Ka nga ata që mendojnë se në vitin 2005, Sali Berisha thuajse nuk e pati të nevojshme që të bënte fushatë elektorale, pasi pushteti i socialistëve, me Fatos Nanon në krye, ishte konsumuar aq shumë, sa pritej vetëm të rrëzohej.
Të tjerë thonë se Sali Berisha bëri një lëvizje të zgjuar kur afroi disa nga të larguarit nga Partia Demokratike dhe ngriti Komitetin e Orientimit të Politikave.
Në të vërtetë Sali Berisha bëri edhe fushatë me premtime ekonomike.
Taksa e sheshtë nuk ishte shfaqur ende në kokën e tij, ndërkohë që premtimi më i rëndësishëm i tij ishte ai për përgjysmimin e taksës për biznesin e vogël.
Hynte kudo nëpër dyqane, tregje, ndalonte në rrugë, dhe të gjithë ata që shesin diçka e ofrojnë ndonjë shërbim, e prisnin si një hero.
Katër vite pas ardhjes në pushtet, në fushatën e radhës, premtimet e tij për përgjysmimin e taksës së biznesit të vogël duhej të kishin dhënë fryte.
E megjithatë fushata nuk ishte një sukses tek biznesi i vogël.
Tetë vite më vonë, gjërat kishin ndryshuar rrënjësisht.
Tani heroi i biznesit të vogël ishte Edi Rama.
Sali Berisha nuk mund të mos e mbante zemërimin kur shihte se si e prisnin gjithë shpresë e gëzim tregtarët e vegjël kudo që shkonte.
Vetë nuk mund të dilte si dikur mes tregjeve e shitoreve, por mjaftohej duke mbledhur disa biznesmenë të vegjël të përzgjedhur në ndonjë sallë.
Në vend të tij, në tregje dilnin disa deputetë, të cilët gjurmonin se ku shkonte Edi Rama dhe i shfaqeshin nga pas me ndonjë deklaratë për shtyp se sa mirë e kishin trajtuar biznesin e vogël.
Kulmi arriti kur një ditë Florion Mima u shfaq në lokalin e një biznesmeni, i cili me një theks tiranas tha se Edi Rama nuk i ul më shumë se kaq taksat, sepse edhe shteti ka nevojë për lekë.
Por a është e vërtetë se tregtarët shqiptarë kanë arritur në këtë nivel ndërgjegjësimi sa të pranojnë se taksat duhen paguar sepse edhe shteti duhet mbajtur?
E vërteta e hidhur është se çdokush që merret me biznes të vogël në Shqipëri, jo vetëm që nuk do donte të paguante taksa, por po të kishte mundësi, të merrte edhe ndonjë subvencion nga shteti.
Shkaku duhet kërkuar tek modeli i mbrapshtë i ndërtuar këto 23 vite, ku gjithkush, në pamundësi të një punësimi të hairit, gjen një skutë dhe mundohet të shesë.
Ngado që hedh sytë, në çdo cep të këtij vendi, dikush përpiqet që të shesë diçka.
Për ta bërë më të rëndë e shpërthyese situatën, qeveria ka toleruar edhe një gjendje të përhapur paligjshmërie. Por vetë e ka mbajtur larg shpërthimin sipas një parimi të pranuar “qeveria sheh punën e saj, ne shohim punën tonë”.
Por pyetja që lind është se a do jetë i gëzuar biznesi i vogël, ose me fjalë të tjera, të gjithë ata që shesin e ofrojnë shërbime në këtë vend, me qeverinë e re?
Shanset janë që jo. Të paktën jo për një kohë relativisht të gjatë.
Edhe nëse Edi Rama do e lërë situatën kështu siç është, e sigurt është që ata do jenë të pakënaqur, siç kanë qenë këto 23 vite, pasi modeli i ndërtuar është thjesht një model mbijetese.
Por edhe nëse Rama tenton që të rikthejë ligjshmërinë, cilësinë e sigurinë, sërish do jenë të pakënaqur, por vetëm se kësaj here do ketë edhe protesta.
Merrni për shembull dy nga zhvillimet e rëndësishme të këtyre ditëve.
Së pari, paralajmërimet e farmacistëve për grevë për shkak të uljes së marzhit të fitimit.
Është e lehtë të kuptosh se thellë- thellë problemi i tyre është me modelin e ndërtuar këto 23 vite, me tregun e deformuar, ku në çdo pallat ke nga një farmaci.
Po ashtu edhe problemi i furgonave, në thelb është një problem i tregut të deformuar.
Ajo që ka bërë qeveria në rastin e tyre është reagimi normal i një qeverie normale në çdo vend të botës, që synon të rikthejë sigurinë dhe ligjshmërinë në treg.
Por a është e vërtetë se qeveria e larguar ka qenë gjithmonë kaq e shkëputur nga ajo që ndodh me biznesin e vogël në Shqipëri?
Jo, e vërteta është se ka ndërhyrë ndonjëherë, por në shumicën e rasteve për arsye kryesisht me natyrë korruptive.
Të marrim për krahasim Indinë e largët.
Një nga debatet e ndezura në këtë vend prej kohësh është nëse duhen lejuar gjigandët e shitjes me shumicë e pakicë (retailer) që të hyjnë në një treg me 1.2 miliardë konsumatorë.
Pavarësisht presionit të emrave të mëdhenj si Tesco apo Walmart, qeveria nuk u hapte dritën jeshile me arsyetimin se do dëmtonte së paku 200 milionë njerëz që merren me shitjen e produkteve e shërbimeve. Pak a shumë si tek ne.
Por në rastin e Shqipërisë, kur një emër i njohur në Europë në këtë fushë, deklaroi se do hynte në tregun shqiptar, fillimisht përmes një qendre të madhe tregtare në dalje të Tiranës, mund të shihje mjaft shitës të vegjël, të shqetësuar me të drejtë nga ardhja e një konkurrenti të frikshëm.
Problemi është se qeveria jonë as në nivelin e Indisë nuk shkoi.
Sikundër këtu mund të shohësh me qindra pronarë servisesh e koncesionaresh makinash që do donin me të drejtë ta kishin të drejtën e shërbimit të kolaudimit, që tani është në duart e një kompanie që po u ha shpirtin shqiptarëve.
Por ajo nuk ishte një qeveri që e hante meraku për biznesin e vogël, mjafton që të mos i binin në qafë dhe ajo të bënte ca lekë.
Megjithatë, duke rimarrë rastin e Indisë, problemi themelor, siç shkruanin disa media perëndimore, është tek modeli që duhet ndërtuar.
Herët a vonë gjigandët e shitjes me pakicë do hyjnë në tregun indian, por kjo sërish e lë situatën tek dikush që shet e dikush që blen.
Ndërkohë që vendit i duhet një zhvillim i qëndrueshëm, një model ndryshe.
Pak ditë më parë, një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Punës i vuri kapak diskutimit për papunësinë në Shqipëria, kur tha për Zërin e Amerikës se problemi nuk është që të kesh punësim, por punësim të qëndrueshëm, që gjeneron rritje ekonomike.
Dhe model i qëndrueshëm nuk është një vend ku gjysma shesin e gjysma mundohen të blejnë, ca me para të emigrantëve, ca me para të krimit e ca me paratë e shtetit.
Kjo është sfida më e madhe e kësaj qeverie, por është një sfidë e vështirë që duhej nisur kohë më parë.
Ato qindra pronare servisesh nuk dine te shtrengojne nje bulon e jo me te kolaudojne makinen.Pa llogaritur qe ne shumicen e rasteve te keto servise gjen te punesuar ca adoleshente tape ne bar qe me mire te degjonin bob marlin.Hajt naten tani
Kastriot Myftaraj: 10 shqiptarët e Kosovës që kanë dëmtuar Shqipërinë – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=44612&k=71#sthash.byeU0MsY.dpuf
I nderuar autor i shkrimit,te nderuar komentues….dua t’ju tregoj nje ngjarje timen te pak diteve me pare ne doganen e shkodres…qe ne fillim dua t’ju sqaroj se jam nje prodhues dhe importues modest i disa artikujve te perdorimit shtepiak.Po zhdoganoja gota plastike nga importi dhe normalisht,pervec TVSH duhej te paguaja edhe akcizen per plastiken 100 leke te reja/kg plus TVSH mbi te…!!Dakord..!! respektoj dhe i bindem ligjeve te shtetit por,dikush nga doganieret me thote se : disa tregtare te tjere qe e sjellin produktin e gatshem nuk paguajne akcizen e plastikes ( behet fjale per akcizen prej 1.500 000 leke te vjetra per nje kamion 24/ton )me arsyetimin qesharak se,duke qene prodhimi i importuar teresesisht i gatshem,i ambalazhuar ne gota plastike dhe i paketuar ne kuti kartoni,kutia e kartonit peshon me shume se 50% e teresise se amballazhit…!!?? Pra,prodhuesi vendas,ai qe kerkon te prodhoje ne vend,te punesoje me shume shqiptare,qe paraja jone sa me pak te dale nga shqiperia etj.etj.duhet te paguaje me shume 1.5 milion leke te vjetra per kamion per te njejtin artikull gota plastike vetem e vetem sepse une solla 100.000 gota plastike te gjitha bashke per t’i mbushur me produktin shqiptar ndersa 100.000 gota plastike te mbushura qe vijne nga importi nuk duhet te paguajne akcizen prej 1.5 lek te vjetra …..Nuk kam cfare te shtoj me teper sepse ne shqiperi ligjet behen per beniaminet e pushtetit dhe jo per popullin…ligjet nuk behen per forcimin e ekonomise tone por per mbushjen e xhepave te atyre qe bejne vete ligjet….
Doja vetem ti beja nje korrigjim te vogel Enton Palushi-t.
India ka 900 milion banore (= 900 milion konsumatore) dhe jo 1,2 miliarde (mbase e ka ngaterrua mme Kinen qe ka 1,3 miliarde banore).
O Enton palushi , po ti cfare do te na sheses ne keshtu , se ata qe shesin skutave , ne darke duan te hane , e asnje qeveri ne keto 23 vite nuk e ka care bythen per ta , apo do dhe ti leket e tua per mallin qe po shet ketu.
Filozofia o njeri nuk e ushqen dot trurin e nje stomaku bosh .
Modeli? Cili eshte modeli? Modele te gatshme nuk ka Europa qe ta kopjojme. Europa i ka ndryshuar aq here modelet sa eshte e veshtire ti implementosh ne Shqiperi. Porblemi eshte se Europa nuk ka dahsur kurre ne Shqiptareve se po te na donte do na gjente nje “model” zhvillimi…. Fatkeqesisht keshtu do vazhdoje te jete….