Letër Edi Ramës: Himara e kundërshton ligjin 7501!

28 Shkurt 2014, 20:24Blog TEMA

Nga Eglantina Bifsha

 

Jam një pensioniste nga krahina e Himarës, me shumë kënaqësi votuam familjarisht për ju. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për problematikën e madhe në punën tuaj të nderuar si kryeministër i këtij vendi, me shumë halle e derte, pasi kështu e lanë ata që ikën. Po shpreh dëshirën e bashkëkrahinasve të mi, që ky artikull të lexohet, brenda mundësive, prej jush dhe presim me shpresë që të vihen në vend problemet e ndryshme që ekzistojnë e sidomos pronësia e tokës në krahinën e Himarës, e cila është lënë pa u certifikuar vetëm e vetëm që të vidhet, ashtu siç u vodh dhe të tjetërsohet nga ata që nuk e dinin kush ishte bregu i Jonit, e jo më pastaj kush ishte Jaliskari, Drimadhesi, Jali, Ngjipeja etj, etj..

Këtyre që ikën a nuk do t’u futet gjemb në këmbë, për gjithë prapësitë e kusaritë që i bënë këtij populli?! Apo mos duhet të vegjetojnë akoma militantët e tyre, me kurse gjashtë mujore dhe me notat fiktive të pseudo-universiteteve private, ndërkohë që bijtë tanë të shkolluar shkëlqyeshëm në perëndim ushqehen akoma nga ne pensionistët dhe presin t’u vijë radha për punë?

Para tre vjetësh qeveria shqiptare me ndihmën e Bankës Botërore nisi regjistrimin e banesave në krahinën tonë, akoma edhe sot nuk kemi në dorë certifikatën e pronësisë së shtëpive tona.

U fol se së shpejti do të fillonte regjistrimi i pronave në mënyrë që prona të shkojë te pronari i ligjshëm, për këtë temë, gjatë viteve si zëdhënëse e shoqatës “Bregdeti” dhe si bashkëvuajtëse e komunitetit himariot kam folur e shkruar shpesh, por siç u pa nuk e vunë ujin në zjarr, çdo përpjekje e jona ka rënë në vesh të shurdhër të qeverisë Berisha. Zbatimi i ligjit 7501, të cilin e miratuan me 1991 dy partitë e mëdha ka hapur probleme të shumta në krahinën tonë. Në ¾ e vendit nuk është zbatuar ky ligj, pse duhet të zbatohet pikërisht në krahinën e Himarës?

Atje ku mund të aplikohet, pa prishur punë, le të aplikohet, por në krahinën tonë atje ku çdo pëllëmbë tonë është e trashëguar nga stërgjyshërit tanë dhe e blerë me florinj prej tyre pse duhet të zbatohet? Aty ku njeh dhe guri-gurin dhe dihet e kujt ka qenë kjo kullotë ose tokë, pse të mos të miratohet në bazë të njohjes fshatçe, të pleqësisë, e të trashëgimisë së njohur?!

Ligji 7501 po bën pronarë ata që nuk kanë pasur asnjë pëllëmbë tokë në atë zonë dhe shumë të tjerëve u ka hequr të drejtën e pronësisë. Dihet që nga krahina e Himarës shumë familje pasi kanë punuar për disa vjet në kooperativën bujqësore për arsye të ndryshme u larguan nga fshatrat e tyre dhe u vendosën nëpër qytete të vendit. Pikërisht këtyre ligji famëkeq 7501 jo vetëm që nuk u ktheu pronat e tyre të trashëguara në breza, por edhe atë pak që u ka njohur ua ka dhënë të përgjysmuar. Si ta shpjegojmë këtë fakt?

Si ata që qëndruan edhe ata që u larguan pronat ja dhanë kooperativës njësoj, pa përjashtim. Të bëhen pronarë ata që tokën e kanë pasur në përdorim dhe jo në pronësi, ndërsa pronarët e ligjshëm të tokave apo të kullotave, që nuk i kishin të regjistruara, për arsye të taksave, por të njohura fshatçe, nuk do t’u njihet pronësia, nuk do të merret në konsideratë asnjë ankesë e bërë gjatë këtyre viteve, kjo nuk është e drejtë. Krahina e Himarës e kundërshton zbatimin e ligjit 7501, pasi i ndëshkon dhe u tjetërson pronat e të parëve të tyre. Në asnjë vend demokratik nuk ndodh që prona të mos njihet, e aq më tepër të shkojë te pronari i paligjshëm. Kjo do të nxiste dhunën dhe vëllavrasjen, fenomen ky i prekshëm për ne shqiptarët. Vazhdimisht kemi denoncuar parregullsitë e trajtimit të pronave dhe vjedhjet që janë bërë me anë të shitjes së tokave në zonën më të lakuar turistike të vendit.

Pa folur pastaj për ndërtimet pa leje dhe zënien e truallit nga të tjerët, ky është një tjetër problem i madh në atë zonë. Ju përgëzojmë nga zemra për nismën dhe aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje, të cilat ja shpërfytyruan faqen bregut të dallëndysheve, rivierës së bukur të Jonit.

Të luftohet korrupsioni i ish-pushtetit qendror dhe vendor mbi grabitjen e pronave. Si komunitet mendojmë se do të ishte me vend që kryepleqësia e fshatit së bashku me një komision të posaçëm dhe në bashkëpunim me banorët e zonës do të çonin në përpilimin e saktë të hartave të reja, që priten prej shumë kohësh të bëhen. E kush më mirë se vetë banorët i njohin kufijtë dhe sinoret e tyre, këtë pretendon Bregu, vetëm kështu prona do të shkojë te pronari i ligjshëm. Dora e bijve tanë duhet t’i ngrejë themelet e rrënuara, muret e rrëzuara. Ky vend e ky Breg ka nevojë për mua, për ty, për ju e për ata që do të vijnë.

E sidomos për më tepër drejtësi për pronat. Shiun që na lag nga retë ta presim qetësisht, etjen duhet ta shuajmë, lotin duhet ta thajmë me sytë nga Zoti e nga ju z. Rama!

Mbi këta gurë të bardhë kanë rënë shumë rrufe dhe i kanë gdhendur emrin Himarë. Në dukje të parë, fytyra e Himarës është disi e ashpër, por ajo në të vërtetë është e bukur, me kodrat e lakuara, e veshur me këngën e valëve, të ullinjve, të portokalleve, lisave e qiparizave. Himariotët e njohin varfërinë, e njohin kurbetin, por ata e ndjejnë se mbajnë mbi vete krenarinë e fortë dorjane, dardane, kaone, iliro-pellazge. Ata janë punëtorë të mirë dhe patriotë. Janë shembull i madh në mbajtjen e moralit, e të meritave të trashëguara për fisnikërinë dhe për shekuj me radhë kanë qenë kryelartë. Për të qenë në përjetësi të tillë, kërkojnë të drejtën e tyre të patjetërsueshme, kërkojnë të jenë të ligjshëm në pronën e vetë, të trashëguar nga të parët e tyre.

Himara është gjaku im, gjaku yt, gjaku juaj që nuk mund të falet e të tjetërsohet! S’kërkojmë parajsën, por më tepër kujdes e përkushtim për të vuajturin komunitetin tim.

I urojmë nga zemra z. Edi Rama dhe stafit të tij të punojnë për këtë vend të shkretuar, për këtë vend që i ka të gjitha të mirat, por që nuk u qeveris, por u pushtua dhe u vodh pa masë nga të pangopurit. Jini e vetmja shpresë e shqiptarëve ku mund të qahen hallet tona të mbartura në vite. Jo më lojëra në plagët tona.

Punë të mbarë!

30 komente në “Letër Edi Ramës: Himara e kundërshton ligjin 7501!”

  1. Pelasgian says:

    A votove familjarisht ?????? thashe se mos ke votu ” fiserisht ” sepse ” ne jemi EUROCLAN OSE EUROTRIBE . Deklarohu greke …merr ca evro edhe lere psikopatin se ai pervec ngjyrosjes se pallateve nuk di gje tjeter .

  2. polisi says:

    nga krahina e himares je ti apo nga himara mos umerzit se de rregulloi rama ate pun..

  3. . says:

    referendum popullor per ligjin 7501

  4. Une mendoj si Edi says:

    Po e dashur Egla ti me votove familjarish!!! shume mire bere muahahahahahaaaaa e cfare do toka ti ????? muahahahahhaaaaaa karagjoz milet !!

  5. Kikja says:

    Shume mire Egla. Bravo.
    Je nje grua Himariote e vertete… Tregove me ate qe ke shkruar se ky qendron plaga per krahinen tone.
    Le te thone c’te duan karagjozet parashkrues.

    1. futja pordhes says:

      e paske shkruajtur shqip letren po per te llapur te kafja me zor e nxirrni i fjale.

  6. Leone says:

    Do ishte njerezore nga ju komentusit e rraces gallates ,qe nqs jeni vertet shqiptare e para te njihni mire harten e shqiperise ,qe do te thote Himara eshte krahina Shqiptare dhe sigurishte ska nevoj per dhramit e
    kalbura dhe e dyta kur dikush ktu ngre nji shqtesim ,nji te drejt jetike e cila mundet te ndryshoj fatin e jetes jo vetem te ksaj zonje te nderuar por mijra Shqiptareve ,duhet ta rrespektoni e mos te derdellisni si qen rrugesh ktu .
    Tokat qe na mban peng ky shtet shkerdhatash ne poltike ,ky shtet qe si sherbeu ne asnji kohe shqiptareve por te huajve si janullatos apo fazlliqi qi e shkerdhejn familjarisht salih islamikun terroristin berisha .
    Tokat tona do jepen se kto kurva bij bushtrash anadolli i kan kaluar kufijt e qelbjes ne kete vend me kte popull .
    Nuk mundet te justifikoje me nji fjal goje krimineli sali berisha , mashtrimet e ligjet qe beri per tokat duke shkaterruar jeten e mijra familjeve shqiptare dhe kjo qellimisht .Nuk mundet te dali perseri te thote se gabova kur hodha ne ere Gredecin sepse me duheshin disa miljarda $ ,nuk mundet te justifikohet e thote gabova te gjithe vrasjet qe kam bere ne shqiperi gjate karieres time politike sepse me detyronte serbia apo greqia . Pra ne do ti marrim tokat tona me hir apo pahir ,dhe ata qe jane pergjegjes do marrin ate qe i takon .

  7. Entela says:

    E dashur Eglantina,

    23 qershori thjesht nderroi ngjyrat e atyre qe na qeverisin.

    As dhe me te voglen gje tjeter!

    I njejti avaz vazhdon edhe me keta…

  8. Mos o Zot...... says:

    Ligji 7501 beri qe mos ta njohi i pari te dytin. U dha toka te papareve si Robert Haidhit dhe qe filluan pastaj te kujtonin se ishin te jashtem.

  9. dani says:

    SHKRIM ME SHUME VLERE PER KOMUNITETIN DHE SHQIPERINE NE KETO MOMENTE KU PO TJETERSOHET DHE PO HUMBET PRONA PRIVATE AQ ME TEPER TOKA NJE NGA BAZAT THEMELORE TE SISTEMIT KAPITALIST

  10. Pilo Lala says:

    Bifsha,
    Ku ke qene ti moj zemer keto 23 vjet?
    Apo nuk kishe leter qe te shkruaje?
    Ne rradhe te pare falenderoje Edin qe te dha mundesine te shkruash, se me pare jo leter te hapur nuk beje dot ti, por as te mbyllur nuk ke shkruar.
    Shteti ka projekte te medhaja per bregun e Jonit, dhe pronareve do ju kompesohet prona.
    Bregu kerkon investitore te huaj me mbi 100 Miljon Euro.

    1. real says:

      ti fshatar pa toke i ardhur nga thellesite e anadollit mos fol me mire,shiko te sigurosh buken e gojes.

  11. sarandjoti says:

    Fat keqesi,per cfare mban mbi supe kjo toke e bekuar e vendit tim.Nje grua i kerkone me zemer ne dore kr. Ministrit te vendit,te ver mundesite e tij per te rregulluar nje problem qe prishe historine e ndritur te kesaje krahine.Thashe ne fillim se eshte fat keqesi per c ka mbane mbi supe kjo toke per arsyet e me poshteme.Si sot por edhe ne te shkuaren e mesem e te afert,ata qe kane mare penen per te shkruar per Himaren e himarjotet,ne me te shumtet e rasteve ,kane ironizuar,kan ofenduar,kan denigruar,kane syrgjinosur,kan poshteruar,kan denuar masivishte ket popullsi,te zgjuar ,simpatike,punetore,me permasa antropometrike nga me te bukurat dhe me normale te ballkanit,dhe jo vetem,trima te pa epur,por jo vrases,jo hajdut ,jo perdhunues,korekt me ligjet e shtetit,si ata askush tjeter ,te sjellshem,te qeshur,kengetar polifoniste te pa harire,te pa konkurushem.
    Kushe jane ata qe rreshtova me larte.Ata jan nje pjese e asj pjese te komuniteteve,te cilet nuk e kan per gje te deklarojne qe jan vellezer te nje gjaku me turkun,jan ata qe vrasin e e vriten per dite,jan ata qe ndoqen me makine dhe masakruan nje djal te ri ne Himare,jan ata qe pasi vodhen ne himare para disa vjetesh,vran dhe nje djal tjeter,jan ata qe vetem sonte kan shperthyer 4 automjete,jan ata ,qe per dite trafikojne motrat e tyre,ne rruget e europes,jan ata qe nuk dine te flasin shqip po mburen se jan shqiptare,jan ata qe cdo dite mbushin kronikat e pista te telenizioneve te rajonit por edhe te botes.Gjithmone nje pjese jo te gjithe ,por pjesa e kronikave te zeza u takone pjeses se tyre ne masn 99%.

  12. raimond vlonjati says:

    Ty Egla te ishe kujtuar me pare, para zgjedhjeve,
    do ishe bere depudete tani, se jo per gje por keni perparesi ju andej

  13. vlora says:

    Te lumte per iniciativen qe more ti drejtohesh kryeministrit per nje problem shume serioz ne gjithe zonen e Himares.Jam plotesisht dakort me zbatimin e ligjit 7501 ne zona te banuara e te populluara si ish fermat etj.Ne keto zona zbatimi i ligjit mbi token eshte i domosdoshem sepse keto toka duhen punuar e shfytezuar e per keta banore eshte burimi i sigurimit te te ardhurave per familjet e tyre.Zona e bregut pas viteve 90 u boshatis ,te gjithe shkuan ne emigrim dhe aty mbeten vetem pleq qe mblidhnin ndonje ulli.Pra,tokat ne bregut nuk ka si te zbatohet ky ligj se ne keto toka ku ka vetem gure e gerxhe nuk mund te sigurosh dot jetesen.Por toka duhet te shkoje te i zoti qe e ka blere e trasheguar ne breza.Himara eshte lule vilajeti ne breg te detit dhe vetem himariotet do te dine ta kthejne ate ne nje perle turistike per Shqiperine te mbeshtetur nga kjo qeveri me projekte e plane regulluse.Nese eshte e mundur te pastrojne te gjithe vijen bregdetare nga ato monstra ndertime e ti japin prioritet rindertimit te banesave te fshatrave.Jane fshatra qe kane vlera ,vetem Dhermiu ka 50 kisha secila me vecantine e saj.Suksese qeverise ne nismen e mare per pastrimin e bregut

  14. BYLYS says:

    Ligji 7501 duhet hequr me cdo kusht dhe cmim cdo gje te vej tek i zoti ndryshe ne ate vend nuk shohe asnje drite jeshile

  15. liko says:

    e dashur Egla ! Tani e ke kuptuar qe ligjet jane ne dobi te politikaneve qe i bejne ato e jo ne dobi te popullit .Ligji 76501 ju je dre te lire per te grabitur pronat e popullit si ne Himare dhe ne te gjith vendin ku duan ata ,pasi parat e korrupsionit atje pastrohen :e rjepin popullin me pare,pastaj i grabisin pronen,bejne vila e gradaqela apo fshatra turistike,pastaj nxjerrin ligjin per legalizim te tyre apo ndonje amnisti dhe i rrofte popullit per ke voton . urojme qe dhe kaq ta kesh marre vesh.Politikani i radhes eshte Edi dhe me kete artikull besoj se ja ke terhequr vemendjen qe dhe ai te vere dore diku afer Syri te Kalter ,jo per gje por qe te bisedoni shtruar per hallet e popullit(ketij populli te pjerdhur nga trute),pasi trute e popullit i hengri AI qe iku dhe ky qe eshte i shkerdhen nga para e nga prapa. Deshiroj qe te mos jete keshtu dhe uroj qe Himara tu kthehet Himarioteve,Shqiperia tu kthehet shqipetareve,POR KJO DO TE JETE UTOPI.Utopi eshte pasi ketu ne Shqiperi ne krye te shtetit ka qene dhe eshte e do te jete MAFIA s cila per karakteristiket e vecanta eshte quajtur : MAFIA BERISHA ; MAFIA NANO ;MAFIA META e tani MAFIA E radhes MAFIA I GJATI.prandaj te uroj shendet dhe mos e tharto shume trurin ( Artikulli me pelqeu shume dhe eshte dicka shume reale) se do te behesh me stres ,megjithse ne keto vite katrauresh allashqipo,shqiptareve ju ka qimosur truri e nuk ka ku ti kape stresi

  16. Maja says:

    zonja Eglantina Bifsha ka shume te drejte . Ajo meriton respekt , por do kete shume kam-kumer dhe ham humer qe do ti kundervihen nese kerkon pronat qe i perkasin familjes se saj, pronat qe i jane shtetezuar dhe konfiskuar nga diktatura. Keta kam kumer i ke edhe ne Kuvend dhe prona nuk po kthehen sepse te dy krahet e politikes jane ne rrugen e hajduterise te kleptokracise. Per hir te interesave te xhepit te tyre ata vazhdojne te ecin ne rrugen e tradhetise dhe realizojne interesat antishqiptare. kam kumet komentues qe thone prano ca evro nga Geqia apo qeveria ose pronaret e bregdetit do kompensohen se bregdti do investime kaq e aq jane ata qe duan te mashtrojne dhe te vjedhin bregdetin. Pse Koço Kokedhima nuk e ngre kete problem, pse deputetet e tjere te qarkut vlore nuk e ngrene kete problem? Pse ambasadori Ettore sequi hesht, Pse ambasadori Arvizu shprehet publikist per gjobat e padrejta te policise per shoferet por nuk thote nje fjale per pronat? Mos valle nuk e kuptojne situaten apo jane te ndotur ?

  17. Vlonjatet says:

    Zonja Eglantina Bifsha! Jeni e falenderuar e te mbeshtetur edhe nga ne mijera qytetaret e brigjeve te Jonit,qysh nga Jonufra e deri ne Sarandë.Jemi te nje halli.Per te vjedhur e grabitur tokat qe ne i trashegojme dhe i kemi patur ne perdorim deri sa i mori shteti jane bere shume falsifikime e dalavera nga kreret e qeverive Berisha e Nano sidomos ne fshatrat Tragjas,Dukat,Radhime.Nuk na kane dhene tokat as prinderve tane e as neve qe i kemi vaditur me gjak e djerse.Nese qeveria aktuale nuk e korigjon se shpejti,nje uragan popullor do t’i perfshije.Ligji 7501 eshte ligji i Sali hajdutit e plehrave te Shqiperise,eshte nje ligj qe i hapi rruget falsifikimeve,grabitjes se tokes,anarshise se fashisteve e lapanjozeve qe edhe pushtetin ,edhe vulat e kryepleqesise i grabiten duke perfituar nga fakti qe njerzit e ndershem more “arratine” per bukken e gojes dhe per te shpetuar koken nga kriminelet…Jemi me ju dhe jemi shume,shume fare.Prandaj Qeveria aktuale le t’i veri gishtin kokes.¨Parlamenti te korigjoje gabimet e se kaluares fashiste.Saliu perpara drejtesise…

  18. malet tona says:

    Eshte nje teme e madhe.Mos harroni se populli nuk fal askend per token.

  19. krahina e Dukatit says:

    Per token duhet revolucion. Dhe populli do t’a beje se shpejti.

  20. Joni yne says:

    Nese ky parlament e kjo qeveri nuk hedhin poshte se shpejti ligjin fashist te Salushit,7501-shin,do te jete shume von per ata.Eshte nje ligj anarshist mashtruesish e grabitesish.Toka u perket vetem atyre qe e kane trashegim dhe qe e kane pas ne perdorim derisa na i shtetzoi qeveria komuniste e luges se aluminit.Jane bere shume falsifikime e dallavera per tokat ne zonen bregdetare,ku kane bere “pronare” çamçakizet qe kane ardhur nga vera e te…ave per arsye krimesh e morale.Neve qe e kemi gatuar me gjak e djerse nuk na kane dhene asgje.Kjo eshte absurde,anti njerezore,antidemokratike.Populli do te ngrihet se shpejti ne protesta dhe mandej do te nere piken mbi “i”.Nese keta nuk e korigjojne,kuptohet qe jane bashkeautore ne kete krim madhor.

  21. Astrit says:

    Kerkesa e znj.Eglantina e shume e drejte, keta njerez qe kane bere komente qe nuk vlejne per problemin duhen anashkaluar.Ky problem i perket vetem atyre familjeve qe jane prekur nga ky ligj fame keq, qe eshte bere nen parullen toka i perket atij qe e punon.Te gjithe e mbajne mend se kur ndyshoj sistemi pas vit 1990 sipas statistikave shqiprija 7o% te popullsise i kishte popullsi ne zonen ku me pare kishin qene koop. Bujq. dhe 30% ne qytet.Politika atehere per te perfitar nga votimet e para pluraliste e miratoje kete ligje per te marre votat e fshatarsise meqense, ideatori i kesaj ishte e majta ne shqipri edhe e djathta e miratoje kete projekt ligj qe me pas u votua dhe u kthyene ligj.Megjithse e djathta duhet te mbronte interest e pronareve te ligjshem ajo i ka tradhetuar ato qe ne krijimin e saj dhe vazhdon ti tradhetoje vetem per interesa te marrjes votes.Pes 23 vjetesh qe zbatohet ky ligj eshte e veshtire te zhbehet.Kjo kerkon se pari nje verifikim te zbatimit tij ne raport me siperfaqen e tokes bujqesore ne total qe ka filluar shperndarja e tokes sa eshte shperndare dhe sa eshte pa u shperndare ,per ata qe jane larguar nga zunat ku kane qene toket bukqesore dhe jane shperngulur neper qytete duhet te dorzojne token qe kane marre mbasi atje ku kane shkuar e kane gllaberuar sa u ka dashur qejfi dhe me ligjin e legalizimit do tu jepeet ne pronesi pervec kesaj te dalin statistikat sa nga kjo siperfaqe qe eshte dhene ne pronsi eshte punuar per prodhimin bujqesor dhe kjo vazhdon te punohet dhe sa ka mbetur e pa punuar ose eshte kthyer ne toke per ndertime pasi te dalin keto shifra partite kryesor ne parlament posite e opozite te amendojne ligjin kjo eshte domosdoshmerisht e nevojshme mbasi edhe raportet popusi ne fshat dhe ne qyre kane pothuajse nje raport te njejte.Nismen per kete ligj duhet ta marre e djathta dhe te mbeshtetet edhe nga e majta neqoftese duam te shkojme ne europe nuk shkohet me ligje te komunizmit.Edhe nje here theksoj se ne vitin 1991 kur eshte miratuar ky ligj popllsija ne fshat ka qene 70% e shqiprise dhe kjo ka qene arsyeja e votimit tij tani eshte rreth 20% me pak.Kjo popullsi qe eshte lene te levize sipas deshires pa nje plan te studijuar te qeverive qe ka ne qene dhe jane ne pushte ka krijar shqetsime te medha per pronaret e ligjshem mbasi i ka bere keta qe kane levizur sipas deshires dy here pronar edhe ne fshat edhe ne qytet, kjo nuk duhet lejuar me. Po te keni parasysh qeverine e Saliut per 8 vjet ka ndyshuar ligjin e kthimit te prones dhjetra here sipas asaj qe i e interesonte klanit tij , pa me thoni se a e ka provuar te ndryshoje ndonjehere ligjin 7501 gjate qeverisjes tij si president dhe kryeminister 14 vjet me pare kurre , para disa ditesh per demagogji ne nje studio televizive tha se ligji 7501 shte i gabuar dhe i ka mbetur peng qe nuk ka ndryshuar , kush e pengoje kjo eshte si kofini pas te vjelurave.Kjo do angazhim serijoz po te duan ta bejne do dhe bashkpunim me organizmat europjane ndryshe nuk mundet te behet.Kjo mbetet nje kangrene qe perseritet ne medija ose studio televizive dhe nuk ndryshohet asnjehere nga ai organ qe mundet ta ndryshoje.

  22. robert th. says:

    Jo moj Englantina, Himara dhe Bregdeti nuk e kundershtojne ligjin 7501, sepse po keta himariote dhe bregdatas ishin ata qe muarren nga toka e njeri-tjetrit, pikerisht ne baze te ketij ligji. Po te kishin qene kundra ketij ligji, nuk do i merrnin njeri-tjetrin ate pakez toke dhe parcela, por do kishin marre vetem token e trasheguar nga gjyshi dhe babai. Dhe sot (e mot), perse nuk e deklarojne hapur ata qe kane marre nga toka e tjetrit, se nuk u perket ajo toke?!? Lerini filmat! Njeriu eshte kafshe prehistorike, qe sa ti japin qyl, e merr.

    1. Kikja says:

      Nuk eshte tamam ashtu z. Robert.
      Une do t’ju sugjeroja qe te rishikoni kendveshtrimin. Ata qe e perkrahin ligjin 7501 ne Himare jane ne pakice, sikurse edhe ata qe “tallen” me zj. Bifsha qe ka shprehur shqetesimin e saj. E them kete pasi shumica e Himares e ka ndare token sipas kufijve te vjeter, qe eshte kundra ligjit 7501.
      Por sepse komisionet kane vepruar keshtu duke ju bindur zerit dhe moralit te popullit te zones, kane shkelur kete ligj qe e ndalon kete. Dhe kjo ka bere me krahe ithtaret e tij. Pra une nuk do te thoja se jane ata “qe i kane marre pronat njeri tjetrit” sikurse shkruani ju.
      Ka edhe ne Himare ” kafshe prehistorike”, por qe kane mbeshtetjen e ligjit …
      Me respekt

      1. Albi says:

        More cne kjo pune se nuk e kuptojme mire. Dropulli pranon ligjin 7501, Himara kundershton ligjin 7501? Do na spjegoni i cik ca behet ktu? Kush eshte grek e kush deshiron te behet grek? Zonja Bifsha ka mundesi ne shkrimin e rradhes te na sqarosh i cik kete ceshtjen neve qe skuptojme mire nga kjo shitblerja ballkanike e shpirtrave njerezore.

        1. real says:

          Nje mbeturine anadollake si puna jote nuk do te kuptoje kurre.
          Po te kthehesh ne origjine andej nga ke ardhur,atje do kuptosh.

  23. Jonianas says:

    Ne qoftese mazhoranca nuk ka arqidhja,t’a hedhi ne REFERENDUM POPULLOR.Kjo eshte me e pakta qe duhet te beje pa humbur kohe gjate muajit gusht qe vijne gjithe emigrantet ne Shqiperi.Nese jo,mbetemi nen hanxharin e salikriminelit

  24. Χιμαρα says:

    Tokat dhe pronat shumeshekullore te himarioteve me nje menyre apo me nje tjeter do tu ngelen po himarioteve, sado te perpiqen qeverite e ketyre viteve te fundit qe jane pjese e mafies nuk do arijne qellimin e tyre.
    Ne krahinen e Himares shteti nuk ka patur as nje pellembe toke, pronat kane qene te banoreve dhe kishes, te vetmit pronare.
    ———-Ne mbare Bregdetin Jonian tokat kane qene prone e familjeve vendase, e kishave ose e mbare fshatit. Nuk ka pase cifligare a bejlere as prona te shtetit.

  25. Realiteti! says:

    Një shembull nga Kreta e Greqisë. Një herë në një zonë të Kretës mbritën dy anglezë, dhe në breg të detit, një vend djerë, (kullotë) u pëlqeu shumë, dhe pyetën fshatarët e kujt është kjo tokë, dhe ata i thanë se, është e dy vëllezërve që kanë emigruar në Amerikë. Ju jutemi thanë anglezët, nëse keni telefonin e tyre mundeni të na e jepni, dhe pasi ua dhanë, anglezët biseduan në telefon me pronarët, dhe ata pas ca ditësh u gjendën në Kretë për të biseduar, dhe ranë dakort që me konçesion në atë vend anglezët do ndërtonin një fshat turistik, dhe fill sipas marrëveshjes anglezët filluan të paguani qiranë e tokës dy vëllezërve, kjo rrjesht për 15 vjet, që ata do ta shfrytëzonin fshatin turistik, dhe fill pas kësaj ikën përsëri në mërgim atje ku ishin në Amrikë, dhe sot që kanë kaluar 15 vjet ata pas parave që bënë në Amerikë tani janë pronarë të fshatit turistik, dhe siç thuhet rëndom kapelen sot ata e kanë vendosur mbi sy, pasi janë pronarë në tokën e tyre të trashëguar.
    Patjetër që kështu do ndodhë edhe në Himarën tonë, dhe jo vetëm atje porse duhet të ndodhë në të gjithë Shqipërinë, atje ku pronar është individi, familja, kulti fetar, dhe vetë fshati, pasi në bregdetin e Himarës Nivicë-Palasë shteti as nuk ka pasur, dhe as nuk ka as, dhe as nuk do të ketë as edhe një centimetër katror tokë në pronësi të tij, dhe këtë duhet që ta dinë mirë të gjitha qeveritë që shkojnë e vijnë, por dhe ta dijë dhe ai Pilo Lala nëse është i vërtetë se, kur himariotët luftuan kondra Turqisë si askush tjetër në Ballkan, luftuan për të mbrojtur nderin, besën, (që në fak e mbrojtën !) dhe tokat e tyre himariote, dhe jo tokat e një shteti shqiptar që nuk egzistonte. Po, e dimë dhe e kuptojmë shumë mirë që jemi në rudiksionin e shtetit Albanez ashtu si e quan Bota, dhe Shqipëri si e quajmë ne, (që deri më sot shtetit nuk i kemi sjellur as edhe një problem, dhe të jeni të sigurtë se nga ne asnjëherë nuk ka për ti aedhur as edhe një e keqe, kur Konica thoshte se këti vendit e keqia i ka ardhur nga vetë shqiptarët, nuk duhet që t’ju vijë keq), por duhet ta dinë të gjithë se shteti Shqiptar nuk u formua për të pushtuar tokat tona autoktone të lëna trashëgim nga të parët tanë, dhe asnjë lloj toke të çdo fshati në Shqipëri, pasi shtetet u krijuan për të mbrojë jetën e njeriut dhe produktin e tij pronën, dhe, se pushteti në një vend demokratik lot rolin e vëzhguesit dhe të albitrit dhe mbledh taksat për aq sa i takon që të mbahet shteti në këmbë, përsëri për të mirën e popullit, por jo të ngrihet Nano, Berisha, Meta e të çmendurit e tjerë, dhe pronari trashëgimtar në breza e shekuj të mbetet me gisht në gojë dhe pronat tona ti gëzojnë pashallarët që përmenda më sipër si dikur pashallarët, bejlerët dhe agallarët në kohën e Turqisë.
    Në fakt kam shumë për të thënë se për problemin e tokës time të trashëguar kam vite që luftoj, dhe e njoh aq mirë, sa sot dosja e pronave të trashëguara të fisit tim ndodhet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strazburg, që në përgjigjen e saj thotë se dosja juaj ndaj shtetit Shqiptar do të gjykohet nga gjykata jonë, dhe unë jam në pritje të gjykimit. Por, mund që të them pa e tepëruar se fati i qeverisë së ″Rilindjes″ të Zotit, Kryeministrit Edi Rama do vartet pikërish dhe vetëm nga qëndrimi që do mbajë ndaj pronës së trashëguar, se kam bindjen e plotë, paçka dokërave që këput vërsniku im Berisha, se pas 23 vjet na është bërë ″pishmand″ për ligjin 7501, tani që në Shqipëri janë vrarë për pronën rreth 8000 veta, dhe Berishës me shokë për gjithë këtë gjëmë e gjithë këtë anarshi, kaos, krim e korrupsion të mos kujtojë se nuk do vijë një ditë që do ta marrë bashkë me shokët një ″gjemb në këmbë″, pasi duhet ta dinë e ta kuptojnë mirë se Evropa në ″vathën″ e saj nuk ka për të pranuar kurrën e kurrës, ″kapitalistat e kuq″ shqiptarë, kushdo qofshin.
    Me bindje të plotë se fitorja do jetë e pronarëve trashëgimtarë autoktonë, por jo e pashallarëve, bejlerëve dhe agallarëve të djeshëm dhe aq më tepër as e pashallarëve, bejlerëve dhe agallarëve të sotëm. Vetëm kështu mund që të ngrihet në këmbë një shtet e vërtet që të ketë një ″RILINDJE″ ! Me respekt dhe faleminderit Gazetës TemA dhe ndaj atyre që më kuptojnë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje