Nga Prof.Asoc.Dr.Jorgji Hanxhari
Te gjithe e dine tashme se Shqiperia eshte nje vend I pasur me hidrokarbure, ku futen nafta dhe gazi. Zbulimet e para I perkasin periudhes se fundit te luftes se pare boterore, ku zhvilluan kerkime disa kompani te huaja angleze, italiane dhe austriake, ne rajonin e Vlores, te Fierit dhe te Beratit. Pusi I pare, qe rezultoi me nafte, I perket zones se Drashovices, ne thellesi te vogla, ne vitin 1918. Me vone, ne vitin 1928, u zbulua vendburimi I Kucoves, I cili u be vendburimi I pare I rendesishem I vendit tone, vendburim qe vazhdon dhe sot te jete ne shfrytezim. Ne fillim te viteve ’30, u zbulua edhe vendburimi I Patosit (suita Driza). Te tre keto vendburime jane vendburime terrigjene ose ranore, qe do te thote se shkembinjte e ngopur me nafte jane shkembinj me perberje ranore. Per ata qe nuk e dine se si ndodhet nafta ne nentoke, mjafton te perfytyrojne shtresen e naftes si nje sfungjer gjigant, te ngopur me nafte, gje qe nuk ka asnje lidhje me perfytyrime te tilla, si pellgje, liqene apo lumenj me nafte, qe takohen rendom ne njerez qe nuk kane njohuri per kete fushe. Me keto vendburime, nga te cilet Drashovica ishte me pak puse dhe me prodhimtari te vogel, e gjeti Shqiperine fundi I luftes se dyte boterore dhe vendosja e sistemit komunist. Personeli drejtues teknik perbehej kryesisht nga italiane, ndersa puntoret shqiptare ishin me te pakualifikuarit dhe benin punet me te veshtira. Qeveria komuniste e vleresoi se tepermi dhe I dha hov zhvillimit te industrise se naftes. Me ndihmen e specialisteve jugosllave, ne fillim dhe atyre sovjetike me vone, vendburimet e Kucoves dhe te Patosit u studjuan, u konturuan dhe u intensifikuan me shpejtesi, duke rritur numrin e puseve dhe prodhimin e naftes. Nderkaq, krahas puntoreve dhe specialisteve te huaj, u pergatiten puntoret e kualifikuar, tekniket dhe inxhinieret shqiptare, te cilet, pas vitit 1960, moren ne duart e tyre drejtimin dhe zhvillimin e kesaj industrie,qe tashme ishte modernizuar dhe ishte zhvilluar ne ate mase sa te behej kontribuesi kryesor I ekonomise shqiptare. Kjo u arrit me ngritjen e nje rrjeti te gjere kursesh e shkollash profesionale, per pergatitjen e puntoreve te kualifikuar per te gjitha specialite tet e naftes. U hap shkolla e mesme te naftes ne Kucove, per pergatitjen e teknikeve te mesem, te cilet, ne kushtet e numrit te paket te inxhiniereve, luajten nje rol teper te rendesishem ne drejtimin teknik e administrativ te kesaj industrie gjigante.Nderkaq, edhe numri I inxhiniereve te naftes per gjeologji, per shpimin e puseve, per nxjerrjen dhe perpunimin e naftes dhe per te gjitha specialitetet e tjera, u rrit nga viti ne vit, ne fillim nga ata qe studjuan ne Bashkimin Sovjetik, ne Rumani dhe ne vendet e tjera te Lindjes, e me pas nga kuadrot e Universitetit te Tiranes. Nga puna e perbashket e specialisteve sovjetike dhe shqiptare, ne vitin 1957, u zbulua vendburimi I Marinzes, nje vendburim ranor gjigand, qe vazhdon edhe sot te jete vendburimi kryesor I Shqiperise. Ne vitet ’60 u zbuluan njeri pas tjetrit, nga puna e specialisteve shqiptare, vendburimet e para gelqerore te Visokes, Gorishtit e Ballshit, vendburimet e gazit natyror te Divjakes,Frakulles dhe vendburimi I gazit kondensat te Delvines. Edhe pse me veshtiresi te papara teknike, qe lidheshin me naften teper-teper viskoze (te trashe), me gazin shoqerues teper helmues e korrodues dhe me mjaft probleme te tjera te shfrytezimit te vendburimeve gelqerore, te panjohura jo vetem per specialistet shqiptare, por edhe ne bote, u arrit te viheshin me sukses ne shfrytezim dhe sasia e naftes e prodhuarte vije me rritje nga viti ne vit. Kjo beri qe, ne vitin 1974, te arrihej niveli rekord prej 2 milion e 248 mije tone nafte, nivel ky qe nuk u arrit asnje vit tjeter, deri me sot. E, megjithate, shteti komunist, pikerisht nje vit me pas, ne fillim te vitit 1975, e goditi naften me egersine me te madhe, duke burgosur shume specialiste , madje pushkatoi dy prej gjeologeve me te talentuar, qe kishin kontribut paresor ne zbulimin e gjithe ketyre vendburimeve, Koco Plaku e Milto Gjikopulli. Shume te tjere moren denime, nga me te rendat me burgime, me internime dhe heqjen e te drejtes se profesionit, te shoqeruar me masa te tjera represive ne nje mase te madhe te inxhiniereve kryesisht. Filloi nje periudhe frike e terrori ne industrine e naftes, aq sa te gjithe mundoheshin t’I shmangeshin punes me pergjegjesi te tilla si drejtor apo kryeinxhinier. Me hollesisht, per kete situate, kam shkruajtur artikullin me titull ‘’A ka patur sabotatore ne nafte?’’,botuar ne ‘’ Zeri I Popullit’’, date 20.07.1991.
Megjithate,ne vitin 1978 u zbulua vendburimi gjigant I Cakranit, me gaz kondensat dhe me brez nafte dhe vendburimi I gazit natyror ne Povelce te Fierit, pak me vone vendburimi I naftes ne Amonice te Vlores dhe pusi I gazit natyror ne Panaja te Vlores. Institucionet shkencore te naftes, si Instituti I Studimeve Gjeologjike dhe ai I Teknologjise, punonin per projektimin dhe zbatimin e metodave te perparuara ne kerkimin e vendburimeve te reja te naftes e te gazit dhe ne zbatimin e teknologjive ne rritjen e naftenxjerrjes, nepermjet eksperimentimit dhe zbatimit industrial te Metodave te Veprimit ne Shtrese. Duhet thene se, ne kushtet e nje ekonomie ne renie dhe te asfiksuar, sic ishte ekonomia e Shqiperise, gjate viteve ’80, ishte nafta dhe minierat qe sherbyen per ta mbajtur ne kembe kete vend. Nderkaq, teknika dhe teknologjia e naftes ishte vjeterruar, ne krahasim me vendet perendimore, ndaj edhe prodhimi vazhdoi te binte nga viti ne vit.
Institutet e studimeve dhe projektimeve, si ai Gjeologjik, ashtu dhe ai Teknologjik, kane bere nje pune kolosale dhe me nivel te larte shkencor per pergatitjen e strukturave perspektive per kerkim-zbulimin e strukturave te reja per nafte dhe per gaz dhe per shfrytezimin mbi baza shkencore te vendburimeve qe zbuloheshin.Bashkepunimi me Fakultetin e Gjeologjise e te Minierave I ketyre Instituteve dhe te ndermarjeve te naftes, ka qene teper I ngushte, I institucionalizuar dhe I perhershem, aq sa nuk kishte asnje teme studimore te naftes ku te mos mernin pjese pedagoget dhe punonjesit shkencore te ketij Fakulteti dhe anasjelltas. Mbi bazen e kontratave te rregullta e te detyrueshme per te dy palet, studentet I kryenin praktikat neper ndermarjet e naftes, duke I kaluar te gjitha proceset dhe me pergjegjesi te plote, njelloj me punonjesit e ndermarjeve. Edhe laboratoret e Fakultetit kane qene te kompletuara me se miri. Keshtu e gjeti viti 1991 industrine e naftes, e cila piken me te dobet te saj e kishte tek teknologjia e vjeteruar, qe binte ne kontrast me nivelin e kenaqshem te punes studimore e projektuese te specialisteve dhe te institucioneve shkencore. Keshtu, ne fushen e Gjeologjise, kishte studime dhe projektime te gateshme per te gjithe territorin kontinental dhe studime prognoze edhe per zonen e shelfit detar, edhe pse mungonte teknika dhe teknologjia e mirefillte per te projektuar e per te shpuar ne det. Ne fushen e studimeve dhe projektimeve, per shfrytezimin e vendburimeve ekzistuese te naftes e te gazit, ishin vene ne shfrytezim me baza shkencore te gjitha vendburimet, ishin eksperimentuar dhe ishin ne fazen industriale disa metoda te veprimit ne shtrese, ndersa te tjera ishin ne fazen eksperimentale apo pilot, gje qe perbente nje baze te mire per te rritur efektivitetin e shfrytezimit te ketyre vendburimeve. Qeverite e pas viteve ’90, mund te themi me plot gojen, se e shkaterruan te gjithe trashegimine positive, te krijuar me mund, djerse e sakrifica te panumerta te te gjithe naftetareve, vetem duke marre naften dhe duke mos investuar pothuajse asgje, ne menyre qe te mund te mbahej e te prodhonte. U grabit e u vodh baza materiale e pasur e naftes, nga individe te papergjegjshem, duke filluar nga ata qe e drejtonin kete pasuri te madhe te te gjithe shqiptareve. Riorganizimet e njepasnjeshme sollen amulli dhe largimin e shume prej specialisteve te pergatitur drejt vendeve te tjera, e te nje pjese tjeter te pushuar nga puna, per motive te ndryshme, deri edhe per motive politike. Goditja me e madhe I u dha kesaj industrie me mbylljen e Instituteve te Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike dhe Teknologjike dhe me keqperdorimin e asaj arkive aq te pasur e cilesore me studime e projekte te shumta e me nivel te larte shkencor, te cilat u shperndane apo u shiten nga individe te papergjegjshem, per interesat e tyre te ngushta e per perfitime personale, duke I a u dhene te huajve ne kembim te parave. Ato dokumente, qe tepruan, I rrasen neper depo e magazina krejt te papershtateshme ne ish ndermarjen gjeologjike te Tiranes, pa patur personel kompetent per t’I administruar. Privatizimet, qe u bene, jane privatizime klienteliste dhe ne disfavor te shtetit shqiptar, mbasi kushtet e kontratave jane diskriminuese per shtetin . Edhe pse fitimet e kompanive jane te konsiderueshme, detyrimet qe paguajne per shtetin tone jane teper simbolike. Nafta, qe nxirret nga nentoka shqiptare, dergohet jashte si nafte bruto dhe per konsum importohen nenprodukte te gateshme me kosto te larte per shqiptaret, ne kohen qe deri ne vitin 1990 perpunohej mbi nje million tone nafte bruto ne vit. Privatizimi I ARMO-s, qe perfshin edhe uzinat e perpunimit, solli uljen drastike te sasive te naftes qe perpunohej mbasi nuk u bene investimet e premtuara neper kontratat perkatese,aq sa, sot importohet e gjithe sasia qe perdoret nga konsumatoret. Specialistet qe pergatiten ne Fakultetin e Gjeologjise e te Minierave per naften, nuk kane ku te kryejne praktikat mesimore, mbasi asnje prej kompanive qe operojne me vendburimet e naftes e te gazit, nuk pranon te lidhe kontrata e te marre persiper qe te kryejne praktikat studentet. Prandaj, praktikat jane thjeshtuar se tepermi,duke u katandisur ne nje ‘’shetitje’’ e duke I pare puset dhe pajisjet e tjera si turistet, pa mundur qe t’I mesojne e t’I perdorin. Per bashkepunim midis pedagogeve te Fakultetit Gjeologji-Miniera dhe kompanive te naftes, private apo shteterore, per probleme te ndryshme, as qe behet fjale. Madje, pedagogeve nuk u jepet asnje lloj informacioni se cfare ndodh ne nafte, ne se nuk kane ndonje mik apo shok ne keto kompani, qe mund t’u jape ndonje informacion konfidencial, ne rruge private. Privatizimet ne nafte jane bere pa transparencen e duhur, jane bere me fryme klienteliste dhe kjo pasuri e naftetareve dhe e popullit shqiptar, ka rene ne duart e disa individeve prane qeveritareve, te cilet nuk I lidh asgje me naften, pervec zhvatjes se te mirave qe nxirren prej saj. Shembulli me tipik eshte kompania qe quhet ‘’Stream Oil’’,e cila sot zoteron pjesen e majme te vendburimeve te Shqiperise, e cila nuk I ka realizuar detyrimet, qe I takojne, ne fushen e investimeve.
Lidhur me sa theksuam me siper, mendojme qe shteti shqiptar, sa me shpejt qe te jete e mundur, te rishikoje te gjitha kontratat e lidhura deri me sot, me te gjitha kompanite e huaja apo shqiptare, duke marre persiper edhe ndonje risk, qe lidhet me sanksionet qe mund t’I ngarkojne shtetit tone, por qe duke e pare problemin ne perspective, mbasi shteti shqiptar do te kete te ardhura shume me te medha se sa sanksionet, qe mund t’I vihen.
Si nje mase urgjente, mendojme se duhet te zbatohet propozimi I bere nga Prof.Riza Aleti ne shkrimin ‘’Rishikim i marrëveshjeve për naftën shqiptare’’ (Publikuar më 23.01.2014 , ne gazeten ‘’Shekulli’’), sipas te cilit duhet te vendoset renta minerare ne vlerën rreth 20 për qind dhe te hiqet tatim fitimi si kompensim. Kjo mase duhet te konsiderohet si paraprake dhe e perkoheshme, mbasi, sipas mendimit tim, shteti shqiptar duhet te anuloje e te rishikoje te gjitha mareveshjet e deritashme, me qellim qe te diktoje kushte me te favoreshme per Shqiperine. Si mase e domosdoshme, sipas mendimit tim, shteti duhet te mbaje e te zoteroje jo me pak se 51 perqind te aksioneve per cdo kompani, me qellim qe te jete ai qe te vendose per gjerat kardinale, si zoterues I shumices se aksioneve. Nga privatizimet e bera deri tani nuk ka perfituar asnje punonjes I naftes, per tu bere aksioner, por perkundrazi ose kane dale te papune, ose kane emigruar jashte vendit, ose jetojne me nje pension mjeran. Ne kete kuader, qeveria e re duhet te terheqe mendimin e specialisteve te naftes e te ekonomise, per te gjetur forma dhe menyra te tilla qe te mund te behen aksionere sa me shume persona, qe kane derdhur djersen per ngritjen dhe funksionimin e industrise se naftes.
Nje problem teper I rendesishem, mendojme se eshte marja e masave per te perpunuar naften ne vend, me qellim qe te ulet kostoja e prodhimit te nenprodukteve per konsumatoret dhe si nje rruge per rritjen e punesimit. Shume vende jo prodhues te naftes, kane ngritur rafineri qe punojne me nafte importi, ndersa ne qe e prodhojme e eksportojme te paperpunuar dhe fitimet shkojne ne xhepat e pronareve dhe jo ne arken e shtetit.
Dhe, se fundi,mendojme se strukturat drejtuese te naftes, duke filluar nga Ministria, duhet te vjelin edhe mendimin e kualifikuar te specialisteve me pervoje dhjetravjecare ne industrine e naftes , ne Fakultetin e Gjeologjise e te Minierave apo qe jane ne pension, si ne fushen e organizimit,ashtu dhe per probleme te mirefillta shkencore. Fjala vjen, ne bordet e strukturave te piramides shteterore, eshte ne dobi te shoqerise, te inkuadrohen specialiste me pervoje dhe me te kualifikuarit dhe jo te behen streha mireberese te shokeve, miqve apo te afermve te pushtetareve, sic ka ndodhur deri tani.
Profesor,keni folur si patriot i vërtetë!Nafta është gjaku i Shqipërisë me plot kuptimin e fjalës.Sjellja kriminale dhe antikombëtare e politikësh shqiptare pas vitit 90 në përgjithësi dhe asaj të Sali Berishës në veçanti mund të
ishin shkollat e xhaxhit ateher dhe jo kristalet e sotme .
Bravo ktij Profesorit , me te vertet patriot , njerez te tille i duhen vendit . Fjalet e tija ne vesh te Zotit dhe ne vesh te qeverise .
Gabon z.Pelazgian kur thua ishin shkollat e xhaxhit athere..
Do te ishte mire te shpreheshe ishin shkolla te sakta profesionale djersa e popullit..
Sa per kristalet e Sali krimbit ke te drejte..
Dua te shtoj se z.Jorgji me 1972 ka qene K/inxhinjer ne Kocul-Gorrisht.
Duhet te cilsoj Vendburimin “gjigand” te Marinzes (filloj me 542 me 1957).
Pershendetje vellezer naftetar qe kemi dhene kaq shume e kemi mare kaq pak.
Fjalet me te ulta mund te shpreh per Krye kriminelin Enver Hoxha dhe “pionierin” e Enverit, Sali Berisha.
nuk mund ta mohoj qe Enveri s’ka bere krime dhe te jap te drejte per ate qe thua , ( ishte djersa e popullit ) por kjo djerse u ” MBROJT DHE U PERDOR NGA NJE SHTET I VERTET dhe jo nga nje republike bananesh si ajo e DemonKARcise ! Ma gjej ti mua nje lider ne bote qe mos te ket bere nje krim ?????? Nuk ka .
nje pus nafte prodhon, rreth 300 ton ndotje kimike ambjentale ne vit. pra tre puse nafte prodhojne te njejten sasi dhe te njejtat lloje helmesh qe do te merrnim nga siria. keto tre puse nafte per te krijuar nje perfitim nga vjelja e taksave prej 13 miliard usd. do ti duhen rreth 400 vjet. tani beni llogarite vete. do ishte me mir te pranonim helmet e sirise, 1000 tone per te fituar 13 miliard usd. apo 400 milion tone helme nga prodhimi i naftes sone?
me falni 400 mije ton, dhe jo 400milion.
Profesor,keni folur si patriot i vërtetë!Nafta është gjaku i Shqipërisë me plot kuptimin e fjalës.Sjellja kriminale dhe antikombëtare e politikësh shqiptare pas vitit 90 në përgjithësi dhe asaj të Sali Berishës në veçanti mund të quhen pa frikë tradhti kombëtare me pasoja të pallogaritshme jo vetëm në faturë ekonomike por dhe si kosto që e paguajnë me jetën mizerabël qindra në mos mijëra punonjës nafte të flakur në rrugë të madhe ,pa llogaritur këtu dhe padijen e thellë të specialistëve tanë ,për shkak se zotër në pasurive tona natyrore janë bërë fuqitë imperialiste të cilat në aleancë me kupolën mafioze të qeverive shqiptare po ia shterojnë çdo ditë fuqitë jetike vendit tonë.
Desha vetëm t’ju falendëroja për faktin se jeni nga ata zëra për të cilët shqipëria ka sot më shumë nevojë se kurrë.Sidoqoftë mbetem pesimist në prognozën e kësaj situate për shkak të imoralitetit të thellë të politikës shqiptare që nuk do ta kapërcejë dot vetveten duke mbetur viktimë e kushteve të vendosura nga kapitalizmi.
Disa info ne rrjet thone qe Shqiperia ka ndermjet 3-6 miliarde baril nafte!!!
Jorgji Hanxhari ka qene pedagoge i Fakultetit gjeologji Miniera pa nderprerje keto 23 vjete.Natyrishte kete vend e siguroje se u be anetare i flaket i Partise se lavdishme te PD-se (per kete me solemnitet dorezoi tesren e komunistit).Keto te keqija te ndodhura ne nafte qe thote Hanxhari nuk ndodhen sot por gjate ketyre 23 vjeteve.Per te gjitha keto mbrapshtira ne nafte e kudo ne industrine minerare nxjerrese e perunuese qe i ka ditur edhe shqiptari i thjeshte,zoti Hanxhari nuk ka belbezuar as nje fjale dhe t’i thoshte partise se tij te ndalte kete kasapane dhe te kerkonte ndihmen e publikut. Vone zoti Hanxhari,keto qe thua zotrote i kemi ditur, ato te tuat jane te pavlefshme.Na i thote tani qe partia e tij e lavdishme qe beri katrahuren iku nga pushteti dhe Hanxhari u kujtua “se me avazin e gloris Romane vate dhe corba Musoliniane… te na rrosh o Hanxhar per behar,por zotrote e di dhe vete se sa i pacipe je ne shume fusha .
tahipi-
i dashur bebushi lulip! une qe po te shkruaj jam tahipi! prof.jorgji ka shkruar gjithmone me emer e mbiemer ,se e di qe e ka nderuar veten edhe si specialist edhe si pedagog edhe si njeri! edhe kur ishte antar i partise se punes,edhe kur u rreshtua nga te paret me partine demokratike ,edhe tani qe nuk eshte antar i asnje partie politike,por eshte i lidhur me mish e me shpirt me naften,si pasuri kombetare,ku te hame dhe ne ndonje therrime buke me shume,e bashke me ne edhe ti o qyqar!! pra,ai flet per ne ,nuk flet per vete!por meqe ti nuk je as gonxhe e jo lule (o lulip o mavri!!),nuk ta mban te shkruash me emer e mbiemer!! apo ndoshta ske fare,,as emer e as mbiemer !!! gjynah,zoti te meshirofte!!
Shoku Jorgi,me shume te dreite i ngre ato probleme, qe i qan zemra cdo naftetari sot neper bote ? Qeverit anti shqiptare qe kane qeverisur keto dy dekada eca,kane punuare Perta shkaterruare industrine e naftes,e ter ekonomine e vendit tone.Ata shkaterruane shkencen qe vepronte ne ter jeten ekonomike e shoqerore te vendit, pra i thane stop perparimit.Fillozofija e Berishes eshte degradimi jo vetem ekonomik,por dhe degradimi i shoqeris shqiptare,ne tersi si kombe,se pse fillozofi e tije eshte inkurajuare nga qarqet reaksjonare,kunder kombit tone.Qeverija e tashme e rilindjes sic ika vene detyre vehtes,duhet gjerat ti vere ne vende, e ta filloi nga fillimi ta rilinde shqiperine.Qeverija e sistemi mono partiake ,duke umbeshtetur forte ne industrine e naftes,zhvilloi ter deget e konomike te vendit dhe ecoi deri atje ku e mori Berisha qe eshkaterroi perfundimishte.Te ardhurat nga nafta jane shume te medha,por ato po mbushin xhepat e te huajeve.Nafta duhet te behet Monopol i shtetit,ne qofte se kemi qeveri per popullin.Shume urime e shendet shoku Jorgji.Mendimet qe jep shkofshin ne vesh te sakte.
Zoti Lulip,
Cdo njeri ka te drejte te shprehe mendimin e tij,por ai duhet te thote te verteta.Ne rradhe te pare,me qe pretendon qe me njeh,duhet te dish qe pedagog ne Fakultetin Gjeologji-Miniera,kam qe ne vitin 1981,si i jashtem,ndersa nga viti 1991 si pedagog efektiv.Eshte e vertete qe teseren e PPSH e kam dorezuar me rastin e pare qe mu paraqit,pra qe ne vitin 1991 dhe per kete shkak,me hoqen nga Ministria e Ekonomise,ku ishte Minister,I ndjeri Gramoz Pashko,nje nga eksponentet e PD.Ne Fakultet nuk erdha si mik i PD,por si nje specialist i sprovuar edhe ne profesionin tim si inxhinier nafte,qe nga njesia me e vogel e prodhimit dhe ne sektoret me te veshtire,si nga pikpamja tekniko-shkencore ashtu dhe veshtiresite e terrenit (ne se nuk e njeh,pyet se ku bie Visoka dhe Gorishti dhe si kane qene keto vendburime,nga viti 1967 e deri ne mes te viteve ’80,kur une kam punuar atje)dhe njekohesisht si nje pedagog dinjitoz,me kualifikimin e nevojshem pasuniversitar,qysh para vitit 1991,por per kete mund te pyesni ata dhjetra e ndofta qindra ish studente,te cileve u kam dhene mesim,nga 1981 e deri sot,mbasi une vazhdoj te jem pedagog i jashtem,po kaq i nderuar nga te gjithe,pa dallim politik.Kurre nuk e kam mburrur veten,por me detyron te te them se kam qene gjithmone me i dalluari ,qe nga klasa e pare e deri ne perfundim te Universitetit si dhe ne te gjitha vendet ku kam punuar.Une,i nderuar Lulip (me qe nuk ke guxuar te vesh emrin e vertete!)nuk kam qene kurre i flakte per asnje parti e aq me teper per PD,gje per te cilen mund te informohesh edhe nga ata me te cilet kam punuar ,si para 1991,ashtu edhe deri me sot!
Keto mendime dhe shume te tjera,i kam dhene edhe me pare,por tani shpresoj qe qeveria e re ta marre ne dore seriozisht mekembjen e ekonomise e,ne kete kuader,edhe naften,si nje nyje nevralgjike e saj. Sa per te plotesuar kureshtjen tende,une nuk pres asnje shperblim apo privilegj,nga asnje parti apo qeveri,mbasi jam pensionist dhe njekohesisht jam shume i nderuar nga koleget dhe studentet e mij,qe vazhdoj te kontribuoj ende.Dhe do vazhdoj te jap mendime,sa here qe ta shoh se ato i vlejne shoqerise,kushdo qe te jete ne pushtet,don apo nuk don ti, apo ndonje tjeter si ti!
Zoti Hanxhari! Keto mendime qe po na jep sote kur partia e jote PD u largua nga pushteti dhe beri gjemen ne ekonomi dhe ne nafte nuk i ke thene asnjehere.Me teper se keto mendime te tua te thata dhe me nje nivel te larte shkencor i kane thene te te tjetret gjate ketyre 23 vjeteve te cilet kane qene pa pune te persekutuar nga partia e jote PD.Thua se e flake tesren e kuqe por nuk thua per marrjen e bluse.Nuk thua per devotshmerine tende gjate metingjeve te opozites(Pas 1992) per te spinuar shoket pjesemarres ne keto metingje sa ata qe te njihnin i thoshnin njeri tjetrit: ” Kujdes se po vrojton Jorgji,ka zene nje pozicion te maskuar tek sahati”.Per ato ngrefosjet e merites le t”i rrosh vehtes”.
Shenim: Ne shkrimin tuj pjesa per historin e zbulimeve te paraclirimit te shkruara e rishkruara qindra here nga te tjere, ishin te panevojshme por jane te sakta,por ju nuk dini se kur eshte zbuluar Cakrani dhe jepni nje vit te pasakte.Te na rroshe shoku zoti Jorgji.
Historia e zbulimit te vendburimeve te para clirimit e shkruar e rishkruar qindra here nga te tjeret qe ne kete shkrim ishte i pa nevojshme por eshte e sakte.Ndersa per vitin e zbulimit te vendburimit te Cakranit zoti Jorgji eshte i pasakte.
Duke vazhduar ne fushen e genjeshtrave,Zoti Jorgji Vazhdon: “Tesren e PPSH e kam dorezuar me rastin e pare qe mu paraqit,pra qe ne vitin 1991 dhe per kete shkake me hoqen nga ministria e Ekonomise ku ishte minister i ndjeri Gramoz Pashko,nje nga eksponentet e PD.” Sipas kesaj Gramos Pashko i PD na hoqi nga mistria Jorgjin po te PD,gje qe logjikishte e pa pranueshme dhe megjithate e cuan ne universitet ne nje detyre shume me te rendesishme se ne ministri.Sipas Jorgjit kete e paska bere mistri Gramoz Pashko,por per hire te se vertetes Gramoz Pashko gjate gjithe kohes e deri sot nuk ka qene asnjehere minister i ministrise se ekonomise.Kjo eshte e verteta dhe Jorgji na genjen ne ditet plote diell.
Jorgji Hanxhari
Lufteri dhe Lulipi jeni i njejti person dhe e njejta monster shpifes. Une nuk jam mitingash,sic mund te jesh ti dhe nuk jam fshehur kurre.
Jam krenar qe kam punuar ndershmerisht gjate gjthe jetes time dhe per kete kam deshmitare te gjithe ata qe me njohin dhe fjalet e tua,si nje skuth qe fshihesh me emra te rreme,vetem se me lartesojne edhe me teper.Une nuk eshte se bera ndonje zbulim,vetem se dhashe ca mendime, te cilat mund t’i marre ai qe mund t’i vlejne.Edhe ti,po te kesh mendime,eshte mire t’i parashtrosh dhe nuk ka per te te kerkuar njeri llogari perse i jep tani,por ti me sa duket je nga ajo race qe di vetem te shpife dhe ate zanat duhet te kesh patur.Per mua,nuk ka njeri ne kete bote qe te dale e te deshmoje dicka sado te vogel,nga ato ndyresirat qe shpif zotrote.Por,njerez si ti,vetem me te liga mund te vegjetojne,ndersa ata qe me njohin mua,fjalet e tua vetem neveri mund t’i u shkaktojne. Ti je nga ai soj qe ke jetuar me shpifje dhe spiunlleqe, ndaj, nuk mund ta pranosh qe ka edhe njerez qe punojne me ndergjegje te paster. Dhe po ta perseris,une nuk bej pjese ne asnje parti,aq me teper te jem ithtar i flakte i asaj qe permend ti.Dil me emrin e vertete dhe hajde te ballafaqohemi se kush je ti dhe kush jam une,o skuth qe fshihesh.
Jorgji Hanxhari
Tani,o skuth na u bere Agron!Nuk kisha per te te perfillur,ne ato shpifjet e tua,por me duhet te te frskoj kujtesen,ne se ke te tille! A ka qene apo nuk ka qene i ndjeri Gramoz Pashko Minister i Ekonomise apo jo,ik pyet dhe do ta maresh vesh qe ka qene Zv.Kryeminister dhe Minister i Ekonomise ne Qeverine e Stabilitetit.Edhe qe me hoqen nga Min Ekonomise dhe kush me hoqi,eshte fakt,qe e dine ata qe me njohin,edhe qe nuk me coi PD ne Fakultet e dine gjithashtu ata qe me njohin.Por, psikologjia jote,me sa duket,nuk e pranon qe mund te emerohesh edhe vetem nga aftesite profesionale dhe cilesite njerezore, te cilat m’i kane vleresuar kudo ku kam punuar.Tani,zoti Lulip,Lufter apo Agron (madje mund te perdoresh edhe emra te tjere,por eshte i njejti skuth), mund te shkruash edhe shpifje te tjera,por mua nuk me njollos se jam absolutisht i paster nga ato ndyresira qe shkruan ti.
Njerzit e mëdhenj merren me idetë,mediokrit me ngjarjet dhe të vegjlit me njerëzit.
Zoti ,shoku Jorgji! Leri moralizimet dhe vleresimet per vete e te tjeret,ti nuk duhet te besh kete ne jete te jeteve se nuk te takon ne boten njerezore e humane biologjike,miqesore, shoqerore apo armiqesore per aresye se naftetaret Patosarak te njohin mire dhe te kane etiketuar me flete rrufe ne vitet e kohes se tyre ne partin tate te pare.Apo nuk eshte keshtu?,po Gramoz Pashkua aka qene minister qe zotrote na genjen?.
“Shkrimi i zoterise, ka shume dobesi. 1/3 eshte histori qe nuk ka perse te rishruhet, 1/3 tjeter eshte nje konstatim vullgar, kurse 1/3 tjeter eshte vete mburrje. Autori duhet te jete modest, bile edhe polemikat ne kthim ia djegin edhe ato pak grame kalori. Sikur ai te ishte treguar plotesisht i sinqerte, ne do ia falnim ato mekate qe i thone disa lexues qe e kan njohur. Pra, ne kete drejtim Luf-teri, ka gozha te drejte. Temen e naftes e kane rrahur mjafte mire specialiste te tjere, me fakte, dhe akuza penale kunder qeverise, si specialisti Telo Velaj, Fatmir Shehu, Vangjel Kici, gjeologu Dhimiter Gjenerali ne disa intervista, specialisti Maksim Shuli, Alfred Frasheri, e mjafte te tjere… Mire do te qe sikur ky autor te mos e kishte flakur carcafin e gjumit ku eshte tani, kurse opionistet te tregojen me te kujdesshem,me te kulturuar. “
o neri !! as ti nuk paske mbiemer?! gjithe dobiçat po na dalin kunder pa argumenta,se ata specialiste qe kane argumenta,qofte dhe kunder,e shkruajne emrin,mbiemrin dhe profesionin!!ti qenke pa fat(!)se mezi qe paske vene ,apo ta kane vene ,nje cope pseudonimi! mbaje fort,se mos te lene dhe pa te fare!!
Jorgji Hanxhari
Une,i dashur Skender,nuk kam asnje nga ato mekatet qe permendni ju,duke perifrazuar shpifjet e autorit te trefishte.Shkrimet e kolegeve te mij,qe ju permendni,i njoh po kaq sa edhe ju,ne mos pak me nga afer,por une nuk jam duke garuar me asnje,por thjesht shpreha nje mendim,ndersa ju,ne vend qe te beni recensen e shkrimit tim,do te qe me mire qe te mernit mundimin e te shkruanit nje shkrim me te bukur e me me shume probleme.Une kurre nuk kam fjetur gjume,ne kuptimin qe ju e perdorni,mbasi kam nje arkiv te tere me studime,me artikuj shkencore,me botime neper revista,me tekste mesimore ,por edhe me shkrime shoqerore,udheheqje diplomash te studenteve,qe para viteve ’70 dhe nje aktivitet mesimor prej mbi 30 vjetesh.Por,mbi te gjitha,gezoj respektin e te gjithe njerezve,me te cilet kam punuar,qe nga puntoret e thjeshte e deri tek koleget dhe te gjithe shoqerise,me te cilet kam patur te jap e te marr gjate jetes time.
Sa per anonimin e trefishte shpifes,as nuk ja vlen te merrem,mbasi duket qe eshte ndonje mjeran,qe i ka mbetur ora tek dacibaot.
Dhe,me qe e ka merak ne ka qene apo nuk ka qene i ndjeri Gramoz minister,le te hape koleksionet e gazetave te kohes ose le te kerkoje biografine e te ndjerit.Kurre ne jeten time nuk me ka pelqyer te flas per veten time aq sa fola,por njerezit cmirezinj e shpifes,te detyrojne,nga nje here,te dalesh edhe nga natyra jote modeste.
Pershendetje Z.Jorgji!Faleminderit per informacionin ,si dhe per mendimet ,qe jepni per mekembjen e industrise se naftes, ecila eshte aq e nevojeshme per vendin tone.Nuk jam i fushes tuaj,por forma e shkrimit tuaj jepte shume mire iden :shqtesimin tuaj per sakrificat,kontributin qe keni dhene ne kete fushe,kjo forme pasqyron dhe idene kryesore ,kujton qeverine,te mos e lere ne harres kete indusri.
Persa u perkete pergjigjeve te lulipit apo uriauhipit eshte e kot qe merreni me specie te ketij lloi ,me fal por eshte kohe e humbur.
Uriauhipi bie ndesh me veten e tij,kur thot ke dorezuar testen e PD dhe pse nuk ja ke thene PD kur ishte ne pushtet.
PD doli me programin e terapise se shokut dhe e zbatoi,vete dorezimi i testes tregon se ju nuk keni qene dakord me kete program,cfare kerkon me teper ky uriauhip egoisti?
Ju uroj pune te mbare dhe presim akoma mendime te vlefshme per shoqerine shqiptare si kjo, nga ana juaj!
Zoti shoku Jorgji une thash dy gjera duke marre shkas prej artikulit tuj qe permbajtja e tij nuk me pelqeu dhe per me teper eshte pas pilafit.Dalja me kete artikull me permajtje te dobet dhe eshte mjeran karshi mendimeve shkencore qe kane dhene ne kushte persekucioni specialiste te tjere te larguar nga puna prej partise tate te dyte.Zotrote u kujtove vone kur po afron viti qe partia jote u largua nga pushteti dhe u binde se nuk do kthehet e pe te udhes te dalesh me flamure tjeter.Kete punen e flamureve e ke pasur ne gene se kur e pe qe partia e pare po binte apo ra qe te kish bere drejtor ndermarrje apo sekretar partie ne ministri,nuk ja vlente me e hodhe poshte ate teser dhe more tjetren.Tani eshte e qarte qe po tendon te afrohesh nga fryn era.Keto veprime behen te percaktuara nga geni.Gjate ketyre 23 vjeteve si nuk u ndjeve dhe ti thoshje partise tende se po ben katastrofe ne nafte dhe zotronte te doli gjumi tani sic thote Skenderi.Une jame dakort me Skenderin,
Lufteri, agronin dhe te tjere qe jane kunder,por vetem me juve absolutishte jame kunder se pervec pacavures qe na servire na e cove veten me mburrjet e tua se cfare ke bere dhe te gjithe te vleresojne. Na thua se ne universitet nuk vajte nga partia por u hapen dyeret nga shume i pergaturi Jorgji si kur skishte te tjere me te mire e me afte te kompletuar ne te gjitha drejtimet por rrinin pa pune.Pra eshte Partia qe te coi duke te ngritur me larte nga ministria ne universitet.Zotrote je nje skuth i vertete,nje dredharak qe shoke per kete nuk te gjendet.Na thua se ministri i PD te paska hequr zotrote nga ministria qe ishje po anetare i PD. Gramozi nuk ka qene minister ne ministrine tate,ai ka qene zv.kryeminister disa muaj me Nanon.Ne ministrine e ekonomise prej vitit 1991 e ne vazhdim kane qene mistra: Besniku deri 22 shkurt, prej 25 shkurtit deri 22 mars 1992 Drini e pastaj Abdyli.Na adreson ne se jemi me decibao dhe kemi ngelur atje.Decibau nuk eshte problemi yne por tuaji,ata qe e din ate veprim tuajin te shprehur ne ate tacibao,sa here ju shohin me gishte ju tregojne,ajo do tju ndjek pameshire nga lemeria antinjerezore.Po e the kete te vertete edhe ata qe te njohin per burre te mire do marin lemerine. Perfundimisht artikulli jot eshte shume i dobet si permbajte,eshte i vonuar per interesa politike dhe keto jane shprehur nga te tjere specialiste te naftes me nje nivel shume te larte shkencor dhe ne kohen e duhur gjate gjithe kohes se tranzicionit dhe zotrote rrije e vrojtoje atje ne universitet nen ngrohtesin e partise se dyte.Persa i perket spiunimit qe na akuzon ka nje perkushtim nga ana ime qe te hapen dosjet e spiuneve dhe kam insistuar per kete dhe per materialin qe po pregatitet se shpejti nga Qeveria dhe uroj qe ndoshta nuk do rezultosh ne keto bloza.
o i mjeri lul hip!!z.jorgji ka gjithe ate emer e mbiemer te nderuar e para tij nje emer shkencor mjaft te gjate,aq te gjate sa ty te nxjerr syte! ti me sa duket je pa emer e pa mbiemer nga nena apo babai,pa le nga shkenca,nuk di nga lidhet gomari!! se po ti kishe keto ofiqe nuk do shfaqeshe anonim !!! ndaj ,ketu eshte faji i prof.dr.jorgjit qe merret me ty e ca te tjere kokeboshe ,injorante e zemerzinj si puna jote!!
Jorgji Hanxhari
Po te dilje me emrin e vertete dhe te ballafaqoheshim,vetem atehere,ata qe nuk na njohin, do te mund te na benin vleresimin.Por,gjersa ti fshihesh,nuk mund te jesh tjeter vec se nje njeri frikacak, i lig, deshtak, cmirzi dhe profesioni i yt i vertete duhet te jete ”SPIUN”.Ka mundesi qe te jesh edhe ndonje qe ka gjetur strehe tek ndonje nga kompanite koncensionare dhe ke frike se mos i anulohet kontrata.Per nivelin qe ke,nuk ja vlente as te te pergjigjesha fare,por u detyrova te merrem me ty,per te sqaruar ata qe nuk me njohin,se sa per ata qe me njohin,u vjen neveri nga vjelljet e tua.Me qe je i zoti per te bere vleresimin e shkrimeve te te tjereve,shpresojme te lexojme ndonje kryeveper nga ty,o lulush!
`Z. Jorgji,mendimet tuaja shume te vlefshme per shoqerine shqiptare,per mekembjen e industrise se naftes,ne pergjigjet per shkrimin tuaj,hapin dhe nje problem qe me duket me interes per sqarim,behet fajale per pergjigjen qe jep Fatmir Mehmeti Perfitoj nga rasti te sqaroj:
Z.Fatmir,me sa kuptova ne pergjigjen tuaj,jeni kunder mendimeve te profesor Hanxharit,per arsye te ndotjeve te ambientit,dhe kete ndotje e vini ne ekuivalence me Lendet Helmuese Luftarake qe do te vinin nga Siria.Nje mendim i till eshte i gabuar sepse:
-gazrat ndotes nga burimet e naftes kryesisht behet nga hidrokarbur (meta,etan..) dhe nga acidi sulfhidrik dhe nuk mund te krahasohen me zarinen apo zamanin etj lende helmuese luftarake qe ekspozimi per nje kohe shume te shkurte ne mjedise me perqendrime shume te vogla shkaktojne vdekje .Konkretisht:
-Zarina, me perqendrim ne ajer 0,01 mg/l njeriut te ekspozuar 15 minuta i shkakton vdekje
-zamani,me perqendrim ne ajer 0.004 mg/l njeriut te ekspozuar per 15 minuta i shkakton vdekje.
Me tutje i beni vet llogarit.
Se dyti,ne rast se per shkak te ndotjes nuk duhet prodhuar nafte ne Shqiperi,po vendet e tjere qe prodhojne edhe shume here me shume si ja bejne? Prandaj shqetesimi i Z Hanxhari eshte me se i drejt dhe me sa kuptoj ai eshte jashte cdo ineresi personal,qofte material apo kariere.Shprehja e mendimit e Z.Hanxhari duhet vleresuar jo vetem nga ana profesionale,por behet shembull dhe per cdo profesionist te jete aktive ne inters te shoqerise shqiptare, qe sot eshte katandisur per t’i qare hallin.Ju pershendes z Fatmir duke falenderuar edhe nje here profesor Hanxharin.