Kur para tre vjetësh në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë shtete të ndryshme paraqisnin argumentet e tyre ligjore rreth përputhjes së Deklaratës së Pavarësisë të Kosovës me të drejtën ndërkombëtare, përfaqësuesi i Rusisë kishte këtë argument: “Deklarata e Pavarësisë e Kosovës është ilegale dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse në momentin kur Kosova deklaroi pavarësinë asaj nuk i kanosej asnjë rrezik nga Serbia!” Përfaqësuesi rus me këtë dëshironte të çonte porosinë se, për dallim nga Kosova, e cila sipas tij “nuk paska pasur arsye të deklarojë pavarësinë, sepse, duke pasur trupat e NATO-s aty, nuk ishin të rrezikuar apo të kërcënuar nga Serbia”, dy rajonet separatiste në Gjeorgji, Osetia Jugore dhe Abhazia, kanë pasur të drejtë të shkëputen nga Gjeorgjia, sepse Tbilisi kishte dërguar forcat ushtarake kundër tyre.
Prandaj, gjithnjë sipas logjikës së Rusisë, Moska edhe kishte të drejtë të ndërhynte ushtarakisht në Gruzi dhe tash e sa vite në fakt i mban të ndara këto dy zona që janë edhe pse, pos Rusisë dhe aty-këtu ndonjë vendi mik, nuk i ka njohur askush. Rusia ndërkohë nuk e njeh ende Kosovën, edhe pse Kosova është njohur nga shumica e shteteve të botës.
Sjellja e tashme e Rusisë në rastin e Ukrainës dëshmon se ajo flet me argumentin e forcës dhe interpreton, apo më mirë të them e injoron tërësisht të drejtën ndërkombëtare sipas dëshirës së vet. Por veprimet e Rusisë, sikur në rastet e mëhershme në Abhazi dhe në Osetinë Jugore, ashtu edhe tash në Krime të Ukrainës, gjithmonë si pretekst kanë kinse mbrojtjen e një popullate së cilës i kanoset rreziku. Kjo na kujton një periudhë të hidhur në Ballkan, kur Serbia, e cila dëshironte të zgjeronte jo vetëm zonën e saj të interesit, por edhe të shtetit për të krijuar Serbinë e madhe, si pretekst për politikat e saj agresive i përdorte serbët që jetonin në vendet tjera dhe “rrezikun që u kanoset atyre”.
Në momentin kur Moska filloi të fliste për “rrezikun për rusët etnikë në Ukrainë” ishte e qartë se po paralajmëronte ndërhyrje ushtarake në këtë shtet. Edhe Milosheviqi para dhe gjatë luftërave në territorin e ish- Jugosllavisë dërgoi ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë në Kosovë, në Kroaci dhe Bosnjë- Hercegovinë me pretekstin “për të mbrojtur popullin duarthatë serb”.
Së pari në rastin e Jugosllavisë filloi me Kroacinë. Sllovenia, e cila nuk kishte ndonjë pakicë serbe të konsiderueshme, u la të shkëputej, ndërkohë që serbët lokalë në Kroaci, në Krainën rreth qytetit të Kninit dhe në Sllavoninë lindore, u manipuluan për t’u ngritur kundër shtetit të Kroacisë që po krijohej.
Milosheviqi angazhoi Ushtrinë jugosllave në anën e tij, dërgoi “vullnetarë”, paramilitarë dhe policë për t’u “dalë në ndihmë serbëve të pambrojtur të cilëve po u kanosej gjenocidi në Kroaci”. Me të njëjtin pretekst u angazhuan pastaj edhe në Bosnjë.
Në Kosovë qysh nga heqja e autonomisë në vitin 1989 u tha se forcat speciale dërgohen për të mbrojtur “serbët duarthatë dhe të pambrojtur sikurse edhe joshqiptarët tjerë dhe shqiptarët e ndershëm luajalë ndaj Serbisë!”. Si përfundoi e tëra dihet. Luftërat që u shkaktuan si pasojë e agresionit serb lanë me qindra e mijëra njerëz të vrarë, ndodhi gjenocidi në territorin e Evropës edhe pse ishin dhënë zotime se pas Luftës së Dytë Botërore një gjë e tillë “kurrë më nuk do të përsëritej”.
Me miliona njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën. Dëmet materiale ishin me dhjetëra miliarda euro. Edhe sot e kësaj dite këto vende të Ballkanit e kanë vështirë të rimëkëmben. Në kohën kur ish-Jugosllavia e shpërbë me gjakderdhje, shpërbërja e ish- Bashkimit Sovjetik ndodhi në mënyrë tejet paqësore. Liderët e Rusisë, Ukrainës dhe republikave tjera, në mënyrë festive, duke ngrënë e pirë, u morën vesh të ndahen. Ukraina i dha Rusisë vullnetarisht arsenalin e armëve bërthamore me një garanci se do të respektohej integriteti territorial i Ukrainës së pavarur. Këtë si dëshmitarë e nënshkruan edhe Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje Ukraina ishte zemërgjerë dhe i lejoi një flote ruse që të mbante bazën në një port në Krime në bregdetin e Detit të Zi edhe pse ishte territor që i takonte Ukrainës. Ukraina po ashtu garantoi të drejtat e pakicës etnike ruse si dhe të “ukrainasve rusofolës” në këtë shtet.
Ishte pikërisht mësimi që kishin nxjerrë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë që thuhet të ketë pasur ndikim tek politikanët e asaj kohe ne Moskë, Kiev, Minsk dhe në kryeqytetet tjera, vërejtje e cila ndihmoi që të shpërbëhen në mënyrë paqësore.
Sikur të kishte ndodhur ndonjë konflikt më i gjerë gjatë procesit të shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik krimet që u bënë në ish-Jugosllavi do të dukeshin si lojë fëmijësh në krahasim me çka do të mund të kishte ndodhur atje. Fjala ishte për një territor të madh të botës, që shtrihet në dy apo tri kontinente, me armët bërthamore. Vetëm në territorin e Ukrainës kishte më shumë armë atomike sesa në Francë, Britani dhe Kinë së bashku. Prandaj edhe është thënë shpesh se “për dallim nga popujt e egër të Ballkanit, rusët ishin më të zgjuar dhe iu shmangën gjakderdhjes!”
Por tash situata në Ukrainë ka shqetësuar Perëndimin. Janë të befasuar me shpejtësinë me të cilën Vladimir Putin ka aktivizuar ushtrinë ruse në Ukrainë. Perëndimi, as SHBA, as NATO e as BE-ja, nuk kanë ide se si të përgjigjen. Për momentin janë duke u kufizuar në kritikat verbale ndaj Rusisë duke e qortuar për “shkelje të Kartës së OKB-së, shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës” dhe janë duke i bërë thirrje që “të ndërpresë menjëherë aktivitetet ushtarake dhe të tërheqë ushtrinë në kazerma”. Problemi është se Perëndimi nuk ka shumë opsione në dispozicion kundër Rusisë.
Konfrontimi ushtarak nga ana e NATO-s është përjashtuar si mundësi. Fundi i fundit Rusia nuk është Serbi e as Ukraina Kosovë. Në anën tjetër me Rusinë shumë vende të BE-së kanë pasur marrëdhënie jashtëzakonisht të mira deri më tash dhe nuk e kanë të lehtë të pajtohen as për ndonjë sanksion konkret, i cili do të mund ta godiste liderin rus.
Duket se gjithçka do të shkojë drejt skenarit të Abhazisë dhe Osetisë Jugore më shumë sesa atij të ish-Jugosllavisë. Rusët mund të shtojnë praninë e tyre ushtarake në Ukrainë e pastaj të ulen e të bisedojnë për ndonjë zgjidhje politike, duke pasur praninë ushtarake në terren si një përparësi të madhe në këtë proces. Ukraina si shtet do të dëmtohej duke u fragmentuar dhe në këtë mënyrë do ta kishte përsëri të vështirë të ecte drejt integrimeve në BE apo NATO.
Kroatët ishin të gjendje vetë të çlirohen nga agresioni serb. Bosnja doli e përgjysmuar nga kjo luftë, ndërsa në rastin e Kosovës Milosheviqi u ndal falë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s patra 15 vjetësh. Por Perëndimi vështirë se do të gjejë ndonjë zgjidhje për të ndalur Rusinë nëse ajo vendos të vazhdojë agresionin ndaj Ukrainës.
Prandaj edhe BE-ja dhe NATO-ja duan që të gjitha energjitë t’i drejtojnë kah një zgjidhje politike. Në këtë kohë asnjë lider i përgjegjshëm politik nuk dëshiron eskalimin e konfliktit dhe shpërthimin e një lute të madhe në Evropë. Por pikëpyetja gjithmonë mbetet se çfarë ka në mendjen e Putinit.
*KOHA DITORE
Si i pershtjellojne gjerat kaq militantish keta analistet tane, bardhe e zi krejt. SHBA eshte Perendia dhe Rusia eshte djalli sipas ketyre. Lexoni ndonje liber historie o derezinj se po beheni gazi i botes me keto artikuj iditeske qe i perngjajne shkresave fletrrufe te Keshillit Qendror. Krimeja ka qene historikisht dembabaden Ruse, dhe ju fal Ukraines nga Hrushovi(Lider sovjetik ky me origjine Ukrainase vete. Ju fal Ukraines me nje kusht qe te lejonte bazat Ruse ne vend, dhe kontrata ekziston deri ne 2040.Rusia sikurse SHBA ka interesat e veta strategjike. C’prisi ju o tuafe qe Rusia te heqe dore nga bazat e veta? Rusia sot eshte i vetmi vend qe e ka ndihmuar financjarisht Ukrainen me rreth 70mijarde euro ndihma dhe kredi plus kesaj cmimin e gazit e ka te pergjysmuar..
Perse nuk flisni per bazen detare Guantanamo brenda Kubes qe ju eshte rrembyer padrejtesisht atij vendi nga SHBA?. A nuk eshte kjo nje Ironi?..
Kjo bote ka me shume padrejtesi sesa drejtesi. Ne kuadrin e ndarjeve territoriale Shqiperise i eshte bere padrejtesi dhe nje prej shkaqeve per kete lloj padrejtesie ka qene edhe shteti Rus.
E drejta eshte relative dhe jo absolute. Nje Rusi e dobet eshte nje risi e mire per Shqiperine, duke pasur parasysh se eshte njekohesisht edhe anetare e OTAN.
Nuk eshte se ka qene historikisht territor ruse …puna eshte se Ruset kan derdh gjak per ate cope toke plus qe vet popullsia aty eshte pro rusise dhe kunder europes , ndryshe ishte ne Ballkan ku serbet ne te tre vendet qe bene lufte ishin minorance .
Kisha qejf te plaste lufta mes sllaveve barbar , te derdhet gjaku sllav sikur me qene uje . LoL
ADI @ Mer njerin e perplase mbi tjetrin jane.Ku egziston interesi ska vend drejtesia por forca.Ne tjetren ane aty ne Krime autohton te vetem jane tataret,kurse dihet se kan vuajtur nga pushtetet ruse dhe sa jane persekutuar.Dmth Krimeja nuk eshte ruse por tatare,dhe thash ku ka force ska drejtesi,se tataret nuk kane fuqi ta mbrojne e as te mbrohen.Edhe cecenet luftojne 400 vite per token e tyre dhe ja tani ku jane dhe i quajme edhe teroriste.Pra Cecenia nuk eshte ruse.Atje e din me siguri se sundon nje cecen poltron i Putinit.Nese meren shembuj nga njera fuqi dhe nga tjetra argumentet jane te njejta,metodat ndofta dallojne per nga pamja,por flasin per argumentin e forces e jo per forcen e argumentit.Andaj qendron mendoj fjalia e pare ne ket shkrim.
Ore Prof.Doktor.master Adi nuk ke mundesi te miresh me pune me te lehta,p.sh.si mund te ngarkohet gomari vetem me nje njeri? Mos u fut ne te thella.Ka Institute dhe shkencetare qe miren me keto pune he vella.Fli ghume naten mos shi endra.Te dua te miren mos me keqkupto.
Te fala.Spartaku
Ky analisti merr persiper te na analizoje situaten ne Ukraine, siç ja do qejfi atij dhe jo ashtu si eshte realiteti. Keshtu, kete Agustinin, mund ta quajme pseudoanalist.
Duke ndjekur rrjedhen kronologjike te ngjarjeve, ne fillim pati demostrata kunder qeverise, qe me vone degjeneruan ne rebelim te armatosur, me barrikada, pushtim me dhune te istitucioneve legale etj.
Qeveria legjitime, ne keto kushte te jashtezakonshme, pranoi te beje nje marreveshje me rebelet, me ndermjetesine e BE-se, marreveshje qe u pranua ne fillim nga te dyja palet. Shume shpejt rebelet e thyen marreveshjen, duke vazhduar pushtimin e istitucioneve dhe vrasjen e policeve. Ne keto kushte, presidenti i ligjshem, per te evituar luften civile, u largua nga posti. Vendin e tij e zune njerez qe nuk kane asnje baze ligjore per te marre vendime, sepse nuk jane zgjedhur nga populli, jane te paligjshem. Pra aktualisht Ukraina, ne krye te organeve drejtuese ka cuba, eshte nje qeveri cubash.
Ne keto kushte ku mbizoteron cublliku, çdo pjese e veçante e Ukraines ka te drejte te vendosi vete, pra parimi i vetevendosjes. Keshtu ka te drejte te beje çfare te doje Krimea, qe ka shumice popullsi ruse, keshtu duhet te bejne edhe pjese te tjera te Ukraines, qe nuk i lidh asgje me banditet aktuale ne Kiev.
Une kam disa boshlleqe politikokulturore e ne se dikush ofrohet te me ndicoje ne kete pike …Krimeja shpall , s’e kuptova ,pavaresine e bashkimin me Rusine me votim te parlamentit te Krimese?Po deri dje a nuk ishte nje krahine e Ukrahines,nga na doli ky parlament,nuk duhej referendum per kete ceshtje apo kush priste ,po ne rast referendumi sa duhet te jete numri i popullsise qe te quhet i ligjshem ,kush i percakton keto ligje ku fillon ligjshmeria ,ku ndahet me irredentizmin ,e paskam humb fare!