Me gjendjen e krijuar jo vetëm në universitet, me sjelljet e (mos)veprimet, me mbështetjen e krijimin e kushteve për lulzimin e analfabetizmit, Qeveria e Kosovës dhe Hashim Thaçi nuk kanë shumë arsye t’i gëzohen pranverës që po afrohet. Përndryshe, shihni! Universitetin publik mund ta shpëtojë vetëm aplikimi i modelit serb nga kalimi i shekullit XIX në atë XX.
Nga Salih Kabashi
Paraardhëse e Universitetit të Beogradit ka qenë Velika škola (Shkolla e Madhe). Është themeluar dhe ka funksionuar në Serbinë kryengritëse që nga viti 1863. Të dhënat e fillimit të punës gjenden kryesisht në memoaret e Vuk Kraxhiqit, baba i gjuhës serbe, vetë ndër nxënësit e saj të parë. Edhe në kohën kur funksiononte ende ajo që historiografia serbe e quan Serbi Otomane, Shkolla e Madhe punonte normalisht.
Ekzistonin shkollat e vogla nëpër fshatra e qyteza, të rregulltat nëpër qytete, ndërsa Shkolla e Madhe në Beograd. Kjo e fundit kishte synimin e qartë: Knezhevinës (Principatës) serbe që po shkonte drejt pavarësisë t’i siguroheshin qatipë, mësues e administratorë. Këtë asaj ia mundësonte sidomos Hatisherifi i Sulltanit i vitit 1830, me të cilin Porta e Lartë po u lëshonte pe kërkesave kulturore serbe. Sipas atij fermani perandorak serbët ishin të lirë të themelonin e përparonin shkollat e tyre, spitalet, shtypshkronjat. Edhe pse në vetë tekstin e Hatisherifit nuk përmendeshin, serbëve u lejohej që po ashtu të themelojnë dhe zhvillojnë edhe veprimtari të tjera arsimore-kulturore.
Jetëgjatësia e Shkollës së Madhe shkoi deri më 1905. Aty, mbi fundamentet e asaj shkolle, themelohet vetë Universiteti i Beogradit.
Dekada e fundit e funksionimit të asaj shkolle u shënua me rënie të tmerrshme të cilësisë së mësimdhënies. Kuadrot po dilnin gjithnjë e më të papërgatitura. Nepotizmi po bënte kërdi. Mësues e mësuese, profesorë, ishin bërë familje të njëjta: baba rektor kishte bërë dekan ose profesor djalin, vëllanë, gruan, akrabanë e afërt a të largët. Korrupsioni ishte shfarosës: diplomë mund të merrte edhe ai që nuk kishte vijuar studimet fare… Profesorët jepnin nota pozitive me kundërpagesë. Velika škola u bë jo vetëm një turp, po edhe bordel i madh i vërtetë.
Diçka pothuajse e ngjashme me këto që Universitetit të Prishtinës dhe krejt arsimit shqip në Kosovë po i ngjajnë që nga suprimimi i autonomisë së Kosovës.
Në Beograd krejt në fillim të shekullit të kaluar, kur Shkolla e Madhe po degradonte me të madhe, me urdhër të knezit serb i ndërpritet puna e saj dhe nis riorganizimi themeltar: Rektori, dekanët, e udhëheqja ndërrohen, shumë mësimdhënës përjashtohen nga puna. Serbia vendos që për vazhdimin e jetës së Shkollës së Madhe të ndajë mjete të pakursyera materiale me të cilat ajo solli në Beograd, për nevoja arsimore, profesorë të shumtë dhe eminentë nga Franca, Austria, Anglia, Rusia…
Kjo zgjati me vite, Shkolla e Madhe përjetoi pos rehabilitimin edhe transformimin e saj në Universitet të Beogradit, institucion arsimor që edhe tash, përkundër të gjithave, ruan famën e një universiteti solid evropian.
Pse Kosova të mos marrë shembullin e serbëve në tejkalimin e gjendjes me universitetin e saj?! Fundja kjo nuk do të ishte hera e parë që shqiptarët kanë përdorur yrnekun serb në shumëçka nga jeta e tyre shoqërore, arsimore, kulturore e politike. Shqiptarët e urtë kanë thënë se gjërat e mira duhet të merren edhe nga hasmi më i egër.
Këto do të duhej t’i kuptonte Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës. Ai së pari do të duhej ta shkarkonte Hajredin Kuçin, shkatërrimtarin e shkretëruesin e madh kadrovik të Universitetit dhe të RTK-së. Hashimi, nëse nuk është demokrat, le të jetë një autokrat i iluminuar dhe le të demontojë ato që nën hyqmin e tij u ngritën aq katastrofale e aq karikaturale. Ai do të duhej ta bindtte edhe nusen e tij tërhiqet nga mësimdhënia aq e palezeçme e inkompetente e saj në fakultet. Nëse Kryeministri nuk bën hapat e duhur dhe të vendosur në universitet(e), në RTK dhe gjetkë, nëse ai nuk u tregon derën e daljes nga Qeveria Bajram Rexhepit, Enver Hoxhajt e jo pak tjerëve, ai me siguri se nuk ka pse i gëzohet pranverës që po afron.
urrej serbet mbi gjithcka ….i urrej sa s’ngopem duke i pa foshnjet e tyre duke u djeg ne furra drujsh por nuk mund ta mohoj se jan me te mencur se shqiptaret . Nejse …nuk ka nevoj te marrim shembuj nga serbia …Kosovaret kan pa boten me sy …mundesisht vendet me te zhvilluara te botes si Zvicra , Norvegjia , Suedia , Gjermania …merrni shembull nga kto vende .
Një shkrim dhe një analizë që ia vlenë të përshëndetet. Prandaj iu përgëzoi Zot. Kabashi.
Zoti Kabashi, keni te drejte ne problemin qe trajtoni per Universitetin e Prishtines. Te siguroj qe e njejta situate po paraqitet edhe ne Universitetet ne Shqiperi. Ato jane privatizuar nga Rektoret e Sali Berishes dhe sillen me to si mall pa zot. Keto 20 vjet, por me teper keto 8 vitet e fundit universitetet shqiptare kane shkuar keq e me keq. Shpresa e fundit ne Shqiperi mbeten masat qe mund te marre Edi Rama, per te shkulur korrupsionin ekononomik, por jo vetem kaq, nga shkolla e larte, per te vene para pergjegjesise hajdutet e fondeve publike. Le te shpresojme……