Për të pazëvendësueshmin e futbollit shqiptar

14 Shkurt 2014, 19:51Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

 

Rizgjedhja e Dukës për herë të katërt në krye të futbollit shqiptar duhet të trishtojë dhe pezmatojë çdo shqiptar, pa dallim gjinie, moshe dhe përkatësie sociale, financiare, politike. Nuk e kam fjalën për atë si individ konkret, pasi nuk e njoh, por për futbollin shqiptar, që për hir të së vërtetës së provuar, dhe të Zotit që shikon sipër, është ndër futbollet më regresivë, antivlerë dhe të korruptuar të këtij rruzulli.

Edhe sikur Duka mos ketë gisht në degradimin poshtërues të futbollit shqiptar, si infrastrukturë, si financë dhe si organizim korrekt kompeticioni sportiv, edhe sikur mos të ketë gisht në trukimin, përcaktimin e rezultateve teknike të ndeshjeve ndërkombëtare e kombëtare, trukime që për mendimin tim janë kriminale pasi vrasin shpirtin sportiv dhe plot vlera shqiptare, thjesht që këto mynxyra kanë ndodhur nën hyqmin e tij 12- vjeçar, bëjnë që ai moralisht dhe burrërisht të mos kandidojë dhe mos t’i jepet mundësia të ketë ambicie progresive në këtë drejtim.

Nuk do doja që këto rreshta t’i shkruaja unë, pasi ka plot burra dhe futbolldashës Shqipëria, por më tmerron heshtja që ka përfshirë sërish shqiptarët për këtë situatë, të cilët si shumë herë, e keqja e butë, e heshtur, babaxhane, i zë për fyti dhe ju vret çdo ëndërr që iu takon ta kenë. Jam nënë e dy djemve, të dy si gati gjithë djemtë shqiptarë lumturohen nga ndeshjet që luajnë vetë me shoqërinë dhe nga ndeshjet e kampionateve të huaja që shohin në TV, por atyre ju mungon diçka e madhe si gjithë shqiptarëve të tjerë dhe si askush tjetër në Evropë, të shtunë, të dielë ata janë dy vetmitarë që bërtasin përballë ekranit të qelqtë për skuadrat e kampionateve të huaja dhe jo të kampionatit shqiptar, ata si mijëra shqiptarë të tjerë, por jo si miliona futbolldashës nëpër botë, nuk shkojnë dot nëpër Stadiume ku të zbrazin adrenalinën, të pastrojnë shpirtin e të marrin energji pozitive që ky sport kaq shumë të jep, jo, nuk munden, pasi nuk ka stadiume, ka veç rrënoja parahistorike me aromë amoniaku, nuk ka futboll, ka pazar mafioz halabak dhe grushta për prishje pazari.

Janë djemtë dhe burrat shqiptarë që iu shkoi jeta duke u përlotur çdo herë që mundet kombëtarja jonë e hallakatur dhe flamujt ju mbetën në shpinë dhe jo mbi kokë, janë djemtë dhe burrat shqiptarë, që nuk duhet të lejojnë që dhe futbolli, joga e shpirtit të tyre, të vdesë me paralajmërim edhe për 4 vjet të tjerë, ata nuk duhet të ushqehen më me lugë të zbrazët. Nuk e ka fajin Jonuzaj pse nuk luan me një skuadër të mbaruar dhe trukuar si e jona, nuk e ka fajin Xhaka për stadin kriminal ku gjendet futbolli shqiptar, sporti më i dashur për shqiptarinë.

Kam disa ditë që lexoj informacion për FSHF-në shqiptare dhe më çuditi si është e mundur që prej 12 vjetësh ky institucion sportiv nuk ka asnjë kontroll, hetim, verifikim as nga Prokuroria, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe as nga Tatim-Taksat, ndërkohë që pikërisht siç shumë prej nesh e dimë, në çdo vend të Evropës, Prokuroria, Policia e Shtetit dhe mekanizma të ndryshëm antikrimi financiar etj, kontrollojnë, hetojnë, procedojnë çdo simotër të FSHF.

Një fotografi me Platininë, një Asamble, Komitet Ekzekutiv, një Statut dhe Rregullore e rehatuar nga Duka në mënyrë që të rizgjedh për 16 vjet rresht, nuk duhet të shndërrohet nga mënyrë në mynxyrë për sportin më të dashur të shqiptarëve. Duka e përshkroi rrugën e tij, mirë- keq, ai atë që diti, bëri, bile nisur dhe nga vetë fjalët e tij në faqen zyrtare të FSHF-së, lexohet se “Pavarësia e institucionit në drejtimin profesional të futbollit, shëndoshja e buxheteve financiare duke thithur investime dhe sponsorizime dhe një pjesëmarrje dinjitoze në organizmat ndërkombëtare kanë qenë disa nga sfidat e mia tanimë të realizuara”.

Ka ardhur koha që me qindra talente shqiptare, që deri më tani janë yje të anonimatit, mos t’u duhen 5 milionë lekë që të federohen, ka ardhur koha që mafies së betonit të pallateve t’i hiqen sheshet nga kafshimi dhe t’i jepen fushave sportive aq shumë edukuese për shqiptarët e rinj, ka ardhur koha që dhuna, barbaria, shitja dhe dallaverja t’i heqin dhëmbët e helmuara me para të pista dhe pastrim parash nga futbolli shqiptar, ka ardhur koha që shqiptarët, përtej letrave dhe akteve pa vlerë të kësaj FSHF-je të skaduar e trukuar, të dalin në shesh dhe të thërrasin për atë reformim që duan, ka ardhur koha që himnin kombëtar, që sa herë e dëgjojmë përlotemi, mos ta këndojë më zoti Tusha kundrejt pagesës, por shqiptarët kundrejt patriotizmit të tyre të plagosur.

14 komente në “Për të pazëvendësueshmin e futbollit shqiptar”

  1. KULUFI says:

    Bravo Gjikond!

    Eshte nga te paktat raste qe te mbeshtes ne shkrime. Kete radhe,sepse ke marre nje inisiative per nje shkrim,qe ne fakt sic e thua dhe vete,duhet ta bejne burra futboll’dashes. Perpos kesaj,ke trajtuar si nje njohese e vertete, problemet e futbollit shqiptar.
    Vertet qe Duka nuk duhej te rikandidonte kete radhe.Ka plot gjynahe,qe edhe mos te ket gisht,kane ndodhur nen hunden e tij.
    Ky ishte fundi i nje finishi te tejskajshem te futbollit shqiptar.

  2. bujari says:

    Bravo. Kete super shkrim duhet ta kishin shkruajtur palo burat shqiptare.
    Mire thote Gjikondi sna e ka fajin Jonuzaj ne rast se ne jemi hale, ai nuk na shpeton dot, aq me keq Duka qe per kastile hap lufte me Kosoven per futbollin dhe me Xhaken qe te largoj vemendjen nga vetja vet, kokrra mafiozit.

  3. gjithmone ne opozite says:

    Armando Duka,i perket dinastise se mafies, eshte me imunitet te plote nga te gjitha krahet e politikes!
    I vellai i tij , ish minister i socialisteve, tani deputet ne krahun e djathte, kunati i te vellait nga nje injorant , tani minister me shkolle te mesme dhe fakultet te blere !
    Zonja Brizida, ju keni te drejte , sepse gjithmone me kurajon tuaj shprehni te vertetat pa doreza, por per fat te keq, editorialet e tua te guximshme, bien ne vesh te shurdher!!!
    Ju pergezoj Znj. Gjikondi, ju pergezoj per kurajon dhe llogjiken tuaj!
    Eshte fatkeqesi per vendin tone qe jane te paket njerezit qe demaskojne mafiozet dhe te korruptuarit!

    1. Elio says:

      Fatkeqesisht keshtu eshte po jane keta qe kane kapur shtetin e shoqerine nga gryka.Sado te levizin me bently pantellonat ju varen tek kembet.

  4. slayer says:

    Sporti perfaqeson kulturen e nje populli…ne skemi kulture!

