Mesazhi i gabuar i KLD me Ina Ramën

25 Shkurt 2014, 12:39Blog TEMA

Nga Ylli Manjani

 

1. Nëse nuk e ka mirë me Doktorin, ngelesh pa punë. Këtë mesazh u kujdes fort KLD që ta përçonte dje. Natyrisht nuk u morën në konsideratë etiketimet e vetë Doktorit për zonjën Rama, si “Silvia Konti”. Thjesht u ruajtën në arkivin e KLD vetëm etiketimet e fundit, të cilat për arsye etike nuk po i përmend. Qartësisht KLD inspirohet politikisht në çdo vendim të saj nga Doktori. Besnikëria apo detyrimi për t’i shërbyer janë çështje të ndërgjegjes së tyre personale. Por sjellja zyrtare e KLD është e papranueshme shtetërisht!

2. Kriteret profesionale janë rregulla pa vlerë, sepse zakonisht zbatohen për të gjithë të tjerët që nuk i përmbushin ato. KLD-së nuk i intereson aspak një juriste me përvojë, e formuar mirë profesionalisht në të gjithë hallkat e nevojshme të formimit profesional, një gjykatëse e zonja (kushdo që ka bërë gjyq me të veç fjalë të mira flet) apo qoftë edhe një ish- Prokuror i Përgjithshëm, funksion që të jep përvojë të madhe. Sipas KLD-së, një profesioniste e tillë u dashka të konkurrojë me çdokënd që e ka më mirë se ajo me Doktorin. KLD-së nuk i intereson përvoja profesionale, por besnikëria politike ndaj Doktorit. Cilido qoftë arsyetimi zyrtar, ky mesazh është përcjellë tashmë i pastër kristal!

3. Zonja Ina Rama duhet përgëzuar për sa bëri në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Në fund të fundit prokuroria e drejtuar prej saj, dërgoi për herë të parë në gjyq me akuza tre ministra në detyrë, përveç zyrtarëve të tjerë të niveleve më të ulëta. Ajo ishte e kritikueshme në drejtimin e prokurorisë dhe sigurisht që një pjesë të kritikave të bëra qëndrojnë (unë vetë kam qene kritik me të). Por në një shoqëri demokratike, kritika nuk mund të jenë ndëshkim! Se po të ishte kështu, sa herë kritikojnë, madje akuzojnë veten, politikanët (zyrtarë shteti) duhet të ishin të gjithë pa punë. Doktori i pari! Por në fakt politikanët vazhdojnë punën të qetë, kurse profesionistët duhet të rrinë pa punë sepse kritikohen kur drejtojnë një institucion, që sido ta sjellësh nuk i shpëton dot kritikave. Ky vendim i KLD në fakt nxori në pah edhe pabarazinë ndërmjet zyrtarëve të shtetit.

4. KLD i thotë Prokurorit të sotëm të Përgjithshëm, trupës gjyqësore të Republikës, vetë anëtarësisë së KLD-së se kanë dy rrugë për të zgjedhur: ose besnikërinë ndaj Doktorit dhe jetë të gjatë në organet e drejtësisë; ose vidhni e bëni pare sa të jenë në ato detyra që të siguroni jetë e familjen se do jeni pa punë. Rruga e zgjidhjes është shërbeji Doktorit dhe bëj dhe pare që t’i kesh të dyja!

5. Janë sigurisht të rënda për funksionimin e shtetit kjo tufë mesazhesh të papërgjegjshme që dje e kishin zëdhënien në KLD. Këto mesazhe anti-shteti jepen nga kryetari i shtetit në krye të KLD-së gjithashtu. Kjo sjellje e kap në flagrancë drejtimin e shtetit, i cili nuk është e thënë të jetë mbështetje politike për maxhorancën politike, por as të jetë çerdhja politike e ish- pushtetit politik të djeshëm, sot në opozitë. Vendi ka sot një shumicë politike anti-Doktor, e cila nuk mund të jetë pjesë e asnjë mesazhi të tillë. Distancimi nga kjo sjellje anti-shtet është minimum i detyrës politike të një maxhorancë të tillë. Ndërkohë pritet maksimumi.

27 komente në “Mesazhi i gabuar i KLD me Ina Ramën”

  1. ela says:

    Po e provoi ina e shkret te bente punen po doli ay dhe e cilesoi si lavire ca pret.

    1. MOS HARRONI BERISHEN! says:

      dhe kjo tregon qe ata vazhdojne linjen e atyre

      1. Skypion says:

        Ka nje sulm ne shkalle te gjere te mazhorances ndaj institucioneve te pavarura.E panginjur nga pushteti qe ka,kjo mazhorance po kerkon qe te shtjere ne dore te gjitha institucionet e pavarura,me radhe,nje nga nje.
        Provokimi i turpshem me Ina Ramen,eshte pjese e lojes,per te shtene ne dore KLD-ne.
        Por,si fillim, duhet nje alibi per ta justifikuar.Alibia eshte e gatshme;eshte po ajo qe perdoret perhere,dmth:Berisha kontrollon institucionet kushtetuese si KLD.Mirepo,kjo duhet provuar publikisht.E per ta bere kete ,kjo mazhorance e pacipe me me te pacipin e te pacipeve ne krye,Edi Ramen,fusin ne loje Ina Ramen,duke e keqperdorur aq pameshirshem ate,sa duket sikur po duan te vertetojne etiketimin e famshem per zonjen Ina Rama.Keqperdorimi qe po i ben Edi Rama,dhe gatishmeria per tu keqperdorur e vete Ina Rames,ne fakt,pohojne ate etiketimin e famshem ,porqe s’mund ta permendim per arsye etike.
        Ne mediumet e pushtetit,qe jane dhe pjesa me e madhe e mediumeve ne teresi,ka nisur nje fushate e eger ndaj institucioneve te pavarura,qe ,sipas tyre,qenkan nen tutelen e Berishes,e qe na u dashkan cliruar soje.
        I gjithe shkarrashkrimi i ketij gjytrymit te LSI-se,kete perpiqet te argumentoje.
        Deri me sot,PS-ja,LSI-ja e majta ne pergjithesi,e kane perdorur,deri diku, me sukses alibine e gogolit Berisha ,per te justifikuar te gjithe mbrapeshtite dhe zurarerite e tyre,madje deri edhe krimet e medha politike.Por,sot kjo alibi eshte nje karte e djegur.
        Eshte djegur,se pari,nga doreheqja e Berishes pas humbjes ne zgjedhje,dhe,se dyti,nga protesta qytetare e 20 shkurtit,ku shkelqeu ylli i ri i politikes moderne shqiptare,politikani europian,kryetari i Partise Demokratike,dhe lideri i se djathtes,zoti Lulzim Basha.Ne kete proteste,Berisha,ishte thjeshte nje nga dhjetera mijera protestuesit.
        Keshtuqe,te perdoresh si justifikim gogolin Berisha,nuk mund te mjaftoje per mazhorancen,dyshen Rama-Meta dhe zullapet e tyre sherbetore si Manjani,qe te uzurpojne isntitucionet e pavarura e kushtetuese.Duhet te vrasin mendjen te gjejne nje justifikim tjeter tashme.

        1. Rebeli says:

          Gogoli Berisha duhet te mbyllet ne kafaz dhe te hidhen çelsat ne det.Vetem keshtu shpetojme qe te gjithe nga zombia berisha.te siguroj se shpeton dhe skopioni dhe gjithe ata qe mendojne njelloj me te.Institucionet quhen te pavarura kur jane realisht te pavarura.Pra kur Sala te hyje ne qeli.Une personalisht nuk besoj tek institucioni i drejtesise se Nishanit pa u ndeshkuar kriminelet e 21 janarit.Une i shikoj institucionet reale ne Shqiperi me syte e mi dhe nuk me duhen syzat e Berrishes ose tv e Frangajt per ti pare siç thoni ju.RAMA PO HUMB KOHE ME MOSNDESHKIMIN E KRIMIT E KORRUPSIONIT.

        2. iliri says:

          O Skypon Berisha,i flet pasqyres ti? Po cbere ti tjeter ne 8 vitet e shkuara perpos akuza institucioneve te paverura prokuroreve presidenteve? Mashkull lavire.

    2. herta says:

      Ja dhe ti mbrosh kto plerat me ligj, te mbash akoma ligjin e nenpun esit civil per mos tu prekur keto ordinera e lepirsa te bythes se saliut.

    3. Animus says:

      Ka një mënyrë te thjeshtë e efikase të të marrurit me gjithe KLD-istat e Malokut dhe gjithë gjykatësit e fëlliqur, prokurorët apo KQZ-istat e korruptuar (përfshirë edhe Kobure Nishanin qe na la peshqesh) ne presidencë…..etj etj
      –pra Ndiq paren/financat/bizneset/perfitimet e pronat qe te gjithe keta maskarenj Kane vene ne keto 8 apo edhe 20 vjet. Perfshi ketu edhe Çilin, Fevziun, A.Hoxhën, Frangajn…. Madje edhe vete Manjanin dhe te tjere te ngjashem me te- goditi keta maskarenj aty ku ju dhëmb dhe ktheju Shqiptareve pasurite qe ja Kane vjedhur keta merhum. Kjo padyshim do te ndodh nje dite-me te gjitha gjasat pas qershorit 2014. Rama besoj e di fort mirë atë thenien se “Qeveria e ka p lepurin me qerre” – Duhet ta aplikoje kete princip ndryshe nga Maloku qe njeh vec shkatërrim. Rama le ta perdore per te fituar besimin e shqiptareve se ky vend mund dhe duhet te behet.

  2. adeci says:

    I dashur Ylli, drejt i ke konstatimet por kjo nuk zgjidhet vetem duke u distancuar. Pastroni plehrat e drejtesise me ne krye kryeplehren, Nishanlliun.

  3. MOS HARRONI BERISHEN! says:

    njerez te kapur! keta duhen hequr bashke me nishanin

  4. futja kot says:

    sakte.
    Si nuk votoj ose pse nuk votoj presidenti ????!!!!!Nga frika???

  5. sulo says:

    Po nuk e flaket ne mes te shetitores ose ne lan ate antikapatin e presidences kurr nuk do ket drejtesi ne kte vend, esht i vetmi antikapati ne presidenc, qe mban ne kemb kupolen e mafjes ne drejtesi, hidheni ne rrug kte shkerdhat, qe nuk esht presidenti SHQIPTARVE, por presidenti i berishes dhe pdse.

  6. Denonco says:

    O Ylli, por jepini more drejtim se po varroset shteti e vendi nga ky sistem drejtesie i temerrshem, cfare prisni akoma, behuni burra e mos keni frike se populli jo votoj sa/si kurre me pare…

  7. -..mendoj se deri tani nuk ka pasur ndarje pushtetesh,por vetem pushteti i doktorit,i cili e ka zgerdhire kete vend.

  8. analist says:

    Muhabet kot.Ju te gjithe e ti i pari jeni te kapur e vetem gek-mek ju lejon Doktori siç ke qejf ose je i detyruar ta quash akoma tani Berishen.

  9. Mark says:

    Popullit nuk i interreson asnje justifikim zoti Manjani. Ju votoj per te pastruar gjygjesorin nga mbetjet e diktatorit sali dhe ju hezitoni ta beni pasi nuk keni vullnet. Pasi ne te kundert, i keni votat dhe instrumentat per ta bere. Jemi shum te zhgenjyer me pasivitetin tuaj…

  10. Mero Baze d.v. says:

    Zoti Manjani, këto që shkruani ju, i di e gjithë Shqipëria. Puna është se kush “do të pastrojë stallën nga bajgat”…???. Dhe këtë detyrë e ka mazhoranca e sotme, e cila më duket se po fle…

  11. adrian says:

    o shoku hajdut pse shpetoi ilirin tan e soj sorrollopin tuaj
    duhet te jete ne pune

  12. Kesaj “Silvia Kontit ” qe me vone u be “lavire bulevardi” prej Salihit, realisht ja kane ba shume mire. Nje qime prej qulli nuk e nxorri e nuk e katranosi kur qe kryeprokurore. Fjeti gjume mbi dosjet. Pse fjeti e di “Silvia” por asnje merite nuk e pati pervecse ngrohu karriken gjate kryeprokurorllekut te saj te deshtuar. Hade “silvia kalo ne tregun e punes te shohesh sa te vlen lekura! Mjaft ju ngjitet shtetit si shushunja o kanibale!

  13. uragan says:

    …kur na bën moral dhe partia e hajdutëve, këta pisa të pacipë, që vodhën e zhvatën deri dje bashkë me shpellarin, dhe sot na tregojnë se si funksionon drejtësia. Legenër…

  14. Ina says:

    Bravo Naco! E paske bere si burrat. Te beri goxha nder Ina para disa kohesh.

  15. editan says:

    mjere populli i varfer ………po kur nuk zgjidhni ju pune me drejtesine ….po fukarai i shkrete ………….ndeshkimin ezotit ,paste drejtesia shqiptare …..sa turp ….ne ca bote jetojme ..si nuk doli nje burr te bej shtet …………

  16. adap says:

    mbiemri e ka fajin….ata e bejne ne breke kur degjojne RAMA!!!!!!!!!!

  17. Qeveria Rama meta te nxjere pa funksion kld dhe te gjithe ti dergoje te pastrojne halet se ata nuk bejne dot drejtesi.Nuk meritojne te jene te pavarur.T’ju shikohet pasuria qe kane vene.te vihen ata te parit para drejtesise.

  18. Noli says:

    Kemi mandat per te reformuar drejtesine. Nuk duam asnje justifikim per mbetjet e Doktorrit qe nuk zbatojne ligjet.

  19. artani says:

    po si e pate emrin taj illi?
    A illi i sabahit apo akshemit je taj?
    Jo nja lavir qe se ke shokun.

  20. Atdhetari says:

    Ne rregull po cke qe e etiketo doktor ,i nuk eshte doktor e ka braktisur profesionin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje