Presidente e Këshillit Shqiptar të Sigurisë Rrugore
Këshilli Shqiptar i Sigurisë Rrugore inicioi dje një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar mbi situatën e sigurisë rrugore në Shqipëri dhe paketën e masave të propozuara nga Qeveria Shqiptare për këtë qëllim. Prezenca e vijueshme e strukturave të larta të ekzekutivit shqiptar dhe institucioneve evropiane në këtë cikël takimesh dëshmon më së pari seriozitetin dhe angazhimin e Qeverisë për të nisur ndryshimin e nevojshëm të situatës së rënduar dhe së dyti partneritetin e domosdoshëm që kërkon ky proces me institucionet analoge evropiane. Kjo padyshim është pikënisje e mirë dhe shtysë për të besuar se ky proces është në rrugën e duhur.
Prezenca e Ambasadorit Sequi, Ministrit Haxhinasto, Zv/ministrit të Arsimit dhe Sportit z. Mazniku, Zv/ministrit të Shëndetësisë z.Rjepaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Qarkullimit Rrugor z. Ervin Hoxha, z.Ilyas Daoud (Drejtues i projektit të Këshillit Evropian për Sigurinë në Transport) z. Muhamed Krasniqi, Drejtor i Forumit për Sigurinë Rrugore në Kosovë dhe shumë ekspertëve të tjerë vendas e të huaj në çështjet e sigurisë rrugore e formësuan më së miri ekspertizën, eksperiencën dhe vendimmarrjen që kërkon procesi. Kryefjala e të gjithë diskutantëve ishte domosdoshmëria e trajtimit të çështjes së sigurisë rrugore si një çështje kombëtare, pasi koordinimi i të gjitha energjive pozitive të aktorëve dhe faktorëve do të ishte celësi i sigurt që do t’i hapte rrugët e suksesit rritjes së sigurisë rrugore.
Tashmë elementët përmirësues të parametrave të munguar që kanë sjellë këtë situatë të rënduar në numrin e lartë të aksidenteve rrugore janë identifikuar dhe ato janë:
-Edukata e pamjaftueshme në sigurinë rrugore dhe sjellja shoqërore në përdorimin e saj
-Rrjeti rrugor dhe standardet e tij brenda parametrave të nevojshëm për të garantuar lëvizje të sigurt
-Mosha e mjeteve dhe gjendja e tyre teknike
-Mospërdorimi i alkoolit nga drejtuesit e mjeteve në qarkullim
-Respektimi i limiteve të shpejtësisë
Shqipëria, këto 24 vite pas ndryshimit të sistemeve, ka përparuar shumë në drejtim të zgjerimit dhe përmirësimit infrastrukturor, në numrin e shtuar ndjeshëm të mjeteve që qarkullojnë në rrugë(një mjet për 8,7 banorë), por pak ose aspak është bërë që paralelisht me këto ndryshime të vinte dhe kurba rritëse e edukimit me sigurinë rrugore dhe të sjelljes shoqërore në përdorimin e saj.
Statistikat dëshmojnë se një përqindje të lartë në aksidentet rrugore fatale, viktimat janë këmbësorë dhe ky është një tregues i qartë se sa shumë kemi për të bërë.
Natyrisht që shteti dhe institucionet e tij kanë detyrimin dhe përgjegjësinë të skicojnë mekanizmat dhe instrumentet për ta vënë në jetë procesin e edukimit publik, por shoqëria civile, institucionet e jetës publike e asaj akademike natyrisht që kanë përgjegjësitë e tyre.
Për të ilustruar nivelin e zbatimit të ligjit në Shqipëri, Zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, z.Mazniku evidentoi detyrimin që sipas Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë ka kjo ministri që në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të marrin masa që brenda sistemit kurikular të merren njohuritë bazike e të mjaftueshme për të qenë një përdorues rruge i sigurt dhe ky detyrim ka buruar që prej vitit 1999 dhe deri sot, pra pas 15 vitesh ky proces as që ka nisur.
Po të tentojmë të përllogarisim brezat dhe numrin e nxënësve që kanë frekuentuar më së paku arsimin e detyrueshëm e që sot janë përdorues mjeti apo këmbësor, është e qartë se do të kishim avancuar e ndikuar në një përdorim më të sigurt të rrugës pavarësisht statusit të përdorimit të saj.
Por, më mirë vonë se kurrë është shprehja proverbiale që na stimulon e detyron të shohim e projektojmë si duhet këtë proces sot e në vijim.
Ministria e Arsimit dhe Sportit tashmë, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme ka nisur procesin e hartimit të një kurikule të mirëfilltë e të plotë mbi njohjen dhe respektimin e normave të sigurisë rrugore, projekt ky që së bashku me ndërveprimin e kërkuar shkollë-bord prindërish do të ishte binomi i kërkuar dhe i duhur për të nisur e zhvilluar këtë proces.
Rrjeti rrugor dhe standardet e tij është gjithashtu një ndër faktorët që ndikojnë në sigurinë rrugore.
Shqipëria aktualisht ka problematikë të evidentuar me cilësinë e ideimit, projektimit, ndërtimit e sinjalistikës të rrjetit të saj rrugor.
Po të krahasosh fondet buxhetore të vëna në dispozicion për mirëmbajtjen e sistemit rrugor, lehtësisht vëren se qasja ideore ndaj saj e ka lënë atë një zë investimi në fund të listës dhe në papërputhshmëri me nevojën dhe kërkesën publike ndaj saj.
Ndaj vendimmarrja e Qeverisë në këtë vit buxhetor për të mos hapur segmente të reja rrugore po përqendrimit të investimit ndaj përmirësimit dhe mirëmbajtjes së saj për të garantuar e sjellë në parametrat e kërkuar e të nevojshme jo vetëm që është një nismë për t’u përshëndetur, por ajo duhet vlerësuar maksimalisht e gjerësisht si për një vizion e qasje të re ndaj kësaj problematike ashtu dhe për ndikimin që do të ketë në uljen e kostove njerëzore, ekonomike e sociale.
Mosha e mjeteve dhe gjendja teknike e tyre është gjithashtu një faktor që sipas statistikave ndikon ndjeshëm në numrin e aksidenteve rrugore.
Në një vështrim krahasues të mjeteve me moshë deri në 12 vite qarkullim, numri i aksidenteve fatale është 136, kurse për mjetet me moshë 2-7 vjet nr i viktimave është 49.
Pra ilustrimi është i qartë dhe nuk lë vend për ekuivok, gjendja teknike e mjetit është pa diskutim faktor tejet i ndjeshëm në numrin e aksidenteve dhe pasojave të tyre.
Në këto kushte lind detyrimi që të standardizohet dhe mbikëqyret në cilësinë e duhur shërbimi i certifikimit të kushteve teknike dhe aprovimi i daljes së tij në qarkullim.
Ministri Haxhinasto, edhe në këtë tryezë, ritheksoi se edhe ndaj këtij procesi do të ketë një ndërhyrje energjike për ta sjellë atë në performancë të plotë me kërkesat dhe nevojat e publikut dhe sigurisë së qarkullimit të tyre në rrugë.
Ky shërbim do të liberalizohet, certifikohet dhe mbikëqyret në mënyrë që të standardizojmë parametrat e këtij shërbimi me ato të kërkuara e të nevojshme për të ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e numrit të aksidenteve rrugore dhe pasojave që vijnë prej tyre.
Përdorimi i alkoolit dhe respektimi i normave të lejuara të shpejtësisë janë dy elementë që ndërthuren e njëri-tjetrin dhe kanë të njëjtën peshë ndaj ekspozimit të rrezikut në qarkullimin rrugor.
Ligji parasheh që një drejtues mjeti nuk duhet të ketë konsumuar alkool kur vendos të udhëtojë me të. Por, eksperienca dhe statistikat dëshmojnë se kjo në shumë raste nuk zbatohet dhe shpesh janë bërë burim aksidentesh me pasoja fatale.
Natyrisht që askush nuk mendon se policia rrugore e vetme mund ta zgjidhë e mbikëqyrë këtë kërkesë së ligjit.
Së pari, duhet të nisim me procesin e vetëdisiplinimit dhe ky është një proces sa individual aq dhe kolektiv po të kemi parasysh këtu përmasat e implikimit të personave të tretë të përfshirë në një aksident rrugor.
Por edhe jashtë Shqipërisë ekziston ky problem dhe eksperienca dhe zhvillimi teknologjik na ndihmojnë të orientohemi në zgjidhjen e kësaj situate.
Zhvillimi teknologjik dhe vullneti vendimmarrës për të shmangur kostot e një aksidenti rrugor të prejardhur nga përdorimi i alkoolit, mund të ketë një zgjidhje e cila konsiston në instalimin brenda mjetit të një sensori, i cili në mënyrë automatike dikton nga frymëmarrja e drejtuesit të mjetit, konsumin e alkoolit dhe në mënyrë automatike nuk lejon mjetin të ndizet.
Eksperienca të ndryshme dëshmojnë se kjo ka funksionuar mirë dhe se instancat vendimmarrëse të fushës kanë përcaktuar kritere specifike për importuesit e mjeteve që ato të jenë të pajisura me këtë shërbim.
Përsa i përket faktorit shpejtësi në numrin e aksidenteve, statistikat dëshmojnë qartë se ai është shumë deciziv si në probabilitetin për t’u përfshirë në aksident rrugor ashtu dhe në pasojat e tij.
Në një ekzemplar prej 284 aksidentesh rrugore fatale, rezulton se nga tejkalimi i shpejtësisë, kanë ardhur 199 e tyre. Kjo do të thotë se shpejtësia tej normave të lejuara jo vetëm që ka riskun më të lartë ndaj një aksidenti rrugor por dhe pasojat e tij janë tejet të rënduara.
Pra, duke nisur sërish nga vetëpërmbajtja, duhet pasur fort parasysh se shpejtësia tej normave të lejuara përbën kërcënim jo vetëm për individin shkelës të tyre por shndërrohet në një rrezik real dhe tërësisht të padrejtë ndaj palëve të treta. Procesi i vetëndërgjegjësimit dhe i ndërgjegjësimit kolektiv duhet të jetë komplementar i punës së policisë rrugore, pasi ne as mund të mendojmë e as të kërkojmë që të kemi nga një polic për çdo mjet në qarkullim.
Eliminimi në maksimum i konsumimit të energjisë njerëzore në këtë proces duhet të jete qëllim i përbashkët i përdoruesit të rrugës këmbësor apo drejtues mjeti.
Rregulli është bërë dhe shkruar për tu zbatuar, ndaj secili le ta nisi këtë proces vetdisiplinimi si garanci të shtuar për sigurinë më së pari personale e më pas asaj shoqërore.
Disiplinimi i transportit publik, gjithashtu është një nevojë bashkëshoqëruese për trajtim e zgjidhje të situatës së sigurisë rrugore.
Aktualisht ka një diskutim mbi standardet e munguara të tij dhe atyre të kërkuara prej tij për ta bëra sa më të sigurt.
Shembujt negativ shqiptar janë të shumtë e të dhimbshëm, por ata duhet të na nxisin për të mbështetur Qeverinë në përpjekjet dhe masat që po ndërmerr për këtë qëllim.
Sistemi i transportit publik urban e ndërurban sot paraqet problematikë të gjerë duke nisur me gjendjen e mjeteve, inventarizimin e tyre, licencimin e tyre, përputhshmërinë e lejes së drejtimit me kategorinë e mjetit, skedulimin kohor të shërbimit që ofrojnë, cilësinë e garancinë e jetës së pasagjerëve. Të gjithë duhet të kuptojmë më së pari se jemi konsumatorë të rrugës dhe duhet bashkërisht të kujdesemi për të e ndaj saj.
Standardizimi i këtij shërbimi do të ishte një qëllim i arritur me impakt shumë të lartë social, atëherë le ta mbështesim atë, pavarësisht kostove me të cilat shoqërihen reforma rrënjësore, por sa do të jenë këto kosto ato janë të pallogaritshme ndaj kostove të humbjes së jetës njerëzore!
Siguria rrugore dhe kontributi i industrisë së sigurimeve në rritjen e saj. Në të gjithë botën përdoruesi i një mjeti motorik ka detyrimin ligjor të jetë i pajisur me një kontratë sigurimi për përgjegjësinë ndaj palëve të treta(TPL).
Ky detyrim ligjor është parashikuar e sanksionuar edhe në legjislacionin shqiptar. Por, statistikat dëshmojnë se ky detyrim ligjor i pazbatuar si dhe sa duhet ka sjellë në rrugë qarkullimin e mjeteve të pasiguruara në masën 30%.
Drejtuesit e mjeteve të pasiguruar me TPL përgjithësisht janë më të ekspozuar për të shkaktuar aksidente, duke kontribuar kështu në rritjen e frekuencës së dëmit, pra të ndodhjes së aksidentit rrugor.
Gjithashtu sipas statistikave krahasuese, mjetet që qarkullojnë të papajisura me kontratën e sigurimit TPL kanë risk të shtuar për tu përdorur për veprimtari kriminale, ndaj kontrolli dhe mbikëqyrja për pajisjen e tyre me siguracion jo vetëm që do ti shërbente një drejtimi më të kujdesshëm të mjetit duke ndikuar në rritjen e sigurisë së qarkullimit në rrugë por do të kontribuonte dhe në rritjen e sigurisë publike.
Gjithashtu, meqenëse pajisja me këtë kontratë sigurimi është detyrim ligjor, kushtet e kësaj kontrate parashikojnë po të njëjtat detyrime ndaj drejtuesit të mjetit siç parasheh ligji e konkretisht: respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, moslejimin e drejtimit të mjetit pa lejen përkatëse, certifikimin e kushteve teknike të mjetit dhe përdorimin e tij sipas kushteve dhe parashikimeve të asaj kategorie mjeti.
Pra, një kontratë sigurimi TPL është një kontroll i dyfishtë ndaj zbatueshmërisë së kërkesave të ligjit për përdoruesin e mjetit motorik dhe natyrisht që garanton interesin e cenuar pasuror ose jo pasuror të palës së tretë të dëmtuar në një aksident rrugor.
Pikëzimi i patentave dhe ngritja e sistemit bonus/malus për tarifimin individual të kësaj kontrate sigurimi, vlerësojmë që janë vlerë e shtuar në rritjen e sigurisë rrugore, pasi penalizimi për shkak të përdorimit të pakujdesshëm të mjetit dhe/ose rrugës, do të ishte kujtesë e vijueshme për respektimin e rregullave, kërkesave dhe standardit të përdorimit të mjetit dhe/ose rrugës.
Për të gjithë elementët që trajtuam dhe të tjerë që janë të hapur për diskutim edhe më të gjerë e vijues, lehtësisht evidentohet nevoja për një qasje të re ndaj sigurisë rrugore, pasi duhet parë e trajtuar si një detyrë kombëtare e përbashkët, ku secili luan rolin e tij individual, institucional e publik. Rrugët janë aseti ynë, ne jemi përdorues të tyre ndaj le të kemi një këndvështrim të ri mbi të drejtat e detyrat tona në përdorimin e tyre si një kërkesë dhe detyrim së pari ndaj vetvetes, familjes e shoqërisë në tërësi!
Me dy fjale gjithe fjalimi programatik i kesaj kopetentes,
iermblidhet :. mo i fusni makines te pestin se do nxirni krahun…lol
Menyra e fjalimit te kesaj eshte si ne kohe te Dulles,
ku mburet ne fillim Partia-qeveria
a eshte anetar i ke tij komiteto artur sulçe se ai i ben te gjitha edhe avionin ne ajer e eksperimenton bashke me gomarin ne toke.
U kush flet. Kjo eshte pronare e Intersig dhe ka te punesuar drejtoreshe motren e ministrit te economise Arben Ahmetaj prandaj bilbilos keshtu. Ne kohen e Sales lulezuan dhe tani kane korruptuar edhe qeverine socialiste.Ky treg qe rrjep shqiptaret duhet riformatuar sepse jane ne situate monopoli total. Cili eshte sherbimi qe ofrojne ? Zero. Parate qe grijne keta jane tonat.ne asnje banke nuk te fetyron njeri te depozitosh ndersa keta te detyrojne me ligj. Shkurt kusare.
Mire se kete shoqen mund ta kene zgjedhur disa shoke si Presidente ,por prezenca e Ambasadorit Seiku,Ministrit Haxhinasto,zvMinistrit Mazniku e Rjepa,zoterinjeve Iljaz Daoud,Muhamed Krasniqi,pse eshte e nevojshme.Rilindje sipas Edi Rames do te thote “qilizem” dhe jo kallaj mbi gune.Te dalin te dhenat dhe ti jepen Kryeministrit se çfare vlere kane perfituar dhe çrare kane paguar shoqerite siguruese ne vitet 2009-2013.Sa eshte numuri i aksidenteve me mjete te pa siguruara dhe çfare shume ka paguar Byroja e Sigurimeve ne keto kater vjet.Sa eshte rritur vlera e paguar per demet shendetesore ne tre vjetet e fundit ne krahasim me vitet e mepareshme e krahasuar kjo me numerin e aksidenteve.Sa perqind e mjete te institucioneve jane siguruar dhe ku sigurohen e si sigurohen.Mjetet e Policise ne gjithe teritorin e Shqiperise deri ne fund te vitit 2013 kane qene te pa siguruara,nuk e di tani qe ka filluar sezoni i ri.Sa perqind zene aksidentet e sajuara nga vete shoqerite per te rritur shpenzimet fiktive.ç’fare dijenie dhe informacioni kane drejtuesit e mjeteve,per llojin e sigimit dhe sa nga ata kane dijeni per faqen pasme te polices se sigurimit.Si dote veprohet me aksidentet qe ndodhin per shkak te te metave teknike,dhe ato per faj te cilesise se dukeshme e te dobet te rruges dhe ne mungese te sinjalistike apo dhe te projektimeve keq te nyjeve lidhese e çfryrese te trafikut etj.