Po ndalem në dy fakte në distancë kohore prej 70 vjetësh, por që janë pothuajse të përafërt për nga qëllimi, gjendja shpirtërore e psikologjike, metodat e përdoruara dhe mënyra e sjelljes. Është fjala për ngjashmërinë e veprimeve mes Hitlerit dhe Saliut. Të dy këta, njeri nazist dhe tjetri komunist, kanë pothuajse të njëjtin profil për nga nepsi për pushtet, për sundim. Ndërsa ai i 70 viteve më parë kishte neps për të pushtuar territore, ky i ditëve të sotme vuan nga nepsi për të “pushtuar” pushtete, për të vendosur kontroll e sundim mbi gjithçka që lëviz në Shqipëri. Ai i përpara 70 viteve vrau veten kur humbi pushtetin. Ndërsa ky yni i sotëm, vrau njerëz për të mos lëshuar pushtetin. Është gati të vrasë përsëri njerëz edhe në 20 shkurt, për të rimarrë pushtetin. Dhe nëse nuk e arrin qëllimin, ai vret veten mbasi nuk qëndron dot pa pushtet. Të kthehemi tek veprimi i ngjashëm mes tyre.
Mushkonjat e Hitlerit
Një fakt historik nga “Lufta e Dytë Botërore” flet për një nga taktikat dhe mjetet e përdorura prej Hitlerit, për të rimarrë frontet e humbura. Hitleri kishte 6 muaj që gjendej në depresion e krizë ekstreme nervore prej humbjes së territoreve që kontrollonte e shfrytëzonte. Për të arritur qëllimin që nuk po e arrinte dot me ushtrinë e tij të shpartalluar, Hileri futi në veprim luftën me mushkonja. Shkencëtarët gjermanë, që punonin në kampin e përqendrimit në Dakau, kryen kërkime të thelluara për përdorimin e mushkonjave të infektuara me malaria, si armë vdekjeprurëse gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të mposhtur armikun. Sipas dokumenteve, biologët gjermanë kryenin kërkime për të gjetur se cilat nga llojet e mushkonjave mund të mbijetonin e vepronin më shpërndarje virusi vdekjeprurës, jashtë habitatit të tyre natyral. U përcaktua mushkonja e infektuar me malarie. Kjo mushkonjë u hodh për veprim në territorin e aleatëve, apo vendeve që ishin në luftë me Gjermaninë, duke përhapur sëmundjen vdekjeprurëse të malaries.
“Piliveskat” e Saliut
Dje u shfaq me konferencë shtypi krijimi një tjetër shoqate, që ka si anëtarësi të larguarit nga administrata publike. Dy ish-zyrtarët e shtetit denoncuan largimin e tyre nga puna. E bënë denoncimin “tipik” me gjuhën e PD, të Saliut. Një muaj më parë u krijua shoqata e policëve të larguar nga puna, drejtuar nga “mosketieri” Erzen Breçani. Edhe shoqata “Breçani” denoncoi largimet nga puna, sigurisht me “gjuhën” e PD e të “babë” Saliut. Afro 20 ditë më parë u shfaq në publik shoqata e grave nëpunëse të larguara nga puna. Kështu me radhë nisën të shfaqen shoqata e nëpunësve të ushtrisë, të shëndetësisë e madje edhe të konvikteve të qytetit “Studenti”. Po dje, një drejtore nga Lushnja, emëruar në atë post për vlera si mitingashe e PD, denoncoi se është shkarkuar nga… posti i drejtores, por jo nga puna. Edhe kjo e bëri denoncimin me “gjuhën” e PD e të Saliut. Prej 3 ditësh, ka dalë nga “narkoza” 8- vjeçare dhe është ngjitur në skenë me denoncime sindikata e pavarur, në “mbrojtje” të furgonëve. Edhe sindikata po flet me “gjuhën” e PD e të Saliut, madje në podiumin e konferencës sindikale nuk ishin punonjës transporti, por deputetë të PD!
Në këto 5 muaj, janë krijuar shumë shoqata të tilla “denoncuese”, që nga posta, hipoteka, arsimi, shëndetësia, ujërat e deri tek çerdhet e fëmijëve. Të gjitha flasin me një gjuhë, siç flet PD, siç flet Saliu. Duket sikur janë me një programim nga rrjeti “Digisalb”, mbasi kanë të njëjtën sjellje, të njëjtin timbër zëri, të njëjtin tekst proteste, të njëjtin synim: Rama ik!
Ndërsa shikon daljen e tyre në skenë, në mënyrë të njëkohshme, kupton se ata që flasin në ekrane duke denoncuar nuk janë as fukarenj, as pa biznese. Janë mikrofonët e ish-pushtetit. Janë hedhur në veprim prej gjeneralit të rënë nga pushteti. Janë si mushkonjat e Hitlerit gjatë luftës së Dytë Botërore.
Troç, janë piliveskat e Saliut, të mbledhura e të hedhur në veprim prej Saliut. Ato kanë për detyrë të pickojnë e ndotin, të shpërndajnë “infeksionin” e shpifjes, të kaosit, të pakënaqësisë, të trazirave, pse jo edhe të destabilitetit.
Në këto afro 6 muaj pas humbjes së pushtetit, “perandori” dhe kreu real i PD, 70- vjeçari Sali Berisha, ashtu si Hitleri 70 vite më parë pas humbjes së sundimit, nuk po hesht asnjë sekondë për rimarrjen e pushtetit.
I ngjitur 24 orë pas “FB” dhe çdo të enjte në parlament pas podiumit me kërcënime, sharje e shpifje ulëritëse pa fund, Saliu ka nisur ofensivën anti-qeveri, duke i bërë thirrje “ushtrisë” së tij të shpartalluar, që të sulmojë e rimarrë pushtetin. Por fjala nuk po i “ngjit” as tek gjeneralët e mbetur brenda “oborrit” të “perandorisë” së PD.
Nuk ka mbushur as 6 muajt e rënies nga pushteti. Por nuk qëndron dot asnjë “vakt” pa pushtet. Po kërkon të rihipë në “kalin” prej nga ra që ia mbajti “kapistrën” si Haxhi Qamili!
Për të rimarrë pushtetin, Saliu po përdor gjithë mjetet dhe mënyrat kundër qeverisjes aktuale, siç di t’i përdorë ai, kur synon dhe vendos të shkatërroj e rrëmbejë diçka të humbur, qoftë edhe dhunshëm.
Me fjalime e thirrje paniku, “plaku” i PD nuk po arrin dot të krijojë opinione e kaos anti-qeveri, mbasi askush nuk po ia dëgjon më broçkullat.
As me presione, shpifje e kërcënime, nuk po i “ecën” të trembë e tërheqë pas vetes turma si dikur kur “sapunin” Berisha e “hanin për djathë”.
Ai gjendet përballë panikut të prangave. Ai është gati të bëjë gjithçka, madje edhe të shesë “prapanicën” tek kushdo brenda e jashtë Shqipërisë, që ka fuqi të ndikojë tek pushteti “Rama”, për ta zmbrapsur nga denoncimi dhe lufta ligjore kundër krimeve të ish-qeverisjes, familjes, deputetëve, ministrave e klaneve të tij mafioze.
Edhe drejtësia duket se i ka dalë nga kontrolli, duke mos iu bindur të përdoret si mburojë e krimeve të pushtetit të tij. As miqtë e tij ndërkombëtarë sekserë e aksionerë të llojit të austriakut Grossruck, nuk po munden të cenojnë imazhin e qeverisjes aktuale.
Edhe ata që kanë mbetur, pra “piliveskat” që po i shkojnë ende si besnik e “jeniçerë” të përdorshëm pas në “frontin e luftës së rezistencës”, për ta ‘rikthyer “familjen” në pushtet. janë vetëm “oborri perandorak” me disa ish-ministra horra, deputetë halabakë, zyrtarë të vobektë të PD, analistë gramafonë të dalë boje, media të “lidhura”, këngëtarë bejtesh, drejtorë të zhytur në korrupsion, një listë intelektualësh që nuk pranohen as në familjet e tyre, disa OJF, kryetarët e komunave e bashkive të PD, ILDKP e Zana Xhukës, ca gjyqtarë e prokurorë të plepave, ca biznesmenë që janë pisnesmenë, ca ish drejtues policie që inskenojnë kaos me terror publik, AMA e Endyra Bushatit (siç e shqipton mbiemrin e saj, dialekti gjirokastrit) dhe presidenca e “nëntoger” Bujar Nishanit. Të gjithë këto “piliveska” me “malarie” krimesh e korrupsioni, ashtu si Hitleri mushkonjat, Saliu i ka mbledhur në rrjetën e tij dhe po i përdor duke i hedhur përditë, në sulm për të përhapur virusin e tyre në mjedisin shqiptar. Por piliveska, pilevskë mbetet e ka ciklin të shkurtër sa një ditë-natë.
Zoti Halili,
Nese nuk e ke problem, nje korrigjim ne Titull;
Mushkonjat e Hitlerit dhe Morrat e Shpellarit!
http://goo.gl/qUTDgR
QELBESIRA NE LITAR
Te lumte dora z.Halili!
Po mire e ke ti po piliveskat, e kane folene gjirizeve…
Si gjithmone z.Halili,flet ne menyren me te prekeshme dhe te kuptueshme SHQIP.
Gjuhe qe e kuptojne mire te gjithe,ne keto ane, si qytetari i mire ashtu dhe katunadret diabolik te Saliut.
hahahaaha, bravo kusho!
Po këtyre gomerëve të rinj që janë në fotografi, kush ju ka pjerdhur trutë…???
Flisni e shkruani sa të doni. Saliu është aq i çmëndur dhe e ka “shollën” aq të trashë, sa nuk do të pushojë të ulërijë për destabilizim e marrje pushteti, deri sa dikush t’i mbyllë gojën…Dhe më besoni, nuk e ka keq ai, gjersa e bëri pas masakrës-katrahurë të -97-ës, pse mos e bëjë edhe tani…???!!! Ky popull ose harron kaq shpejt, ose i pëlqen të ketë dikë në zverk…
Tee krahasosh Saliun me Hitlerin eshte gafa me e madhe qe mund te beje nje njeri i zakonte , nje ”plebej,,-
kurse po ta beje kete nje intelektual apo gazetar e analist eshte komplet nje absurditet . Une po i bie shkurt
Saliu eshte nje vemje qe i ka shkaktuar nje mal me te keqia popullit shqiptar, por ky njeri as qe mund te
imagjinohet qe Berisha te kete dimensionet e Hitlerit ! Ky mbetetnje qenje mikroskopike si figure historike !
Sa per ta pare ate ne kendeveshtrimin e nje krimineli dhe vetem ne kete aspekt ai ia kalon Hitlerit…………..
Mire e ka gjetur titullin Gazmiri. ”piliveskat e Hitlerit dhe morrat e Sali Vicdolit ,, Bravo Gazmir !!!!!
SHKRIM REALIST! CDO KOMENT ESHTE I TEPERT, BRAVO