Pikëpyetjet e mia mbi reformën në arsimin e lartë

11 Shkurt 2014, 20:30Blog TEMA

Nga Prof. Dr. Lavdi Hasani*

 

Ndër shumë problematikat aktuale shqiptare, që duan zgjidhje me ndërhyrje intensive emergjente, mendoj se është reforma në arsimin e lartë. Qeveria e hodhi dy ditë më parë këtë hap, duke çelur debatin evidentues e konsultativ të kësaj problematike. Është një ndër temat më kryesore të shoqërisë shqiptare, që duhet trajtuar, në lidhje me gjithë sektorin e arsimit. Tashmë reforma në arsimin e lartë shqiptar është në start, duke synuar për t’u shkëputur nga modeli absurd i derisotëm.

Në sektorin e këtij niveli arsimi të gjithë janë dakord dhe gati për debat, për të paraqitur alternativa modelesh të reja, për t’i dhënë fund praktikës ekzistuese, ose thënë qartë, kësaj të ashtuquajture reformë ekzistuese që ka si tregues pasoja penguese e jo zhvilluese, por fatkeqësisht deri sot e zbatuar si një “shtampë” e rekomanduar dhe e urdhëruar nga qendra.

Ndaj këtij shqetësimi mbarëkombëtar asnjëri prej atyre që kanë sadopak eksperiencë në këto punë, nuk duhet të qëndrojë indiferent e  të mos shpreh konsideratat dhe sugjerimet e akumuluara në vite, me efekte progresive në këtë reformë jetike, në një nga sektorët me nevralgjik e perspektiv për vendin dhe të ardhmen e shoqërisë tonë, sidomos të së ardhmes së sferës profesionale.

Me këtë shqetësim intelektual, mendoj të shprehim më poshtë, disa prej konsideratave qoftë si individ, qoftë si pjesë drejtuese e mësimdhënëse e trupës mësimore në Arsimin e Lartë, por qoftë edhe disa konkluzione e mendime të dala në konsultimet me kolegët e homologët, si trup profesionistësh mësimdhënës të këtij sistemi.

Së pari, që kjo reformë të jetë jetëgjatë e jo shabllone, mendojmë se duhet të hidhen disa piketa themelore, të cilat duhet të jenë të diskutuara e të përzgjedhura në planin alternativ funksional e efiçent, duke filluar qysh nga baza e këtij sistemi.

Së dyti, mendoj se duhet të evidentohen e të mbahen në konsideratë rrethanat konkrete të shoqërisë, si ato të planit social dhe ato të planit ekonomik e social, mbi bazën e të cilave duhet të shtratifikohen e të zhvillohet shëndetshëm kjo reformë. Në të kundërt, reforma që po piketohet të rinovohet, do të mbetet “reformë e bukur dhe e këndshme” në teori, por vetëm propagandistike zyrtarisht dhe inefiçente në terrenin mësimor në arsimin e lartë.

Për rrjedhojë, nëse ajo rikoncepohet si reforma aktuale sa për efekt propagandistik zyrtar, do të dështojë para se të lindë. Këtë e ka treguar koha me reformat e realizuara e të futura në veprim deri sot në arsimin e lartë.

Kështu është mirë, që ne të përcaktojmë paraprakisht, afërsisht se sa si numër dhe se çfarë “lloj” universitetesh na duhen, për të cilët realisht kemi nevojë? Ç’kritere dhe ç’karakteristika teknike, shkencore, sociale, normative, përvoje etj., duhet të ketë një i quajtur “Universitet”?!

Fillimi i punës nga një komision i posaçëm lidhur me këtë reformë është një gjë serioze, por që lë shteg për pikëpyetje. Me gjithë konsideratat më të larta për pjesëmarrësit përgatitorë në këtë komision, sidomos për ata që edhe i kanë kryer studimet jashtë vendit (pasi nuk kemi ndonjë informacion të plotë nominal), shtrohet ky problem: Një i shkolluar jashtë vendit, automatikisht është një shkencëtar shumë më i mirë se ndonjë nga ata të shkolluar brenda vendit, por a është ai, një njohës më i mirë i arsimit dhe karakteristikave, që, siç e cituam më lart, duhen mbajtur në konsideratë?!

Kjo kërkon debat e konkludim konkret, realist e jo vendim apriori.

Duke kërkuar ndjesë për ndonjë pasaktësi (por me dëshirën e mirë për punën, nëse jemi në të vërtetën për ato çka po ngrehim si shqetësime), dëgjojmë se në këtë komision përgatitor të reformës arsimore në universitete ka më shumë përfaqësues nga universitetet private.

Nëse kjo është e vërtetë, a nuk duket si paradoks ky fakt, kur në universitetet publike janë ata specialistë që kanë jo vetëm përvojë më të madhe, por dhe kontribute më të qenësishme për vendin dhe shoqërinë?!

Flitet se edhe balanca e punës në universitete do të anojë nga kërkimi, zhvillimi dhe transformimi i teknologjive. Bukur fort. Por si dhe për sa kohë, do të arrihet kjo?! Cila është infrastruktura e universiteteve tona në veçanti dhe e vendit tonë në tërësi, në këtë drejtim?

E mundëson apo s’është në gjendje ta suportojë një gjë të tillë? Mos vallë ende do vazhdojmë të ngelemi me praktika shabllone, me reforma në… letra e seminare?!!!

A e dinë dhe a e kanë të qartë ata që duhet ta kenë, se ajo nga ç’ka ne si shoqëri po vuajmë më shumë, është mosrespektimi i ligjit?!

Këtu duhet të fokusohen më së pari strukturat shtetërore. Po e ilustroj me një shembull të thjeshtë, këtë ç’ka po them më lartë: Në bazë të VKM nr. 467 datë 18.07.2007 pika 1.5 (rishprehur në vendimin nr. 91 datë 10.02.2010), thuhet: “Këshilli i Profesorëve në Universitete drejtohet nga Kryetari i tij, i cili zgjidhet prej tij sipas vjetërsisë profesionale me rotacion  1 vjeçar”.

Pa folur fare për universitetet private, por vetëm në ato publike, nisur nga sa jemi të informuar midis kolegësh, për një gjë të tillë, në kundërshtim me VKM-në e mësipërm ka disa praktika: Si p.sh, disa universitete e zgjedhin profesoratin për 4 vjet, aq sa është edhe mandati zgjedhor i institucionit. Disa e emërojnë dhe disa të tjerë e kanë të përhershëm. Prandaj kjo reformë, që të jetë ajo që dëshirojmë të gjithë e që i përshtatet zhvillimeve në arsimin e lartë, mendoj se ka nevojë të shtrijë qysh në krye të herës, debatin për të në bazë.

Është domosdoshmëri që modeli i reformës së re, të ketë parasysh përvojën pozitive apo negative, të akumuluar në këtë sistem arsimor deri sot, me qëllim që në vazhdim të jetë aplikative dhe efiçente në arsimin e lartë.

*Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti “Eqrem Çabej”- Gjirokastër

6 komente në “Pikëpyetjet e mia mbi reformën në arsimin e lartë”

  1. Mikel Derveni says:

    Shkrim medioker! I paqarte,i ceket dhe besoj as autori i cili s’harron te vendos vend e pavend titujt e gradat si per t’i imponuar lexuesit te thjeshte vemendjen ne menyre disi artificiale! Cili eshte problemi ketu “profesor”? Respektoje fjalen e urte: Heshtja eshte flori kur s’di c’te thuash!

  2. Mynyr says:

    Ky zoteria, ka kuptuar se c’fare shkruan? Aty s’merret vesh per cfare flitet dhe rezik as ai vete nuk e di se perse flet….. Zoterinj, si pune e ketij, mos shkruani kur nuk dini se perse te shkruani dhe cfare te thoni…., mos e rendoni lexuesin kot me shkrime te tilla, qe as nje nxenes gjimnazi nuk do shkruante keshtu…..

  3. eksperti says:

    Lexon shkrimin e prof. L. Hasanit dhe menjehere te shkon ne mendje se ne cilat shtigje do te ece AL ne vendin tone. Te vjen per te qeshur se disa te kujtojne se AL ka vetem Britania e Madhe dhe vrapojne tek ata qe kane kryer studimet ne kete vend.

    Mohojne te gjithe ata qe kane kryer studimet ne France, ne Zvicer etj. dhe kerkojne te adaptojne nje strukture te AL sipas modelit anglosakson. O tempora ! O mores!

    AL ne vendon tone ka historine e vet dhe tashme qe prej vitit 2003 ne jemi pjese e “P. te Bolonjes” dhe hapesires euripiane te AL, HEAL, dhe mendoj se kete duhet ta dine mire ata qe drejtojne aktualisht Arsimin ne vendin tone.

    Eksperimente nuk mund te behen me. AL e demtoi Ligji i vitit maj, 2007 dhe plitika injorante e M. Tafaj dhe B. Musai qe çuditerisht sot jane zhdukur dhe nuk flasin me per arsimin e larte si nje e mire publike.

    Z. Edi Rama. Mblidh ekspertet me te mire te AL, ata qe jane me te vertete te tille, qe kane botuar shkrime studmiore rreth tij, e kane ndjekur ate nepermjet projekteve te UNESCO-s e KE dhe mos kujto se me komisione te “pavaruara” do te besh reforme europiane ne AL.

    E kupton se me ata qe e prishen nuk mund te besh rikonceptim, reformim ne brendesi te dinamikave dhe te strkturave e te standardeve te cilesise qe ka AL ne kohezion me ato te kolegeve ne Europe e me gjere.

    Te lumte prof. Hasani dhe mos degjo keta nihiliste e medioker qe tere jeten e tyre nuk kane shkruar dot nje ese, ne koncept, por keqperdorin teknologjine e informacionit per te fyer profesoret e vertete e kurajoze.

  4. everteta says:

    A e dini sa i pavarur eshte komisioni i reformes se arsimit te larte qe ministria lindita nikolla e falenderoi emer per emer? Ja

    1.Ervin Demo zv i rektorit Dhori Kule,nipi i Ferdinand Pones,PD

    2.Artan Hoxha,drejtor tek Rektori Kule,PD

    3.E.Rapti,bashkeshortja e zv tjeter te Rektorit te UT,zevendesit te Dhori Kules,PD

    4.Arjan Gjoncaj, mitinguesi i PS ne Londer qe mblidhte sallat me njerez per mitingun e PS kur vinte Rama,PS

  5. pika ekspertit says:

    o ekspert apo hasani, vetem ti qe nuk je ekspert…. me keto shkrime po e verteton mire fare dhe s’ka nevoje fare per koment…. ekspert per ecje mbrapa apo per shkaterrim po….. vetem me ca si puna juaj nuk ecet perpara…. Mire qe nuk kontribuoni, por te pakten mos shkruani gjepura…. aq me teper me keto shkrime, nuk te ben njeri ekspert…..

  6. tepelenasi says:

    Ky s`merret vesh sec shkruan…Ky s`eshte Prof por off….pra made in University of Gjirokstra. Lum si ne,lum si ti,mjerr ti moj Shqiperi…keta te kan qit me krye nder hi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje