Për të disatën herë, në Shkodër ka njoftime për aksione të policisë, që ndalojnë makina me sasi malli nga 150 euro apo diçka rreth kësaj vlere.
Muajin e kaluar në Shkodër u kap një makinë me mall kontrabandë, gjithsej 100 euro, ndërsa këtë muaj një tjetër me 150 euro.
E vërteta është se një kontrabandë e tillë ekziston, por ajo u përket qytetarëve që bëjnë tregti të vogël mes Malit të Zi dhe Shkodrës apo Kukësit dhe Kosovës.
Në këto raste, doganierët duhet të jenë vigjilentë, por transportuesit nuk janë subjekte biznesi dhe përgjegjësia bie mbi drejtuesit e mjetit që nuk vetëdeklarojnë mallin.
Përpjekja për të rivalizuar me lajme, duke i përmendur si arritje kundër korrupsionit në dogana, në këto raste është teprim, pasi së pari bëhet fjalë për një vlerë dhjetë deri pesëmbëdhjetë euro që shtetit i fshihet nga qytetari, dhe nuk është e njëjtë me një evazion fiskal apo doganor që mund të bëhet në rastin e bizneseve.
Në pika të tilla doganore, një doganier e ka të pamundur të verifikojë çdo veturë që kalon, por serioziteti i luftës kundër kontrabandës kërkon që këto lajme të shkruhen vetëm në buletinin e policisë, por jo t’i jepen publikut si arritje.
Doganat duhen ndëshkuar kur ngrenë traun për biznesin dhe bëjnë politikë selektive, jo kur i lejojnë qytetarët të kalojnë 5 shishe verë apo dy koli cigare.
Ky fenomen është i theksuar në Shkodër dhe me sa duket pasqyron një klimë rivaliteti mes policisë dhe doganave të këtij rrethi, por që i humb seriozitetin real luftës kundër korrupsionit. Policia ka plot lajme me të cilat mund të gëzojë qytetarët.
Për shembull sot janë vjedhur dy banesa, dhe policia para se të merret me dy doganierë që kanë lejuar dhjetë euro evazion, mund të gjejë hajdutët e banesave.
Presim lajme reale kundër krimit dhe korrupsionit, jo statistika.
A. Dedaj, Shkodër
tema eshte shume e goditur,sepse ditet e fundit disa punonjes te nje strukture ne polici qe quhet krimi ekonomik po u bejne presion doganiereveper t’i zhvatur,duke i kercenuar me arrestime te tilla duke “zbuluar” autovetura me 75 euro mall si vaj apo detergjente,qe blihen ne mal te zi,pasi ka diference cmimi dhe ka leverdi. Po luhet nje loje shume e poshter ne kurriz te doganes se shkodres,ne nje kohe qe jane vete policet qe ndihmojne keto autovetura te kalojne mallin ne kufirin shqiptar,duke u konfrontuar edhe me doganieret dhe duke ju bere presion “lere te kaloje se nuk ka ndonje gje”. Kjo lufte e pandershme ka edhe nje sekret tjeetr. Doganieret e rinj qe ka vene Elisa spiropali kane penguar kontrabanden qe behet pas mesnate dhe ku jane te implikuar edhe disa struktura te policise. nje doganier qe eshte telefonuar qe te lejoje njje makine te kaloje sepse eshte baxhanaku i filanit(nje i krimit ekonomik) dhe nuk ka pranuar,u arrestua pas 4 diteve dhe emri i tij u dha ne lajme si te ioshte ndonje kriminel,kur gjithe shkodra e njeh si qytetar te rregullt. Preteksti ishte se i jane gjetur nje personi ne autoveture 111 shishe palstike gjysemlitershe detergjenti me vlere 75 euro gjithsej ne qytetin eshkodres dhe ky paska thene se kam kaluar nja hani i hotit. kamerat e sigurise shfajesojne doganierin,pasai aty del se ai bashke me 2 te tjere kane hapur bagazhin e makines dhe nuk kane gjetur asgje. Policia e krimit ekonomik ka filluar nje terror ndaj doganiereve duke u cuar mesazhin se keshtu jua bejme po nuk paguat,dmth po nuk vodhet per te na dhene leke neve. sajmir tahiri duhet te vazhdoje reformen ne polici dhe te mos merret me cfare thote opozita.sepse strukturate policise ne shkoder jane super te korruptuara.