  5. MATEO says:

    a nuk thua me te drejte briseida: a kane tope shqiptaret qe paskan mbetur vetem te topi i dukes

  6. Zapbone says:

    Vagabondi eshte hajduti. Dhe ne jemi te gjithe nje cike vagabonde, dhe ne jeten tone, albitri/morali na nxjerr kartelen e verdhe dhe na paralajmeron. Na nxjerr kartelen e kuqe dhe na denon, per deliktet e vagobondizmat qe bejme ne jete. Po vagabond e mafjoz me plot goje eshte ai qe vjedh kohen, ai qe vjedh normalitetin, ai qe vjedh shpirtin dhe qe vjedh jeten, qe vjedh te ardhmen. Dhe vagabonde e mafjoze te tille nuk kane turp, vagabonde te tille e mafjoze te tille kane shpatullat e ngrohta se bejne pjese ne grupin e klubin e vagabondave te politikes dhe nuk fershellehen e shahen ashtu sic shahet nje futbollist, nje gazetar, nje gjygjtar e kushdo tjeter. keto jane hajdute te shpirterave dhe luajne me jetet e rinise e gjeneratave, keto luajne me te ardhmen: luajne me shpresen e nje populli per rilindje dhe keto jane elita e vagabondave, elita e qenave, elita e bestjeve dhe ne jetojme kohen e vagabondeve.

  7. drejtesia says:

    Ky shkrim eshte dhe duhet te behet nje kembane alarmi. Fatmiresisht, por edhe fatkeqesisht, kjo kambane bie nga nje zonje. Them fatmiresisht se nje shqetesim mbarekombetar qe nuk eshte aq shume hob i femrave e ka ngritur pikerisht nje femer. Them fatkeqesisht se po shohim se sa poshte ka perfunduar shoqeria qe “burrat” e vrasin mendjen deri edhe per te vrare, por jo per prestigjin kombetar qe na jep e qe duhet te na jape nje skuader kombetare futbolli.
    Repsekt dhe nderim per zonjen Brizida, turp 1000 here turp per tere sportistet dhe dashamiresit e sportit.

  8. e ka nje huq says:

    ….Te lumte dora per artikullin.Ky vend vuan ne cdo sektor te jetes krizen e qarkullimit te elitave, dhe mungesen e reformes se kufizimit te mandateve…Dy mandate jane mjaft per te treguar se kush je..pastaj largohu .Na vjen ndot qe jetojme ne nje vend ku cdonjeri sillet si pasha dhe nuk largohet po nuk e hoqen me force.Para Duka…nga fitorja ne fitorje

  9. miri says:

    Po esht krim ne rast se Duka zgjidhet prapè, po pse mo vdiqen 2 milion shqiptaret e tjere. Le te behet biznesmen ose cfare ti doje by..a por ta leshoj futbollin shqiptar se do dalim te gjithe ne shesh. COHU SHQIPTAR DHE MBRO FUTBOLLIN NGA VDEKJA

  10. beso says:

    FSHF-ja ka kohe qe eshte kthyer ne lokal privat.Bravo Gjikondi!

  11. veterani says:

    BRAVO z.GJIKONDI ju lexoj per here me vemendje me kureshtje beni shkrime brilante ju jeni intelektuale me vlera.Shkrimi juaj eshte nje kambane qe bi per veshet e shurdher te qeverise, pseudo intelektualeve,pseudo gazetarucve,”analistave”e tj,tj.Futbolli eshte nje problem i joni qe te gjithe e vuajm ne menyren e vete e keqja na ka zene per fyti dhe rrijme e bejm sehir kur mafja na vjedh lumturine,kenaqsine , krenarine vertet jemi te cuditshem.Pershendetje te sinqerta.

  12. fitnete says:

    Bravo Brizida!
    Si gjithmone e sakte , e prere e, mencur dhe e ekuilibruar . Me vjen mire kur shikoj qe ke filluar te shkruash dhe te prekesh ato plage qe i dhembin shume Shqiperise .Po kujt ia shkruan , kush i degjon ? Nuk u vjen mire se kete pune qe kane nisur e kane me per qef se sa te zgjidhin hallet e ketij populli te shumvuajtur .Vazhdo te shkruash edhe pse nuk te degjojne tani sepse do vije nje dite qe shume prej nesh do te zgjohen dhe dhe do tu thone ketyre mefiozeve qe drejtojne vendin larg duart nga Shqiperia .

  13. Dallendyshja says:

    Gjithmone me nivel te larte znj.Gjikondi.Artikull me vlera reale e per ti vene kapak, do te doja ndoshta pa e bajatur ta mbyllja me nje krahasim shkondrançe “Arben Duka me Platinine, na asht ba si Salia me Mavrine”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje