Kjo leter eshte ne vijimesi te dy letrave te meparshme te derguara ne drejtimin tuaj dhe per te cilat nuk kemi marre akoma pergjigje zyrtare. Ne vonese te pergjigjes dhe vendimit tuaj ne lidhje me shqetesimet serioze te ngritura nga ne dhe si rrjedhoje e pamundesise ligjore te Fakultetit te Ekonomise per te zbatuar vendimin e paligjshem te Senatit te Universitetit te Tiranes, Rektori i Universitetit te Tiranes vazhdon i papenguar te ushtroje presion per zbatimin e vendimit duke nxjerre shkresa jashte kopetencave te tij dhe te pabazuara ne ligj dhe rregullat e miratuara te Universitetit te Tiranes.
Ju bejme me dije qe indiferenca e institucioneve tuaja per te ushtruar funksionet e percaktuara me ligj dhe vonesa e mbajtjes se nje qendrimi zyrtar ne lidhje me shqetesimin tone, percon nje mesazh negativ tek strukturat ne te gjitha nivelet e Universitetit te Tiranes duke e bere gjithnje e me te veshtire perballimin nga ana e tyre te presioneve ne rritje te Rektorit per zbatimin e vendimit te paligjshem. Indiferenca juaj po perceptohet gjithashtu si nje aprovim dhe mbeshtetje e heshtur ndaj veprimeve arbitrare te Rektorit, gje qe cenon permbushjen me sukses te reformes ne arsimin e larte qe keni filluar kohet e fundit, duke e kthyer ate, ne syte e ambientit akademik, thejshte ne nje riciklim individesh ne sherbim te influences dhe interesave politike ne Universitetin e Tiranes dhe arsimin e larte ne pergjithesi. “Reforma” te tilla te deshtuara arsimi i larte ne vend ka patur disa dhe ku nje nga kontribuesit dhe perfituesit direkt ka qene per me shume se 15 vjet Rektorit Kule, ne funksion te sundimit te tij ne sherbim te pushtetit politik te rradhes. Nje “reforme” e tille do te ishte fatekeqesi.
Ne date 22.01.2014 Senati i Universitetit te Tiranes vendosi per ndarjen e Departamentit te Matematikes prane Fakultetit te Shkencave te Natyres ne dy departamente dhe perfshirjen e grupit mesimor te matematikes nga Fakulteti i Ekonomise ne ate te Shkencave te Natyres. Ne shkresen nr. 18/1 te dates 28.01.2014, Rektori i Universitetit te Tiranes ngarkon Fakultetin e Ekonomise dhe Fakultetin e Shkencave te Natyres “per ndarjen e Departamentit te Matematikes prane Fakultetit te Shkencave te Nayres ne dy departamente dhe perfshirjen e grupit mesimor te matematikes nga Departamenti i Matematikes, Statistikes, dhe Informatikes se Zbatuar ne Fakultetin e Ekonomise ne ate te Shkencave te Natyres”.
Qe grupi mesimor i matematikes te mund te transferohet nga Fakulteti i Ekonomise tek ai i Shkencave te Natyres duhet qe ne fillim ky grup te ekzistoje. Ju bejme me dije qe grupet mesimore jane struktura zyrtare te parashikuara ne ligjin per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise. Deri me sot Departamenti i Matematikes, Statistikes, dhe Informatikes se Zbatuar nuk eshte akoma i organizuar ne grupe mesimore sic kerkon ligji ne fjale. Per kete arsye Fakulteti i Ekonomise nuk mund te zbatoj nje vendim qe transferon nje grup mesimor i cili nuk egziston. Sic ju kemi bere me dije ne letren e dyte derguar date 3 Shkurt 2014, per te perfunduar me sukses i tere plani i Rektorit, kerkohet zbatimi i vendimit te paligjshem nga Fakulteti i Ekonomise, lartpermendur. Ne lidhje me kete vendim, organet pergjegjese ne Fakultetin e Ekonomise nuk kane marre asnje mase zyrtare per zbatimin e vendimit dhe njoftimin zyrtar te pedagogeve te prekur nga ky vendim duke qene se nuk ka mundesi dhe baze ligjore per zbatimin e tij.
