Përse protesta e opozitës nuk do jetë “lajm”!

19 Shkurt 2014, 18:02Blog TEMA

Nga Arben Manaj

 

Protesta e pritshme e opozitës po mbështillet pa të drejtë nga një tis misteri djallëzor, frikë për trazira dhe përllogaritje malinje, aspak realiste, si një protestë jo-paqësore.

Personalisht, kurrë nuk kam besuar në forcën e protestave politike pas ‘92-shit, madje as në domethënien e shifrave të pjesëmarrjes në to, si parametra potencial elektoral.

Protesta e se 20 shkurtit të këtij viti, është në vetvete për nga analogjia e 20 shkurtit të rrëzimit të bustit të Enverit, një fyerje për atë ngjarje të papërsëritshme historike. Dhe këtu, po e lë argumentimin për këtë paralele bizarre, që adoleshentëve të sotëm do t’u duhet një ditë e një natë t’ua shpjegosh kontekstin dhe valencën historike të asaj kohe, e sërish nuk je i sigurt nëse do e kuptojnë dhe do e shohin relevancën mes asaj epoke me ditët tona, pas më shumë se dy dekadash.

E vetmja gjë e përbashkët e dy epokave është frymëzuesi i njëjtë, gjysmë-qelbësira që sundoi në Shqipërinë post-komuniste në kohë sa gjysma e ish-qelbësirës që u rrëzua në 20 shkurtin e parë.

Problemi më i madh në këtë protestë, nëse ajo do dalë jashtë kontrollit dhe do hyjë në ndonjë skenar ogurzi hipotetik, që realisht nuk besoj në botë të botëve se do të ndodhë, është tek efektet bumerang afatmesme dhe afatgjata që do mund të ketë ajo, jo aq tek administrata e re e mazhorancës, sesa tek administrata në hije e opozitës.

Një protestë jo-paqësore, siç pa të drejtë mendoj se po përpiqet të portretizohet nga segmente të caktuara me prapavija të caktuara politike, më shumë në twittosferë e mediat sociale apo edhe në faqet online të medias shqiptare, e lehtësuar edhe nga moscensura, do të ishte vdekjeprurëse politikisht për organizatorët, madje më e atillë sesa vetë rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Trazirat jo vetëm nuk do gjenin mbështetje në vend, por do të ishin absolutisht të patolerueshme dhe dënoheshin me termat më të ashpër në dhe nga qarqet ndërkombëtare.

Bindja ime absolute është se udhëheqësi i opozitës e di shumë mirë këtë dhe është aq fin sa te mos shkelë në dërrasë të kalbur.

Ajo nuk ka as motiv për të qenë violente, pavarësisht nga retorika politike, e cila mund të shqiptohet lehtësisht për problematikën e çdo vendi me demokraci të ngjashme me tonën.

Edhe nëse është apo tingëllon e ashpër, lëkura jonë politike do të duhet ta suportojë si të atillë, për shkak të regjies nga ligjërime të tilla politike rutinë.

Problematika dhe motivet për të thirrur këtë protestë ka më shumë gjasa të zgjidhen realisht dhe më efektivisht përmes dialogut të paezauruar seriozisht brenda bonsensit politik, sesa duke “aplikuar ndonjë paradigme ukrainase”.

Faktikisht, Tirana dhe Kievi janë po aq larg gjeografikisht sa edhe në aspiratat, kontekstin gjeopolitik apo dhe objektivat demokratike.

Protesta thjesht do të jetë një shprehje normale e të drejtës demokratike të çdo opozite, e cila përmes saj do tentojë të ndikojë jashtë kanaleve formale politike apo të ushtrojë atë trysni normale të pritshme ndaj pushtetit të ditës.

Për hir të së vërtetës, opozita ose lidershipi më i lartë i saj, kurrë nuk ka deklaruar deri me sot, as ka lënë të kuptohet ose nënkuptohet se protesta e saj dhe reaksioni zyrtar ndaj saj, do të mund të marrë ndonjë trajtë të padëshiruar, si ajo kur drejtuesit e saj aktual ishin në pushtetin qendror gjatë të ashtuquajturës, edhe pse tejet qesharake, “ngjarje në bulevard”.

Më shumë frika që përpiqet të përhapet për një protestë jo-paqësore është më shumë një tentativë për të frikësuar indirekt mospjesëmarrjen e mbështetësve të saj, sesa një mundësi reale.

As mazhoranca e sotme nuk ka parametra si ato të ish- qeverisë së para 23 qershorit, për t’u përballur me një të drejtë legjitime demokratike, si protestat anti-qeveritare.

Nëse dikur përpara kryeministrisë, përpara heqjes së kangjellave rrethues kur Berisha ishte kryeministër, kishte disa police femra, mos u habisni që përpara institucioneve kryesore të shtetit më 20 shkurt, të mos ketë fare prani policore, ose ajo të jetë më minimalja e imagjinueshme, edhe si taktikë për ndonjë alibi.

Por mbi të gjitha, këtë 20 shkurt nuk ka as buste bronzi e as buste virtuale për t’u rrëzuar.

Qelbësira e fundit në Shqipëri u rrëzua me votë plebishitare në zgjedhjet e fundit, por si çdo kërmë, edhe nëse hiqet nga vendi ku ka qelbur për një kohë të gjatë, ajo sërish do vazhdoj të kutërbojë politikisht edhe për një periudhe kohe, qoftë edhe kur atë e gropos, siç bënë shqiptarët më 23 qershor, për të mirën e përbashkët të të gjithëve.

16 komente në “Përse protesta e opozitës nuk do jetë “lajm”!”

  1. loni says:

    as frike nuk do ndjedhin dhe as do stabilizojne vendin,se e dine me shum se cdo shqiptare tjeter qe po te prekesh dhe te tentosh te rrezosh qeverine legjitime denohesh me vdekje,per kete gje saliu dhe luli kan me shume njohuri se e kan treguar veten ne mbrotje te istucioneve shteterore me 21 janar 2011,kur i vrane njerezit jasht vijes se kuqe,imagjinoheni sikur keta tradhetar sern saliu dhe luli bashke me zagaret malok qe do mbeshtjellin mbas vetes te kalojne vizen e kuqe se cfare i pret po nga ligji qe ata ncorren ne 21 janar 2011,nuk do munden ta bejne ate gabim se do merrin denimin ekzemplaur.nuk do ndodhi asgje se do ti cojme ne poidhin e gopit te malokeve,kurvat.

    1. Doni says:

      O Loni o trim me flete. Po mendon si PD-istat. Po nuk ruhen institucionet duke qelluar me arme mbi protestuesit. Vetem te jesh budalla si Sali Berisha mund te japesh urdher e te vrases protestuesit.
      Une mendoj qe nuk duhet te kete fare polici per te mbrojtur kryeministrine. Protesta do te jete paqesore per keto arsye:

      Sali berisha nuk eshte me ai trim qe ishte ne 92 apo 97. Sali Berisha eshte si ato te burgosurit qe lirohen me kusht qe nje gje te vogel qe te bejne perfundojne ne qeli. Ai i ka kuptuar kete, perkete arsye e dorezoi pushtetin pa rezistuar si me pare.

      Ai tani me kete proteste po ben nje blof per te testuar nderkombetaret.
      Sali Berisha e di qe do te denohet per vrasjen e 4 demostruesve ne 21 janar. Procedura per denimin e tij do kohe. Ai e ka ne xhep denimin . Por ai do qe te mos denohet. Me kete proteste ai do ti trembi nderkombetaret dhe ti thote do me lini te lire apo tju beje “gjemen” (ky eshte blofi se ne fakt nuk do te beje gje sepse eshte aq i zgjuar sa mos ta rendoje vetem edhe me shume). Por ky blof mund te deshtoje dhe ne rast se protesta del jasht kontrollit (qe une nuk e besoj te ndodhi pa urdher te Sali Berishes)atehere Sali berisha rezikon qe procedura per denimin e tij te pershpejtohet dhe ai mund te pefundoje mbrapa hekurave ne nje kohe me te shkurter.

      Sali Berisha e ka kote cfare do qe te tentoje qe te beje vaji ne kandilen e tij eshte duke mbaruar.

  2. shkodran says:

    ket protest e organizon sala me shpresen qe te vritet ndo nje protestues e te mos perndiqen per 21 janarin

  3. Turi says:

    Duhet te jete lajm perderisa pushteti qe u votua me vote plebishitare nuk merr ne konsiderate denimin e atyre politikaneve qe u rezuan nga pushteti nga kjo vote, te cilet vodhen dhe vrane per te ruajtur pushtetin e tyre.

  4. Xhimi says:

    Z.Arben!
    Plotesisht dakord me ju. Qelbesirat kane lene akoma eren e tyre.
    Ju uroj pune te mbare.

    1. alban.. says:

      xhimi, ju tregon Muç Nano ku ndodhen qelbesirat e ketij vendi mjafton ta pysni.

  5. e vero says:

    Mjaft na u tregove kaq i vemendeshem per protestat ,
    per vendin , Manaj i ka dhene drejtim jetes se vet ,tani kalon kohen
    me bla bla bla

  6. sazan says:

    Sakte shkrimi qelbesira qe u gropos se i ka bere dem te paimagjinushem kombit Shqiptar kerma Serbe

  7. rebeli says:

    Nje violence e mundeshme nga ana e banditeve te qelbesires,meqe artikullshkruesi e zyrtarizoi emrin e tij tani “qelbesira” dhe une tani e tutje do ti them qelbesira,do te kishte nje kosto te rende per vendin,por do te ndaheshim perfundimisht njehere e mire me qelbesiren.Pra perfundimisht do te çliroheshim nga nje psikopat qe per fat te keq na solli verdalle per njeçerek shekulli.

  8. ENO AJAZI says:

    KENI PLOTESISHTE TE DREJTE QE QELBESIRA E FUNDIT UHOQE ME VOTE PLEBISHCITARE ME 23 QERSHOR ,POR AKOMA NUK E KA KUPTUAR SE PRANIJA E TIJE KUTERBON JO VETEM POPULLIN SHQIPTAR POR DHE ME TEJ.LE TE VJELLE DHE NJE HERE QELBESIRA MBASE DO E KUPTOJ SE KJO ESHTE E FUNDIT POR E FUNDIT DHE SI PARTI PD E CILLA CDO DITE PO RRUKULLISET TATEPOSHTE E SDIHET KU DO E MBAJE VRAPIN
    ENO

  9. Cimi - shoku i Mut'tatit says:

    Po Dhori e Mit’hati te zgjedhurit e Jozefines e te Olldashit a do te jene neser ne proteste?!

    1. _________________- says:

      Cimi je provokator i SHISH 100%. Mit’hati qe vetem soji juaj e “glorifikon” nuk ka asnje njohje me Jozefinen dhe mos e harroni SHkodren si ju kundervu Jozefina Mit’hatit.

      Mit’hati eshte viktime e sigurimit te shtetit si shume te tjere ne kete vend dhe per fat te keq edhe sot perndiqet si atehere nga te njejtet bashkepunetore dhe kur flas per Mit’hatin flas per gjithe ata qe ish te burgosur, interrnuar dhe njerez me dosje.

      Kjo eshte e verteta. Mit’hati eshte njeri impulsiv dhe kollaj mund te ndikohet nga spicat tuaja o cimi-hafija dhe ja keni arritur ta hidhni kunder Edi Rames e ju lumte kur ja gjeni mendjen…

      Mit’hati e ka inatin 5 minuta dhe kur e gjen ne ate 5 minutshin qe ju ja dini mire se e keni mbajtur ne hetuesi 1 vit rrjesht apo jo Z.Mete SHyti???!!!

      Por te jesh i sigurt ti cimi-sigurimsi se Mit’hat eshte 100% SHQIPTAR dhe Edi Ramen ai nuk e urren aspak. Kete nuk do ta arrini dot. Sepse keni qe diten kur Rama u be Minister Kulture qe na vinit nga mbrapa ata “miqte” e dikurshem e na ngopnit me mbrockulla kunder Edi Rames. Madje edhe sot e gjithe diten nuk pushoni duke na helmatisur kunder tij, sepse e doni Edi Ramen te ngelet vetem, pa perkrahjen e njerezve te ndershem dhe te familjeve te mira.

      Ju ku gjeni bravo ju qofte, por ta dini se:-uji qe rrjedh nga burimi nuk kthehet me ne shtratin e vet….

  10. alban.. says:

    ARBENO!!! futi nja dy gota raki qe te kthellosh mer dhe RAMEN me METEN qe te bejne shoqeri.Arben keni te drejte vetem ne nje pike ku shpreheni qe nuk do te kete prani te forcave te pilicise para kryeministrise(dhe kjo u pa nga te gjite sot)e dini pse,sepse i vetmi qe mund te sulmoje institucionet eshte sot per fat te keq te vendit Kryeminister dhe kete e ka treguar me fakte..Arben pres nga ju si njeri intelgjent qe jeni qe me nje shkrim tjeter te ratifikoni dhe te ndreqni budallalliqet qe keni shkruar aty siper.
    Zgjohu Arben dhe mos shkruaj here tjeter ate realitet qe keni ndertuar dhe ndohet vetem ne mendjen tuaj,sepse bota nuk funksionon dhe xhiron sipas deshire tuaj kjo u pa dhe sot ku ju si artikull shkruas keni bere (siç thone ketu ne Itali)Avete fatto una figura di Merda…

  11. Denonco says:

    paragrafi i fundit brilant!!!

  12. capajevi says:

    Zoti Manaj! shkrimi juaj eshte i vonuar ne kohe dhe i pa nevojshem. Perpara se gjithash dua te theksoj se gjusmeqelbesirat qe drejtuan shqiperine per gjysmen e kohes se asaj qe drejtuan gjysmeqelbesirat e shkuara, vetem ti i quan gjysmeqelbesira. (sepse je simpatizant i Mal Berishes ky vertete eshte gjysem…)Sot gjith shqiperia (perjashto ata qe ishin me Lulin ne proteste)ate nuk e quajne gjysem por qelbesire te plote.Sa per per idete pacifiste te “udheheqesve” te PD nuk dua te komentoj fare, sepse vetem ti nuk e ditke se kush eshte sot drejtuasi i vertete i saj.

  13. Anglezi says:

    Epo me qelbesire qe te ka dale era me kohe se ty nuk gjen ! Deri dje ju lepije bythen Berishajve tani i shet si legen !! Nuk ke shanc te fillosh ne ambasade ,kot masturbohesh !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje