1. Është lajmëruar një protestë nga Partia Demokratike kundër Edvin Kristaq Ramës (thotë doktor Sali Ramë Berisha). Janë ftuar të marrin pjesë të gjithë plus njishat e furgonëve informalë; legalizuesit e ajrit, detit dhe tokës publike; ish- ministra e drejtorë e ofiqarë; anëtarët e bashkimeve profesionale demokratë që vodhën të gjithë ish- kampet e pushimit; ndërtuesit pa leje; hajdutët e taksave; përfituesit e paligjshëm të TVSH të rimbursuar; monopolistët e produkteve dhe shërbimeve; të zgjedhurit vendorë që janë formalisht të pandehur në gjendje të lirë; drejtuesit e mjeteve në gjendje të dehur; të punësuarit politikë që janë sot pa punë; hajdutët e votave të Lundrës dhe gjithë Shqipërisë; agjencitë ajrore që falimentuan me urdhër politik; ish- policë e ish- gardistë të pandehur ose jo me ose pa tritol me vete e të tjerë si këto. Vetëm demokratët nuk janë thirrur të protestojnë!
2. Sebepi është të përkujtojmë rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Them sebepi sepse po të ishte kjo arsyeja e vërtetë e manifestimit, së pari nuk do quhej protestë sepse përkujtimi i ngjarjeve nuk quhet protestë dhe; së dyti do të ishte dashur të thirrej Edi Rama dhe Blendi Gonxhe që e filluan të parët lëvizjen për rrëzimin e bustit dhe e ç’enverizimit të Shqipërisë. Ata që kanë jetuar atë kohë në Qytetin Studenti e mbajnë mend shumë mirë këtë gjë. Partia Demokratike në ato ditë ishte në drejtim të paditur, si edhe sot. Kështu që Edvin Kristaq Rama na del më anti- enverist se Sali Ramë Berisha. Prandaj rroftë sebepi, se arsyeja e vërtetë është gjetkë.
3. Kjo protestë është jetike për Partinë Demokratike, e cila doli e shpartalluar nga zgjedhjet e fundit dhe mbi të gjitha tejet e konsumuar nga pushteti i vetëm i një njeriu dhe një grushti rreth e rrotull tij. Partia Demokratike ka nevojë të forcojë radhët e saj, qoftë edhe me metodat e vjetra dhe krejt të njohura tashmë të Doktorit. Protesta dhe rruga në përpjekje për të gjetur fajin tek armiqtë e jashtëm të partisë. Këtë gjë Doktori e ka bërë rregullisht që pas 23 qershorit, kur “fajin” për humbjen e zgjedhjeve asnjë çast të vetëm nuk e kërkoi tek vetja (edhe dorëheqja që bëri ishte lojë e stisur), por tek “mega mashtrimet” e kundërshtarëve politikë. D.m.th teoria është që çdo gjë ishte nën kontroll se medemek qeveria me votat e trafikuara nga PS po punonte mirë, por se Edi Rama mashtroi aq shumë saqë gënjeu 1 milionë vetë! Pa i hyrë fare vërtetësisë së kësaj broçkulle, reklamë më të madhe sesa kjo për një politikan që paska aftësi të tilla nuk ka! Sigurisht që kjo gafë- broçkull e Doktorit është efekt sekondar i pastudiuar (si gjithmonë në tilla raste). Sidoqoftë, Partisë Demokratike i bëhet mirë të mblidhet njëherë në shesh,se nëpër zyra kanë sherre të tmerrshme.
4. Mbledhja e Partisë Demokratike, qoftë dhe në shesh, i bën mirë në fakt edhe vendit, i cili gjithmonë ka nevojë për opozitë zyrtare. Se opozita zyrtare në parlament është e papërfillshme, dhe po të lihej ashtu në gjendje të lirë, do ngelej vetëm Doktori aty. Në fakt edhe sot vetëm ai është. Pavarësisht përçartjeve të tij në Parlament dhe në inat me të gjithë aty, e vërteta është se vetëm ai është opozita. Numrat e tjerë aty janë ose të frustruar nga e majta, ose numërorë rreshtorë listash që lexojnë ndonjë deklaratë, që ju vjen nga selia e SHQUP-it. Mirëpo vendi ka nevojë për opozitë, ndaj kjo protestë ka, pa dyshim, një vlerë demokratike pavarësisht se arsyet e saj janë sebepe dhe që tentojnë të mashtrojnë opinionin publik jo vetëm shqiptar.
5. PD zyrtare në gjithë historinë e saj ka qenë gjithmonë në mbrojtje të informales, anti-ligjit, përçarjes dhe ndarjeve të thella në vend. Rezultatet elektorale janë prova e kësaj filozofie politike. Vetëm në vitin 1992, Partia Demokratike mori një mandat të qartë për të qeverisur. Në vijim në çdo proces tjetër zgjedhor, PD ka fituar pushtet vetëm kur e ku e majta shqiptare ka qenë e përçarë dhe e paorganizuar (kjo vlen edhe për zgjedhjet e 1996, ku PS ishte inekzistente me kryetar te burgosur). Kështu që e gjendur në një presion permanent të tillë, PD ka qenë dhe mbetet viktimë e fjalorit të egër, nxitjes së dhunës, shkatërrimit të institucioneve dhe ligjeve, sepse kështu “bëhet interesante” dhe bën sidoqoftë opozitarizmin në vend. Në këtë rrugë mesa duket do vazhdojë të ecë PD edhe për aq kohë sa Doktori të dominojë këtë parti. Prandaj sasia e të sharave personale, injorimit të problemeve që kërkojnë zgjidhje dhe politika përçarëse gjithnjë e më e thellë, do vazhdojnë të jetë motoja e PD deri ditën që Doktori që mos merret më me këtë punë. Frika është se edhe pasardhësi i tij po mësohet me këtë gjë dhe s’do dijë të dalë dot nga ky batak për të sjellë një PD tjetër që e pret skena politike.
6. Sa më shumë shan Doktori, aq më shumë fiton ai që shahet! Kjo është një sentencë e provuar në çdo kohë. Edi Rama është prova e gjallë se si rritesh në politikë duke të sharë Doktori. Në fakt strategjia shaj e shpif se diçka mbetet ndot higjienën e trurit të çdo njeriu duke regjistruar në kujtesë doktorin si ndotësin kryesor. Më shumë sesa kundër tij, kjo filozofi ka shërbyer në fakt për të shmangur vëmendjen nga problemet kryesore që ka vendi. Qeverisja e Doktorit, e cila në thelb kishte në fokus biznesin dhe paranë (filozofi e grupimeve të djathta kjo) solli në përfundim këtë situatë: fatura të larta borxhesh të deklaruara dhe të padeklaruara si të tilla; ekonomi të bazuar në rritje pa punësim; monopole në produkte dhe shërbime gjithandej, ku më i rrezikshmi ishte monopoli i tregut financiar; shoqëri të ndarë edhe më thellë për shkak të pabarazisë në rishpërndarjen e të ardhurave; administrim publik të paaftë për të përballuar nevojat në rritje; kompani private qe punuan si argatë pa u paguar ende për punën e bërë; punëtorë që u trajtuan si skllevër sepse nuk iu pagua rruga për punën e bërë; pensionistë që s’marrin dot pensionin; pronarë që kanë letra pa pronë; gjykata që punojnë për një Republikë tyren të pavarur nga Republika e ligjit. Pa i trajtuar aspak me dashakeqësi politike, këto tema janë të ulura këmbëkryq midis nesh dhe trajtimi i tyre kërkon përgjegjshmëri dhe jo sharje e shpifje. Por Doktori kurrë s’ka qene gati për të dialoguar për këto gjera. Nuk ka sesi të jetë sot në fund të jetës së tij politike.
7. Të kthemi te protesta. Shumë ish- zyrtarë të Partisë Demokratike e dinë shumë mirë se çfarë kanë bërë me pushtetin që kishin. Ata presin të thirren çdo ditë fletëthirrjen nga prokuroria dhe ndjehen realisht të pandehur, pavarësisht se ajo fletëthirrje mund të mos iu mbërrijë kurrë për fatim e keq. Kjo krijon një makth të brendshëm që kërkon të shfryjë diku. Protesta është një mjet i mirë për këtë gjë. Kjo nevojë për shfryrje i shërben, përsëri si efekt anësor, nevojës që kanë ish-pushtetarët e lartë (të pandehur gjithashtu) për tu mbrojtur nga ndjeka penale pa paguar avokat. Nuk do ta dëshiroja kurrë një gjë të tillë, por kam frikë se është e vërtetë! Sidoqoftë, protestë të mbarë të gjithë të pandehurve!
fikse fare!
Patjeter qe fiks fare. Se po tia kishte futkoken ne hale Ilir Metes , ne semes do te shkoje edhe ti mor legen
Hahaha po ti je nje superhajdut qe vodhe per 4 vite dhe bleve votat ne 23 qershor ti mor kriminel ….dhe mos u mer me opoziten mor hajdut po merru me punet e kesaj qeverie
Ti patjeter je sidoqofte pjelle e diktatorit Bishe. Thua Rama kriminel, dhe kjo eshte cka thote Bisha.
Kush eshte argumenti qe qenka kriminel?
Por nuk duhet te pergjigjesh. Nga ju pjellet mazokiste te Bishes dihen pergjigjet.
Po ti deri dje sa nuk u vrave me Gjinushin duke mbrojtur vrasjet ne protesten e 21 Janarit tek emisioni Fevziut apo harrove o kokeloqe.
E njoh kapacitetin e z. Manjani,kam lexuare edhe here te tjera shkrime te tije por me kete shkrim per mendimin tim i ke vene vulen.
Nuk ke se çfar te leshe dhe te heqesh te gjitha jane shume reale.
Me pelqen te veçoje rrjeshtin e fundit qe thote:Proteste te mbare te gjithe te pandehurve.
Bravo dhe te lumte dora.
O SALI TU SHOFTE FARA QE KE 23 VJET QE DEL SI KRIMINEL PERPARA
z.Manjani,besoj se keni gjetur disa te verteta ne shkrimin tuaj,por edhe demokrate mendoj se do te kete ne proteste.
po ik o manjan te dim edhe ty se kush je