Marshim- mashtrimi i 20 Shkurtit

17 Shkurt 2014, 17:54Blog TEMA

Nga Jona Dervishi

 

Kryetari i opozitës paskësh thënë se më datë 20 të këtij muaji, datë që përkon dhe me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, do organizojë në Tiranë një protestë opozitare madhështore kundra papunësisë dhe varfërisë, që sipas tij qenkan të vetmet gjëra që qeveria aktuale i paska ofruar popullit shqiptar në këto muaj qeverisje. Mesa duket kryeopozitari dashka të bëjë një publicitet vetjak për të treguar që është ai në krye të Partisë Demokratike, pra një protestë me qëllim promovimin e tij për të tentuar një ngritje të dëshpëruar mbi paraardhësin e tij hijerëndë në krye të kësaj force politike. Gjë kjo që s’do të ndodhë as sot, as mot, e aq më pak më 20 shkurt. Ajo që mua me habit më shumë është se si ky zotëri kërkon të organizojë një protestë, qëllimi i së cilës na qenka “sensibilizimi” i shqiptarëve karshi papunësisë dhe varfërisë! Si mundet vallë të dalë kundra këtyre fenomeneve ai që ishte njëri nga shkaktarët e ditëve të zeza, pasardhësi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i atij që pikërisht mbolli në tokën shqiptare farën e mjerimit.

Do të dalin të marshojnë, por nuk arrij të kuptoj se si mund të dalin në një marshim i cili do jetë një mashtrim për popullin shqiptar, për ta gënjyer atë edhe tani që janë në opozitë, se boll e kanë mashtruar për vite me radhë kur ishin në pozitë, ndërsa duan të fshehin gjurmët e tyre duke hedhur fajin mbi qeverinë aktuale duke iu mbushur mendjen njerëzve të thjeshtë me andralla e përralla. Ju zoti Basha do marshoni duke mashtruar në rrugën që tre vjet me parë u la nga gjaku i katër burrave të pafajshëm të cilët humbën jetën e tyre pikërisht në një përleshje kundër varfërisë e papunësisë, pikërisht për ato të cilat ju predikoni t’i luftoni sot si një dishepull më tradhtar se vetë Juda karshi popullit tuaj që ju dhe familja juaj politike e mjeruat dita ditës, të vetmin ushqim që i dhatë ishte mashtrimi dhe një tufë me premtime të pambajtura.

E çfarë kërkoni të bëni tani? Ju jeni pasardhësi i Mbretit të Kaosit, atij që mbolli varfëri e korri vdekje në këtë dhe Arbëri. Unë, ashtu sikurse pjesa më e madhe e shqiptarëve të tjerë, mendoj se ju jeni sot më vetëm se kurrë dhe më i braktisur se asnjëherë. Ju sot nuk mund t’i vidhni mendjet e shqiptarëve me marshime-mashtrime ashtu siç vodhët votat e tiranasve dhe sot si një kryetar Bashkie i vetëshpallur drejtoni për së prapthi një institucion të tërë të cilin e kenë zvetënuar para syve të një kombi te tërë. Përvjetorin e hedhjes së shtatores së diktatorit, ju si kryetari de jure i Partisë Demokratike do ta përdorni vetëm për qëllimet tuaja personale, duke mashtruar dhe një herë si përherë ata pak demokratë që mblidhen rreth PD-së, e le të shpresojmë që nuk do jenë aty dhe bandat kriminale të kryetarit de facto që kanë bërë zullumet e 14 shtatorit e me tej. Por për një gjë ama duhet të rrini i qetë, se qeveria aktuale është e përgjegjshme dhe ka ngritur një shtet ligjor të sigurt, kështu që ata qytetarë që do t’ju ndjekin nga mbrapa në marshim-mashtrimin tuaj personal do jenë të sigurt që nuk do rrezikohen nga asgjë, pasi në krye të shtetit ndodhen njerëz të përgjegjshëm e të aftë, jo si ju zoti Basha që paniku dhe urdhrat nga lart ju bënë t’u merrnit jetët njerëzve të pafajshëm atë 21 janar 2011. Ju si ish-ministër i Brendshëm që kishit rënë në momentin kur dora e gjakatare e Gardës së Republikës kreu vrasje me paramendim, duhet të kishit dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas asaj zie kombëtare që shkaktuat, por ju nuk ditët të ndaleshit kurrë, e nëse do të vazhdoni me po ato mendësi, jeni një rrezik kombëtar e shqiptarët duhen të kenë kujdes nga ju, sepse ju në çaste paniku jeni vetëm një vegël e telekomanduar e mund të sillni dëme të mëdha, duke vënë në rrezik jetët e qytetarëve.

Në deklaratën tuaj ju thoshit se nuk shtyhet më kështu me pensione qesharake e me papunësi. Pa më thoni zoti kryetar de jure sa ishin pensionet për tetë vite rresht gjatë drejtimit të shtetit nga forca juaj politike?! A u dilte një pension të moshuarve për të paguar, drita, ujë e ilaçe?! Pa më thoni sa të rinj kishit këmbëkryq që nuk mundën kurrë të bënin një konkurs të mirëfilltë në administratë për të shfaqur aftësitë dhe talentet e tyre?! Pa më thoni se përse baret e restorantet i kanë kamerierët me fakultete e mastera, ndërsa administrata juaj ka qenë e tejmbushur me militantë qe diplomat i kishin të blera me para cash në dorë?! Çfarë bëtë ju në tetë vjet? Sa e rritët borxhin, sa e rritët papunësinë, sa e shkatërruat mjedisin, sa e rritët kriminalitetin, sa e varfëruat këtë popull ekonomikisht dhe shpirtërisht dhe është pikërisht ky i fundit një nga dëmet me të mëdha që politikëbërja juaj i ka shkaktuar këtij vendi.

Unë zoti kryetar de jure i Partisë Demokratike, jam tërësisht pro të drejtës së çdo force politike, të çdo grupimi, të çdo individi për të protestuar dhe mbështes këtë formë si një e drejtë themelore në demokraci, por ju keni zgjedhur të protestoni më 20 shkurt, si një ditë simbol e rënies së diktaturës në Shqipëri, ndërkohë që keni qeverisur në tetë vitet e fundit me metoda klienteliste dhe enveriste. Ju zgjidhni të protestoni më 20 shkurt, ndërkohë që një popull i tërë “protestoi” kundra jush jo shumë larg por më 23 qershor dhe protestoi në formën më të bukur, më të kulturuar dhe më demokratike, ju dënoi ju me votën e tij plot një milion herë, kështu që para se të protestoni, reflektoni. Shqipëria ka nevojë për opozitë, por për një opozitë të shëndetshme e konstruktive, jo për protesta antidemokratike në ditën e rënies se diktaturës, pasi me këto forma diktaturat vetëm ringjallen.

25 komente në “Marshim- mashtrimi i 20 Shkurtit”

  1. Jona ,shume bukur keni shkruar dhe te gjitha epitetet ja u ke vene duke ju a pershtatur benjaminit Luli dhe kryekriminelit Sali Berisha.Jam i sigurte qe populli nuk do t’i shkoje prapa por mos harroni se kane me vehte te gjithe kriminelet e Shqiperise qe kane vjedhur se paku keto 8 vitet e fundit me ana te korrupsionit, tenderave, konçensioneve,krimit te organizuar,pastrimit te parave ,trafiqeve etj etj.Prandaj duhet kujdes i madh,ata nuk kane ç’te humbasin ma,e shohin afer edhe deren e burgut prandaj do te bajne çmos qe te krijojne rrumuja edhe duke provokuar forcat e rendit vetem e vetem te bajne gjak e te perfitojne siç kane perfituar gjithmone duke filluar me vitin 1991.

  2. Pronari says:

    E kujt i plasi trapi se ti qeke pro te drejtes se opozites per te protestu. Ik mi goce fshi buzet se i ke ala me qumesht

    1. pjeter mustakuqi says:

      injorant!

    2. psy says:

      Ti pronar i mendjes tende te varfer!

