Çtabuzim pakthim!
Kur lamë pas të shkuarën, lamë pas edhe qasjen bardhë e zi ndaj ngjarjeve historike dhe personazheve të përfshira në to. 20 shkurti nuk bën përjashtim. Një datë kjo që për shkak të politikës ende nuk gjeneron kohezionin e pritshëm demokratik dhe kjo sa për shkak të referencave spekulative, ashtu dhe demagogjisë 20 vjeçare që pasoi.
Historia nuk ribëhet me inverse dhe përtej ndjeshmërive demokratike, rrëzimi i një shtatore nuk duhet të nëpërkëmbë ndjeshmëritë historike rreth kontributit gjysmë shekullor të një shoqërie të tërë (përpjekjet për çlirim, ndërtim, civilizim etj). 20 shkurti nuk është dita e fitores së gjysmës së shoqërisë ndaj gjysmës tjetër. As dita e ‘licencës’ për të mallkuar dhe zhbërë çdo gjë që monizmi la pas (sikundër edhe ndodhi me pasurinë publike, rrënimin e vlerave qytetare etj). 20 shkurti është dita e lënies pas së tabuve në politikë por ndërsa tabutë nuk ranë për t’u zëvendësuar me të tjera, çdo ‘privatizim’ politik i 20 shkurtit apo shpërdorimi si alibi për të provokuar tensione dy dekada më pas, për më tepër nga ata që koha dëshmoi se e katandisën demokracinë në demagogji, është përdhosje e simbolikës së asaj dite dhe mesazhit që bart.
‘Shtatoret’ brenda vetes
Përtej simbolikës së ngadhënjimit të qytetarit në shesh, ‘linçimi’ deri në vulgaritet i shtatores më pas nuk i shtoi pikë demokratike ditës më tej (reminishenca e qasjeve të shkuara si p.sh. hedhja në erë e varrit mbretëror). E ndërsa mund të pritet nga një shesh në delir, e papranueshme është referenca e ‘zvarritjes’ që politika e PD lançon ende sot ndaj rivalit politik (neobllokmen, bijtë e etërve etj). 20 shkurti duhet të mbahet mënd për zbritjen e monumentit në tokë dhe jo për zvarritjen e tij dhe t’i bësh eko zvarritjes sot, i bën eko mentalitetit që ajo ditë la pas. Dhe kjo sepse sfida e demokracisë nuk janë shtatoret por simbolikat që ato përfaqësojnë. Për më tepër që ajo shtatore, edhe pa u hequr dhunshëm, ishte e pavend në ato përmasa, në atë koncept, në atë pozicion (ndryshe nga ai i Gjirokastrës që ishte më natyral në paraqitje, përmasa dhe vendndodhje). I atillë ai shërbeu veçse si ‘rrufepritës’ i mirëkalkuluar për kohë të ‘keqe’ dhe një ‘certifikatë’ para perëndimit se ‘timoni’ i politikës u kthye pakthim.
Ndonëse demokracia nuk është shtatoremani, historia nuk bëhet me vakume ndaj dhe ashtu sikurse monumenti i monarkut zuri vend në funksion të memories historike, rivendosja eventuale e shtatores së Hoxhës nuk ka përse të shihet si provokim demokratik por plotësim i mozaikut historik që është në vetvete standard në demokraci. Në monizëm u bënë shumë gjëra keq. U bënë edhe shumë gjëra mire dhe nëse përmendja pa komplekse e arritjeve të bën ‘enverist’, ashtu qoftë. Standardi i demokracisë nuk është bardhë e zi dhe etiketime të tilla nuk kompleksojnë kur bëhen nga një takëm politikanësh që duke i bërë bisht ligjit notojnë në pasuri të pamerituara duke nëpërkëmbur standardet demokratike, deri interesin kombëtar.
Përkujtimi i 20 Shkurtit presupozon moral demokratik që PD me qeverisjet e saj nuk e dëshmoi. Çdo kushtrim prej saj për protestë, përveçse demagogji, provokon edhe dinjitetin qytetar teksa lyp mbështetje për një politikë që në CV qeverisëse ka Gërdecin, 21 janarin, abuzimin me Rrugën e Kombit, nëpërkëmbjen e votës, deri nëpërkëmbjen e sovranitetit kombëtar siç ishte marrëveshja detare me Greqinë (ndërkohë që Hoxha nuk përmendet të ketë ardhur në pushtet apo mbijetuar në të duke futur kufirin në lojë) etj.
20 Shkurti është test për të gjithë
Përballë sfidës së protestës, qeveria nuk ka përse të përgatitet për skenare dhune dhe as nuk duhet të përcjellë këtë perceptim. Përballë qytetarit në protestë, Kryeministria nuk ka nevojë për kordona policash pa armë, qofshin edhe femra. Ajo duhet të ruhet siç ruhet çdo ditë. Nga personeli i zakonshëm i shërbimit. Dhe nëse turma dëshmon agresivitet dhe mësyn institucionin, ashtu qoftë. Sa kohë nuk rrezikohen jetë njerëzish nga të dyja palët, pllakat dhe mobiliet vihen sërish në vend më pas. Ndërkohë drejtësisë i shtohet një dosje më shumë.
Qeveria Rama ka marrë përsipër shumë reforma por nëse opozita luan jashtë ‘ringut’ demokratik, fati i tyre dhe shmangja e sindromës së qeverisjes së Nolit (ndonëse e ardhur në pushtet me revolucion), fillon nga zbatimi i ligjit njëlloj për të gjithë. Më 20 Shkurt ra shtatorja, por ‘shtatoret’ që polli tranzicioni bëjnë ende karshillëk. Dhe deri tani nuk ka ende ‘kavo’ për to.
TE FALEMINDERIT,O MERO PER ATO FOTO QE HEDH NE GAZETE. Une i shikoj vazhdimisht,pasi me kujtojne ato vitet e arta. Hajde,hajde sa lezet qe kishte ajo varke! Me kujtohen buzeqeshjet e Lirise me Liljanen. Edhe une me Sokolin nuk qendronim prapa ,qeshnim edhe ne,qeshnim edhe te kater. Qeshte Sokoli ,se kujtonte se kishte nje komunist te devotshem, nje doktor blloku,po nuk e dinte se kishte afer nje dhenderr te SERBISE,se kishte nje njeri qe te ha buken e te permbys kupen,po megjithe ate kam ,ja u them me fjalen e atij qe e shkel fjalen ,kam nostalgji per sherbimin qe u beja si dhenderr vjerrit e sidomos vjerres,qe eshte munduar qyqa te me edukonte se si t’i doja miqte . DUKE shikuar fotot e sidomos ato pran oxhakut,pran zjarrit bubulak,me shtohej me shume dashuria per t’u ber edhe une nje dite udheheqes,per kete me ndihmonin eshe miqte. Ja Misela,kam filluar te shkruaj historite e mia,pa ato te vendit tim,spara me pelqejne ,vetem ato qe ka bere IDHULLI IM, I CILI EDHE AI ERDHI NE KRYE TE SHTETIT,PO ME NDIHMEN E MIQEVE ME ORIGJINE NGA JANE EDHE MIQTE E MI. Vetem Misela ,per ate veprimin qe tregon ai burri ,burri i kushurires se gruas se lARTMADHENISE,PER ATE E DENOJ,JO JO E DENOJ…. KESHTU ,O Misela edhe per 20 shkurtin une nuk doja,e nuk mora pjese,se isha i zen me ate makinen qe bridhja ,e ke pare ti. PO EDHE mAJLINDA MOS TE MERZITET SE 20 SHKURTIN E PERDORIM SI ATE CIMBILIN E LOPES ,qe te kercejne perpiet ata qe me te vertet nuk e donin ate regjim dhe Enverin. Po edhe ti Majlinda e ke lavderuar ate sistem dhe Enverin ,kur jepje lajme ,nejse e lem per sotse jemi ne ethe per manifestimin.Po me shume me njoftojne ( si sakonisht V.Ajzi lika) SE BASHES I KA HIPUR TENSIONI E NUK I PUSHPNE TE DRIDHURAT,SIKUR E KANE KAPUR ETHET E GUSHTIT,PO AI I KA NGA 23 QERSHORI. EH,O FOTO ,CME CUAT NE KETO KUJTIME……….
Ne gjermani policia perforcohet edhe per nje protestues te vetemProtesta eshte e drejta legjitime e secilit por rendi eshte detyre e secilit.Policia nuk duhet te tregoje zell te tepruar por nuk duhet te lejoje ne asnje moment qe dikush te mendoje se mund te beje si te doje.Autori i ketij shkrimi ngaterron demokracine me anarshine.Protestuesit neser duhet te ruhen dhe nga nje provokacion te mundeshem nga qarqe te ndryshme qe duan te na i shtojne heronjte e demokracise.Ne Shkoder 23 vjet me pare e dini se cndodhi.
Te sheshi
Te sheshi
Ta hedhim
Qelbesiren!
http://goo.gl/OV9mRu
Ja prape s’i ndahet provokimeve e everizmave mero Terbacsi: ‘… ashtu sikurse monumenti i monarkut zuri vend në funksion të memories historike,
rivendosja eventuale e shtatores së Hoxhës
nuk ka përse të shihet si provokim demokratik
por plotësim i mozaikut historik
që është në vetvete standard në demokraci’
Per xhahilet si mero me kope:
-Zogu e ka memorien historike jo me bolshevizem makaber qe per lokomotive kish ‘luften e klasave’ dhe per devize ‘izolimin duke ngrene bar e parime’, jane teper larg, po merua eshte ne kopene e Shpellarit, qe e futen mrena ramiz, xhugline etj per kafe, e hoxha eshte hero i luftes, kur ky birbo ne kohe te luftes merrej me Rrjetet Agjenturore te Itaoise, Anglise, Amerikes, Rusise, Jugosllavise dhe hyri ne cilesine e agjentit te Zogut ne rrethet komuniste (do t’u bej nenen, tha per komunistet. Poor i beri nenen shqiptareve ne emer te komunizmit, per 45 vjet ferr shembellor, shumefish t’eger se ne cdo vend te Lindjes Komunste ( formula xhehenemisne: as Lindje – as Perendim= ha njeriu njeriun!. Dhe u be psh saliu, zhelefidhja, tritanshehu, fatosi… Merua…. Edvini, erveliaj…. Njeriu i ri!!)
Mes memories histotike te hoxhes dhe te Zogut, eshte ne mes gjaku i inteligjences dhe nacionalizmit shqiptar dhe kthimi i tere Shqiperise ne kamp cfarosje e percudnimi! Cifutet e pesuan kete 5 vjet, shqiptaret e peduan 50 vjet!
Dhe dolen nga Ai Ferr, gjysma kriminele e Çorape te palara e gjysma te dhjere, prandaj jemi ketu ku jemi e
Prandaj vjell keto te pegera njeriu i ri mero baze, ne emer te nje kopeje majmunesh kuqalasher (veshur fanelle mavi me Foto te shokutenver).
Prandaj e ka cmire mostrash, Shpellarin e Vicidolit,
se foton ky mostra e Vicidolit e ka si ‘Varkar i shokutenver’,
hahaha,
( parasysh qe ‘Varkar Bojnaxhi’ s’e ka kushdo; eshte grada e tosit, godos ….shokutenver ne kohe te vet)
rivalitet hijen- Krokodilesh te sida-osur!!!
Eh si vjen dita e c’ka barku nxjerr ‘bardhaku’!!!
Behet ‘memorie historike’….
Ndjese mero bazes, tani e shoh qe shkrimi nuk qeka yti.