Debatet publikë për Ukrainën janë të përqendruar tek konfrontimi. Por, a e dimë se ku po shkojmë? Gjatë jetës sime, kam parë katër luftëra që kanë filluar me entuziazëm dhe mbështetje të madhe publike, dhe për të gjitha këto luftëra, ne nuk dinim se si t’i përfundonim. Nga tre prej tyre u tërhoqëm në mënyrë të njëanshme. Prova e një politike është se si ajo përfundon, dhe jo si fillon.
Shumë shpesh, çështja e Ukrainës na paraqitet si një përplasje: a do të bashkohet Ukraina me Lindjen, apo me Perëndimin. Por, nëse Ukraina dëshiron të mbijetojë dhe të lulëzojë, ajo nuk duhet të jetë avanposti i njërës palë, kundër tjetrës – duhet të funksionojë si një urë mes të dyjave.
Rusia duhet të pranojë që, shtrëngimi i Ukrainës drejt statusit të shtetit satelit, dhe si pasojë zhvendosja sërish e kufijve të Rusisë, do ta dënojë Moskën që të përsërisë historinë cikleve vetëpërmbushës, të presioneve reciprokë me Europën dhe Shtetet e Bashkuara.
Perëndimi duhet të kuptojë që, për Rusinë, Ukraina nuk mund të jetë kurrë thjeshtë një shtet i huaj. Historia ruse ka nisur në atë që quhej Kievan-Rus. Feja ruse u përhap prej aty. Ukraina ka qenë pjesë e Rusisë prej shekujsh, dhe historitë e tyre kanë qenë të ndërthurura edhe më herët. Disa prej betejave më të rëndësishme për lirinë e Rusisë, duke filluar nga ajo e Poltavës në vitin 1709, janë luftuar në tokë të Ukrainës. Flota e Detit të Zi – mjeti i Rusisë për të projektuar fuqinë e saj në Mesdhe – ndodhet në Sevastopol të Krimesë, në bazë të një marrëveshjeje afatgjatë. Edhe disidentë të famshëm, si Aleksandër Solzhenicini apo Josif Brodski, kanë këmbëngulur se Ukraina është pjesë integrale e historisë së Rusisë dhe, në të vërtetë, e vetë Rusisë.
Bashkimi Europian duhet të pranojë se vonesat burokratike, dhe nënshtrimi i elementit strategjik ndaj politikave të brendshme, në negociatat për marrëdhënien e Ukrainës me Europën, ka kontribuar për shndërrimin e një negociate, në krizë. Politika e jashtme është arti i përcaktimit së prioriteteve.
Ukrainasit janë elementi vendimtar. Ata jetojnë në një vend me një histori komplekse dhe një përbërje poliglote. Pjesa perëndimore u përfshi në Bashkimin Sovjetik në vitin 1939, kur Stalini dhe Hitleri ndanë “pre”-në. Krimea, 60 përqind e popullsisë së të cilës është ruse, u bë pjesë e Ukrainës vetëm në vitin 1954, kur Nikita Hrushovi, një ukrainas, e shpërbleu si pjesë e festimeve të 300-vjetorit të një marrëveshjeje të rusëve me kozakët. Perëndimi është kryesisht katolik, lindja është kryesisht ortodokse. Perëndimi flet gjuhën ukrainase, lindja flet kryesisht rusisht. Çdo përpjekje nga njëri krah i Ukrainës për të dominuar tjetrin – siç ka ndodhur – do të çojë drejt një lufte civile, apo ndarjeje. Të trajtosh Ukrainën si pjesë e një konfrontimi Lindje-Perëndim, do të thotë të dëmtosh, për dekada të tëra, çdo shans për të afruar Rusinë dhe Perëndimin – sidomos Rusinë dhe Europën – në një sistem ndërkombëtar bashkëpunues.
Ukraina ka qenë e pavarur për vetëm 23 vite. Më parë, ajo është sunduar nga jashtë, qysh prej shekullit 14. Nuk është habi që udhëheqësit e saj nuk e kanë mësuar artin e kompromisit, aq më pak atë të perspektivës historike. Politika e Ukrainës pas shpalljes së pavarësisë, demonstron qartësisht se origjina e problemit qëndron tek përpjekjet e politikanëve ukrainas për të imponuar vullnetin e tyre në pjesë pabindura të vendit, fillimisht nga njëri fraksion, e pastaj nga tjetri. Ky është thelbi i konfliktit mes Viktor Janukoviçit dhe rivales së tij kryesore në politikë, Julia Timoshenkos. Ata përfaqësojnë dy krahë të Ukrainës dhe nuk kanë qenë të gatshëm të ndajnë pushtetin. Një politikë e mençur e SHBA kundrejt Ukrainës, do të synonte të gjente një mënyrë, që dy palët e vendit të bashkëpunonin me njëra-tjetrën. Ne duhet të kërkojmë pajtim, dhe jo dominimin e njërës palë.
Rusia dhe Perëndimi, dhe aq më pak palët në Ukrainë, nuk kanë vepruar mbi këtë parim. Secili e ka përkeqësuar situatën. Rusia nuk do të ishte në gjendje të impononte një zgjidhje ushtarake, pa u vetëizoluar, në një kohë kur shumë prej kufijve të saj janë tashmë të pasigurt. Për Perëndimin, demonizimi i Vladimir Putinit nuk është politikë. Është një alibi për mungesën e një politike.
Putini duhet të kuptojë që, cilado qofshin ankesat e tij, një politikë imponimi ushtarak do të prodhonte një tjetër Luftë të Ftohtë. Nga ana e vet, SHBA duhet të shmangin trajtimin e Rusisë si një shtet jonormal, të cilit i duhen mësuar me durim rregullat e sjelljes që i ka caktuar Uashingtoni. Putini është një strateg serioz – gjithmonë në kuadrin e historisë së Rusisë. Nuk është pika e fortë e tij, të kuptuarit e vlerave dhe psikologjisë së SHBA. Po kështu, as edhe të kuptuarit e historisë dhe psikologjisë së Rusisë, nuk ka qenë një pikë e fortë e politikanëve amerikanë.
Udhëheqësit në të gjithë krahët duhet të rikthehen tek ekzaminimi i përfundimit të krizës, dhe jo të konkurrojnë për qëndrimin që duhet të mbajnë. Ja cila është ideja ime, për një përfundim të pajtueshëm me vlerat dhe interesat e sigurisë së të gjitha palëve:
1-Ukraina duhet të ketë të drejtën të zgjedhë lirisht lidhjet e saj ekonomike dhe politike, duke përfshirë ato me Europën.
2-Ukraina nuk duhet të hyjë në NATO, një pozicion që e mbajta disa vite më parë, kur doli për herë të fundit kjo temë.
3-Ukraina duhet të jetë e lirë që të krijojë një qeveri që pajtohet me vullnetin e shprehur të popullit. Më pas, udhëheqës të mençur ukrainas do të zgjedhin një politikë pajtimi të pjesëve të ndryshme të vendit. Në nivel ndërkombëtar, duhet të kenë një pozicion të krahasueshëm me atë të Finlandës. Kjo e fundit nuk lë asnjë dyshim për pavarësinë e saj, dhe bashkëpunon me Perëndimin në shumicën e fushave, por shmang armiqësinë institucionale kundrejt Rusisë.
4-Është e papajtueshme me rregullat e rendit aktual botëror që Rusia të aneksojë Krimenë. Por është e mundur që marrëdhënia e Krimesë me Ukrainën të jetë më pak e tensionuar. Në këtë drejtim, Rusia do të pranonte sovranitetin e Ukrainës mbi Krimenë. Ukraina duhet të përforcojë autonominë e Krimesë, në zgjedhje ku duhet të jenë të pranishëm vëzhgues ndërkombëtarë. Procesi duhet të eliminojë çdo lloj paqartësie në lidhje me statusin e Flotës së Detit të Zi në Sevastopul.
Këta janë parime, jo receta. Njerëzit që e njohin rajonin, e dinë mirë që jo të gjithë janë të pranueshëm për të gjithë palët. Prova nuk është kënaqësia absolute, por pakënaqësia e ekuilibruar. Nëse nuk arrihet një zgjidhje e bazuar mbi këta, apo elementë të tjerë të ngjashëm, do të ketë një rrokullimë drejt konfrontimit. Koha për të do të vijë shumë shpejt.
*Henry A. Kissinger ka qenë Sekretar Shteti i SHBA nga viti 1973 deri në vitin 1977.
/Përgatiti E.Gjini – Bota.al/
Do te vecoja nga ky diplomat i madh nje citim:
Nje shoqeri vihet ne prove kur ajo arrin te mos i shfaqe dallimet e saj ne realizimin e objektivave te perbashkta deh kur mban parasysh se shoqerite perparojne mbi bazen e pajtimeve e jo konflikteve te tyre.
Me duhet ta mbaroj librin e Tij qe me ka ngel ne gjys…
Kemi haruar qe ne kete bote gjenden njerez te zgjuar
qe kerkojne qetesi dhe normalitet ne kete bote.
Dita dites po na behet pjese e te menduarit qe rregullat e shoqerise
njerzore po kthehen kundra saj .
Nuk jam kaq e zgjuar ,keshtu qe ndoshta jam e gabuar kur them :
Me pelqen analiza ,me pelqejne konceptet e autorit.
Ujku i vjeter di se cfare thot. Asnjanesia e Ukraines ende per shume kohe sherben si tampon mes Rusise dhe Evropes qe tradicionalisht kane qene ne konflikte te pergjakshme qe nuk mund te harrohen lehte.
Sikur Sali Berisha te kishte marre per baze dhe zbatuar ne praktiken e trnzicionit shqiptar mesimet qe dalin nga shkrimet e ketij politikani te madh , ish minister shteti i ShBA , ME SIGURI QE VENDI YNE NUK DO TE KISHTE SHKUAR NE RRENIM TOTAL , TE ASAJ QE ISHTE BERE E NDERTUAR ME MUND E SAKRIFICA PER RRETH 40 VJET . Ide e mendime me vlera shume te medha te pasqyruara ne librin e tij “Bota drejt shekullit njezete e nje “.
Ka lezet kur flasin mjeshtrit e politikes.
Me pelqen kendveshtrimi i kesaj analize dhe idete qe ofrohen ne pergjithesi me perjashtim te portretizimit qe i behet Putinit. Se cfare vizionesh mund te kete ai per Rusine, kete nuk e dime me siguri por ajo qe dime eshte se ai eshte nje diktator dhe surratin dhe sjelljet i ka te ngjashme me te gjithe diktatoret e tjere.
Ne fund thuhet “pergatiti E. Gjini”. Mos e keni fjalen “perktheu”?
C’ja fut kot dhe ky Kizingeri ne disa raste. Putini eshte gjysem diktatori edhe per vete ruset. Ai eshte problemi. Ka bere krime kunder njerezimit ne Ceceni, sulmoi Gjeorgjine e do qe te rivendose hegjemonine ruse ne ate pjese te globit.
Cifut i mencur!
Kjo eshte shkolla per politikanet tane. Sidomos per Sali berishen qe na ndau ne veri-jug pa pasur nevoje.
Ura…Ndertoni ura bashkimi dhe jo kanale e vendstrehime per ushtrine!
BE dhe SHBA u kujtuan me vonese per te vepruar. Kete po bejne edhe me Ballkanin,sidomos me Shqiperine.Po t’i krijohet mundesia Rusise qe te na jap 2 miliard dollare ,do te afrohet me shpejtesi Evropa qe te na pranoje urgjentisht ne BE…………. Evropa po tallet me fukarallekun tone.Te na pranoje ne BE ,korrupsioni do te ishte zero. Prandaj Evropa te hap dyert sa nuk eshte vone ( per ne gjithmone ka vepruar me vonese).
KY kapacitet i majave te diplomacise boterore edhe sot u jep mesime se si duhet te zgjidhet ky konflikt ndermjet perendimit dhe rusise. Rrej tij mendoj se kane cfar te mesojne liderat qe udheheqin boten ne lindje dhe perendim nqse duan qe konflikti te mos marre permasa te rrezikshme. Ja perse botes i duhen njerezit e mencur.
Fjalë e mënçur, fjalë që duhet të meritoj një URRA të madhe nga gjithë qeveritë e shteteve të botës (sidomos të G-20).
Problemi eshte se lojtari kryesor ne kete “loje shahu” ne Ukraine eshte Putin i cili me tre levizje i beri shah-mat kundershtarit. Sot parlamenti ne Krime vendosi shkeputjen nga Ukraina dhe bashkimin me Rusine me nje referendum me 16 mars. Ndoshta kete rruge mund te zgjedhin ne Donetks dhe zona te tjera lindore te Ukraines. Si tha Putin? Njerezit ne Kosove u lane te lire te votonin per vetvendosje! Atehere perse jo ne Krime apo diku tjeter? Pra nje loje e para-pergatitur shume kohe me pare nga Putin e zuri diplomacine perendimore ne gjume. Ai po lufton me te njejtat arme me te cilat perendimi po perdor ndaj tij. Faktikisht ka triunfuar ne te gjitha perplasjet me perendimin ne me shume se 10 vitet e fundit. Sigurisht edhe ne kete rast Krimea per NATO-n nuk eshte Kosove dhe Rusia nuk eshte Serbi. Tashme de facto nisi nje Lufte e Re e Ftohte midis Perendimit dhe Rusise. Putin ka krijuar nje super-fuqi dhe ka “orekse” te medha. Ndoshta hapi tjeter eshte drejt Moldavise dhe pse jo akoma edhe me ne thellesi te Ballkanit, drejt Serbise per te cilen BE-ja dhe SHBA-ja po bejne gjithshka per ta afruar drejt tyre. Dhe sigurisht qe Serbia, si nje lojtar i fuqishem ne diplomaci, pretendon nje kompromis me Perendimin, ate qe ajo e humbi disa vite me pare me bombardimet e NATO-s. Ne vitet 1990 kishte vetem nje “lojtar ne fushen e lojes”, NATO. Sot ne kete “fushe” kemi dy.
@Landi i lexoj komentet e tua,jane Bindese per ato qe shkruani
por une do te beja nje Pyetje qe Politikanet Shqipetare ne Trojet Shqipetare ne Kosove apo edhe maqedoni , ose nuk u ka Shkuar ne “Mendje” ose bejne sikure “Harrojne”:A Realizohet Bashkimi i Kosoves me Shqiperine nese e voton Parlamenti Kosovare???Apo edhe te dyja Parlamentet???Dhe te gjitha keto Pyetje duke Pare Aktualisht ngjarjet ne Ukraine???
-kame edhe nje Pyetje Rezerve por pres komentin tuaj ose edhe mbase do te ma “Nxirrni ju ne shteg”…????
Ka mbaruar, s’ka mbaruar lufta e ftohët?!
Lufta e ftohët do të mbarojë bashkë me njerëzimin. Globi është ky që është, më i forti merr copën më të madhe, përplasjet cojnë në luftë( në luftë të nxehët, me armë).
Shihni në Shqipëri, sa kallashnikovë janë zbrazur e sa tritol është përdorur kur cenohen interesa. Kështu janë edhe maredheniet midis shteteve.
S’ka paqe. Ka ose luftë të ftohët, ose luftë të nxehët, të tjerat janë gënjeshtra!
Besoj qe vete Ukraina e din me mire ,ata duan te jene
Politikisht ,ekonomikisht nga oligarkia Ruse .
Nuk ka te drejt ky shtet te jetoj i panvarur ,pa qene nevoje
te zgjidhet kjo ceshtje me lufte ????
Shyqyr qe ndigjum nji njeri t sakt ,se te tjeret na can k.. me propogand
Ky qenka tamom burr
Flet me urtsi
Te duket vetja si në mercedes.
Kurse kur ndigjo te tjeret…. je n autobuz shkodre
Rroka ky burre akoma?Une e mbaj mend qe ne 65 kete ne luften e Vietnamit.Zeri i Popullit hapesh e mbyllesh duke share kete burre.Sa inat e ka pas Enver Hoxha kete Kisingerin!
Ky është POLITIKAN (me gërma kapitale) që më duhet ta përgëzoj, pavarësisht që nuk jam filoamerikan dhe jo Hillary Klinton, që flet “broçkulla”, sepse akoma nuk e ka kaluar “kompleksin” nga “dashuriçkat” e Billit…
Kane filluar edhe edhe ne SHBA te mos pyesin te “vjetrit”. Plakut mos i degjoni p… por degjoni fjalen…Hajde hajde, sa politikan i madh qe eshte H.Kisinger… eshte nje diplomat i madh qe ka kontribuar shume per paqen gjate kohes se luftes se ftohte…, ndersa ne ne revisten “Hosteni” kemi pare vetem karikatura per kete burre. Hajde Shan e hane Bagdat, i thone nje fjale per keto raste.