Kohët e fundit, ndoshta ngaqë s’ka asnjë punë për të bërë, kemi parë një aktivitet adoleshentesk në Facebook nga njeiu më antibotë online në Shqipëri. Sali Berisha, që në momentin që populli i dha jo një milion shuplaka, por një “Grusht të fortë” siç do thoshte Migjeni, ai është strukur në 24 katëshin luksoz dhe vetëm vjell vrer. E bëra këtë parantezë si për të thënë se në fakt s’ka asgjë serioze apo reale në ato që ai thotë, veç faktit që është i trembur për vdekje. I trembur nga gjithë gjëmat që ka bërë në këtë vend dhe mbi ëtë popull, ai pabesisht dhe krejt paradoksalisht bëri një thirrje pambarimisht absurde. Tha: – Protestë, Protestë, Protestë!!!
Nisur nga ky status në Facebook dhe nga nga ripërsëritja e diktuar nga kryetari (formal) i Partisë Demokratike Lulzim Basha, lind për këdo nevoja e një reflektimi të thellë mbi këtë situatë. Të jemi të vërtetë, Berisha shoqërisë shqiptare po i bn një “nder” të cilin s’mund t’ja mohojmë. Ai me këtë që po na thotë e rithotë me anë të “papagallit” e tij politik po na bind se sa vetëm është, pasi asnjëri nga ne s’mund ta ndjejë veten krah tij. Në të njëjtën kohë ai po i thotë popullit të mos harrojë se kush është në të vërtetë Sali Berisha. Cilido nga ne që kthehet pak ose shumë në kohë, që nga 97’ (të paktën nga ky vit) e gjer në 2013, e percepton shumë mirë se kush është në fakt ai që sot kërkon ti shkojmë pas.
Për të vijuar me refleksionin, duhen disa kërkime në memorien e gjithësecilit prej nesh e aty do gjejmë aq shumë materiale sa s’do na mjaftonin fjalët për ti thënë. Por pyetjet që lindin natyrshëm janë: Për kë duhet të protestojmë? Për çfare duhet të protestojmë? Kush na udhëheq? Pse behet realisht kjo protestë? Pse populli s’proteston, por vetëm kryetari formal dhe de facto bërtasin mbi këtë?
Në foltoren e kuvendit kemi dëgjuar nga më të shumtat sharje e banalitete të cilat s’mund të falen, por nga ajo foltore skemi dëgjuar kurrë për një orar proteste. Mos ështe kjo një frikë nga e vërteta e madhe? Mos është frikë nga dështimi? Berisha është shumë i kujdesshëm në këtë drejtim, pasi dështimet e tij kanë qënë të njëpasnjëshmë së fundmi. Është njeri i shpërfillur nga shoqëria, nga populli kërkohet për të Burg, brënda partisë së tij ka plasur anti-Berishizmi. C’do gjë po i thërrmohet para syve, ndaj i zemëruar kërkon të bëjë një protestë si shenjë e shfryrjes së tij të helmët.
Por edhe kjo na ndihmon në reflektimin që gjithësecili nga ne bën, e kjo e çmend aq shumë atë. Perceptimi i drejtë se askush s’mund të shkojë pas një dështaku është njëra ane e medaljes, por ajo që atij i dhemb më se shumti janë faktet e bëmave të tij dhe “djalit politik” të tij. Kjo e çmend atë gjer në pikën e fundit, e nga ana tjetër, faktet kokëfortë kundër tyre bindin akoma më tej popullin se pse NUK duhet dhe NUK do shkojë në protestën personale të “bab e bir”.
Një portret i paautorizuar mbi 2 protestëbërësit do ndihmojë këdo që të kuptojë se pse kjo vetëm proteste s’mund të quhet. E nisim me të parin, duke thënë disa fakte botërisht tanimë të ditura.
Sali Berisha:
Pas ardhjes së tij në pushtet, masakrat që kanë ndodhur e kurrë s’kanë marrë atë që meritojnë janë marramendëse. Vetëm ato që të gjithë i dimë janë kaq të shumta, për të mos folur sa shumë maskarada ne fatmirëkeqësisht si dimë. 1- Para pak ditësh ish-shoqëruesi i të ndjerit Azem Hajdari thoshte në një intervistë për një të përditshme në vend se urdhri i vrasjes se Hajdarit erdha nga zyra e Berishës. Për këtë kurrë s’vajti para gjykatës për të dëshmuar. 2-Pas kësaj është viti i zi 1997. Për faj të tij populli la gjithçka në piramida, pasi ky ju ishte zotuar publikisht që paratë e shqipetareve ishin më të pastrat në botë e të sigurta. U vranë aq sa edhe Enver Hoxha pushkatoi në gjysëm shekulli. 3- Në 1998 do bënte masakrën tjetër mbi institucionin e kryeministrisë ku do e sulmonte me antitank. Me rikthimin e tij në pushtet në 2005 rivijon maskaradat. 4- Më 15 Mars 2008 në Gërdec humbin jetën 26 persona e u gjymtuan dhjetra të tjerë në biznesin famëkeq të demontimit të armëve të vdekjes, ku i biri ishtë pjese e struktuës. Aty i vdiq dhe baxhanaku që ky se njihte siç s’njihte një fshat me emrin Gërdec, pak kilometra larg kryeqytetit. 5- E fundit, por jo për nga rëndësia e dhimbja, ishte 21 Janari i 2011, ku në mes të bulevardit vrau katër qytetarë të thjeshtë, 4 baballarë të mirë, 4 bij të pazevendësueshëm që kishin dalë për të kërkuar të drejtat e tyre, një jetë më të mirë. Nuk po ushtronin asnjë dhunë, ishin kaq larg hekurave të regjimit të gjerdjeshëm. I vrau, duke tentuar te vrasi shpirtin e protestës, duke tentuar ti mbyllë njëherë e përgjithmonë gojën popullit.
Asgjë s’shtova, por rreshtat s’më dalin për të përmëndur gjithë trafiqet me Fazllicin etj, për të mos folur për sekserllekun që bënte e bija me investitorët e huaj dhe jo vetëm.
Lulzim Basha:
Për të kuptuar dhe të shkuarën e tij të lidhur pazgjidhshmërisht me Berishën, mjafton të përmëndim faktin se si u bë kryetar formal i PD-së dhe debatin në PD mbi manipulimet e zgjedhjeve aty. Por në këtë portet të paautorizuar na duhen “bëmat” e tij si pushtetar.
1-Shitja e Detit, Greqisë. Në atë kohë Basha ishte Ministër i Punëve të Jashtme. Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës
2- 21 Janari, ku Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm, e Garda e Republikës që vrau 4 qytetarë varej prej tij
3- Skandali i rrugës Durrës-Kukës, ku Basha akuzohet per 220 milionë euro, por “babai politik” ja mbylli çështjen.
4- Reprezaljet në administratën e Bashkisë Tiranë pas ardhjes së tij si kryetar (pavarsisht se si erdhi me 8 Majin e famshëm)
5- Mashtrimet si kryetar bashkie për ulje 2-5 herë te taksave. Mashtrimi me 30 mijë vëndeve të punës.
Mjaftojnë këto për 2 portretet e paautorizuar të 2 njerëzve, njëri kryetar de fakto e tjetri de jure te Partisë Demokratike për të thënë se kjo është protestë e atyre që kanë frikë nga e kaluara e tyre, por që s’është asgjekundi protestë e poullit, qoftë ai dhe i djathë.
Ditët e mastrimit kanë mbaruar. “Grushti” i populli ka thyer dhëmbët e se keqes me 23 qershor, e kjo e keqe s’mund të na kafshojë më.
SHUME E VERTETE ? ASNJE NE RRUGE ?
Ah te lumte dora. Te verteten ke thene se keta duhen futur aty ku ka vendin krimineli .
keta kane dhe shume me shume se kaq. e sigurisht qe ska asnje arsye per te vajtur ne proteste. Ne duhet te protestojme qe te futen ne burg te gjithe keta mizerje
Shume arsyetim i sakte, por ske cti besh, ujku ate puna ka nderron qimen po jo zakonin
kjo e fundit qenka e bukur. GRUSHTI i Migjenit ?
Beni mire qe ja kujtoni popullit te gjithe menxyrat e saliut. Aq mire beni sa sja keni idene. Ne jemi popull qe harrojme shpejt
Me pelqen. Eshte i qarte dhe krejt i vertete. Te lumte per gjithshka i the te gjitheve se ne harrojme shpejt
Pergezime. Vertete i gjetur ky reflektim. Ajo qe tengacmon eshte fakti qe keta qe ikin dje me vote popullore kerkojne sot te nxjerrin popullin ne proteste. Ke te besojme, ate qe goditem dje? JO JO. I lumte artikull shkruesit. Jua ka mberthyer mire
Flogert te gjitha jan te verteta.por te lutem shkruaj dicka dhe per pushtetaret e soqem e ta marrin vesht ky popull se cfar plehash shkon e voton diten e votimeve.vet shkojm e i votojm kshu qe sna ka kush Faj
@benbenedeti, keta te sotmit vete i votoi populli, djali qe ka bere artikullin flet per keta kur te bejne gafa kam pershtyjen
I kthjedhet djali.
Dy politikane, nje shembull se si rinia e sotme nuk duhet te jete.
Perse, per cilen arsye shqiptaret duhet te dalin ne proteste per cunin e shpifur te shiqeres, shpellarin e vicidollit, per spiunin e tredhur te sigurimit qe i beri me detyrim per grua sllabodanken serbe, apo per burin e aurrelles lulsumqirin holandez qe tradhtoi Shqiperine, apo per ate spiunin e shpifur xogaj qe se ke aper problem te lepije ate qe peshtyu dje…
Dilni o shqiptare ne proteste vetem kunder ketyre ndyresirave politike…
Oo koleg reflektik i bukur dhe shume fjale te verteta. C’do gje e konsistuar ne evidence ?
o popull mos i shkoni mbrapa QELBESIRES Atij po i afrohet ngordhja dhe kerkon te beje remuje per ti shpetuar drejtesise
duhet pasur kujdes, ky monster eshte i rrahur me vaj e me uthull, persa kohe eshte gjalle e me pushtet per aq kohe eshte i rrezikshmem. Antishqiptar me te madhe se ky nuk besoj se ka njohur historia..
Megjithatë, fatkeqësisht, ka akoma shumë që i shkojnë pas… Mos e nënvleftësoni…!!!