Opozita pret lajmin për dështimin e statusit

7 Mars 2014, 12:03Blog TEMA

Nga Përparim Spahiu

 

Është fare e qartë se statusi i vendit kandidat është sebepi për të nxjerrë të gjitha mllefet e grumbulluara prej kohësh të partive politike ndaj njëra-tjetrës, sepse në të vërtetë ky është një vendim që merret formalisht në Bruksel, por praktikisht ai duhet të marrë mbështetjen e 28 vendeve anëtare.

Në dhjetor të vitit të kaluar ne e humbëm shansin për statusin jo se nuk kishim plotësuar kushtet, por se 5 shtete anëtare nuk ishin dakord. Ndërkohë këtu në katundin tonë ne harxhojmë kohë e mund të pallogaritshëm për të gjetur fajtorin imagjinar për humbjen e statusit.

Tani është një situatë e ndryshme nga ajon e dhjetorit. Unë besoj se qasja e opozitës tani nuk do të jetë e njëjtë dhe ne duhet ta kemi të qartë. Nëse në dhjetor e prisnim të dyja palët, si pozita, menaxherja e re e këtij vendi, ashtu dhe opozita, e cila e mendonte si fitore të saj për reformat e bëra gjatë viteve që ajo kishte drejtuar vendin duke qenë në pushtet, besoj qe kjo situatë këtej e tutje nuk do të jetë e njëjtë. Them që opozita do të jetë në këtë rast pengesa më e madhe se ajo e ekstremeve të djathta në Europë.

Nuk më mbush me optimizëm qasja që opozita formalisht shprehet në favor të integrimit dhe, nga ana tjetër, fakti që pohohet nga eksponentë të ndryshëm të opozitës pohime të tilla si: Nuk ka status që hyn në këtë derë, ose prononcimet kundra z. Fyle dhe ditën që ai është prezent në Tiranë, drejtuesit kryesorë të opozitës ikin jashtë vendit për vizitë në Irlandë, mbase edhe për t’iu fshehur ballafaqimit.

Deklarimet e komisionerit evropian janë mjaft optimiste dhe besoj që ato që quhen përparësi do të plotësohen, por qeveria, kuvendi, duhet të tregojnë mjaft kujdes në marrëdhëniet me opozitën. Fjalët konsensus, bashkëpunim, negocim them se nuk i vijnë shumë për shtat asaj. Mjafton të shohim qasjen e saj me reformën territoriale, të cilën shumë besojnë që ata do ta bojkotojë atë, ose mbështetjen me çdo kusht që i bëhet një proteste të quajtur protesta e furgonëve.

Deklaratat në parlament që ata mund ta bëjnë pluhur kryeministrinë dhe se ç’janë në gjendje të bëjnë me 5000 mbështetës japin vërtet sinjale për një opozitë tjetër në këtë periudhë. Një opozitë që kërkon në dukje integrimin dhe në fakt e kërkon duke bërë pluhur qeverinë e vendit të saj. Cilën opozitë të besojmë? Opozitën që do statusin apo opozitën që shan z. Fule?!

Personalisht dua ose besoj që në çështje të tilla duhet angazhimi i të gjitha palëve pasi bëhet fjalë për një problem mjaft të rëndësishme, siç është marrja e statusit dhe të lihet mënjanë gjetja e atij që i takojnë meritat. Për mua është një proces normal që pas kaq kohësh vendi të dalë përfundimisht apo ta harrojë fjalën tranzicion.

* Autori është deputet i LSI në Kuvendin e Shqipërisë

14 komente në “Opozita pret lajmin për dështimin e statusit”

  1. ilir says:

    sigurisht dhe do ferkojne barkun derrat e kenaqun te pd-… po sduo u jepet kjo kenaqesi ?

    1. holta says:

      po normale qe opozita s’do qe te merret statusi, se do ngelet jo per 8 vjet, por kushedi sa kohe ne opozite, se statusi do te ishte finalizimi i reformave te suksesshme te qeverise Rama.

      1. Nardi says:

        Pozita e sotme kur ishte ne opozite e pengoi statusin per keshilltaret e Fierit – opozita e sotme kur ishte pozite pranoi te votonte ne seancene fundit ato ligje qe opozita e djeshme dhe pozita e sotme pranoi t’i votonte ne seancen e fundit te kuvendit pasi i kishte bllokuar per 4 vjet dhe pasi ishte siguruar se ishin djegur te gjitha afatet dhe mundesite qe vendi ta merrte statusin para zgjedhjeve.

        Sot Edi Rama ka shkelur te pakten dy here kushtetuten. Se pari duke mos kthyer ne pune te shkarkuarit duke perdorur si baze ligjore vkm e famshme qe u shpall si antikushteuese nga Gjykata Kushtetuese dhe e sy dyti duke bere ate qe nuk eshte bere kurre ne 23 vjet demokraci – duke marre kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes.

        Nje opozite qe hesht para ketyre veprimeve tradheton jovetem mbeshtetesit e sak por gjithe shoqerine. Tradheton edhe ata socialiste qe nen euforine e fitores nuk e kuptojne koston reale te shkeljes se kushtetutes.

        Nese ka njeri ne kete vend qe ka bllokuar statusin per te marre pushtetin ky njeri eshte Edi Rama

        Nese ka njeri qe serisht po bllokon statusin perte cimentuar pushtetin duke shkelur Kushtetuten ky njeri eshte serish Edi Rama.

        Mos mendoni kurre se me nje njeri te tille do rrini gjate ne pushtet. Ai eshte primitiv ne instikte dhe i paafte e i parafinuar per t’i kamufluar ligjerisht emocionet e veta. Se fundmi sic e keni kuptuar edhe vete e njeh ekonomine po aq sa astronomine.

        1. edwin says:

          Del nji shpellar nga Shpella dhe klandestin hyne ne qytet .
          Pasi ka exzekutuar morrat ne kok me kallashnikov dhe i eshte neshtruar nji Make-Up duke patinuar fytyren me 1 kg krem Nivea ka hequr vetullat dhe ka vjedhur nji kostum te shtrenjt ,
          del ne Xhiro ne qyteti ..per ti treguar Botes se si mundet te transformohet nji shpellar, menjiher pran tij kalon Treni Politikes .Nuk kalon asnji 97 meter dhe treni hidhet ne ere nga nji shperthim tritoli.
          Kalon nji far kohe dhe shpellari-“me Dipllome qytetari” ,del perseri
          ne qytet xhiro dhe perseri ne te njejten ore kalon Treni Politik
          dhe pas 98 metrosh shperthen .
          Duket se kjo gje ti ket dhene kenaqsi shpellarit “Me Dipllom qytetari” dhe ai vazhdon tashme
          lojen e tij Idiote prej njeriu te eger shpelle ne qytet .

          Del perseri ne xhiro ne Qytet i paimpresionuar se cfar shkakton prania e tij ne xhiro dhe perseri kalon aty pran Treni Poltikes ,ksaj radhe ,me nji shpejtesi te reduktuar ,shpellari si njohes i mire i zjarrit dhe tritolit shperthimeve ,kerkon te jetoj ate hoby nga afer ,duke kerkuar me shume nga vetja ,kercen mbi Trenin Poltik .Nuk kalon as 21 metra dhe Qyteti shperthen nga tritoli ,duke len pas vetem germadha ,shkaterrime apokaliptike per njerezimin .

        2. Ilir Hoti says:

          Edhe ‘Nari.’i dale nga terri(erresira)…e gjeti fajtorin..Udheheqesi i tij legjendare ja ka dhene receten e gateshme bythlepirsit te tij…Jane rrerh 5000 te deklaruar…..

    2. jeta says:

      po normale qe ate pret opozita, me korrupsionin e kopsitur dhe gjendjen skandaloze te buxhetit te shtetit. pavaresisht kesaj, angazhimi i qeverise per tu integruar eshte maksimal dhe do t’ia dale.

  2. zerina says:

    Po ata qe deshtuan, sigurisht kete po presin.
    Por qeveria e re po punon shume per te plotesuar te gjitha kushtet dhe eshte nje nder objektivat e saj, pavaresisht qellimeve dashakeqe te opozites qe gjithmone ka menduar per interesat e oborrtareve, asnjehere per interesin e shqiptareve.

  3. Lari says:

    Me e lezeçmja e gjithë këtij palo-artikulli ishte shënimi në fund të tij.

    *autori është deputet i lsi-së në kuvend… ? ?

    Sikur t’a dija. Me thënë të drejtën në fillim kujtova se do ishte ndonjë nga ata spahillarët skërbythje të akz-së.

  4. bledi says:

    O Zoteri. Ku ishit ju dje kur opozita e shkuar bllokonte defakto procesin e integrimit me mosmiratimin e 3 ligjeve.Opozita e sotme te pakten eshte shprehur ne cdo rast pro integrimit. Nuk eshte i vertete fakti se opozita u shmang kur erdhi Fule, madje kete here ishin 3 perfaqsues te saj ne takim. E kuptoj qe vazhdoni te jeni ne pushtet si deputet I LSI dhe mbroni poziten tuaj sic keni bere gjithnje, vetem se kete here era fryn ne kahun tjeter. Ju lutem postojeni komentin, ashtu si komentet e majta.

  5. Edi says:

    Deputet pergezime per mendimet e shprehura qarte dhe larg urrejtjeve qe zakonisht misherohen tek politikanet e vjeter ,gjuha intelektuale dhe kompromiset na cojne perpara, ky i fundit fillon kur kundeshtite shprehen me kulture dhe intelegjence.

  6. Eshte me shume se trishtushe per ate popull ,ate opinion shqiptare qe te rreshkase ne lojen e mashrtusve dhe mafiozeve te pede-se ,duke e shvendosur rolin e vertet te qeverrise e poltikes ne pergjithsi ne nji platform demagogjike ,ne nji lufte qesharake “arritjesh kozmike” ,nderkoh qe ne te vertet puna e nji pushteti e nji partie poltike shifet ne veprimtarine e tij ,arritjet ne raport me vendin e popullin .
    Nji manover ,shmangje e tille e qellimeshme e bandes kriminale pd ,(qe realisht s’duhet te ekzistoje me si parti ,sepse eshte nji grupim antishqiptare kriminelesh me imunitet ),tenton ti fshije nga kujtesa ktij opinioni dhe vet partise pozitare ,veprimtarine kriminale qe kjo parti PeDe,perfaqson realisht dhe ushtroje per me shume se 8 vite ne kte vend dhe perballur me drejtesine .
    Duke e shvendosur “Temen” e dites ne kte corb ,kte vorbull politike qe ka mbeshtjell per fat te keq trute te vet pushtetarve ,
    kryekrimineli salih berisha ,kerkon te ripozicionohet ne skenen poltike shqiptare ,sikur dje te mos kishte kryer asnji krim ndaj shqiptareve .Qe partia ne pushtet noton dhe vet ne thellesi te ksaj corbe be dhe i merr seriozishte ato qe qit prej goje nji krykriminel ,nji parti kriminelesh njikohesishte i jep kaq pompozitet ksaj gjeje dhe rendesi te vecant ,tregon qarte se ky pushtet prijojritet ka pordhet blu te BE-se ,duke harxhuar shume energji me kot ,per kte idiotllik te pashembullt dhe se vendosja e ligjit e Drejtesise ne vend mbetet dicka si nji ender e shqiptarve ,nji flet -dekument fshehur diku ne fund te sertareve te thelle te arkives shtetit. Shqiptaret vazhdojne mjerisht te ken ne funxionim vetem 1,% te trurit dhe nuk jane te afte te shohin prirjoritetet ne vendit dhe interesin e ktij populli . Vazhdoni tra la la-ne me ne shpellen e sali krimit Edi Rama .Beni ndonji Party te gjithe poltikant brenda dhe mos beni gabimin e madh te filloni ahengun pa Fylen he na rruaci o kllounat e njerezimit .

  7. Gora says:

    Pd parti e ballistve luftojm per liri mbani armet ne kurris dhe si zbrasnin as 1here.

  8. li1 says:

    ”Lobimi,, qe ben Berisha e Basha ne Dublin eshte kunder statutit te Shqiperise ! Ata rrejne popullin se gjoja
    po bejne ”lobing,, -Statusi i Shqiperise ne BE, ne ”Kalendat Greke,, ! Quo Vadis ????

  9. li1 says:

    Ju zoti Spahiu me duket se flet nga nje planet tjeter ! Me sa duket pak ose aspak e njohke Sali Efendiun ?!
    Ai eshte gati,sic e ka provuar jo nje here qe t’i vere zjarrin gjithe Shqiperise ,nga Vermoshi ,ne Qafe Bote ve-
    tem per nje ”kolltuk,, . Kjo monster qe ka pjelle ”Cin-Gis-Khani” i ka vene detyre vetes te realizoje shkaterri-
    min e Shqiperise ! Kjo e urdheruar nga padronet e tij dhe gjaku i tij sllav !
    Sa kohe qe Sali vrasesi e hajni te qendroje i lire dhe pa dale para gjyqit Shqiperine e presin ”kalendat greke”
    per te hyre ne Europe !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje