Pa pranga!

27 Shkurt 2014, 20:49Blog TEMA

Nga Ermal Petushi

www.ermalpetushi.com

 

Në një vend ku nepotizmi shfaqet si shkërdhatokraci ekstreme, të jesh i lirë është një lojë fëmijësh. Thjesht mjafton të heqësh dorë nga disa gjëra të voçkla fare, gjëra jetësore thonë disa, por unë mendoj se e ekzagjerojnë pak. Sepse vetëm kur zhvishesh nga kostumet që duan të të veshin je vërtet i lirë. Bythëpërjashta nën dritën e diellit ashtu siç nëna të ka bërë.

Të jesh i lirë do të thotë ta kesh babin socialist me nostalgji komuniste ndërsa mamin të persektuar demokrate e pavarësisht kësaj, ata nuk e kanë marrë mundimin të të mësojnë të ngresh dy gishtat lart apo të bësh grushtin. Sepse atyre nuk u interesonte politika, ndoshta sepse vendin e punës nuk ua kanë falur, por e kanë krijuar djersëballisht vetë. E për këtë zgjedhje, luftojnë çdo ditë e kacafyten me veten e me idenë frustruese që janë duke shtyrë e falur ditët e jetës së vetme që kanë, në një punë rraskapitëse e aspak shpërblyese.

Por s’ka gjë, se ata më shumë se të lumtur, janë të lirë. Dhe ajo lumturi modeste që kanë, është më e sinqertë e reale se lumturia fasadë e të kollarisurve shpirtfrustruar.

Të jesh i lirë do të thotë të kesh edhe një motër që zotëron dy diploma e mastera, e ndërkohë, trishtueshëm ta vështrosh çdo ditë se si tretet e dergjet e papunë brenda mureve të shtëpisë teksa shkon drejt të tridhjetave pa pasur mundësinë të planifikoje të ardhmen.

Do të thotë edhe të jesh dhjaks. Quhesh dhjaks kur edhe pse vetëm 18 vjeç, je i ndërgjegjshëm për çfarë të rrethon e vendos të largohesh nga Shqipëria. Frikësohesh, dhjaksesh, e medoemos burracakërohesh kur sheh se si sistemi i transformon njerëzit në monstra, ndaj ikën. Lufta mes të varfërve të frikëson, por më shumë të tremb injoranca që është ulur këmbëkryq në universitetet shqiptare, injorancë e cila u shërbehet përditë mendjeve të reja të dala nga bankat e shkollës. Kështu që edhe pse jashtë kapaciteteve financiare, zhyt veten e familjen në borxh për të ikur një orë e më parë nga “Debilizmi masiv” i Lubonjës, “Shkërdhatokracia” e Agollit, e ikën dhjaksesh, strukosesh përtej detit.

Të jesh i lirë do të thotë që edhe pse studion jashtë, punon jashtë, e ke një standard jetese modeste, je akoma aq i dashuruar mazokisht me vendin tënd e mundohesh akoma të thuash tënden nga përtej detit, për aq sa mund të vlejë fjala jote. Sepse një ditë ti do kthehesh or miku im, se guri i rëndë në vend të huaj bëhet guralec.

Të jesh i lirë do të thotë të jesh edhe pak populist, por jo sepse është trend, për pordhë apo se është më e lehtë të shash të gjithë. Por sepse është thuajse e pamundur që të shash ujkun e të ngresh lavde për çakallin.

Në disa raste, edhe të dorëzosh fletën e bardhë në zgjedhje elektorale është gjithashtu një akt lirie. Në ato raste kur kandidatin e njerëz apo tjetrës parti e ke në fis, sepse ti s’beson në pallavrizmat që thotë ngaqë e njeh mirë. Por prapë shkon tek kutia e bën sikur voton për t’i bërë qejfin…

Të jesh i lirë, do të thotë të arrish të kritikosh PS-në tek gazeta “Tema” e të guxosh të hapësh gojën kundër PD-së në “RD”-në e Balliut. Të më ndjeni, nuk ia dal dot mbanë gjithmonë…nuk varet nga unë.

Do të thotë të mos dish të lëpihesh, se dinjiteti dhe parimet janë më të rëndësishme së çfarëdo tjetër në ketë jetë, të paktën kështu të kanë mësuar që i vogël. Edhe atëherë kur qenia jote shkelet fortë me këmbë nga sistemi e tentojnë të të korruptojnë, anëtarizojnë e qepin gojën.

Sepse kur injoranca ulëret, inteligjenca s’duhet të heshtë!

Se shpirtin djallit s’do ia japësh për një ekzistencë mizerabël!

Se jo çdo gjë blihet me lekë dreqi ta hajë, ndryshe s’je i lirë, por i shitur lirë!

Fare e thjeshtë të jesh i lirë apo jo?

Sa e kishe çmimin ti robo?!!

9 komente në “Pa pranga!”

  1. Arber says:

    Bravo i math ky shkrimi.

  2. DR says:

    Je i madh. Me bere te qaj! Te kam vella! ?

  3. kallomi says:

    Ne Shqiperi “njerez te lire” konsiderohen ata qe llapizmin e kane kthyer ne profesion fitimprures doni shembuj: nano i “madh ne marmallate”, leshnjani reklamues “Frangaj” cuni i peshtire i mondes se Brrakes “RRRissstani”, Tos Skenderbeu, hajduti i tezes se provimit ne gjimnaz, preci i percundnuar deri ne kerthize nga spiunlliqet e leshnjanve, Tan hoxhiu spiun “Detari” qurranjozi qe ju mohua presidenca, dhe ne fund dora vete Derrisha i trudrunjezuar nga sigurimi deri ne krijim familje me zor – a nuk e detyroi sigurimi te merrte per grua nje gjysemsllave – e ke do te thoni ju cunin fanatik te shiqeres deri ne Lenininizem akut dhe Enverizem kronik!!!! E marrtoi Sigurimi SSHB? me ke me Sllabodnaken Sllave, gocen e spines se UDB.

  4. shhh says:

    bohhh vetem liri qe s’ka sot mor vlla

  5. beni says:

    Te besh sikur voton pro per ti bere qejfin te afermeve mua me duket me teper servilizem, nejse secili i mat gjerat me kutin e vet.
    Jane ide qe na kane pershkuar te gjitheve ne qe kemi studjuar jashte Shqiperise por mos u merzit se eshte nje faze kalimtare. Jeta do te te mesoje shume gjera e do te kuptosh se idealizmi rezulton humbes ndaj pragmatizmit ne te shumten e rasteve.

    1. Spartakus Romé says:

      Servilizem mos me i dhen voten nje kushuriri? I di definicionet e fjaleve qe perdor ti?

  6. Spartakus Romé says:

    Shkrim me te sinqerte nuk kisha lexuar!! Ka talentin te transmetoje gjithe emocionet e tij tek ne. Kjo eshte te berit gazetari pa dorashka e lepirje.Dhe e tregon kur permend Temen dhe RD . Nje BRAVO te madhe me shpirt

    1. -homeri- says:

      – ka nje stil te vecant , i embel , i drejt perdrejt ne trasmetimin e emocioneve , dhe trajton gjithe spektrin e shoqerise — ka te ardhme ky gazetar …. por jo te Balliu

  7. mark says:

    Brravo djali, po kush te kupton? Fukarallek maskarallek, kombinoje kete me injorancen e flasim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje