Një Shqiponjë jemi, por me dy koka

6 Mars 2014, 21:57Blog TEMA

Nga Pano Xhixho

 

Jemi dy apo jemi një?! Ky është diskutimi më pa vlerë, më i kotë, më shterp, apo edhe më “idiot” (më falni për termin) që po dëgjoj këto ditë. Nëse nuk do të fillonin diskutimet (shumë të dëmshme) në rrjetet sociale, sidomos këto ditët e ndeshjes së parë të Kosovës, apo më keq akoma kritikat që vijnë nga kolegët kosovarë në lidhje me deklaratatat e përsëritura të kapitenit Cana, unë madje do ta injoroja fare si temë debati, por “fryma” e ngritur nuk po më pëlqen fare. Po kujt xhanëm i interesojnë këto “kunja” të ndërsjellta?! Edhe kur?! Pikërisht atëherë kur Kosova luan një ndeshje të parë me emrin e vet të pranuar nga FIFA, apo kur Shqipërisë i ka rënë në grup të përballet dy herë me Serbinë…

Dy përfaqësuese shqipëtarësh dolën në fushë, për të luajtur dy ndeshje të ndryshme miqësore. Njëra me Maltën në Durrës, e tjetra me Haitin në Mitrovicë. Kështu fundja është vendosur. Krerët e federatave, Duka e Vokrri janë takuar më shumë se një herë, me prezencë ose jo të Platinisë dhe patjetër kanë shqyrtuar, diskutuar, dhe në fund kanë arritur në këtë përfundim. Që të kemi dy përfaqësuese, nuk është as vendim futbollistësh, e aq më keq akoma grupime tifozerish.

Hipokrizia në këtë mes, “i vishet” atyre, që kur ishte koha e këtyre diskutimeve, jo vetëm që nuk u kujtuan të hidhnin ndonjë alternativë, por as nuk denjuan të kritikonin, akuzonin, aludonin për zyrtarët, ashtu siç po bëjnë me Lorikun aktualisht. Zgjidhja për të dalë me dy përfaqsuese, ndoshta është një alternativë e menduar mirë.

Aktualisht Kosova ka më shumë nevojë se kurrë për “reklamë” të mirë, përmendje të emrit, që në fund “përkthehen” me njohje të reja, të cilat pastaj do të bëjnë të mundur aderimin e saj më të drejta të plota në të gjitha organizatat evropiane e botërore, qoftë edhe në sport.

Nëse do të ishte vetëm një Federatë, një përfaqësuese etj, etj, i pari psh, Haiti (bashkë me tifozët e vet) as nuk do ta kishte idenë që ekzistonte një Kosovë, tashmë, ata e dinë dhe ky është një lajm pozitiv. Por nuk është vetëm Haiti, që tashmë “njeh” Kosovën e futbollit, sepse vetë fakti që kjo do ishte ndeshja e parë, ka provokuar kërshërinë e sa e sa reportazheve, apo lajmeve të agjencive botërore që vijnë nga Mitrovica, këtë radhë jo për luftë, por për futboll.

E pra, këto janë lajme, që vetëm mirë i bëjnë shqiptarëve që jetojnë e banojnë në Kosovë. Mbase duhet ta pranojmë se zgjedhja për të krijuar dy federata, dy përfaqësuese, që të luajnë brenda ditës, në dy troje shqiptare, dy miqësore të pranuara nga FIFA është në vetvete një strategji që i kalon kufijtë e futbollit. Nëse për pak vjet (të shpresojmë sa më shpejt), Kosova pranohet me të drejta të plota në FIFA apo UEFA duhet të jemi të ndërgjegjshëm që “Ne”, shqiptarët, do të jemi një komb me dy vota në këto organizata, gjë që do të na kthejë në “të përkëdhelurit” e këtyre institucioneve dhe kjo nuk është pak. Në të vetmin rast që kemi arsyetuar, kemi logjikuar dhe kemi menduar diçka për të ardhmen, të fillojmë të shahemi mes njëri-tjetrit?!

Këtë radhë, “skenën” na e ka marrë kapiteni. Fjalët e tij kanë qënë gjithmonë “shqip”. Nuk e kuptoj se ku i kanë gjetur fjalët, që Loriku nuk ka mbështetur miqësoret e Kosovës.

“Strategjisë”, si do proçedojmë më tej, pse mos t’i shtojmë edhe një zgjidhje për sa i përket përfaqësimit të ekipeve në fushën e blertë. Këtu, ndoshta duhet t’i kthej një përgjigje, të gjithë atyre që “vrapojnë” të na ndajnë, të mos shikojmë më asnjë element me prejardhje nga Kosova, si për ekipet kuqezi të moshave ashtu edhe për Kombëtaren A. Shqipëria do të vazhdojë të jetë “përfaqësuesja” e vërtetë e shqiptarëve, qofshin këta nga Çamëria, Durrësi, Dibra apo Shkodra e Mitrovica.

Ujkani zgjodhi të luajë me Kosovën (edhe mirë bëri), sepse me Shqipërinë do të kishte shumë pak hapësira (për të mos thënë aspak), por pranoi pas ndeshjes, se shumë shpejt mund të rikthehet kuqezi. Të gjithë lojtarët cilësorë do të jenë pjesë e përfaqësueses që mban emrin Shqipëri, që mban flamurin kuq e zi. Duke parë që ka shumë futbollistë, që nuk gjejnë hapësira tek listat e De Biasit, pse mos të jenë pjesë e zgjedhjeve të Bunjakit?! Fundja, të tregohemi edhe Ne, një herë “të zgjuar” dhe të arrijmë “t’i marrim” diçka Evropës që na ka marrë historikisht “shumçka”. Kosova e ka marrë rrugën e vet, kemi të tjera “troje” që na mungojnë në “apel”…

9 komente në “Një Shqiponjë jemi, por me dy koka”

  1. tourkofagos says:

    Korake i ndyre

    1. Ilir Hoti says:

      Ndytesira – flliqesiraa e rreshtave eshte bytheqirissgrekiss..Ku po te dhemb..Ky artikull eshte shkruar per shqiptaret ,pa fyer askend…por me mendim te paster intelektual,,Eshte normale te kete edhe mendime ndryshe,,por irritimi yt nuk eshte mendimi ndryshe..eshte ligeshtia.pafuqesia juaj per te penguar 10000000 te ecin gjithmone perpara..Ju vazhdoni me turqit se do ti zgjidhni problemet si ne te shkuaren………….

      1. SHQIPE says:

        me eshte krijuar pershtypja se keta antishqiptare jane vete redaksia,ketu bllokohen komente me nje prmbajtje te thjeshte politike e nuk bllokohen komente raciste ,nje faqe FB e nuk mund te shkruash si te duash!Kushtetuten a e njeh redaksia?

  2. Pelasgian says:

    ore mire do ishte t’ishim 1 komb e 1 kombtare se per kte e dhan jeten luftetaret e UCK-se por gjonat s’shkun ashtu ! Un per vete s’jam kundra kombtares se Kosoves por t’ja nisi dalengadale …mos te versulet tek ato qe jan bere pjese e perfaqsueses Shqiptare .

  3. Landi- Sverige says:

    Dy kokat e shqiponjes na i “shpjegove” se perse i kemi ne flamur, pra nje “koke” Kosova dhe nje “koke” Shqiperia. Dhe ne vrisnim mendjen 500 vjet, jo eshte i Bizantit, jo i Kastriotit……. Problemi eshte se per “trojet” e tjera qe “mungojne” mos duhet ta bejme shqiponjen me shtate koka?! Por atehere mos do te quhet ky simbol kuceder me shtate koka dhe ne kucedrat e Ballkanit?!

  4. Pensionisti says:

    Lexova me interesim shkrimin e zotit Pano,sepse edhe ceshtja kombetare,pavaresisht se flitet per futbollin,paraqet nje teme primare te intgeresig time personali shiptar jasht atdheut.Dakordohenm me ju ne thgeksin qe vini ne arritje n e nje mendimi e vendimi te perbashket te dy federatave te futbollit ne te dy shtetet shqiptare si dhe ne mendimetg e drejta qe pershkoni ne shkrim per aktin patriotik e te ndershem te Lorik Canas dhe qendrimin e vendimin e tij per kete tgeme te ndjeshme jo vetgem per futbollin dhe specialistete tifozet e tij,por edhe per mbare ceshbtjen e bashkimit kombetar.Por te me falni nuk bie dakord me titullin tuaj,analogjia e dy kokave te shqiponjes ne flamurin tone kombetar ,simbolike qe sigurisht e dini qe lidhet me gjera shume me te shtrenjta per tge gjithe shqiptaret.Jane vertete dy koka mbi trupin e shqiponjes,simbolit tone komebetar,rrenjes se emrave te nderuar shqip,shqiptare e Shqiperi.Dy kombetare perfaqesuese ne futboll nuk jane dy kokat e shqiponjes,kurresesi nuk mund tge simbolizojne nje ndarje twe tille.Ne shqiptaret e arsimuar mbi te ghjitha e dijmne mire prejardhjen dhe vleren e kesaj simbolike.Do te vije dita qe edhe kombi yne te bashgkohet e atehere shqiponjes ni mjaft nje koke e vetme,nje koke e menbcur mnbi nje trung ametar te bashkuar!
    Si ish diplomat ne pension une njhoh mire vleren e sukseseve ne art,sport,shpikje e zhvillim aresimor,apo edhe ne ndjen jat e virtytet e vecanta te nje populli ndaj jetes njerezore dhe mikepritjen e njerezve ne fatkeqesi(me lejoni te bej nje regresion e te evokoj mnbrojtjen e hebrenjve ne Shqiperi nga mikpritesit e tyre shqiptare kundur holokastit nazist),qe jane asete plotesuese e te mirefillta ne rritjen e simopatise per nje popull apo komb.Ne kete rast e pranoj se edhe prania e talenteve futbollistike dhe yjeve te futbolllit europian ne njerfen apo tjetren kobegtare shqipgtare apo te huaj,ndihmon disi ne sigurimin e njohjes nderkombetare te nje shteti(kujtojme zhvillimin e rendesine qe i jepej sporteve ne ish Gjermabine lindore dhe Kube per sigurimin e nje njohje me tge gjera te tyre),por ato vetem ndihmojme.Njohja nderkomnbetare e nje shteti te ri kalon neper shina krejtesisht te tjera,qe kerkjojne pune e mund te madh per t’i shtrire ne bote.Nga ana gtjeter do te thosha se mbledhja e tge gjitgha talengteve shqiuptare te futbollit ne nje kombetare,nen te njejtin emer e flamur,do te perbenin nje element te rendesishem per propagandimin(jo sigurimin e njohjes) e idese dhe kerkeses dhe realizimit te endres se shqiptareve drejt bashkimit ne nje nje shtet te vetem te te gjithe shqiptareve. Se fundi,dua t’i kujtoj autorit se ne keto ndasi futbollistike nuk ka si te mos jete perzier edhe interesi personal dhe lakmite e “trafikanteve” te vjeter per te shfrytezuar edhe kete “ar” te ri,talentet futbollistike,te cilat po behen shume te njohur e te shtrenjte ne boten sportive.Por nje fakt duhet permendur:te gjithe ne qe ndjekim ndeshjet e futbollit nt televizionet europiane degjojme te flitet per talente futbolli si Shaqiri,Xhemajli e Xheka nga Zvicra dhe antare te ekipit kombetar te atij vendi,per Jonuzajn nga Belgjika dhe Canen e ekipit kombetar shqiptar e shume rralle degjojme te permenden ato emra( emra te cilet edhe lexohen ne menyre qesharake nga komentatoret e huaj futbollistike)si futbolliste te Kosoves.Te gjithe nuk harrojne se keta talente jane zhvilluar e stervitur ne akademite e mirenjohura europiane te futbollit ne vendet ku jetojne ose kane jetuar dhe nuk ia njohin kete merite ndonje “geni futbollistik” te lindur ne Kosove.

    1. SHQIPE says:

      Zoti pensionist ,si diplomat karriere do te doja shume te me jepnit mendimin tuaj profesional:Serbet e Kosoves qe veshtiresohen shume ta njohin Prishtinen si kryeqytetin e tyre mos valle do ta kene me te thjeshte per sistemin e tyre tretes te njohin Tiranen apo i futim nje te ndare e kujt i plassi per ta apo jo?Nese keni ndonje mendim profesional ne kete drejtim do ta vleresoja ,nese me bashkim ju qellimisht anashkaloni elementin serb ne menyre qe me pas te justifikohet ndarja edhe de jure atehere vaj medet per keta diplomate profesioni qe paska pasur Shqiperia !Sporti eshte nje menyre qe te njihet nje shtet e funksionon me mire se diplomacia ,nuk eshte thjesht qellim ne vetvete .Loriku jeton ne perendim e nuk di se sa i informuar eshte per gjendjen ne veri ,une plotesisht i kuptoj aspiratat e tij kombetare por qe nje diplomat ti shohe kaq ceket gjerat me duket e cuditshme !Megjithate ne se me ka shpetuar dicka ,ju lutem me ndriconi,e mirepres !

  5. Dritani says:

    Teper pretencioz te pretendoshe se Kombetarja e kosoves do jete gome rezerve apo nje Kombetare rezerve apo periferike kjo esht shum pretencioze.

  6. tutita says:

    Ne shume gjera ne rregull i kemi
    keshtu qe te pakten Kohe te lire qe kemi
    Duhet ta kalojm me dy kombtare se nje nuk na mjafton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje