And the winner is…Putin

2 Mars 2014, 13:45Blog TEMA

Nga Arben Manaj

 

Oscar-ët nuk kanë kategori për aktorin më të mirë në politikën ndërkombëtare, por po të kishte, nisur nga zhvillimet e fundit, padyshim Putin do kishte marrë trofeun për lojën e tij gjeopolitike në Ukrainë.

Qëndrimi rus nuk është se duhet të habisë, aq më tepër strategët në Perëndim, të cilët mesa duket vazhdojnë ta gjykojnë udhëheqësin rus dhe politikën e jashtme ruse, jo si nën-produkt i mentalitetit dhe historisë specifike lindore, por me parametrat dhe llogjikën e tyre perëndimore.

Nëse mund të ketë ndonjë doktrinë të re ruse të pashpallur, është padyshim ajo e mbrojtjes së interesave të rusfolësve, kudo që ata janë, dhe nisur nga katrahura e krijuar nga Stalini në cdo cep të ish-BRSS-së, me shpërnguljet e popullsisë, në cdo cep të Rusise se sotme apo ish-republikave ish sovjektike, ka rusfolës ose rusë etnik, të cilët mund të nxiten apo të kërkojnë ndihmën ruse, e cila gjithnjë e më shumë po përdor ushtrinë e pashqetësuar nga mosndëshkimi i intervenimeve ushtarake.

Çështja e minoriteteve ka qënë në rrenjët e shumë konflikteve evropiane gjatë tërë historisë, dhe trajtimi i tyre mbetet një sfidë e jashtëzakonshme me hapsirë të madhe spekulimi politik.

Putini në tentativën e forcimit të pushtetit të tij personal politik, edhe pse reputacionin dhe prestigjin e Rusisë e ngriti lart në Lojrat e Socit, për ta groposur sërish me zhvillimet në Krime dhe ato të pritshme në Ukraninën lindore, duket se luan një poker me risqe të mëdha, dhe jo shah tipik për kohën e Luftës së Ftohtë, sic thotë Obama, lojë të cilën presidenti amerikan thotë se nuk do ta luaj.

Fatkeqesisht, Putini i di letrat që Obama i mban të fshehura sa më afër kraharorit të tij. Madje, e di shumë mirë se Obama nuk ka dorë të mirë letrash.

Impotencën e Presidentit amerikan ai e njeh si në planin e brendshëm politik amerikan,ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Putin e di se Obama nuk ka shanse të kërkoj fonde të reja në Kongresin amerikan. Po ashtu, e di se republikanët do e sulmojnë atë, si të veprojë si të mos veprojë.

Putin e di se ka një OKB që është impontente, sa c’ka qënë historikisht në shumicën ndërmuese të rasteve, dhe atë ai e shfrytëzon sa herë që do të përdor lojën e vetë si në rastin e Sirisë së fundmi, duke i cuar cështjet në Këshillin e Sigurimit për të vënë veton ruse, ndërkohë që në Ukrainë, kemi të bëjmë me një rast flagrant ndërhyje ushtarake dhe dubël-standart të mirëfilltë.

Putin e di po ashtu se amerikanët dhe evropianët nuk kanë as ndonjë opsion ushtarak ne rastin e Ukrainës. As që ka shanse për një të tillë.

Ndërkohë në planin politik, aleatët evropianë të Amerikës janë sa të ndarë, aq edhe të vobekët ekonomikisht për ti ofruar Ukrainës ndonjë ofertë ekonomike substanciale.

Interesat ruse në rastin e Krimesë për shkak, mbi të gjitha të bazës së saj ushtarake në gadishull, është me më shumë vlerë se cdo retorikë për mbrojtje interesash të rusëve etnike për Moskën, edhe pse baza ka një kontratë të rinovuar deri në 2042 nga pro-rusi Janukovic, që ndodhet këto ditë nën mbrojtjen  ruse.

Lëvizjet ruse duket se e kanë cuar në nivele më të larta impotencën perendimore në trajtimin e një lideri dhe një vendi, si Rusia, që për disa analistë ndihet e poshtëruar nga loja perëndimore e zgjerimit të Nato-s dhe interesave te saj sa më afër Moskës, e për disa të tjerë është Moska po realizon de fakto riformatimin e ngadaltë, por tw sigurt, të ish-Bashkimit Sovjektik sa here i jepet mundësia, aq më tepër në kushtet kur i njeh mangësitë kundërshtarit dhe pamundësinë e tij për të reaguar ushtarakisht.

Çështja është se kush do të bëj bllofin e parë sot e tutje. Putin duket se ka të gatshme kundër-bllofin, ndërkohë që trupat e tij ushtarake kanë konsoliduar tashmv darrën e tyre, deri në humbjen përfundimtare nga Ukraina, të Krimesë strategjike.

Sa më shumë bllofe të lëshoj Obama, dhe bllofet janë artificiale në natyrë, aq më i dobët do të duket ai në fund të fundit, e aq më i fortë do të ngajë Putini në sytë e botës.

Për Putinin dhe qëllimet e tij strategjike, cdo lëvizje amerikane apo perëndimore duket se është e pavlerë, edhe nëse amerikanët tërhiqen nga samiti i G8-ës në Soci apo edhe nëse e heqin Rusinë nga G8-a, apo cdo kërcënim tjëtër ekonomik.

Rusia ka qënë, është dhe do të vazhdoj të mbesë një perandori me etje të pashuar për ekspansion territorial, dhe sa herë i ofrohet oportuniteti në skenën politike botërore po ndërhyn gjithnjë e më shumë edhe ushtarakisht për të rikrijuar aq sa të mund ish-Bashkimin Sovjetik.

33 komente në “And the winner is…Putin”

  1. mika. says:

    Arben Manaj as e njeh Historine. Russia me cdi une vetem eshte sulmuar nga fuqite perendimore Historikisht. Nuk di ndonje rast qe Russia te kete sulmuar francen apo Gjermanine. Per ekspansion SHBA ka vajtur nga Gjerogjia, ne Afganistan, Koreja e Jugut deri ne Riarmatimin e JAponise. Ku e sheh Ekspansionin Rus Arbeni nuk kuptohet. Nga ana tjeter NATO u krijua kunder traktatit te VArshaves. Me shperberjen e ketij traktati NATO po del si fuqia ushtarake e OKB . OKB eshte shnderuar ne vegel te SHBA dhe Perendimit ( rastiu konferences se Gjeneva 2 ishte skandaloz) Nga ana tjeter si thote Arbenit qe Gjeorgjia ndodhi gjate Lojrave Olimpike te Pekinit dhe Ukrahina gjate Lojrave te Sochi?
    Perendimi per arsye te krizes ekonomike ka dalur duarsh dhe po ebejne boten lemsh. Shiko si jane katandisur Iraku, Libia, Egjipti, Siria dhe Afganistani. Ne emer te demokracise dhe luftes kunder terrorrizmit. Nderkohe qe dhe Ukrahina dje therriti per ndihme terrorristet Cecene.
    Arben informohu me shume dhe mos ki frike ti thuash ca gjera troc

    1. Epiriiii says:

      Zhvillimi Ekonomik i 1 vendi shkon Pararlelisht edhe me INFLUENCEN qe ai ushtron perreth tij. Kjo po ndodh edhe me RUSINE Momentalisht, Pas 1 Zhvillimi te medh Ekonomik po RiOrganizon Pozicionin e saj STRATEGJIK USHTARAKO/POLITIKE. Ne Shqiptaret duhet te bejme shume KUJDES duke ditur se Serbia eshte PARTNERI i saj Strategjik ne Ballkan.

    2. marin says:

      Mika, kjo eshte nje analize me se e sakte nga Malaj dhe shume e mprehte si ne lidhje me konluzionet qe jep per Putin, Obamen, dhe OKB ashut edhe Europianet perendimore qe fshehin bishtin nder shale kur diçka ndodh ne rajon. Ata i tremben luftes se trete boterore, keshtu qe do e lene Putin-in, nje bastard te zgjuar te kafshoje perseri dhe t’i marre nje nga nje ish-republikat ruse qe nuk i takojne me. Si do te ndjeheshe ti, nqs serbia do te tentonte ta gllaberonte eperseri Kosoven? Nuk do te ishte nje ekspasion? Rusia nuk ka sulmuar ndonjehere jasht kufinjve te saj, nqs ti nuk e konsideron Polonine jasht kufinjve te saj. Ne anen tjeter, ato qe permend ti mund ta parashtrohen ne nje artikull tjeter, jo ne kete qe ka teme Krimene dhe pushtimin qe putini i beri.

      Sa per “kolosin” stalin qe komentuaesi i meposhtem shkruan, ai i asimiloi popullsite e republikave qe i bashkangjiti BRSS duke cuar ruset te mbipopullojne keto republke. Kete ka bere edhe serbia me token kosovare ne shekuj duek asimiluar nje nga nje fshatrat shqipetare dhe sot pretendon se Mitrovica i takon asaj. Mos kini tendencen o njerez te jeni kritizere vetem per te hedher poshte mendimet e kujtdo qofte vetem se doni te shani kot, edhe kur jane mendime te sakta.

    3. REZART says:

      @ mika Paske be nje analize te gjate,dhe nen nje pasus thua dic per cecenet se qenkan teroriste? Per mbrojtje te atdheut te tyre nga pushtimi rus luftojne me se 400 vite dhe nuk pajtohen me pushtimin rus.Andaj a ka te drejte te luftosh per atdheun tend ne te gjitha format dhe menyrat? Andaj permiresohu dhe mos i quaj teroriste,por jane tere kohen te persekutuar,te derdhur e asimiluar si me keq,dhe prap nuk duan te jene rus.Tani Putini sundon atje permes atij halabakut 30 vjecar qe terorizon tere cecenet bashkekombas per perfitime te veta dhe te Putin halese.

    4. Geni says:

      Nuk jam dakort me Arben Manaj por ti ia ke futur kot. Nuk po zgjatem dhe po jap vetem nje shembull. Ke shkruar qe NATO u krijua kundra traktatit te Varshaves. Qe ta dish nato eshte krijuar me 4 Prill 1949 ndersa traktati i Varshaves me 14 Maj 1955.

      Mos u beni te gjithe filozofa. Shkoni milni lopet.

  2. Sali serbi says:

    Ah mor idiot i gjore, kur tu riten puplat edhe ty te pargojosh superkolosin Stalin mos ngelt arixhi dhe debil pa e pergojuar ate. Ohhhh mjer ne me mendje te tilla qe reken te demostrojne inteligjence duke atakuar koloset e njerzimit.

  3. fl says:

    Pse ja vlen marrja e Krimese, kunder prishjes perfundimtare me Ukrainen?
    Ne pjesen tjeter te Ukraines forcat politike pro-ruse nuk kane me shans te perfaqsohen ne politike. Pak a shume si ne Gjerogje, mbajti ato 2 rajone por humbi cdo mbeshtetje politike nga pjesa tjeter.

  4. viqi says:

    Te tere ju komunistëve ju qan zemra për dhunën dhe terrorin e Bashkimirt Sovjetik.
    Le të jesh gazetar në Angli.Komunist leshi je Ben Mane.
    Sa për info Bashkimi Kriminal Sovjetik mori fund njëherë e mirë.
    Nuk e mbajnë dot Ukrainën me hir apo me pahir për arsyen e thjeshtë se rusët nuk i do asnjeri përveç ca kërmave të kuqe.

  5. tani says:

    Duke ju referuar vetem frazes se fundit nuk qendron.Rusia nuk ka qene perandori asnjehere.BS erdhi si rezultat i perqafimit nga shume popuj sistei i ri me premtime si cdo sistem.Rusia ka shpetur evropen nga dyndjet mongole,ka shpetuar evropen nga Bomaparti,shpetoi evropen nga hitleri.
    Veprimi i Rusise ne Ukraine eshte ne natyren e sistemit te sotem boteror, i fuqishmi ka te drejt edhe ne rastin kur nuk ka te drejte zbatohet neni i pare ,qe ka gjithmone te drejt.

  6. Mallakastrioti says:

    @@I nderuar Ben Manaj!
    Mire bene qe na i sqaron keto Gjera neve Popullit ,por me mire eshte te thekoje se jo vetem Obama eshte i humbur nga Dueli me Putinin ,por me te humbur jemi ne Eu-ja..Sa per Biseden 90-te minutshe te Dyshes se mesiperme..perseri eshte “Pordhe me rigon” themi ne fshataret e pa mesuar…
    Shkurt Obama nuk ka shanse te fitoj me Putinin…sa per ukrainen eshte Oborri i Rusise…Dhe ajo po te doje “Mbjelle” dhe po te Doje e le te mbushet me “Ferra”..dh sa per interesat e Qytetareve Ruse qe banojne ne Krime, le ta themi hapur bene shume mire qe i mbrone…dhe Shqipetaret le te nxjerrin mesime dhe po te kene B–the ..te mbrojne Interesat e Shqipetareve ne Presheve-Bujanovc-Medvegje…dhe jo te Llapallosen…ect..I Nderuar..Shqipetaret qe nga PD-ja dhe PS.ja…qe na kane Qeverisur nuk kane nje Strategji kombetare…dhe jo me per Bashkim kombetare…dhe ata Avjone te “Vjeter” qe kishim i shiten per te mbushur Xhepat e tyre…Putin e beri perseri Rusine Superfuqi..dhe keshtu eshte…nje bravo te forte…duam APO nuk duam ne proamerikanet…lol

  7. beso says:

    Putin eshte i detyruar te beje ekzaktesisht siç po ben,siç do bente çfare do president rus ne vendin e tij.Nese nuk do bente keshtu popujt ruse do humbisnin besimin tek Nena Rusi.Nuk na pelqen neve,se jemi ne tjeter plan,por te sfidosh nje superfuqi atomike si rsuia ne fushen e saj eshte gomarrllek i papare.

  8. tim says:

    po ti mor zotni analizon obamen versus putin apo po na tregon se sa i forte eshte nje spiun qurravec i kgb kunder nje shteti sovran kete shiko ti se sa i forte eshte obama do ta tregoj koha por forca e obames eshte tek idealet demokratike dhe jo tek te ashtuquajturat mendesite e mykura perandorake . po kur te bier cmimi i naftes dhe i gazit ku do ta gjej vrimen miu putane.

  9. Petrit says:

    Ne fakt e gjitha eshte nje histori e perkohshme .Shume shpejt do te ket nje marveshje dhe Rusia do te jete pjese e kesaj marveshje kjo eshte e gjitha.

    1. - homeri- says:

      — zgjidhja do te jete politike . Ata qe organizuan protestat ne ukrain , kane qellime te medha te tjera , ta bejne rusin te angazhohet ne kete konflikt , duke kerkuar prej saj te beje leshime kompromisi ne ato probleme qe ata kane interes … pse nuk e di amerika dhe europa se per rusin ne kete lufte te re te ftohte , brezi mbrojtes jasht natos – eshte i pa tolerushem per ruset ……e ukraina gjithmon ne shekuj ka qene nen influencen ruse

  10. derrasa says:

    Keshtu sikur ke shkruar ti duket sikur po te behet qejfi o mane.

    Ja po te them ca mendime une (shprehur me fjale te thjeshta pa analiza te thelluara e te komplikuara/PER POPULLIN):

    1)- Deshira(mania) per protagonizem e putinit do ta izoloje dhe demtoje ndjeshem Rusine si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Deri me tani e vetmja qe po i shkel te gjitha parimet dhe rregullat e te drejtes nderkombetare eshte Rusia, dhe pretendimet e putinit per dhune apo shkelje te te drejtave te minoritetit rus jane te pambeshtetura dhe te pabazuara.

    2)- Aventurat e tija te cmendura ne lindjen e mesme, jashte takatit te tij real ushtarak dhe ekonomik, po i kushtojne ndjeshem si ne planin gjeopolitik (duke humbur shtete satelite me te rendesishme se Siria e larget)ashtu edhe ne planin e pozitave te tija politike te brendeshme ne Rusi.Nuk dihet se si do dale Putini nga nje konflikt i mundshem ushtarak ne Ukraine. Bashkimi Sovjetik u shperbe pas luftes se Afganistanit. Sh.B.A. nuk ka nevoje te dergoje trupat e saja te rregullta ushtarake sepse ka nje arme dhe aset me te rrezikshem qe eshte CIA…

    3)- Nje konflikt i tejzgjatur militar apo paramilitar (terrorist) ne Ukraine do te ishte kryekeput ne kundershtim me interesat afatshkrtra apo afatgjata ekonomike te Rusise sepse nga Ukraina kalojne 85% e gazsjellesve ruse qe furnizojne Evropen. Dhe nga keto shumica derrmuese kalojne ne pjesen ME SHUMICE UKRAINASE ETNIKE NE PERENDIM. Dhe dihet kur ka lufte, is not good business for gas pipelines. Keshtu favorizohen gazsjellesit TAP dhe te tjere qe kalojne nga Kaukazi dhe Ballkani, dhe GUESS WHO perfiton, UNCLE SAM as usual.

    4)- Evropa dhe forcat federaliste vetem perfitojne nga kjo krize sepse perballe rrezikut se ariut rus harrojne kontradiktat e vogla dhe mosmarreveshjet e tyre tekanjoze.Gjithashtu rigjejne aleancen me Daja Samin dhe harrojne ate punen e pergjimeve te NSA-se (suddenly is not so bad after all having NSA with us)

    5)- Populli ukrainas akoma s’eshte i sigurte se cfare ndodhi realisht dhe qeveritaret e rinj kane perballe tyre sfida te medha ekonomike, keshtuqe nje rrezik i jashtem si ai rus ja ben mendjen top per dobine e “revolucionit” dhe e nxjerr yanukovich bllof fare para popullit se del tamam loder dhe agjent i Ruseve.Me nje fjale “legalizon” protestat per largimin e tij nga pushteti.

    6)- Kerry i dha Lavrovit dy patate…

    1. bako says:

      Faket jane me te thjeshta se keto analiza te mbushura me fantazi. Krimeja eshte pike strategjike per Rusine. As nuk behet fjale qe Rusia te heqe dore nga aneksimi i saj sepse ushtarakisht ajo eshte ne gjendje per ta bere ate. Kosenguencat qe perendimi thote se do te kete jane asgje perpara forcimit te sigurise se saj kombetare.

  11. Dr.prof.Xhirja prej Sauku says:

    Nacionalistet ekstremiste te Kievit bene gomarllekun me te madh te mundeshem. Akoma pa u formuar parlamenti i ri, dhe ky i perkoheshem dhe i dale nga rruga dhe jo nga zgjedhjet anuluan ligjin e dygjuhesise kur ne vend mbi gjysma e popullsise eshte rusisht folese, rezuan dhe hoqen zvare monumentet e Leninit dhe te ushtarakeve Ruse, duke treguar me naivitet se jane properendimore dhe se do ti pranonin ne BE per keto veprime. Por ata harojne se per keto gjera perendimit nuk i kercet fare. Por me keto marezira i dhane shansin e arte Putinit te rimare Krimene qe ka qene gjithmone Ruse, ku ka floten me te madhe ne detin e zi dhe ku shumica e popullsise eshte Ruse autoktone. Dhe Rusia per ate baze paguante qira te rende plus strehonte dhe anijet Ukrainase. Ne jemi nje shtet karagjos dhe krekosemi per te drejtat e bashkombasve kudo qe jane dhe jo me nje superfuqi si Rusia. Mos te harojme se dhe lufta e dyte boterore filloi nga trimerimi i Polakeve kunder Hitlerit kur ky kerkonte koridorin e Danxingut. Prandaj eshte shprehja: kur je i dhjere mos ngri koke.

  12. drini says:

    perandoria turke,Napoleoni,mongolet,perandoria e se keqes (Nazizmi),teroorizmi,perandoria anglo-amerikane e sotme kane thyer qafen ne Rusi.eshte komb vital i nje gjaku dhe besimi(Ruset).

  13. FANTOM-16 says:

    Millosevic donte krijimin e shtetit Serb ne teritore ku jetonte edhe nje serb. Serbet ne nje shtet. Sot kemi 20 milion rus qe jetojne jashte Federates Ruse. Putin po sjellet si Milosevic. Edhe Milosevic mendonte se e okupoj tere boten. Por ngadale. Nuk ju plotesuan enderrat. Rusia don te ripertrije ish Bashkimin Sovjetik me union te ri Euroazi. Enderr. Ngadale do humbin Sibirin dhe vendet islamike.
    Ju lutemi conje Gold AG te kendoje ne Ceceni
    Milazim, Memelin dhe Shefqe Krasniqi te shkojne vullnetare ne Ukrajine.
    Presim te na sherbejne keta “trima” si shembull
    Plus pastrojme trojet ILIRE

    1. RRONI says:

      @ Fantom-16 Po ty vehtja ilir te duket? Mund te na spjegosh si duhet te jene shqiptaret te jene Ilir si ti?Pastaj te them se si mendoj se duhet te jemi ilire.

  14. katuli says:

    qellove si kalama o mane…

  15. SHQIPE says:

    Mendoj se ketu kemi te bejme me nje pergjigje te nje te forti ndaj nje te forti tjeter qe u ndje i fyer qe i pari nuk e mori ne konsiderate dinjitetin e ketij te fundit .Me te ashtuquajturen pranvere arabe Amerika me ushtrine e saj te padukshkme agjenturore beri c’deshi e nuk e kundershtoi njeri ,makabriteti arriti kulmin me Gadafin qe ,sado i poshter te ishte ishte udheheqesi i nje shteti qe noton mbi nafte ,nje shteti ku shume evropiane punonin 5-10 vjet e siguronin jeten ,nje mireqenie e siguruar me punen e nje populli te tere per rreth 40 vjet u be “delete” nga bombardimet amerikane per 2-3 muaj,Siria nuk u sulmua ushtarakisht nga jashte por nxitja e kesaj lufte pa fund dihet ku e ka burimin e nga financohet e ketu preken interesat strategjike ruse .
    Arbeni pothuajse duartroket per kete zgim te Arushes ruse e nuk eshte i vetmi.puna eshte se nderkohe qe lufta e ftohte ka mbaruar me kohe duket sikur Amerikes nuk i ka intyeresuar kurre kjo e ka vazhduar te avancoje ne drejtim te interesave ruse duke provuar durimin e saj !Ketu ka disa skenare te mundshem:
    A- USA-RUSI jane marre vesh perpara per keto zhvillime e vetem ata te dy e dine deri ku vete kjo terhheqje litari ,
    B- USA nuk e ka pritur kete reagim duke menduar se ruset u bene pishman qe nderhyne ne GJeorgji e nuk do benin perseri te njejtin “gabim” e keshtu zbatuan politiken e faktit te kryer duke e detyruar meshtetesin e Rusise te arratisej e ta merrnin kalane nga brenda
    C- RUSET mezi c’po prisnin qe te ndodhte kjo duke pare guximin ne ritje te Amerikes perte treguar forcen e tyre e per rrjedhoje pike me teper ne supremacine boterore,
    D-USA blofoi qe ta bente Rusine te hapte letrat ne menyre qe te mund ta befasoje kundershtarin me teknologji te panjohur per te duke marre pike me teper ne supremacine boterore !

  16. Torollaku says:

    Manaj ka shqetesimin se Obama tregohet shume I bute ! Siria tregoj Ose I tha putinit indirekt se mund te besh cfare te duash me Ukrainen! Analize fantastike !

  17. filip inezi tepelenes says:

    Hidherohem kur shikoj keto anal-iste shqipfoles qe po bejne per 20 vjet rrjesht nje gare te frikeshme (por te pashpallur zyrtarisht) kush te thote gjera me te mencura dhe me bombastike dhe ja fillojne qe te titulli e deri te germa e fundit pa harruar shenjat e piksimit.

    Jane aq shume vuvuzela si ky Ben filipinezi sa mund te mbushesh shkallet e nje stadiumi 100 mije vendesh.Fishkellimat cjerrese te vuvuzel alvanoseve te lubonjave artanhoxheve,dreq zogaj, bled koqeziut,qim pekat arjancanet e mijra te tjereve e kane cmendur ate popull dhe i eshte shplare truri pergjithmone.Eshte fat qe jane mbi nje miljon shqiptare qe e mbajne gjalle ate
    qofte me para qofte edhe duke i mbrojtur psikollogjikisht nga ulurima e vuvuzelave.

    Ne kete artikull per Krimene i sugjeroj cunit te Ali Manajt te lexoje edhe nje here historine e ketij vendi qe ka pothuajse permasat e shqiperise dhe ngjashmerine historike me sindromin e kosoves.Per kortezi “beni te eci vete” dhe te lexoje ca rrjeshta me poshte dhe ti kekoje falje lexuesve te Temes.

    $$$$$$$$$$…..Crimea is an autonomous parliamentary republic within Ukraine and is governed by the Constitution of Crimea in accordance with the laws of Ukraine. The capital and administrative seat of the republic’s government is the city of Simferopol, located in the centre of the peninsula. Crimea’s area is 26,200 square kilometres (10,100 sq mi) and its population was 1,973,185 as of 2007. These figures do not include the area and population of the City of Sevastopol (2007 population: 379,200), which is administratively separate from the autonomous republic. The peninsula thus has 2,352,385 people (2007 estimate).According to the 2001 Ukrainian population census 58% of the population of Crimea are ethnic Russians and 24% are ethnic Ukrainians ect…

  18. Petro says:

    Kritikoj me shqetesim njerezor standartet e shumefishta ndaj demokracise, friken per te shprehur te verteten dhe rusofobine.
    Demokracia shpreh vullnetin e shumices permes votes dhe jo forcen e pakices permes dhunes.
    Pjesa derrmuese e mediave dhe komentatoreve po mashtrojne rendshem duke mbrojtur dhunen fashiste benderase, rrezik per tere sistemin demokratik evropian dhe mundesi per nje lufte te eger.
    Disa shqiptare kujtojne se duke shprehur urrejtje pa kufi kunder Rusise e sllaveve ne pergjithesi,i bejne mire ceshtjes kombetare duke harruar se nje pershkallezim i konfliktit mund ti jape hov shqiptarofobise tek nje komb i madh. Paradoks eshte se ndersa kerkojme te mbrojme te drejtat e bashkatdhetareve tane ne Kosove, Maqedoni,Mal te Zi e Greqi, ua mohojme kete te drejte te tjereve. Nje pakice serbe ne Kosove dhe e beri lemsh Evropen, po poshterimi fashist dhe ndalimi i perdorimit te gjuhes per miliona ruset e Ukraines a e mendoni se mund te tolerohet…
    Mire eshte qe ne shqiptaret te shohim hallet tona te medha e te mos behemi mercenare te mashtrimit e shkaterrimit.
    Lufta ne Ukraine do te shkaktonte nje reaksion zinxhir ne te gjithe boten dhe mund te shkaktoje levizje e permbysje te paparashikueshme.
    Historia e ka treguar se kush e ka sulmuar ariun Misha ne strofkullen e tij jo vetem eshte shkaterruar plotesisht por ka shkaktuar edhe termet ne ekuilibrat boterore. Ndersa fuqine reale te Rusise ne ditet e sotme
    ekspertet e bazojne jo vetem ne kualitetin dhe psikologjine e ushtarit, por edhe ne epersine atomike e ajrore perfshi edhe raketat qe komandohen nga satelitet. Por mbi te gjitha SHBA dhe Evropa e dine mire se nga perplasja e tyre me Rusine do te perfitoje Dragoi i Azise i cili e ka hambarin plot per te luajtur rolin e SHBA gjate dhe pas luftes boterore. Hajde te ndalet pastaj shteti me 2 miliarde njerez.

  19. Shqiperia says:

    Kur nje nene i adapton femijet e saj ,ajo nuk ka te drejte te hankohet
    me per ato,gjithashtu e humbet te drejten e kujdesimit per ato Femije.
    Ky eshte nje rast analog ,per Putin qe kerkon di dali ne mbrojtje Ruseve
    te tij ,qe ne kete rast nuk po keqtrajtohen nga Ukraina ,por perkundrazi
    ashtu sebashku ,duan lirine ,duan te dalin nga kthetrat e Putinit ,ashtu si
    duan te lirohen dhe gjithe Rusia prej tij .Nuk eshte aspak e drejte. qe Rusia
    ka dhene Krimene dhe kerkon te kete diktat ne te gjithe Ukrainen ,gjoja se
    jam une babai i vertete .ndryshe thote ai qe une e marr perseri qytetin tim

  20. FANTOM-16 says:

    “RRONI” Shqiptaret me origjine Ilire nuk duhet te jene aziatik e as arab. Pasardhesit e Ilireve nuk e konsiderojne Turqin mbrojtes te kombin apo popullit apo etnosit shqiptare. Luftuan me shekuj kunder cdo armiku: turk, grek, serb apo malazez. Te gjith i kosideruan okupuas kure sulmonin apo pushtonin tokat shqiptare.
    So sipmple. Histori e tyrpeshme e Milazimit me shoke. Kenge e turpeshme e nje te riu qe flet shqip.
    Dorzoju biletat personave qe i permenda te shkojne ne Kijev apo Ceceni.

  21. Petri says:

    Shkrim i dobet dhe duket qe eshte bere copy – paste nga dy tre shkrime te ndryshme te gazetave britanike.
    Manaj nga paaftesia per te njohur zhvillimet e brendshme ne Rusi dhe raportet e saj me Ukrainen, na ka dhene nje paraqitje te dobet te ceshtjes ne fjale. Nuk e kuptoj se si gazetare te tille tema iua boton shkrimet. Si telekronist eshte ok po si gazetar mendoj qe duhet te lexoj pak me shume, mgjse eshte ne prag te pensionit me sa shoh.

  22. Ariu rus says:

    Shumë bukur e ke thënë @Petro, jam plotësisht dakord me komentin tënd.

  23. Sabriu says:

    O Petri je kontradiktor edhe copy and past edhe gazetat britanike qenkan dobet meqe Manaj duhet ta njoh me mire situaten ne Rusi!!! Mos te ka be edhe ty ndonje gome … Se e keni zakon ju viktimat e nxirni inati me grate tek keto komente:))

  24. Pjetri says:

    Sabrije nuk jam kontradiktor, persa i perket shkrimit po te lexosh ne Gardian date 2 mars 2014 paragrafi 8 faqja 12 do te shohesh dy fjali te perkthyera, pastaj ne telegraph perseri ne faqen 11 reshti 9 perseri nje copy paste, pse u merzite o Sabrije?? Ky nuk i ka lidh mire paragrafet e kisha fjalen une, jo se gazetat britanike jane dobet. Sabrije ne ketej nga lagja jone nuk shajme nga grate.

  25. Toni_London says:

    Si gjithmone ne do bejme nje hap perpara me komentues alla fshataresk, ku u katandis edhe ky gazetar i dhjere te na analizoje Putin dhe Obamen. Ne jemi gjynah vertet. Lexoni sot Evening Standart dhe do kuptoni se cfare analize i behet konfliktit. Mjaft me idiotesite tona.

  26. Sabriu says:

    Toni -London

    O fshatar Eshte evening standard me d jo me t o tortollak ! Do jesh nga ata qe pence I thua pike apo turnpike lane e lexon ternpik lajn:)))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje