KOMENT/ Lojërat e luftës të Krimesë

28 Shkurt 2014, 18:26Blog TEMA

The Wall Street Journal

 

Si udhëheqës autoritar që është, Putini është i paparashikueshëm. Por ai mund të ctensionojë me po të njëjtën lehtësi që vendosi të konfrontojë qeverinë e re ukrainase këtë javë. Problemi është se në çdo front, qoftë në mbrojtjen raketore në Europën Lindore apo në Siri, kjo Shtëpi e Bardhë ka bërë lëshime ndaj dëshirave të tij dhe nuk i ka dhënë asnjëherë arsye që të respektojë vullnetin e AmerikësProtesta ne Krime

Përgjigja se si do të përgjigjej Vladimir Putini ndaj poshtërimit që pësoi javën që kaloi në Ukrainë, erdhi me rrokullimën e ngjarjeve të të enjtes. Të paktën SHBA dhe Bashkimi Europian nuk mund të kenë më dyshime në lidhje me qëllimin e udhëheqësit të Rusisë, për të provokuar një konflikt të dhunshëm në Europë.

Gjatë natës, në gadishullin e Krimesë në Ukrainë, dhjetëra njerëz të armatosur dhe të mirëorganizuar dëbuan rojet e parlamentit rajonal si dhe të qeverisë lokale, dhe ngritën një flamur rus në të dy ndërtesat e kryeqytetit, Simferopol. Shtatë autoblinda, që ndodheshin pranë flotës ruse të Detit të Zi u nisën në të njëjtën kohë nga baza pranë qytetit, por u rikthyen mbrapsht pasi u mësua se “pushtuesit” kishin hyrë të sigurtë. Po në të njëjtën kohë, parlamenti i zgjedhur i Krimesë votoi për të mbajtur një referendum mbi statusin e rajonit në muajin maj. Operacioni kishte kudo shenjat e forcave speciale ruse.

Më vonë atë ditë, presidenti i rrëzuar i Ukrainës, Viktor Janukovic, u shfaq pasi ishte zhdukur për një javë, me një deklaratë për dy agjenci shtetërore ruse të lajmeve. Duke u vetëquajtur “udhëheqësi i ligjshëm” i Ukrainës, ai shkruante: “Jam i detyruar t’i kërkoj Federatës Ruse që të garantojë sigurinë time personale nga veprimet e ekstremistëve”. Dhe me sa duket Rusia “u bind”. Sot, Janukovici pritet të mbajë një konferencë shtypi në një qytet jugor të Rusisë.

Ish presidenti u largua nga Kievi të premten që kaloi, pasi aleatët e tij dhe policia e braktisi. Më pas, Parlamenti votoi për ta larguar nga detyra. Prokurorët duan ta gjykojnë për vrasjen e 100 protestuesve. Provat e korrupsionit që kanë dalë hapur që me largimin e tij, e kanë shndërruar në një lloj Bokassa ukrainas. Mes tyre, edhe një tualet të florinjtë që zotëronte në rezidencën e tij private në periferi të Kievit. Putini nuk është shumë nazeli sa i përket shoqërisë së Janukovicit. Ky i fundit mund të jetë një gur shahu në ekzil, në lojën ruse të destabilizimit të Krimesë, dhe ndoshta edhe rajoneve lindore rusishtfolëse, që dikur ishinbaza politike e udhëheqësit të rrëzuar. Ukrainasi iu kundërvu protestave me plumba javën që kaloi, me mbështetjen e Moskës dhe me ndihmë të drejtpërdrejtë nga këshilltarë ushtarakë rusë, sic e treguan edhe dokumentat që u gjetën pas rrëzimit të tij. Ndoshta Putini mendon që nëse e “lëshon” Janukovicin, atëherë mund të humbasë ndikimin edhe tek shokët e tij autoritarë në Bjellorusi dhe në Azinë Qendrore.

Krimea është shndërruar tashmë në pikën e nxehtë të konfliktit mes dy fqinjëve të mëdhenj. Shumica e banorëve të Krimesë janë rusë etnikë, por aty jeton edhe një minoritet jo i vogël ukrainas dhe tartar. Rajoni ka qenë i qetë prej kohësh, por fundjavën që kaloi aty u mbajt një protestë e madhe proruse, ndërkohë që të mërkurën pati një kundërprotestë edhe më të madhe nga ana e tartarëve. Tani, ka lajme për “vullnetarë” që janë nisur drejt Krimesë, si dhe që janë ngritur pika kontrolli me besnikë rusë të armatosur.

Kjo krizë e fabrikuar e kap Ukrainën në një moment të dobët. Qeveria e tranzicionit u votua të enjten në Kiev. Presidenti i përkohshëm dha një paralajmërim kundër “agresionit ushtarak” dhe u bëri thirrje trupave ruse të qëndrojnë në bazat e tyre. Ukraina ka polici dhe forca të tjera sigurie në Krime. Por, telashet atje, u largojnë vëmendjen udhëheqësve ukrainas nga përmbushja e premtimeve për të spastruar qeverinë dhe shpëtuar një ekonomi që po fundoset. Gjë që, pa dyshim, është qëllimi i Putinit.

Kremlini po teston reagimin e Perëndimit, ashtu sikurse dhe atë të Ukrainës. Putini pa që Europa dhe Uashingtoni bënë shumë pak për të ndihmuar Gjeorgjinë, kur Rusia e pushtoi në 2008-ën dhe këta ishin flegmatikë gjatë tre muajve të protestave në Ukrainë. Lëvizjet e kësaj jave tregojnë se apo po mendon një ndarje territoriale të Ukrainës, që është një mënyrë për të garantuar që ajo do të qëndrojë jashtë BE-së dhe NATO-s.

Nuk është në tipin e tij ndoshta, por Presidenti Obama mund të njoftojë Putinin se nëse vepron kështu, cmimi për t’u paguar do të jetë i konsiderueshëm. Rubla pësoi një rënie rekord këtë javë dhe ekonomia ruse është e goditshme prej sanksioneve perëndimore. Cdo provokim i dhunshëm në Ukrainë, një shtet europian me 46 milionë banorë, do ta bënte Rusinë jo të mirëpritur në G-8 dhe në vende të tjerë të qytetëruar.

Si udhëheqës autoritar që është, Putini është i paparashikueshëm. Por ai mund të çtensionojë me po të njëjtën lehtësi që vendosi të konfrontojë qeverinë e re ukrainase këtë javë. Problemi është se në çdo front, qoftë në mbrojtjen raketore në Europën Lindore apo në Siri, kjo Shtëpi e Bardhë ka bërë lëshime ndaj dëshirave të tij dhe nuk i ka dhënë asnjëherë arsye që të respektojë vullnetin e Amerikës. Një cicërrimë nga selia e NATO-s dhe një deklaratë e John Kerryt të enjten, në lidhje me Krimenë, nuk e ndryshon këtë fakt.

Këtu në lojë është e ardhmja e demokracisë në Ukrainë, dhe ndoshta e paqes në Europë. Administrata Obama më në fund u zgjua para sfidës së Putinit në Ukrainë gjatë dy javëve të fundit, por tani Putini po e ngre sërish stekën. Në Krime po bie alarmi.

Pergatiti E.Gjini – Bota.al

9 komente në “KOMENT/ Lojërat e luftës të Krimesë”

  1. idriz molla says:

    Kush do info te sakte per kete mund ti referohet republikanit amerikan( ish kandidat per president ne partine republikane ne USA)RON PAUL

  2. Ata nuk ushin vetem says:

    Ariu i bardhe duhet te terhiqet ,sepse do ti kushtoje dhe atij shtrenjte.

  3. loni says:

    amerika ka frike bashke me naton,hodhen gurin dhe fshehen doren,merruni me irakun se deri atje eshte fuqija juaj,rraketa mbajeni per te sulmuar zoqte shtegtare,rusia ju kercenoj me rraketa berthamore nqs vendosni raketa ne poloni me pelqimin e shtetit te polonise,por putini i beri presjon dhe raketat u vendosen vetem ne letra,sepse amerika i shpetoj shurra kur putini bere nje sfide duke hedhur nje rakete po ne vendin e vete me rreze veprimi 11 mij km,nga nje cep ne cepin tjeter te rusise se eshte i vetmi shtet ne bote qe provat e raketave i ben ne territorin e vete nga siperfaqa e madhe si shtet qe eshte,kjo sfide qe beri putini atehere beri qe amerika te fusi bishtin mbi shale dhe te iki si ai qeni zgjebarak me koken ulur,hitleri pat thene,ose do fitojme luften me komunistet ruse,ose do shfarosemi si komb,dhe i ngeli besnik deri ne fund premtimit,hapni syte se mos pushtoj tani edhe polonine dhe avash avash gjithe europen,kur te kujtohet amerika do jete teper vone,rrini dhe flisni ne gjuhen e rracistit per shqiperine se vetem per ate pune jeni ju te merreni me shqiperine,plera.

    1. elinor says:

      Si e fut bishtin “mbi” shale ti lonke??

  4. elinor says:

    Ti loni merr dozen e perditshme (200mg Zoloft + 10mg Haldol) qe te qetesohesh.
    Pika e dobet e Putanit eshte inferioriteti ne gjykim qe ka nje njeri i vetem ne krahasim me disa koka politike dhe ushtarake. Ndoshta kjo perplasje me Perendimin do sjelle edhe fundin e tij.

    1. loni says:

      emo elinor nuk te rrihet pa me komentuar,po qe shqiptar etnik nuk dua te me komunikosh te pelqejne apo jo komentet e mia,sepse dua fundin e etnikeve qe jetojne ne trojet shqiptare,po qe shqiptar i tamam nga trojet shqiptare jo i ardhur nga ndonje komunitet tjeter vazhdo dhe komento mqs nuk ke pune tjeter.

      1. krak krak says:

        Loni je me se inteligjent!

        Elinori eshte nje burre me fustan…
        ka ngrene diku nje luge çorbe te prishur dhe e vjell luge-luge ketu ne portalet e Temes…

        I kam thene te shkoje ke psikiatri po nuk e ben e kane zene ato baxhellat e ish-ministrise se punes se Mak-bules….dhe nuk e leshojne.

        Elinor!!!

        Do na vije Oketa dhe do shppetosh edhe ti…

  5. FANTOM 16 says:

    Janukovic ka ike ne Rusi. Ai nuk eshte perfaqesuas I popullit te Ukraines. Nuk ka problem. Nese populli rus e don, le te jete zavendesi Putinit.

  6. Shqiperia says:

    Rusia nuk ka dyshim qe eshte e forte ushtarakish ,por ajo historikisht
    nuk ka shpallur kurre luften e para ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje