Gjithë fajin e ka Vaçja

21 Shkurt 2014, 19:57Blog TEMA

Nga Alqi Koçiko

 

Duhej të vinte dorë i Plotfuqishmi e të merrte pranë vetes disa prej artistëve të njohur të vendit, njërin pas tjetrit, që të hapej edhe një herë një debat mbi vlerat dhe antivlerat, mbi regjimin e djeshëm dhe realitetin e sotëm, mbi lojrat e mendjes që na bën nostalgjia e rikthyer për ca gjëra të atij sistemi etj, duke na bërë të rivëmë në kandarin e debatit publik vlerat e vërteta që kishin pasur ose jo, emra si Vaçe Zela apo Skënder Sallaku, Ibrahim Madhi apo Laver Bariu. Sigurisht, më shumë lanë lakuar dy emrat e parë, edhe për vetë natyrën më direkte e në kontakt me publikun, të artit të tyre.

Tema e parë e kësaj përballjeje me të kaluarën tonë dhe ndjesitë që na ka lënë ajo epokë gri, përmes përjetimeve që patëm nga këto largime (duhet thënë, pak e shumë të pritshme për motive biologjike), padyshim rrodhi nga sjellja e të pushtetshmëve dhe zyrtarëve ndaj këtyre largimeve. Por le ta lëmë mënjanë këtë pjesë, me gjithë ditirambet stonuese dhe parakalimet e tapeteve të kuq. Politika, le ta mbledhim mendjen, kështu ka për t’u sjellë në raste të tilla; nga ana tjetër, do ishim ne ata që do ngrinim zërin nëse për ndonjë figurë të njohur shteti nuk do begeniste të organizonte diçka.

Ndaj le të ndalemi pak tek pjesa tjetër; tek vërtetësia ose jo e vlerave që ka prodhuar diktatura komuniste në art dhe raporti ynë i sotëm me to. Baze, Bushati, Lubonja e opinionistë të tjerë thanë të tyren, madje i fundit krijoi dhe një letër të Enverit nga Ferri, për Edi Ramën. Pra, a është i vërtetë e mandej, i shëndetshëm, veneracioni (me raste të rralla) apo thjesht vlerësimi e simpatia që kemi për krijues e artistë të socrealizmit, përderisa ata me apo pa dashje, duke bërë punën apo ushtruar talentin e tyre, në fakt i kanë shërbyer regjimit komunist? E që për më tepër, siç thotë Lubonja, kanë qenë fasada e bukur që pa pasur për mision ta bëjë më të lehtë, më pak gri, më të durueshëm atë realitet shtypës?

Me një logjikë “me çmim shumice”, mund të thuhet se kushdo që ka punuar e jetuar në atë sistem, duke shkëlqyer ose jo në shkencë, art, kulturë etj, në fakt i ka shërbyer regjimit. Në vazhdim të po kësaj logjike, pikërisht më të talentuarit duhet të kenë qenë shërbëtorët më të zellshëm, dhe këtu kthehemi sërish tek figura dhe vepra e Ismail Kadaresë. Teorema e anasjelltë e kësaj, nënkupton që nëse dikush shijon ende veprat e Kadaresë sot, është nostalgjik i diktaturës. Këtë lë të kuptohet Lubonja për këngët dhe zërin e Vaçe Zelës. Padyshim, Lubonja niset nga një premisë personale 100% e justifikuar: Nëse tekstet revolucionare të këngëve të Vaçes, të burgosurve politikë ua vinin çdo mëngjes në Spaç, ato e fjalë e tinguj do bëheshin gjëja më e urryer në këtë dynja. Jo në Spaç, por në Bahamas të jesh; jo Vaçen, por Beattles apo Dire Straits të dëgjosh çdo ditë dhe të shpifen. Dhe kjo është njerëzore.

Por sa i përket Vaçes, përveç zërit të padiskutueshëm, unë kam përshtypjen se fronin e “mbretëreshës” ajo nuk e mori për këngët me partizanë, por për diçka tjetër. Vaçe Zela shpërtheu në vitet “liberale” ‘60-70-të, kur këngë si “Djaloshi dhe shiu” apo “Lemza” etj, me ritmin dhe orkestrimin që nuk u linin gjë mangut Sanremos dhe idhujve italianë të kohës si Katerina Kazeli, Çelentano etj, ishin shija më e afërt që të rinjtë shqiptarë do të kishin për vite të tëra mbi Perëndimin dhe shoqërinë e lirë, këtu në vendin e tyre. Kur iluzioni mbaroi dhe grija e errët u bë e zezë, kur edhe Lubonja ra në burg të rëndë dhe disa më fatlumë morën baltrat e internimeve, dalja e Vaçes në skenë nuk kish më lidhje me ritmet false revolucionare të barkut bosh, por me kujtimin e asaj dritareje njerëzore ishte hapur për pak kohë. Nuk mund të përbëjë argument për të kundërtën, fakti që Nexhmije Hoxhës i vjen më në fund zëri dhe kapet pas Vaçes për të ilustruar “talentet që prodhoi diktatura e proletariatit” dhe të mirat e asaj epoke.

Në fund të fundit, krahasimet me një epokë nuk mund të bëhen me kutin e të sotmes, aq më tepër që në rastin shqiptar as kjo nuk është e vërtetë. Vërtet nuk e dimë sa cd mund të kishte shitur një Vaçe e sotme, a do kish kënduar ajo tallava apo jo, a do ekspozonte rastësisht pjesë të trupit në fotografi pushimesh, për t’i hedhur pastaj në facebook. Por dimë se ashtu siç pëlqejmë sot zërin e saj, shijojmë lojën e Sandër Prosit, Kadri Roshit, Tinka Kurtit dhe gjithë “shërbëtorëve të diktaturës”. Lubonja thotë megjithatë një të vërtetë të madhe: Katrahura dhe bjerrja e sotme është pasojë direkte e shkatërrimit të indit shoqëror e njerëzor që prodhoi diktatura. Por për këtë nuk na e ka fajin Vaçja.

*Revista KLAN

10 komente në “Gjithë fajin e ka Vaçja”

  1. elinor says:

    Doni me per Belul….me falni, Vacen? Te gjithe do ta shpalosim “talentin” duke mbrojtur Vacen nga “shpirtrat e keqinj” se per te kuptuar Lubonjen eshte me e veshtire….ose te pakten eshte me e veshtire t’i dilet kunder miletit qe nuk arrin ta kuptoje ate njeri dhe te mundohesh t’ja u sqarosh!
    Si ka mundesi qe askush nga keta qe shkruajne per Vacen, perfshi Meron, nuk u shpreh ne lidhje me coroditjen psiqike te asaj gagaces por merziten kaq shume ne lidhje me shkrimin e moderuar te Lubonjes?! Pergjigja eshte e lehte: zgjedhin betejen me te kollajte, ate qe shkon pershtat me turmen!

    1. Indipedenti says:

      Alqi pas shum te sharave qe te kam dhene,me ne fund te pershendes dhe
      te uroj shendet dhe mendje te shendoshe per te shkruar akoma si ky shkrim me vlere.
      elinor te pershendes dhe sot.Me kete Gagacen sic e quan dhe ti,jam
      prezantuar ne Nju Jork,kjo race plebeu nga 300 dollar qe mirte ne nje
      dasem duke kenduar ne nje darke tek Bruno restorant fitoi dhe 200 te
      tjera me shume se kafshet kosovar i kerkuan kesaj karikature kengetare
      te kendonte{ kasollen e Galigatit,qe i qe thurur pederastit te gjirokasteres nga nje homo tjeter Avni Mula.Kjo gagacija e kendoi me shpirt si himn kete kenge o miku tim elinor.

  2. mirel says:

    Thase se the “Gjithe fajin e ka Vlora”

  3. Flash says:

    Te vjen mire kur analiste te rinj ne moshe zbulojne ca te verteta per te shkuaren,artistet e saj si Vaçja dhe vaçet e tjere te skenes e te artit ne pergjithesi.Nje analize te detajuar te artit vaçjan na jep edhe autori i mesipem,zbulon shume te verteta te medha te artit te saj dhe perballe zbulon gjithashtu nje te vertete te vockel te Fatos Lubonjes,e cila sfumohet dhe behet hi nen peshen e te vertetave te artisteve,qe kane lene vulen ne kulturen shqiptare.Raporti i madheshtise nga njera ane me denigrimin nga ana tjeter eshte evident.

  4. kthjellet says:

    Kur diskutohet per artin shqiptar te realizmit socialist mund te marrim shkas nga nje ndodhi konkrete, por…… kjo nuk do te thote se fajtor per katrahuren qe ndodhi ne Shqiperi eshte njeri apo tjetri krijues apo interpretues.Kush e shkatoi ate lajthitje te madhe kombetare dihet.Politika e mbrashpte e PPSH dhe diktatori.
    Le te jemi te kthjellet.Arti i krijuar ne vitet e diktatures ishte ne shumice art ne sherbim te partise shtet,i dominuar nga dogma pa vlera te mirefillta artistike.A kishte perjashtime? Sigurisht qe kishte. Por ne teresi ishte nje kethim mbrapa sidomos ne letersi.Nga poesia brilante e Poradedit,nga proza e magjishme e Migjenit,Koliqit,Mitat Frasherit u kethyam ne heronjte e tipit rusosovjetik,te tipit “Si u kalit Celiku”apo heronjve kukulla te letersise kineze te tipit Lej Fen.Keshtu ndodhi ne muzike,artet pamore,arkitekture e deri ne menyren e jeteses.I gjithe ky art ra si i pavlere qysh ne momentin kur filloi te ballafaqohej me artin evropian.Me perjashtim te pak autoreve dhe pak veprave kryesisht nga letersia,arti tjeter shqiptar i krijuar ne kohen e diktatures u zhvelerua se i tille ishte.Ne kohen kur bota shijonte Pikaso ne vazhdonim te ndertonim pllakate pa asnje vlere estetike si ajo ne balle te Muzeut historik kombeter apo cmendurine e skulpturave per diktatorin.E keshtu me rradhe.Nuk kane fund shembujt. Eshte e vertete,nuk kane faj artistet,por edhe ne si konsumatore te artit nuk kemi ndonje faj per faktin se krijimet e Realizmit socialis nuk na ngjallin me asnje emocion.

    1. kirurg says:

      “kthjellet”, do te thote krejt pa asnje rudhe truri? rehat fare dmth, ok

  5. Mero Baze d.v. says:

    Një vërrejtje: Teoremat e anasjellta, nuk janë gjithmonë të vërteta…Këtë e di çdo njeri, qoftë edhe me kulturë matematike të 8-vjeçares.

    1. joel shkodra says:

      Shume e vertete. Do te jap nje shembull: Te gjithe gazetaret bejne gabime gramatikore. E anasjellta: Te gjithe qe bejne gabime gramatikore, jane gazetare.
      Kur e anasjellta eshte e vertete. P.sh. Kush eshte mashkull, ka penis. E anasjellta: Kush ka penis, eshte mashkull.

  6. Indipendentit says:

    A te keqen o indipendent! Indipendent i vertete qenke? Fare i pa politizuar!

  7. Animus says:

    Nje shkrim i Shkullakut mbi kete ceshtje tek Mapo-ja e Çilit. Shkullaku, ashtu si Lubonja, Jane bere shembulli me I keq I arrogances ANALIST-ike dhe perpjekjes se pandalshme per te qenë gjoja-kunder rrymë per cdo gjë e ndaj kujtdo. Vetem ne vendin tone ndodh qe nje analist te fyeje dhe percaktoje si “idiot” pjesen me te madhe te publikut dhe forumistëve online. Eshte e natyrshme per publikun qe edhe te reagoje ne menyre emocionale si ne rastin e Veces, edhe pse mendoj se shumica e komenteve qe une kam lexuar Kane qenë mjaft racionale e realiste, dhe kjo eshte jo vetem e shendetshme por edhe e nevojshme.
    Ajo qe eshte e turpshme eshte stili fyes, provocativ e gjoja-kunder rrymë I Lubonjave e Shkullakeve qe tentojne te na mbushin mendjen se vetem ata kane ne pronesi te verteten dhe se vetem keta na ditkan gjithçka e per gjithkend.
    Po te mendosh – qendrimet refraktare kunder-rrymë tregojne ne fakt mungese argumentesh dhe plogeshti e dembelizem intellectual.
    Keto qendrime Lunonjane – Pervecse mungese finese, sensibiliteti dhe klasi, pervecse nje ndermarrje e panevojshme, e kote dhe ne kohe te papershtatshme – artikulli I Lubonjes (dhe ky I Shkullakit) eshte I ndertuar mbi premisa te gabuara dhe eshte I turpshem. Ne cdo vend normal do te kishte nje reagim te forte popullor nese gazetare idiot do te fyenin dhe ofendonin nje kengetar apo idhull popullor ne ditet pas vdekjes se tij. Pa permendur fyerjen qe ju behet familjareve dhe afermeve te personit te vdekur.
    Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje