Axhenda sociale dhe axhenda politike

18 Shkurt 2014, 21:35Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi*

Ajo që duket sot më së shumti, në panoramën politike e institucionale të vendit, është se opozita po ndjek, në vend që të tentojë që të paraprijë pakënaqësitë popullore për listën e gjatë të gjërave që shkojnë keq në Shqipëri

 

Kur dolën rezultatet e 23 qershorit, të parët që u ndjenë të befasuar ishin protagonistët e garës elektorale. Më së pari Berisha, i cili s’e kishte besuar kurrsesi se do të zbriste në minimunim shifror të vitit të mbrapshtë 1997, së dyti Rama dhe Meta, të cilët parashihnin fitore, por jo të atyre përmasave. Ai konfigurim ka prodhuar, siç pritej, një skenë politike që sot duket krejtësisht e shbalancuar. Nga njëra anë kemi një maxhorancë të fuqishme dhe mbizotëruese, e cila me forcën e saj gravitacionale ka qenë në gjendje të tërheqë edhe më shumë konsensus sesa i dhanë zgjedhjet. Nga ana tjetër vërehet një opozitë, e cila sot paraqitet e vogël në numra dhe e çekuilibruar për shkak të efektit shokues të humbjes, por edhe të disa dinamikave të brendshme, ku tranzicioni në krye të PD duket më i rëndësishmi.

Kjo situatë prodhon një debat politik, i cili pasqyron në mënyrë besnike pozitat respektive në të cilat ndodhen të dyka palët. Pozita, e ngadaltë në vendimmarrje, e sigurtë në forcën e kartonave që ka nga pas, e për pasojë edhe neglizhente ndaj zhurmës që bën krahu tjetër. Opozita, e drejtuar formalisht nga Basha, por e dominuar çdo ditë de facto nga pasioni opozitar i Berishës, e cila ndodhet ende në kërkim të një axhende politike.

Pikërisht problemi i një axhende ka bërë që deri tani, opozita të endet në një amulli kauzash të përkohshme e betejash të çastit, të cilat ndoshta krijojnë simpati dhe mbështetje kalimtare, por jo spostim votash të qëndrueshëm. Duket sikur çdo protestë dhe grevë, nga ato që në Perëndimin e afërt me ne ndodhin çdo ditë, përbën një rast të mirë për opozitën. Ndonjëherë ngjan se opozita vesh diku uniformën e shoferave të taksive, diku rrobat e muratorëve të një pallati që po shembet, diku ato të një shitësi me pakicë që ankohet për taksat.

Konfliktet e vogla (apo edhe të mëdha) sociale, vështirësitë ekonomike dhe sfidat e tjera të një shoqërie, janë që të gjitha  në një moment të caktuar lëndë e parë për debatin politike. Pasi në një shoqëri ku drejtojnë përfaqësues të votuar politikë, në një farë mënyre gjithçka që lidhet me një vendimmarrje të caktuar, mund të konsiderohet si politike. Por është diçka tjetër të ndjekësh këtë axhendë të ditës që prodhon dinamika e një shoqërie më interesa, aktorë e faktorë të ndryshëm dhe diçka tjetër është të kesh një program të qartë politik, i cili mundësisht t’i paraprijë edhe konflikteve në fjalë. Ajo që duket sot më së shumti, në panoramën politike e institucionale të vendit, është se opozita po ndjek, në vend që të tentojë që të paraprijë pakënaqësitë popullore për listën e gjatë të gjërave që shkojnë keq në Shqipëri. Axhenda politike nuk ka pse të ndjekë në çdo çast axhendën sociale. Në një situatë normale do të qe më e këshillueshme e kundërta.

3 komente në “Axhenda sociale dhe axhenda politike”

  1. H.Sh. says:

    Sali, Monstra i Viçidolit

    Zbrite trokthi në Tiranë
    Kurrë më s’e ktheve kokën
    I pa nder, i pa Kuran
    Spiunove të gjithë botën.

    Shqipërisë i vure flakën
    Se kështu deshi Serbia!
    Kush të fryn ty në vesh natën,
    Sllobodanka apo Liria?!

    Hasëm me ndërgjegjen tënde
    Intrigant, anti-shqiptar,
    Se ti kurrë nuk u gdhënde
    Mbete gjer në fund shpellar!

    Në PëDë ti do të mbetesh
    Gjer në vdekje kryetar,
    Brez pas brezi do kujtohesh
    Si, I dhjerë por, … krenar!

    http://goo.gl/zhjLcx

  2. bato says:

    E si mund te kete nje axhende te sakte nje parti qe pasi katranosi per tete vjete ekonomine dhe moralin kombetar, tashme ka dy kryetare qe megjithese mundohen me cdo mjet te tregohen koherente ne punet e partise , jane ku e ku larg njeri-tjetrit. Basha deklaron se do zhvillojme nje marshim paqesor, kryetari i vertete, deklaron se do rrezojne qeverine. Mjere demokratet e vertete qe u ” hiku partia per lesh”, sipas shprehjes se Jozit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje