Gati 100-vjet më parë, në prag të luftës së parë botërore, toka e trazuar ballkanike filloi të ndjejë rrahjet e para ritmike të marshit të përgjakshëm ushtarak. Në karvanet e gjata ushtarake krahas artilerisë, pajimeve e mjeteve të shumta, nuk munguan të viheshin në resht edhe grupet e vogla të arkeologëve. Me të drejtë ishte menduar se “toka e premtuar” nuk ishte një kafshatë e lehtë, që do të arrihej të gëlltitej vetëm me fuqinë e armëve, por do të ishte një proces i gjatë e i lodhshëm që do përfundonte në tryezat e njohura ndërkombëtare. Krahas miqve të fortë dhe suksesit në luftë, një rol të rëndësishëm do luanin dhe argumentet e ndërsjellta historike. E thënë ndryshe, ishte një luftë me “pushkë e me penë” ku në dobi të tyre nuk kishte sesi të mungonte dhe kazma e arkeologut. Kjo praktikë e njohur që nga luftrat e ushtrive bizantine e osmane, ku në shpurën e perandorëve dhe sulltanëve kronikanët ishin pjesë e rëndësishme e tyre, u trashëgua dhe në praktikat e ushtrive evropiane e ballkanase gjatë, para dhe mbas luftës së parë botërore. Për ne është e njohur veprimtaria e arkeologëve austriak Shober e Prashniker gjatë Luftës së Parë Botërore në trojet tona, është përfolur veprimtaria e arkeologëve francez Hëzej dhe Daumont në fundin e shek. XIX, për llogari të perandorit, Napoleonit të tretë. Mjaft e njohur dhe e diskutuar është gjithashtu veprimtaria e misioneve arkeologjike italiane mbas Luftës së Parë dhe në fillimet e Luftës së Dytë Botërore për gërmimet, dëmtimet dhe grabitjet e pasurisë sonë arkeologjike. Në këtë listë të gjatë, shumë pak e njohur ngelet veprimtaria e misionit arkeologjik grek në vitet 1913-14 në Shqipërinë e Jugut, në rekje për të vërtetuar rrënjët e pretenduara helene të të ashtquajturit “Vorio-Epir”.
Ky mision drejtohej prej arkeologut Dhimitris Evangjelidhis, i cili na ka lënë informacione të rëndësishme arkeologjike në veprën e tij kushtuar “Vorio-Epirit” (Δ. EΥAΓΓEΛΙΔOΥ., ΒOPEIOΣ ΗΠΕΙΡOΣ. ΕN AΘINAIΣ 1919). Libri është shkruar në formën e një traktati shumëdisiplinor dhe u botua në prag të Konferencës së Paqes në Paris, si një përpjekje për të përligjur pretendimet greke për Shqipërinë e Jugut. Frymën e theksuar nacionaliste, ngjyrimin herë-herë racist dhe tendencat politike që gjejmë në të, ndoshta duhet t’ia lëmë kohës dhe kontekstit kur është shkruar. Në këtë libër dhe në artikuj të tjerë shkencorë që flasin për veprimtarin e misionit arkeologjik grek në Shqipëri, gjenden një sërë përshkrimesh, rrëfimesh dhe informacionesh me rëndësi rreth gërmimeve të para arkeologjike që ndërmerren në truallin tonë, si dhe përmendet një koleksioni i pasur objektesh arkeologjike të grabituar prej tij.
Për të kuptuar rëndësinë që Evangjelidhis ka për arkeologjinë greke, le të themi se është i barazvlefshëm me rëndësinë që ka Dhimosten Budina për arkeologjinë tonë. Ashtu siç Budina e përqendroi veprimtarinë e tij në Shqipërinë e Jugut, Evangjelidhis u shqua për kërkimet arkeologjike në Greqinë e Veriut. Ai u bë i famshëm kryesisht për gërmimet në Dodonë.
Itinerari i përshkrimeve dhe gërmimeve të tij në Shqipëri, përfshin viset e pretenduara të të ashtëquajturit “Vorio-Epir”, kufijtë e të cilit ravijëzohen në gjatësinë e shtrirjes së Vjosës. E nis rrëfimin e tij duke paragjykuar se “Nga ekspeditat në malet e rrëpirëta dhe grykat e thella, në luginat e ngushta dhe në rafshnaltat kodrinore të “Epirit të Veriut”, të cilat janë me dhe të shprishur e të shumëllojshëm, shihen me shumicë majë këtyre kodrave e në sipërfaqen e luginave mure poligonale e izodomike, ndërsa në shumë rafshnalta dhe qafa malesh gjenden varre dhe mbishkrime që shpallin qytetërimin helen, i cili i krijoi ato”. Përshkrimin e nis nga bregdeti, me një reliev kushtuar afërditës në faqet e shkëmbinjve të njërit prej gjireve të Karaborunit dhe e vazhdon me mbishkrimet e Gjirit të Gramës. Përmend rrënojat, sipas tij, të një banje antike në Dhërmi dhe vëmendjen ia tërheqin rrënojat e kalasë së Himarës, të ndërfutura aty-këtu nën muret e shtëpive. Gërmon në vitin 1913 në afërsi të fshatit Pilur të ashtquajturit varret e Elinëve, një nekropol antik, i cili përmbante dhurata funerare të ndryshme, enë, kandila dhe armë. Vazhdon me përshkrimin e kalasë së Borshit, me një bazoreliev me një skenë amazonomahie nga Piqerasi, me dy stela varri me mbishkrime nga Lukova e një mbishkrim në shkëmbinjtë e fshatit Nivicë. Përshkrimet arkeologjike vijojnë në luginën e Bistricës, ku vendin qëndror e zë Finiqi “Rrënojat na shprehin ende begatinë e këtij qyteti epirot, sipas shprehjes së Polibit, mure të cilat rrethojnë të gjithë majën e rregullt të kodrës dhe rrotullohen nga krahu lindor me gurë kuadratik, prej tyre dalin dafina që kanë gjelbërim të përjetshëm, si një shenjë treguese e lavdisë së vjetër”. Vështrimi i tij kalon nga rrënojat e Onhezmit antik (Saranda), për t’iu drejtuar më vonë luginës së Drinos me fortifikimet në Labovë, Selo e deri te rrënojat e teatrit të Sofratikës. Nga gërmimet në rrënojat e Jermës (E identifikuar me Antigonenë nga arkeologu Dhimosten Budina) dalin shtresa arkeologjike që tregojnë djegiet që ka pësuar qyteti gjatë luftrave midis Romakëve dhe Maqedonisë. Përshkrimet e tij për Amantian ngjajnë si të huazuara nga arkeologu austriak Karl Paç. “Mure të ndërtuara bukur të stilit poligonal, lartësia e tyre ruhet deri në tre metra, me hyrje të harkuara. Jashtë saj varre të mëdhenj që popullojnë rrugët, madhështinë e të cilëve e tregojnë bazat e punuara bukur dhe mermeret e mëdha të hedhura aty-këtu”. Afër Tepelenës gjen një bazoreljev, mbi të cilin ishte gdhendur një dem, të cilin këshilli i fisit ia kishte kushtuar hyut të tij mbrojtës, Poseidonit. Për Korçën dhe Përmetin kufizohet me përshkrimin e bazorelieveve dhe kalasë së Këlcyrës, me të cilën mbyllet përshkrimi arkeologjik.
Një kapitull i kësaj vepre i kushtohet trashëgimisë bizantine të Shqipërisë, ndër të cilat ja vlen të përmendim egzistencën e një kodiku të shek. XI në manastirin e Kakomesë. Mjeshtëria dhe finesa e këtij studjuesi shpaloset në përshkrimin që i bën kishës së Laboves së Kryqit:”Brenda fshatit të Labovës së sipërme ndodhet e rrethuar kisha e saj e nderuar me emrin e kryqit të çmuar. Në ditët e sotme gjendet e përkulur poshtë, nga shtesat e shëmtuara dhe pa shije nën peshën e kupolës së saj të lartë. Pafundësia dhe shumëllojshmëria e zbukurimeve dhe plastikës e bëjnë të larmishme sipërfaqen e saj dhe i japin një pamje gazmore dhe shumëngjyrëshe, duke përcjellë një llojë lehtësimi falë formës së saj arkaike dhe të ngarkuar… Sipas mbishkrimit që egziston në bazën e kupolës kjo kishë u ndërtua në gjysmën e dytë të shek. XIII mbi një kishë më të vjetër, e cila ndoshta kishte nevojë për zgjerime apo restaurime”.
Shumë prej objekteve arkeologjike që u gjetën nga misioni arkeologjik grek, u transportuan drejt vendit fqinj. Një stelë apo altar me mbishkrim, e gjetur nga Evangjelidhi në Salari të Tepelenës, e cila sipas epigrafistit francez Pier Kabane ka vlera të rëndësishme me informacionin që paraqet për organizmin fisnor të shoqërisë rurale të Amantëve në antikitet, gjendet në Muzeun Arkeologjik të Janinës. Pjesa më e madhe e këtyre objekteve mund të hamendësohet se gjendet në ndonjë skutë të errët në bodrumet e fondeve të instituteve greke apo Muzeut Arkeologjik të Janinës. Ndoshta nuk do ta marrim vesh kurr. Megjithatë rrëfimet e Evangjelidhit plotësojnë një ndër kapitujt e shumtë të historisë së gërmimeve e grabitjeve të pasurisë sonë arkeologjike gjatë dhe para Luftës së Parë Botërore.
Evaggelidis shpetoi kulturen dhe antiket greke nga barbaret shqipfoles,kjo duket edhe sot,ku ka shkel kemba gyzele nuk ka mbire as bar……..
e cuditshme qe ” barbaret ” shqipfoles nuk i paskan shkatrruar kto vepra, se para 1912-1919 nuk ka pas kembe PEJDHEJE qe vinte ne Shqiperi per te grabitur ( ” shpetuar ” ) , ashtu sic nuk jan shkatrruar manastiret serbe ne Dardani .
PS
– Kriledjan , kshtu eshte kur nuk ke shtet , vjen tjetri dhe te vjedh ne shtepine tende , ashtu sic jan vjedh pasurite e Afrikanve , Indianve etj etj .
Bashkoju dhe ti mbetje semito-egjiptjane…Evangjelidhisit..!!
Krilediani, ky emer i cuditshem per tu quajtur shqiptar na paraqet nje artikull te shkruar nen frymen e nacionalizmit. Nuk eshte kaq e lehte te rrezosh kerkimet e nje arkeologu qe ka vrojtuar zonen ne fjale ne nje kohe te virgjer per sa i perket ndikimit te nacionalizmit shqiptar qe mund te ndryshonte te dhenat reale qe ishin lehtesisht te vrojtueshme. Dhene ato kohe qe ne myzeqe vidhnin guret e Apollonise per te bere murre shtepish, gjendet dikush qe ka arritur ti grumulloje dhe rruaje disa te dhena arkeologjike te cilat mund te kishin humbur ashtu si kane humbur me qindra te tilla. Te hedhesh dyshimin se Evangjelidhit i interesonte qe te zhdukeshin keto te dhena shpreh injorance te paster. Eshte pikerisht qe ne saje te ketij kerkimi te hershem jane grumbulluar te dhena etnografike dhe arkeoligje te cilat vertetojne pranine greke mijevjecare ne kete zone qe vazhdon edhe sot, i pelqen apo jo ndokujt.
Te nxjerresh disa pasazhe nga libri i Evangjelidhit, nje arkelog i respektuar nga koleget e tij europiane, perben nje zgjedhje selektive. Por sidofte shkruesi i ketij artikulli nuk mund te na thote ne se jane te sakta ato qe vezhgoi Evangjelidhi. Po marr nje shembell konkret: autori thote se ne “gjirin e gramaes Evangjelidhi pretendon se vrojtoi shkrime greke, duke lene te kuptohet sipas tij pasaktesine e rrefimeve te tij. Vec qe autori, si qellimisht duket, nuk shpjegon dmth e fjales “grame” , ne fakt eshte gjiri i Gramates dhe e ka emrin keshtu per shkak te mbishkrimeve greke qe gjenden aty sot e kesaj dite. Po ashtu muret poligoniale te verejtura pergjate vjoses jane rrenojat e nje qyteterimi grek dhe pavaresht deshires se shkruesit ato nuk mund te mohohen.Nuk eshte faji i Evangjelidhit se keto gjetje arkeologjike deshmojne kete fakt.
Nqs autori desheron te paraqise vertet Evangjelidhin, le ta perktheje ate per publikun (a nuk jane perkthyer me dhjetra vepra te te huajve me kujtime udhetimesh, gjetje etnografike dhe arkeologjike), dhe ti beje nje analize te plote librit, ashtu sic e kupton ai, dhe le tja lere publikut te gjykoje. Stili i ketij arikulli deshmon se e ka filluar debutimin e tij shtrember ne letra.
Ne Greqi ka shume proshqiptare dhe shume antishqiptare..Tek keta te fundit do te permendja Kishen Greke dhe Refugjatet nga Azia e Vogel…Mos prisni ndonje urim nga njerez qe mbiemri u perfundon me -idhis. Shenim:
Kristoforidhi nuk eshte mbiemri i vertete i Konstantinit, ai ne mos gaboj ka qene Nelo.
E drejt!
Ku shkel shqiptari
Thahet edhe bari
Qelbet dynjaja
Thinjet kalamaja
Kjo eshte e drejte.
Kur shkel antishqiptari,
thahet edhe bari,
qelbet dynjaja,
se keta urrejne,
edhe vet vatanin.
Nje vit me pare, kam degjuar ne top channal ne nje emision Historik, kur ishin te ftuar dhe ca historian, me beri pershtypje shume, kur Valentina nje historiane, me duket se mbiemrin e kishte Duka, ajo ishte nga zonat e Korces, dhe tregoi se vite te shkuara kur akoma vendi nuk ishte stabilizuar akoma mbas pavarsise se Shqiperise. Ca grek qe kishin ardhur kishin sjelle me vete nga greqia disa mbetje arkeologjike greke,dhe hapen gropa naten ne fshatin e saj ne Korce dhe i futen ato.
Cfar poshtersie, shiko cfar bejne!!
Turkofendagrekohalja qeke I semure keq e paske o grek I shkerdhyer . Po sa ta kruka nervin raca e lashte pellazge-iliro-shqiptare. Paske dificenca….qeke rrit mes baltes e lluces….hale.
Ore karaman apo ti turkofagos po kur kini kaq percmim per shqiptaret pse e paski mesuar kete gjuhe “te urryer ” kaq mire? Apo mos ju paguan njeri qe te mesoni shqip apo te shisni dhe zorret e barkut per ca evro qe ne fund te fundit ja u kane dhene gjermanet hua per te dale nga kriza?
Shkenca e historise,dhe e arkeologjise eshte e bukur kur me te meren njerez qe kane pasjon te verteten historike, po u futen ne te njerez qe i sherbejne politikes se dites, nacionalizmit te demshem e te tjera vese te keqija historia behet e rrezikshme. Mendoj se jane pak botime te historiografise greke qe jane perkthyer e botuar ne gjuhen shqipe. Mund e duhet te behen me shume. Nuk duhet te trembemi nga permbajtja e tyre.Do te behemi me te meçur e me te dijshme po te dime sakte se çfare mendojne e shkruajne ata per ne. Ne histori tezat e kunderta jane nje realitet i rendomte boterore.
Vini re! ju shqiptar te Greqizuar..Studiuesi i gjuhes se vjeter greke,
austriaku-Macimilian Lombertz-por qe perfundoi,nje shqiptaromadh..
-Shprehja me e madhe e tij eshte..Historija e vertete e njerzimit,do te shkruhet vetem atehere,kur shqiptaret do te jene pjese e saje..
-Sa per dijen; Gjuha Shqipe,Eshte Celsi I Deshifrimit-Te Alfabetit Te Pare Ne Bote….
Nuk ka patur ndonjehere as “greqi”, as perandori greke dhe as perandore greke. Perandoria fetare romane e lindjes u quajt bizantine me vone prej qytetit Bizant te cilin e perdori si kryeqender. “Greket” apo “helenet” nuk jane komb. “Grek” eshte thjesht nje emertim per besimtare fetare te nje kishe lindore bizantine. Fakti se “greket” e dijne shume mire shqipen tregon se sa “greke” jane ato. “Epiri” ishte nje nga ndarjet admistrative romake dhe aspak “greke” te Gadishullit Ilirik.
Per zotin Petros Zelas me larte.
Cdo te thote Petrit dhe nga vjen ky emer dhe kur?
A ka qene ky emer para Turqise ne Bizantin Orthodoks per 1500 vjet?
Shqipetaret e vertete luftuan per Greqine jo vetem gjuhen,emrat,kulturen por esdhe dashurine per Greqine e kishin dhe nuk erdhen ketej nga turqit e Shqiperise se sotme te krijonin shtetin Shqipetar!
Kujton ty se ai zoti anti Greke Lomberts ishte i lire te shkruante se cfare te donte?
Po armet e Skander-Beut pse i vodhen?
Ty je kaq idiot qe nuk di te besh lidhjen e toponimeve Saranda,Argjirokastros,Apollonia,Epidamnos,Antigonea emer i gruas se Pirros qe gjithe bota e njef per Greke pervec atyre turkoallvanove dhe ketyre qelbesira te pseudohistorianeve Evropiane qe kane mbushur Muzeumet e tyre me vepra Greke te mrekullueshme.
Prania Greke ne vendin e quajtur Shqiperi apo Albania emra keto shtetesh te lindura pas ikjes se Otomaneve.
Llogjika thote qe as Turqit nuk menduan se do vinte dita qe do iknin nga keto zona dhe as shtete nuk kishte ne perendorine e osmaneve.
Shtet do te thote qe shkruan nje gjuhe dhe njfesh ndryshe je Taliban.
Une mendoj se do te ishte e udhes nje bisede me studio te hapur, me perfaqesues me nga te dyja palet; ku secila prej tyre te shprehte idete e veta.
Me falni Zoteri;Por menyra teper e sforcuar e juaja me bind plotesisht,se ju nuk keni njohurit e duhura mbi historikun,e mbijeteses se para ardhesve tane -Pellazgo Ilireve..Shkurtimisht,referojuni Ilijades dhe -Odises-te shkruar 400-vjet,pas luftes se trojes,dhe ne gjuhen e tij te Ilirishtes,e perfundoi kryevepren e tij te pavdekshme-Homeri- i lashtesise..Ne sfondin e shkrimeve te tij,nuk permendet Greqia e
lashte dhe as popujt Helen????
Autori me mbiemrin Cipa duhet te jete nga Piluri.
Se sa ben te zgjuarin para kohe , le ta perkthej dhe te na i jap edhe neve qe jemi me pak te zgjuat , qe te behemi edhe ne te zgjuar si ai, sidomos historianeve tane, se ose nuk flasin fare, ose bejne analistin dhe vetem shajne e shane pa fund.
Njerzit kuptojne menjehere, vetem tu thuhet e verteta me fakte dhe jo me sharje. Kjo u ben mire edhe te rinjve, qe do te vine me pas, dhe te luftojne per nje kauz te drejte dhe jo te genjeshter.