Askush, edhe nga ata që janë në tavën e makinacioneve dhe lëvizjeve politike dhe diplomatike për të gjetur një rrugëzgjidhje për krizën më të rëndë në Evropë që nga koha e Luftës së Ftohtë, nuk mund të bëj Nostradamusin për formën që do të marrë kompromisi ndërkombëtar për të shmangur një luftë të re në kontinent.
Paparashikueshmëria vjen sa nga tradita e konfrontimeve të mëhershme Perëndim-Lindje, aq edhe nga kompleksiteti dhe mungesa e hapësirës për manovrim në shumë aspekte të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve juridike, që do duhet të përfshijnë pazarllëku dhe negociatat e vështira mes Perëndimit dhe Rusisë dhe Kievit dhe Moskës, për të akomoduar interesat dhe ekzigjencat respektive.
E pavarësisht nga kjo, një element deciziv sjell një rreze sado te vagët shpresë në shmangien e një katrahure ushtarake në kufijtë më lindore të BE-së, pikërisht elementi i ndërvarësisë së gjithanshme; ekonomike, politike më shumë, dhe më pak diplomatike dhe ushtarake mes palëve negociuese.
Po të lexosh nëntekstin e lëvizjeve të fundit diplomatike të qendrave të mëdha të vendosjes ndërkombëtare apo edhe deklarimet e Putinit, duket se ka një mirëkuptim të brishtë të faktit dhe nevojës dhe urgjencës për kompresa të ftohta në kokat e nxehta dhe të irrituara nga ajo çka ka ndodhur këto ditë në Ukrainë dhe në kufijtë e saj apo në territorin e saj.
Fatmirësisht asnjë nga palët nuk del e fituar në çfarëdolloj sanksioni apo provokimi qoftë edhe ushtarak. Të gjithë janë duke luajtur ruletën ruse.
Rusia post-sovjetike dhe e pasuruar nga nafta dhe gazi, nga kleptokracia dhe korrupsioni, nga ekonomia e tregut dhe neo-autoritarizmi, faktikisht është në ringjitje dhe rigjetje të dinjitetit të nëpërkëmbur pas kolapsit të ish-BRSS-ës.
Kujtoni sesa rakitike ishte ekonomia, politika dhe diplomacia ruse e Jelcinit në vitet 90-ta, e cila ishte nën mëshirën ekonomike të Perëndimit e ku qytetet ruse i përngjanin magazinave ku po të hynte miu thyente kokën.
Ndërkohë po ashtu kujtoni sot sesa oligarkë rusë ka dhe çfarë superluksi dhe shtrenjtësie ka Moska, apo sa miliarderë rusë i kanë transferuar paratë e tyre, herë me bekimin e Kremlinit e herë jo, nëpër institucionet financiare të Perëndimit.
Imagjinoni sa prej tyre kanë blerë klube futbolli në Angli e gjetkë, e sa prej tyre kanë blerë prona dhe pasuri në Perëndim, apo sesa shumë është e ndërlidhur ekonomia dhe monedha apo edhe kreditë që ka marrë Moska nga Perëndimi dhe institucionet e saj financiare.
Ndaj edhe Kremlini deklaroi se dollari amerikan nuk do të jetë më monedhë e rezervës ruse, nëse Obama vendos sanksione dhe ngrin llogaritë bankare të biznesmenëve dhe individëve rusë.
Nga ana tjetër edhe rënia e rublës ruse dhe aksioneve të Gazpromit dëshmon se Putini dhe regjimi i tij nuk mund të jetë i imunizuar nga logjika e tregut dhe faktorët ndikues tek ky treg kompleks.
As Britania nuk ka interes dhe leverdi të humbasë të ardhura të mëdha që vijnë nga tregu rus dhe pasuritë e oligarkëve rus në City, qendrën financiare të Londrës. Edhe Merkel kërkon të shmangë ngutjen, e bën sepse 30 deri 40 përqind e naftës dhe gazit për përdorim të brendshëm në Gjermani vjen nga Rusia, dhe Putin mund të shtrëngojë rubinetin, nëse i spërdredhin dorën.
Sakaq, në aspektin ushtarak, Moska do të duhet të kujtojë fushatën e saj ushtarake në Afganistan edhe në Çeçeni, apo edhe pushtimin amerikan të Irakut në 2003-shin.
Ndoshta janë tërë këta faktorë që mund të çojnë në bisedime të qeta dhe të gjata, të dhimbshme, por edhe tejet të vështira.
Shumë veprime të pushtetit të ri ukrainas nuk është se kane ndihmuar kur vjen fjala tek ligji për gjuhën ruse, por normalisht që kjo nuk justifikon aksionet ushtarake ruse.
Karta e Kopenhagenit mbetet një nga dokumentet më efektivë për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, pse jo edhe të të drejtës politike për autonomi, çka duket se do aplikohet në rastin e Krimesë në rastin më fatlum.
Nëse jo ndonjë një aderim i përshpejtuar i Ukrainës në BE, gjë që do ishte tejet artificiale po të kishte pikënisje domosdoshmërinë dhe imperativin politik dhe rrethanat ndërkombëtare, të paktën BE-ja do duhet të ofroj më shumë garanci për Poloninë dhe shtetet baltike, me pakica rusishtfolëse, që siç po tregon kriza aktuale mund të përdoret si doktrinë për inkursione ushtarake ruse, në mungese totale të respektit të të drejtës ndërkombëtare dhe traktateve bilaterale mes Perëndimit dhe Moskës, siç ishte rasti i marrëveshjes së Budapestit.
Gjithsesi, shenjat janë se gjakrat janë duke u shuar, por ethet e diplomacisë ndërkombëtare që në fund të fundit nuk mund të dalë jashtë suazave të sferave të influencave respektive rishfaqen me një momentum tjetër politik.
Kjo krizë tregon se Moska mbetet e paparashikueshme, e nëse do ti besonim aksiomës së famshme se politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë, ndërvarësia e shumëfishtë dhe para së gjithash ajo ekonomike, mbetet shpresa e vetme për racionalitet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një detantë në kushtet e pas-Luftës së Ftohtë.
“Inkursione suaza koncentrim ” me te vertete o Arben??? Nck nck nuk je per kete pune ti or Tunxh.
@@@Pershendetje Ben..Tani ju mire i thate ato te sipermet…
por nje gje te them edhe une :Bjeri mo Shkurt…he te me Falesh se une jame edhe i pa “Shkolluar”..pra Bjeri Shkurt, me pak Fjale Si Eu-ja dhe Amerikanet, nuk i bejne dot gje Rusise…sanksjone…ngrirje llogarishe… Fjale Boshe te Politikes Euro-Amerikane..
qe te mos Lodhem: po te jap si shembull Qipron nje min-Shtet prej afro 1-mil Banoresh,hanin dhe pinin “Qyl” nga Investimet Russe…Bankat Qipriote ishin Plote me Paret e Russve…dhe ja na Kujtohen Europjanet nje dite te bukur, se ne Qipron “europjane” Bankat na Qenkan te mbushura me Para te zeza ect..Athere Ruset i terheqin miljardat e tyre nga Qiproja”Europjane” dhe ne me pak se tre-jave Qipro eshte Katandisur pa asnje “Koqe leku”
pra falimentoj dhe kerkonte Pare nga Ombrella Evropjane…
Qe ti bie Shkurt Ben:Nga Paret e rusit te Bardha apo edhe te zeza shume apo pake po “Hame” edhe ne , ne mos ne Gjitonet tane…
te mos kujto pastaj se para dy-vjetesh ne Russi “Harruan” dhe ne vende se do te hapnin rubinetat e gazit, qe vinin drejt Eu-se i mbyllen ato…pastaj ta themi hapur Sa do te ndikojne Sanksjonet Euro-Amerikane ne fund te fundit kuder Rusit??? Duket se te dy e dime pergjigjen…..Pershendes…