telefonik të veçantë për serbët; dhe fondi i ndarë enkas për veri, janë ato që konsiderohen më të rrezikshmet për vendin.
Themelimin e asociacionit në veri, dalë nga marrëveshja e 19 prill 2013, e cila në mënyrë të qartë kërkon themelimin e një bashkësie vetëm për komunat serbe duke anashkaluar të gjitha me shumicë shqiptare, tregon se këtu nuk kemi të bëjmë me një shtet multietnik për çka edhe thirret Kosova, vlerëson nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija.
Më pas është sistemi energjetik, ai i cili në bazë të marrëveshjes lejon që në veri të themelohet një distribucion i veçantë serb, që do të merret me mirëmbajtjen e sistemit energjetik, me lëshimin e faturave e pos tjerash i mundëson edhe që të negociojë për blerje dhe shitje të energjisë jashtë Kosovës.
“Pra është tërësisht një sistem paralel i energjetikes, njësoj sikur që është edhe ai i telekomunikacionit, ku veriu i lejohet një operator mobil që vepron vetëm për serbët, e që nuk është i njëjtë sikur operatorët aktualë Vala apo Ipko”, tha ndër të tjerash Sahatqija.
Më tutje ajo përmendi marrëveshjen mbi policinë që kërkon që komandanti të jetë serb e po ashtu edhe mbi gjykatat ku për këtë të fundit më 12 shkurt do të takohen dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daçiq.
Serbia vazhdon të kërkojë themelimin e një gjykatë themelore vetëm për katër komunat serbe në veri, e për çka as Brukseli të paktën deri më tani nuk e ka kundërshtuar.
Muharrem Shala, zëvendëskryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, thotë se nëse lejohet themelimi i një gjykate vetëm për veriun, do të shkelet Kushtetuta e Kosovës.
“Nëse do të veprohej sipas ligjeve, ajo që duhet të ndodhë është themelimi i gjykatave jo mbi baza etnike por gjeografike, siç janë themeluar gjykatat themelore në qendrat tjera të Kosovës”, thotë Shala.
Analisti, Behxhet Shala, kujton se si ai nga fillimi i këtij procesi ka paralajmëruar këtë që po ndodh sot, që është ndarja e brendshme e Kosovës.
“Ndërkombëtarët dhe vendorët gjithmonë janë thirrur në atë që nuk do ketë lëvizje të kufijve, por asnjëherë për atë që po ndodh përnjëmend, që është ndarja e brendshme e Kosovës, që gjë përgjithmonë do të destabilizojë vendin”, tha ai, duke shtuar se tanimë është e qartë se veriu po i përngjan një autonomie dhe shndërrimit të Kosovës në dy etnike, atë shqiptare dhe serbe, që rrënon komplet sistemin shtetëror atë të multietnicitetit.
Përkundër fakteve, që vetë marrëveshjet i flasin, zyrtarët shtetërorë vazhdojnë të vlerësojnë se përmbajtja e tyre nuk ka asgjë të keqe. “Gjithçka do të jetë bazë ligjeve të Kosovës, përfshirë këtu edhe gjykatën në veri”, thotë Hajredin Kuçi zëvendëskryeministër i Kosovës.
Ndërsa Edita Tahiri, e cila pati nisur dialogun e ashtuquajtur teknik në vitin 2011, i cili më pas kaloi në atë politik mes kryeministrave shtetërorë, nuk pranon se marrëveshjet janë të dëmshme për vendin, por pranon se gati secilën prej tyre po e pengon Serbia për ta finalizuar.
“Serbia vazhdon të pengojë finalizimin e marrëveshjeve duke u nisur nga ato të fillimit, marrëveshjeve teknike, dhe marrëveshjes së fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Tahiri
Nga keto mareveshje qe behen me Serbine fiton vetem Serbia
Ata po futen gjithmone e me thelle ne Kosove, dhe po ju gerryejne nga brenda
Duke u zbatuar mareveshjet per veriun , do jete gjithmone gangrene per Kosoven ajo pjese e veriut dhe serbet here pas here do e destabilizojne Kosoven ..
Por ka edhe dicka , te ardhmes nuk i dihet –Serbet kane gjithmone perkrahjen e EU-se, por gradualisht do ju ritet edhe perkrahja ne USA, sepse ne Kosove ka edhe shume pro islamike, gje qe do beje qe deshira amerikane pro Kosoves te dobesohet ….
Ndaj sjguarsia eshte te meren masa drastike , me gjakftohtesi dhe duke menduar per te ardhmen
Te behet ndryshimi i teritoreve te veriut me Luginen e Presheves , dhe te gjitha ato zona ku ka serbe ne Kosove ti ndiqni te shkojne ne Veri dhe ne Kosove te mos kete me serbe
Por fusni brenda Luginen e Presheves dhe mbyllet njehere e pergjithmone perplasja me serbet , dhe pastaj bashkoheni me Shqiperine
Ne nuk jemi te zote te mbajme Veriun, se ata pothuaj e kane mare veriun dhe tani me keto mareveshje po e ligjerojne ….
Keshtu qe nuk ka kuptim ta mbash veriun rbenda Kosoves, kur atje nuk shkel dot kemba e shqiptarit dhe ligjin e bejne vete serbet
Atehere hiqeni fare ate pjese vendi , qe te shpetoni
Ndryshe do keni gjithmone probleme me serbet atje ….
Eh thua ne s;kemi politikane inteligjente , ne kemi vetem ca karieriste qe kane hall vetem te qendrojne ne krye te pushtetit per tu fryre si gjela ….dhe jane gati qe per karieren e tyre te falin gjithe Shqiperine ….
Jetojme ne nje kohe kaq te favoreshme per kombin shqiptar, dhe politkanet tane nuk e shfrytezojne ……..
ishte mire qe kte valle mos ta nisnin fare …por si gjithnje ….tani le ta cojne deri ne fund sepse serbet po krijojne pikerisht ate qe krijuan ne Bosnje …nje mini Rep.Srpska . Bravo politiKUAJVE SHQIPKAR .