Sipas nenit 12 “Departamenti” te ligjt Nr.9741, datë 21.5.2007 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, i ndryshuar, Departamenti organizohet në grupe mësimore e kërkimore. Grupi mund të jetë edhe vetëm kërkimor. Titullarët e grupeve duhet të kenë, së paku, gradën shkencore “Doktor” dhe përzgjidhen me konkurrim të hapur, të drejtuar nga një komision ad hoc, i ngritur nga Këshilli I Profesorëve. Procedurat e ngritjes së komisionit ad hoc dhe të konkurrimit përcaktohen në statutin e institucionit të arsimit të lartë. Titullari i njësisë bazë i propozon autoritetit drejtues të njësisë kryesore emërimin e kandidatit të renditur në vendin e parë të listës nga komisioni ad hoc, për një periudhë 4-vjeçare. Gjithashtu sipas Rregullores se Universitetit te Tiranes, miratuar me Vendim nr. 5, date 12.04.2010 te Senatit Akademik te Universitetit te Tiranes, e ndryshuar, neni 23 “Pergjegjesi i Departamentit” pika 8 shprehet se Pergjegjesi i Departamentit “Propozon në këshillin e fakultetit, mbylljen apo ndryshimin e grupeve mësimore e kërkimore, strukturën e tyre e ndryshime të saj në përputhje me Statutin e UT.”
Nga baza ligjore dhe nenligjore e sipercituar, rezulton se procedura per ngritjen dhe ndryshimin e grupeve mesimore duhet te kaloje ne keto faza:
Ju bejme me dije se Departamenti i Matematikes, Statistikes dhe Informatikes se Zbatuar nuk eshte i organizuar ne grupe mesimore sic e kerkon ligji. Si rrjedhoje e ketij fakti nuk ka as edhe nje titullar te grupit te mesimor te matematikes ne Fakultetin e Ekonomise. Argumentat e mesiperm i kane lidhur duart organeve te Fakultetit te Ekonomise per zbatimin e vendimit duke qene se grupi mesimor i matematikes, perfshi drejtimin dhe perberjen e tij, nuk egziston ne forme zyrtare. Kjo eshte nje prove e metejshme e pretendimeve tona qe ky vendim i Senatit eshte i pamenduar, i pakonsultuar, per qellime te erreta te Rektorit Kule.
Ne driten e fakteve te mesiperme dhe duke pare mosveprimin e Fakultetit te Ekonomise per zbatimin e Vendimit te paligjshem, Rektori Kule ka zbardhur se fundmi nje shkrese tjeter drejtuar Fakultetit te Ekonomise. Ne shkresen nr. 18/3, date 30.01.2014, drejtuar Fakultetit te Ekonomise, Rektori Kule, pertej kompetencave te tij ligjore dhe te pabazuar ne ligjin dhe aktet nenligjore, merr te drejten per te percaktuar se cilet pedagoge jane pjese e grupit mesimor te matematikes ne Fakultetin e Ekonomise. Ne kundershtim me shkresen nr. 18/1 ku zbatimi i vendimit i ngarkohej Fakultetit te Ekonomise, ne shkresen e rradhes ai shprehet “Ne vijim te shkreses tone nr. 18/1 date 28.01.2014, ne zbatim te pikes II te Vendimit nr. 38, date 22.01.2014 te Senatit Akademik te UT-se, grupi mesimor i matematikes i Departamentit te Matematikes, Statistikes, dhe Informatikes se Zbatuar prane Fakultetit te Ekonomise qe do te kaloje ne Departamentin e Matematikes se Aplikuar pran Fakultetit te Shkencave te Natyres, eshte si me poshte: [Vijojne Emrat].” Sic shihet nuk ka asnje reference ligjore dhe nenligjore ku bazohet ky konstatim i Rektorit. Perkundrazi kjo shkrese, ne ironine e saj, te ngjan nga permbajtja autokratike e saj me shkresat e perdorura ne vendet diktatoriale per shpalljen e Grupeve Armiqesore ku sunduesi kthehet ne “vete ali dhe vete kadi”.
Strukturat e Fakultetit te Ekonomise, te ngarkuara nga Dekani i ketij fakulteti per zbatimin e kesaj shkrese te rradhes te Rektorit, nuk pranojne te nxjerrin asnje dokument zyrtar ne lidhje me te dhe me firme te tyre. Kerkeses se pegagogeve te listuar nga Rektori per tju dhene njoftim individual zyrtar per nderprejen e marredhenieve te punes me Fakultetin e Ekonomise i jane pergjigjur duke i dorezuar nje kopje te shkreses se Rektorit Kule. Shkresa e Rektorit Kule i drejtohet Fakultetit te Ekonomise dhe jo pedagogeve te permendur ne te. Eshte detyrim ligjor qe pedagoget te marrin nga organet e Fakultetit te Ekonomise njoftim zyrtar drejtuar atyre per transferimin. Ne njoftim duhet percaktuar edhe baza ligjore dhe nenligjore ku bazohet ai. Nje gje e tille nuk eshte bere nga strukturat e Fakultetit te Ekonomise pavarsisht shtysave, presioneve dhe shkresave te paligjshme te derguara nga Rektori Kule per t’ia lehtesuar punen ne zbatimin e vendimit te paligjshem.
Ju kujtojme qe nje vendim i ngjashem dhe i paligjshem i Rektorit Kule u mor ne vitin 2012 ku defakto shperbehej departamenti i gjuhes angleze ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja. Ky vendim, i cili sipas Prof. Hysamedin Feraj (artikull “Rektori…Kule 2” botuar ne gazeten Panorama date 6 Shkurt 2014), nuk eshte zbatuar, megjithese ne fuqi, nga Rektori Kule. Ne ate kohe Partia Socialiste ne opozite mbajti nje qendrim kunder vendimit te Rektorit Kule. Ne lidhje me ate vendim, Znj. Valentina Leskaj, atekohe kryetare e Komisionit per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, shprehej se ““në nenin 36 thuhet fare qartë për kompetencat e Këshillit të Fakultetit, dhe në rastin konkret ne kemi një shpërfillje të Këshillit të Fakultetit dhe vetë Fakultetit. Fakulteti nuk është pyetur dhe nuk është normale që një fakultet që preket në mënyrë esenciale nga kjo e ashtuquajtur ‘reformë’ të mos jetë përfillur. Kemi një shkelje ligjore për sa kohë që nuk është përfillur Fakulteti. Kemi shkelje të autonomisë, që lidhet po me zbatimit e ligjit që nuk është respektuar” (artikulli “PS: Dhori Kule shkeli ligjin per arsimin e larte” botuar ne gazeten Metropol). Ndersa per te njejtin vendim, Znj. Ledi Shamku, kryetare e Grupit te Punes per Arsimin ne Partine Socialiste, shprehej “Fakulteti i Gjuhëve të Huaja duhet të punësonte edhe më tepër pedagogë, personel të brendshëm për t’ia dalë mbanë këtij objektivi, që është te dera. Provimi i detyruar i gjuhës së huaj, pjese e maturës, është në 2014, ndërkohë që shohim shkurtim kuotash nga ministri dhe shkurtim personeli. Më duket si një lloj ujdie mes rektorit dhe ministrit” (artikulli “Vendimi, Kule shkel ligjin per arsimin” botuar ne gazeten Panorama).
Bazuar ne sa me lart si dhe ne argumentat e paraqitura ne dy letrat e meparshme te derguara ne institucionet tuaja, ju kerkojme qe te mbani nje qendrim zyrtar me shkrim ndaj shqetesimeve te ngritura nga ne per paligjshmerine e veprimtarise se Rektorit te Universitetit te Tiranes. Jemi te bindur se kemi paraqitur prova te pakundershtueshme dhe argumenta te mjaftueshem qe meritojne jo indiference por nje qendrim tuajin zyrtar. Ju kujtojme qe sipas ligjit per arsimin e larte, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pegjegjesi ligjore per kontrollin e ligjshmerise se Universitetit te Tiranes. Gjithashtu ju kerkojme tani qe jeni ne qeveri te keni vendosmerine per te mos pranuar shkeljet e ligjit ne arsimin e larte dhe per t’i qendruar besnik parimeve mbi te cilat e keni mbrojtur ate kur ishit ne opozite. Qendrimi juaj ne lidhje me shqetesimin tone ka dhe nje rendesi simbolike te jashtezakonshme per t’i treguar qytetareve dhe per te derguar nje mesazh te qarte botes akademike dhe studenteve qe reforma e saponisur ne arsimin e larte nuk do te jete thjeshte nje transferim influence.
Kjo qe ndodh me rektorin Dhori Kule dhe heshtjen e Ministres Lindita Nikolla per skandalin e transferimit te nje departamenti tek fakulteti i ekonomikut duket e dyshimte dhe per reformen qe po duan te bejne me nje palo komision qe ministries i duken te diturit e kombit.ha ha
A e dini sa i pavarur eshte komisioni i reformes se arsimit te larte qe ministria lindita nikolla e falenderoi emer per emer? Ja
1.Ervin Demo zv i rektorit Dhori Kule,nipi i Ferdinand Pones,PD
2.Artan Hoxha,drejtor tek Rektori Kule,PD
3.E.Rapti,bashkeshortja e zv tjeter te Rektorit te UT,zevendesit te Dhori Kules,PD
4.Arjan Gjoncaj, mitinguesi i PS ne Londer qe mblidhte sallat me njerez per mitingun e PS kur vinte Rama,PS
5.Adjan Civici,Henri Cili, PD dhe tani PS
Ky Dhori, me sa duket eshte mesuar te shkele ligjet. Ai e ka privatizuar Universitetin dhe deri tani ka bere cfare ka dashur me te.
Reforma dhe rilindja nuk mund te gjejne vend ne arsimin e larte sa te jete Dhori dhe shoket e tij. Ai eshte mesuar t’i serviloset kujtdo qe ka ardhur ne pushtet, por kesaj rradhe o i vjen fundi Dhorit, o i vjen fundi Universitetit te Tiranes.
Ministria e Arsmit dhe Sportit duhet te bej punen e saj: te kontrolloje zbatimin e ligjit ne Universitet. Vec te tjerave akuzat kane qene te vazhdueshme per korrupsion dhe shperdorim te fondeve publike. Keto akuza me sa duket vertetohen sepse ne nje deklarim ne nje televizion, Dhori thoshte se ishte shume i pasur, madje edhe me i pasur se nje biznesmen i sukseshem. Ish anetari i PPSH Dhori (i cili ne ate televizion e mohoi se kishte qene anetar i PPSH- madje thuhet se para pranimit ne PPSH ka qene edhe bashkpunetor i sigurimit me pseudonimin Qorri- vetem per kete mund te detyrohet te jap doreheqjen ashtu sic u detyrurua Ibrahim Gashi ne Prishtine)nuk e dime ku i ka gjjetur kaq shume para. Ka ardhur koha qe te shkoje para gjykates, te justiifikoje ose t’i merren parate dhe te pergjigjet per bemat e tij te pafundme skandalozene shkelje te ligjit
Dhe prisni shkrese tu jap Dekani i Fakultetit Ekonomik? Pse nuk flet dekani Sulo Haderi, miku i ngushte i Lul Bashes por dhe i Sali Berishes. Propaganda e tij per partine demokratike dhe Bashen eshte perjetesuar ne video qe qarkullojne studentet. Mosprononcimi i tij baraz me ngrenie me te dy duart, zvarritje neper kulisat e rektorit Kule. Ketu e kini te keqen profesore te dashur.
Keto gjera duhen pare me thellesi.
Diskutimet duhet te jene me baza shkencore. reale e objektive e jo inatçore me PD e PS. Shoh se nji pjese e diskutanteve duan te shkulin kumbullen e te mbjellin shqlqen vetem per inate partiake. Kur do te bahemi evropianë?!