  3. valter says:

    Simpatikja Jona, shume gjera i thua sakte, por ne disa gjera mesa duket nuk ke informacionin e duhur dhe ja fut kot. Po te them ato gjera qe kam nje opinion tjeter: tek paragafi i pare kur thua “pasardhesi dhe …qe mbolli faren e mjerimit”, ketu e ke shume gabim pasi mjerimi erdhi mbas viteve 80 domethen kur enveri meq sja permende emerin ishte gjall vetem fizikisht pasi menderisht kishte ikur. Mjerimi ishte nje gabim i atyre qe i rrinin me uturak tek… apo i benin analizat e shures si ky qe ti e quan pasardhes te tij dhe i atyre pseudoekonomisteve qe i sygjeruan qe skemi nevoj me per kinen (padyshim diçka qellimore)(demografia qe kali i trojes per ate sistem, rritja domethen). Ky nuk eshte pasardhes i tij por padyshim duhet te ket lidhje gjaku me millosheviçin. Gabimi i dyte qe ben eshte kur e presupozoni si opozite PD dhe ku i quanin militantet e saj demokrate. E para qe keta nuk jane opozite pasi e tere klasa politke eshte nje por vetem se kane 23 vjet qe tallen me kete popull, dhe e dyta ata militante as e kane iden se çdo te thote demokrat qe nga kryetari dejuro apo defakto. Ata jane vetem nje turme njerzish qe shkojne andej nga hane ndonje kocke si edhe keta te grupit te majte. Prandaj simpatikja Dervishi, ti shume mire ben qe shkruan por duhet te jesh me realiste, kjo klase politike eshte nje dhe vetem nje veçse na kane ngjyer ne bagetise me boj ca jeshile, ca te kuqe, ca me pika pike dhe ne vend qe te na çojne ne kullot te mire na çojne ne gremin apo ne goje te ujkut. Mjere ne qe u besojme akoma!

    1. ortes says:

      O valter gjarpri!!
      Nuk te mjaftojne 23 vjet KAPITALIZEM per t’i bere gjyqin Sali Berishes per krimet e tij makabre ndaj popullit shqiptar,por e fillon me 10 vjetet e fundit te SOCIALIZMIT???

      1. ali says:

        @ORTES!
        Sali Berisha eshte nje komunist interesaxhi, pa dyshim edhe ti ashtu je vetem se ne anen tjeter..

      2. valter says:

        Ortes une jam nje mbrojtes ektremist i biodiversitetit dhe sidomos i kafsheve, dhe gjarper nuk me ben te ofendohem, por per ty do deshiroja te ishe nje mi dhe te ishim ne nje ecosistem.

  4. valter says:

    …ah se harrova per protesten mos u bej merak pasi organizatoret jane te dyja palet edhe saliu edhe edi me ilirin. Kjo per faktin se duke pare qe populli kerkon drejtesi ndaj saliut (dhe keta smund ta bejne dot), te detyruar keta te fundit i kane then qe e vetmja menyre qe populli te mos ta ket mendjen tek ajo (drejtesia domethen) eshte te bombardohet me FRIKE, domethen frika se mos saliu na ben “gjemen”. Kjo eshte nje poshtersi pasi asnje proteste apo revolte smund ta perkeqsojne gjendjen ne te cilen ndodhet ai vend, asnje, edhe 97 nuk do ta bente kaq sa eshte sot, por methodat e psikollogjise sociale (qe keta tani i kane mesuar mire) bejne efektin e tyre ne masen injorante dhe keshtu mbas njefare kohe njerzit do fillojne te bien ne qetesi, do ta harrojne papunesine, do ta harrojne ngritjen e çmimeve, dhe muzika vazhdon si me pare kur nje dite te bukur do ti shikosh bashke duke ber nje qeveri teknike (kjo mbas tre vjetesh tani se i ka siguruar edi 1 miliard dollar borxhe deri ateher). Megjithat me vjen mire qe per nje pjese te kesaj klase e ke mar vesh se kush jane, shpresoj qe per pak kohe do ta maresh vesh edhe kete pjesen tjeter pasi shoh qe je e re ose ke harruar qe edhe keta e kane pasur te pakten 20 vjet (10 vjet te periudhes se fundit te monizmit, 2 vjet poskomunizem dhe 8 vjet qeveria e bastardit nano). Keta jane po aq fajtor sa edhe berisha dhe kete ai e di shume mire prandaj tallet me ne popullin ne parlament dhe televizone apo ne fcb.

    1. pjeter mustakuqi says:

      valter, je kokrra e injorantit dhe e maskarait!

  5. Ardit says:

    Duan palacot te marshoje qe deri dje vrane e prene. turp! Bravo Jona

    1. xxxx says:

      ik o toc se me duket harrive qe dole ne shesh per te rrezuar ilir meten sot ti e ke shok trap

  6. Billy says:

    Protesten kunder varferise dhe mjerimit populli shqiptar e beri me 23 qershor.
    Ky tani kerkon te beje nje kunderproteste? Po prit o Lule, se ja edhe nje vit dhe zhvillohen zgjedhjet lokale dhe do te fluturosh prej bythe nga bashkia e Tiranes. Aty do te shohesh protesten e vertete te popullit.

  7. realisti says:

    Jona Dervishi= Indigo child.

  8. mico says:

    Nuk di ky lulsali berisha o eshte budalla o bne si budalla ,akuzon qeverine 150 ditshe per ato qe per 8 vjet rresht shkatruan gjithecka shitn pasurin shteterore duke mbushure xhepat etyre dhe te oborit qeveritar ,shkarkuan me mijera pononjes te administrates shteterore ipunuan qindin ketij populli ,dhe sote pa pike turpi kane guximin kercnojen dhe akuzojn qeverin e Rames se po shkatron administrateten po shkatron ekonomin per ke ekonomi bejne fjal per at te 2ten ne evrop sipas sal trapit qe na ber rezil ne syte e se nuk botes ,sa fabrika apo uzina hapen ne 8 vitet apo mburen me kantjeret e rrugve ku u punesuan disaqindra punonjes sezonol njea dy vjet, te vetem ivestim qe beri PD kultivimi I ashashit ne Lazarat .vetem per ket mund te mburet lul sali berisha se ka qene minister ibrendeshem . Sot na kercon me protesta ne bulevard ne ate bulevard ku vete lul sali berisha vrau 4 qytetor te pa fajshem dhe plagosi qinra te tjera pori kujtoj lulsali berfisha populli me 23 qershorit e katangisi sii asenjher tjeter ne 23 vjett demokraci si mos me keq
    .O mjeraner ,kuptojeni nje her e mire ,populli votoi I besoi see majtes duke idhen shumicen apsolute qe te bej te gjitha reformat per te rilindur shtetin pa ju patur nevojen per ase nje gje .keni nje muaj qe po na cani veshet se nuk do merni pjes ne darjen teritoljale kujtoni se me 56 vota do beni komando,meketo vota qe keni as nje vryme ne uje nuk beni dot .sa me shpejt ta kuptoni aq me mir per ju se popull nuk zbriti nga kali pore ju rezoi dhhe per te hipur ne kal perap me kete politik qe po beni do ju duhen shum,shum vite.

  9. Treviso says:

    Zoti Valter, qe kundershton Bukuroshen me te padrejte, gabohesh ose nuk e ke kuptuar qellimin e saje. Persa i perket protestes qe do marrin pjese si te djathte dhe te majte munde te jete e vertete, por gjithmone me kahe te ndryshme dhe, asnjehere te bashkuar. Nuk bashkohen njemiljon votuesit me ish drejtuesit kriminele dhe mafjoze. Te mos rreje mendja ty se do bashkohen per qellimin e kryekriminelit sali e kriminelit Lulzime Basha.

    1. valter says:

      I nderuar “Treviso” nuk thash qe do dalin ne proteste ata qe kane votuar kete qeveri, as ata qe jane njerez te mençur, thash vetem ate qe Merua e ka nxjerr ne editorial (qe protesta u intereson te dyja paleve pasi per mua jane 1). Te pershendes!

  10. Greg says:

    Ti ke shkrujt kaq bukur dhe sakte moj Jona por ce do qe ketu ka edhe njerez pa integritet qe nuk kuptojne thelbin e shkrimit tend. Une si italianofil me pelqen te citoj shprehje qe ne keto raste gjen vend per disa komentues ketu: “La mamma degli ignoranti e sempre incinta”. Nuk po e perkthej sepse ata qe nuk e kuptojne nuk e meritojne ta dine kuptimin e saj. Bravo edhe njehere Jona vazhdo keshtu

  11. Greg says:

    Ti ke shkrujt kaq bukur dhe sakte moj Jona por ce do qe ketu ka edhe njerez pa integritet qe nuk kuptojne thelbin e shkrimit tend. Une si italianofil me pelqen te citoj shprehje qe ne keto raste gjen vend per disa komentues ketu: “La mamma degli ignoranti e sempre incinta”. Nuk po e perkthej sepse ata qe nuk e kuptojne nuk e meritojne ta dine kuptimin e saj.

  12. Rodolf.Xh says:

    Bravo Jona!!! As always you rock girl!

  13. Arsen Lupen says:

    Mos dilni o njerez , mos u mashtroni!!!

  14. protestusi says:

    cfare jane ata qo do te dalin ne proteste:

    1) Ata qe kane qejf me e ngrene sapunin per djathe ose kallomin per sallam
    2) Bashkehajdutet dhe bashkekriminelet e Shpellarit te Vicidollit
    3) Fisi dhe soji e sorrollpi i Shpellarit te Vicidollit
    4) Servilet e perjetshem te Shpellarit te Vicidollit
    5) Te varderit qe do te fusin ne xhep 20-30 Euro per mitingun

    Kujdes!!! Shpellari e perdor mire tritolin edhe ne turma nuk e ka perdorur ndonjehere!!!

  15. alban... says:

    Ju ka hyre frika eeee, pse jeni te shqetesuar pse trembeni, kush e ka ndergjegjen dhe mendon qe po ben mire nuk shqetesohet, nje fjale e urte thote kush ka mizen ne kesule kruhet gjithmone.Do protestohet per largimet nga puna pa motiv(vetem politik)per 21 mije shoferet e furgonave dhe 100mije familjaret e tyre qe nuk kane ku te ushqehen,per vrasjet e perditshme per tritolin e perditshem, per arrogancene kesaj qeverie,do protestohet kunder trafikut te droges qe eshte kthyer ne problem per fqinjet Tane.Sa per artikull shkruesen mund te them veten qe Mi fa penna,dhe dua ti kujtoj qe shkatari i atyre qe shkuan per lesh eshte ulur ne karrigen me te larte ne parlament….Sa per komentusit dhe adhurusit e psikos dua tju kujtoj qe akoma nuk i ka ikur se ju vjen era mut per çka ju ka bere te hani Psiko…dhe ILIR META SIMBOLI I ANTI KORRUPSIONIT.

  16. Lipe Gremi says:

    Si edhe në mjaft raste të shkuara Krimineli pregatitet për rrëmujë ,kaos.Ushtron terror psikologjik ,për të cilin gjithmonë shquhet.Në këtë mënyrë dhe vetëm kështu ai mund të heq vëmëndjen nga krimet e zullumet e bëra nga horri Sali.Lulka s’është gjë tjetër,veçse një vegël që e përdor Ustai i vet.Nuk besoj se janë fshirë nga kujtesa e shqiptarëve 2 prilli,’97, 14 shtatori, 21 janari etj. ku Krimineli,kanceri i shoqërisë shqiptare, haptazi dhe i mbështetur nga banditët e vet realizoi atë qe të gjthë e dinë.Monstra kërkon t’i shpëtojë ndëshkimit që e pret,sepse për tu kthyer as nuk e endërron ,sepse shqipot ja dhanë dackën surratit.Megjithëse ne presidencë uli një nga manekinët e vet,e po keshtu në prokurori dhe gjykata,Monstra është i pasigurt,prandaj yxhym me taboret banditëve, sikur edhe nje plagosje të ndodhë( krimineli do gjak sa më shumé)Monstra dhe familja do fërkojnë duart nga kulla e fildishtë.

  17. Tom says:

    e sakte, komplimente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje