Isa Mustafa është treguar bashkëpunues sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të sivjetme. Ai deklaroi se nuk është i interesuar ta rrëzojë Qeverinë e tanishme para se të mbahen zgjedhjet. Dhe plotësisht u pajtua me kryetarin e PDK-së, aktualisht kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin. Këtë e konfirmoi edhe vetë kryeministri, që domethënë se janë të të njëjtit mendim me Isa Mustafën.
Kjo e bën LDK-në të jetë gjysmëfytyra e PDK-së.
Pse Isa po bën pazare të tilla kur në publik propagandon se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës?
Janë tri probleme që e mundojnë Isën:
1. Ai nuk dëshiron ta rrëzojë Qeverinë derisa janë duke vazhduar bisedimet Kosovë – Serbi, me këtë rast sado kudo i ik përgjegjësisë, njëherësh nuk është i interesuar t’i prishë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, të cilët nuk janë të interesuar tani për tani ta rrëzojnë qeverinë aktuale pikërisht për shkak të bisedimeve, të cilat mendohet se do të marrin një lloj përfundimi në prill të këtij viti me një traktat paqeje.
2. Ai bën pazare me PDK-në sepse është i sigurt se nuk do të ketë fuqi politike me ndonjë parti më të vogël ta formojë qeverinë e ardhshme dhe;
3. Ai me humbjen e Prishtinës, ka humbur pushtetin, prandaj ai mendon se pazaret me PDK-në nuk do ta lënë pa pushtet.
Ndërsa PDK është e interesuar që edhe më tej të qëndrojë në pushtet duke e ditur se tashmë forcat në terren disi janë balancuar me LDK-në, kjo u pa në zgjedhjet e lokale, prandaj i konvenon të bëjë marrëveshje të tilla, të cilat LDK-së ia humbin edhe më shumë prestigjin e brishtë, njëherësh Thaçi e përdor Isa Mustafën si një marionetë për t’i arritur qëllimet e tij.
Isa dhe LDK-ja kanë treguar se nuk dallojnë nga Ramush Haradinaj dhe AAK-ja.
Veprimet e Isës janë të shthurura dhe pa kurrfarë koncepti politik. Kjo tregon se Isës dhe LDK-së pushteti ua ka humbur të pamurin dhe të vepruarit logjik.
Isa po frikësohet, prandaj veprimet e tij janë të palogjikshme. Francis (Parker) Yockey thotë se mospërputhja e skajshme mes sjelljeve dhe parimeve e barazoi demokracinë me hipokrizinë. Megjithatë, Isa është duke u qëndruar besnik sjelljeve dhe parimeve të tij, të cilat nuk i ka ndryshuar që kur është kapur për pushteti. Që kur e ka provuar për herë të parë se ç’është pushteti.
Pra, një njeri si Isa, i cili mbi 30 vjet qëndron në pushtet në periudha të ndryshme kohore, ai e di mirë se ç’është pushteti, ai e di mirë se çfarë domethënë të mos jesh në pushtet, sidomos tani e ka kuptuar shumë mirë me humbjen e Prishtinës.
Isa e di mirë se sa i ëmbël është pushteti, prandaj pazaret janë të mirëseardhura, jo për të mirën e qytetarëve siç proklamon, por për të mirën personale, grupit që e ka caktuar dhe për të mirën e PDK-së, e cila tashmë veç është përçarë dhe si e tillë nuk ka atë potencial që do të fitonte numër të konsiderueshëm të votave të cilat do t’ia mundësonin formimin e qeverisë me ndonjë parti të vogël (lexo: kompani biznesore) siç janë AKR-ja dhe minoritetet.
Isa me çdo kusht e do pushtetin. Pushteti për Isën nënkupton biznes. E biznesi i sjell paratë. Prandaj, Isa në i do paratë, sepse paratë i japin fuqi dhe pushtet. Prandaj, një mendësi e tillë politike Isën e bën të jetë dialektik në politikë. E bën që ai t’i përplasë idetë e tij si një materialist i vërtetë, duke bërë akrobacione politike të mjera dhe pa kurrfarë koncepti. Pse? Sepse qëllimi i tij është kapja e pushtetit. Dhe vetëm e pushtetit. Jo për ta ndryshuar gjendjen aktuale politike, sepse Isa nuk ka pasion për politikë. Pra, Isës dhe LDK-së aktuale u mungon pasioni dhe përgjegjësia politike për të bërë politikë për të mirën e qytetarëve. Isa pasion i ka paratë. Asgjë më shumë. E kjo e barazon dhe nuk e dallon nga pushteti aktual, i cili nuk ka pasur pasion dhe përgjegjësi politike. Pasioni i vetëm i tyre kanë qenë paratë. Shtetndërtimin e Kosovës, sipas kësaj logjike, ata nuk e kanë pasur qëllim primar, bile po dyshoj as sekondar.
Jam i sigurt se Isa edhe në çoftë se bëhet kryeministër i Kosovës (po supozoj) ai nuk ka për ta ndryshuar gjendjen aktuale politike dhe socio-ekonomike të Kosovës, sepse nuk ka dallim për nga mendësia politike e PDK-së. Nëse dikush beson të kundërtën, atëherë unë do të bëhem Papa i Vatikanit.
ne vend te komentit:
http://www.kosovahaber.com/?page=1,11,2367
ta ha adelfine ne bire te bothes po boll tashti …ke ngel vec ne forume shqiptare ,,,si duket gerrket te kan alergji , plesht i vogel !
i vetmi dallim mes ketyre dy partive jane dy shkronjat e para
shyqyr qe the dicka te vertet !
O Luli po pse pyet Isa Mustafen kur pergjigjet i ke dhene vet me poshte. Keto lojera jane normale ne politike. E keqja eshte qe kandidatet nuk jane aspak te mire. Ka ardhur koha te ikin Isa,Ramushi,Hashimi dhe te vijn lidere te rinj. Europa nuk i don as ish-komunistet si Isa e as heronjet e luftes si Hashimi e Ramushi. Na duhen njerez te shkolluar ne perendim qe te hyjm me shpejt ne EU.
As ne skemi dyshim
‘… se Isa në çoftë se bëhet kryeministër i Kosovës (po supozoj)
nuk ka për ta ndryshuar gjendjen aktuale politike dhe socio-ekonomike të Kosovës,
sepse
nuk ka dallim për nga mendësia politike e PDK-së.
Nëse dikush beson të kundërtën, atëherë unë do të bëhem Papa i Vatikanit’
Por une besoj qe nuk eshte kjo (qe Isa eshte xhahil si te tjeret e s’e ben dot ‘ Rilindjen’ aty)
‘Tokza muhabetit’, puna o qe KJO pune keshtu ecen nese liridashesit rrine bojne sehir…
Bota eshtekjo: A ka kerku falje Serbia per genocidin? Jo. Eshte krenare. Eshte me Rusine mbrapa!
A i bojne rixha Serbise…a hyn ajo para te gjitheve ne BE etj etj . Po!
Si gjithnje e fuqishme dhe xhrlate e Ballkanit, sepse ka Rudine mbrapa!
Po Kosova? Si Shqipnia, si gjithnji, çqyhet e rripet:
E nxjerre ne
PaaZAR -PAZAR -PAZAR,
Shitet e blihet pa kandaaar!
Kjo eshte qe keta kellirat mafioze udbashe rrine ne pushtet!
Sepse Serbia eshte Zonje (jo vetem per Rusine), kurse Shqipnia eshte ‘me bisht’ (jo vetem per Rusine!!)
Keshtu ka qene& keshtu ka per te qene,
Derisa shqiptaret (e Kosoves & Shqipnise adminstr.)
ta kuptojne qe tash me fort se kurre na duhet te bejme
luften e sakrificen e rradhes per LIRI
Shtet- Perparim- Drejtesi; per vete & femijet!
Ndryshe Ise e Thaç e kuç e maç do ket mbi kry, riqna mafioze!
Dhe fajin e madh…. s’e kane keta kellira!
Ne i leme aty!
Se
Liria & mbrothtesia nuk dhurohet,
Fitohet,
vellezer te Kosoves tone! Ne kembe, me mend e trimeri! S’ka tjeter.
Une jam vet adhurus i LDKes qe nga themelimi i saj LDK per momentin nuk ka udheheqes,nese nuk do te largohen te gjith klasa e vjeter e LDK LDK do ta psoj keq e ma keq,boll ma me ato ftyra negative,aty duhen njerez te ri dhe me energji,zoti Mustafa po e ben gabimin ma te madh me kto dallavere me kreun e PDK me ket part keni shum probleme pa i zgjidhur nese nuk e ndal ket arroganc zoti Mustafa pasojat do te jen te paparashikushme per LDK do ta merrni denimin e merituar ne zgjedhjet e radhes,qytetaret nuk u a falin,por e keqja esht se prar do te qeverisin keta qe jan, dhe mjer popullata, edhe pse ju nuk jeni hiq ma te mir,shkon Jonuzi e vjen Domuzi.