Nga Ermal Petushi
http://www.ermalpetushi.com
Tashmë që mbaroi jehona mediatike e protestës që as pluhurin nuk ngriti në Tiranë po solli vetëm llumin dhe baltën e administrates së qyteteve përreth , mendoj se duhet analizuar objektivisht ajo që ndodhi. Dështimi i suksesshëm i pritur ka aspektet e veta pozitive dhe negative që lehtësisht mund të shprehen në 10 pika.
1-”Policet femra “ (Pozitive)
Rreshtimi i 50 policeve femra përballë kryeministrisë ishte një gjetje spektakolare. Më shumë së nje ftesë për mbajtje qetësie ndaj publikut, dukej si një xhentilese e imponuar që iu bë të dhunshëmve. Gjithkush, qoftë edhe më të revoltuarit që mund t’i shkonte ndërmend të shfryhej mbi policinë, mendohej të paktën dy herë përpara se të ngrinte dorë kundër një zonjushe me uniformë, pa shkopa gome, mburoje, kaska ….çadra pistoletë, snajpera, vezë bombë….Prit prit, më falni se po deliroj, ishte skenar tjetër ai.
2- “Saimiri mbi çati” (Negative)
Zhveshi kostumin e Ministrit të Brendshëm dhe me celular në vesh, smokingun e orën e tij firmato, ishte totalisht i vendosur të shpallte zyrtarisht kandidaturën per rolin protagonist në filmin e ri të Xhejms Bondit që del vitin tjeter. E ku ka vend më të taktik se tarraca e kryeministrisë për të rënë në sy të regjizoreve hollivudian. Aspak e hijshme për një ministër…
3- “Thirrjet Pro Berishës “ (Negative)
Videoja e njëzet e kusur truprojeve të Saliut me leje ditore nga kopshti zoologjik që bërrylosnin këdo per t’i hapur rrugën, përfshirë Malinda Bregun e Tritan Shehun dukej e dalë nga Arkiva e Shtetit në lajmet mbi trazirat e viteve 90′ . Por ajo që binte në sy ishin thirrjet e fansave që u çirrën duke klithur emrin e Berishës, derisa patritur dikush duket se u kujtoi se duhet t’i bnin qejfin edhe Lulit ndaj në kor ia nisen të thërrisnin Luuli Luuli Luuli.
4- ”Fair Play i Policisë” (Pozitive)
Një urdhër i prerë për “mos-reagim” i zbritur nga tarraca e kryeministrisë i ktheu policët shqiptarë në roje të mbretëreshës angleze Elizabeta. Nga ata që mund t’jua kërcasësh me shuplake fytyrës, t’i pështysh e prapë ta bësh gjumin e qetë sepse nuk reagojnë. Pamjet tregojnë një zotëri që sulmon policinë sepse dikush po e filmonte në një truall publik. Mundohem të kuptoj vullnetin e mirë të policisë për të mos krijuar tension, edhe pse shndërrimi i tyre në hippy është ekstremi i mirësisë e ndoshta tolerancë e tepruar.
5- ”Numri i madh i protestuesve” (Negative)
Siç e kanë zakon ta bëjnë qimen tra, nuk mund të mos e çonin në 150 mijë numrin e pjesëmarrësve kur haptazi dukej që nuk ishin më shume se 40 mijë. Shumica prej tyre qenë të pushuarit nga puna në administrate, shkaktarët e vërtetë të gjendjes ku jemi. Shpresoj të rritet numri i kësaj kategorie protestuesish. Protesta që duhet të ishte një tregues muskujsh e kockash të opozitës me të paktën 100 mijë anetarë partie, tregoi nën dritën e diellit një opozitë rakitike që refuzon të reflektoje.
6-”Paralelizëm i pjerrët i 20 shkurtit” (Negative)
Caktimi i datës 20 shkurt për protestën, sa një gjetje e mençur marketingu po aq edhe një kontradiktë në vetvete. Rishëmbja e një komunizni imagjinar që në rastin më të keq edhe nëse do ekzistonte, do ishte një kryeveper 15 vjeçare e qeverisjes së PD-së, dukej se ishte krejt no sens. Të tentosh të bësh një paralelizëm mes Enver Hoxhës dhe Edi Ramës është si të bashkosh dy drejteza të pjerrëta, s’mundesh.
7- ”Qetësia e Lulit” (Pozitive)
Fjalimi pa kthithma dhe qetësia e liderit (së shpejti ) të opozitës ishte tregues i një politike ndryshe që tenton te lulëzojë mes radhëve të së djathës, edhe pse akoma e shkelur nga çizmja me baltë e Berishës. Aromë pranvere, aromë Luli.
8- ”Ëndrra e Berishës” (Pozitive)
Endrra e ish kryeministrit për një skenar si ai në Ukrainë ngeli e kyçur në sirtar dhe do qëndrojë aty shume gjate, për aq kohë sa politika s’do pjellë më klone të Enverit. Ai u shpreh pas protestës se ky ishte vetëm fillimi pa u ndërgjëgjesuar për fundin i tij të nisur më 23 qershor.
9- ”A duhet protestuar” (Pozitive)
Normal që ajri i demokracisë është protesta, jemi të gjithë dakord që pa ato demokracia vdes. Por më e rëndësishme është arsyeja dhe konteksti i protestës. Një protestë pa tillull e ushqyer thuajse me dhunë falë 50 mijë lekshave të mbajtur nga rroga e punonjësve të bashkisë është tregues i një mungese totale morali politik. Ajo që më bën më shumë përshtypje është fakti që asnjëra nga dy partitë kryesore në vënd, nuk i jep vëmendjen e duhur brezit poshtë të tridhjetave. Atyre që për Enverin nuk ua ndjen, atyre që ndihen të papërfaqësuar, atyre që kur vendi ka nevojë për ta, mblidhen me mijëra në pak minuta e të trokasin tek xhami i kryeministrisë . Janë protestuesit fantazmë të Armëve Kimike, opozitarët e vërtetë nga të cilët politika ka shumë për të mësuar se si organizohen protestat.
10- “Post Scriptum” (Negative)
Ah, e prita gjatë Gridën tek kali por ajo s’erdhi. Kur më thanë që kishte qënë në protestë për dreq më erdhën në mendje vargjet e Kadaresë…”jetojmë të dy në një qytet, sa rrallë shihemi sa rrallë” .
Ti je trim mbi trima se je TRIM PAS LUFTE…dhe je TRIMOSH me nje grua …SERVIL I PUSHTETIT…kerikon te imitosh BLENDI MANEN…por nuk ja arrin as tek thembra!!!
Tung!
Zoteri viza vertet koment i cuditshem ai i juaji dhe paradoksal. Te barazosh dike me Bledi Manes dhe njekohesisht ta cilesosh perseri kete dike si servil te pushtetit me fal por kjo eshte dicka paradoksale ku njeri mendim perjashton egzistencen e tjetrit.
Zoteri viza! Secili ka te drejte te shkruaj dhe te shpreh mendimet e veta, mund te kete dhe paralelizma por secili ka te vetat. Sigurisht qe B.Mane eshte brilant e te thyen me dysh.
Paralelizma??? Psh: po te shkruash si KImete Berisha e humb pergjithmone te drejten e publikimit tek Tema…Demokraci funksionale eshte kjo???
Kimetja suprton mira sharje te padrejta, ndersa nje person nuk pranon absolutisht asnje shkrim qe nuk i shkon per shta???
Secili nga ne duhet te koregjohemi. Une nuk kam MITE ata qe me shtijne friken, perkundrazi ata qe me japinn lirine dhe te drejtat e mia!
Ciao
Nuk na tha Ermali se si e kane komentuar profesoret kete shkrimin e tij. Kushedi si do t’ia shpjegoje realizimin e planit me 130%.
Me sa duket tani qe ka mbaruar shkollen eshte ne kerkim te nje vendi pune e nuk ka gje me te mire se ti sherbesh pushtetareve me ndonje artikull per t’i bere qejfin.
Po mund ti besh qejfin duke e qesendisur Ministrit te Mbrojtjes dhe duket sa shume e ben kete gje per ti hyre ne sy qeverise. Ora ka mbetur prapa dhe duhet kurdisur qe te shkoje ne vendin qe i takon dhe te merret me problemin e vertete per te mos justifikuar realitetet personale
Ermal, drejtëza të “pjerrëta”, nuk ka (të paktën si koncept matematik). Drejtëzat që nuk “takohen” (nuk priten), janë drejtëzat paralele (në plan) dhe të kithëta (në hapësirë tridimensionale) Tako Xhozefinën të ta shpjegojë, se ajo është “matematiciene” (e shkreta matematikë, ç’po vuan…)
“Në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; – kishte thënë ai – në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër.
Nëse e shtyp gazetën me shkronja të vogla, do të thonë se nuk lexohet se ti prish sytë, e nëse e shtyp me shkronja të mëdha, do thonë se don vetëm të mbushësh vend!
Nëse nuk shkruan për politikë, do të thonë se nuk është koha për gjëra të kota kur vendi ndodhet në rrezik! E nëse shkruan për politikë, do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë!
Nëse nuk gjen të holla për të mbajtur gazetën, do të thonë se nuk je i zoti, e nëse i gjen të hollat do të të quajnë intrigant a i shitur.
Nëse flet për çlirimin e plotë të Shqipërisë, do të të quajnë djallë sepse kërkon gjëra që nuk bëhen, po nëse flet se duhet shpëtuar gjuhën dhe kombin nën hijen e një Fuqie të Madhe, do të thonë se nuk je shqiptar i vërtetë!
“Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën“. – thoshte F.Konica
PS: Drejtezat e kitheta quhen edhe te pjerreta.
E kerkova ne internet dhe ky djali paska vite qe shkruan, rralle por shkruan ama dhe eshte nder te paktin qe s’i ben fresk asnje partie. Mos e paragjykoni por gjykoni shkrimin. Aq me teper qe qenka ne Itali, s’ka pse te lepihet askujt. Sikur te kishim ca si ky sdo ishte keq
Shkruaj me shpesh djalosh
Pershendetje Ermal!!!
Shkruan bukur!!!
Keshtu thone?!
Por mos i bjer fyellit ne nje brime….
Kam nje porosi: MOS EC TEK JATROI, POR TEK AI QE E VOI….
Te ta perkthej: Mos degjo doktorin, por ate QE HOQI SEMUNDJEN…
Me pak fjale: PO NUK TE PREMTUAN ME DEKLARATE DORE, MOS HARXHO NERVA se do mbetesh rruges e do qeshin dynjaja….
Po pse do thuash ti??? une shkruaj per qejf!!!
PO per qejf, por te duhet nje trashegimi!!!
Dhe po s’e pate, ti merr nje damke sikur je i porositur, por porositesi te ben DALJE dhe gjithe dynjaja qeshin me ty edhe ti rri ne SHI EDHE LAGESH…
Te tjeret bejne ca para edhe i shkelin syrin njeri tjetrit…
KJO ESHTE SHQIPERIA VENDI I RILINDASVE!!!
S’na ke thene gje fare o Ermal ereservilizmi per ndonje pune ne Shqiperi…
Pershendetje! Po mundohem te gjej ne shkrim dicka ne lidhje me servilizimin, por po gjej vetem nje analize te qarte dhe mbi te gjitha te sakte. Sa keq me vjen qe nuk lexoj shume shkrime te tilla ne ditet e sotshme. Ku realitetin e perplasin ne publik, pikerisht ashtu sic duhet. Nese dikush nuk guxoj t’a bej, urime Z/ Petushi. Ky vend ka nevoje per kapacitete ne kalibrin tend.
Nuk ka asgje te keqe qe te shkruash per te tjeret dhe aty sigurisht nenkupton veten tende. çdomethene kjo ai qe lufton nuk duhet te marre gradat qe meriton?
Ai qe shkruan shtysen e merr nga padrejtesia qe i behet bga X regjim dhe sigurisht qe pritshmeria e tij eshte e larte sa i takon vleresimit.
Por kur ajo force politike qe fiton te le ne rruge, madje te hedh qellimisht ne rruge per te provuar se e ndihmojne pa interes, ky eshte provincializem, ndersa emerimi i bashkeshorteve te ishgrave eshte per tu pershendetur si kulmi i civilizimit.
Por eshte kriminale lenia ne fatin e PDiste qe drejtojne sot qeverine e personit qe te mbeshteti ne dite te veshtira pa dyshim per te jetuar edhe ai vete dite te mira, e kunderta do ishte budallallek..siç…edhe…rezultoi…Katastrofe!
Urime per shkrimin Ermal. Qe kur Mero Baze komenton kaq shemtuar?! Cudi!