Muskujt kosovarë

7 Mars 2014, 20:59Blog TEMA

Nga Blerina Rogova – Gaxha

 

Sot, qoftë edhe në një ndeshje futbolli ku kombëtarja e Kosovës del pa flamur e pa himn, mund të shohësh më mijëra njerëz që mbështillen me flamurin e Kosovës, jo pse e kanë ftohtë, por se mbështjellë me të, ndihen ngrohtë!

Ka dy taborë që shfrytëzojnë kapitalin historik e gjuhësor dhe frymën e tyre. Ka dy fronte, qoftë njëri shumicë e tjetri pakicë që luftojnë, ndonjëherë edhe me mish e me thonj, dhe që njëri prej tyre beson në identitetin kulturor e politik kosovar.

Dy fronte që me gjithë “takatin” sa herë bërtasin “Jemi një- Jo, jemi shumë”. Por më të zëshëm janë ata që as në ëndërr nuk duan ta pranojnë flamurin e qëndisur të Kosovës së Re. Dhe euforia rritet sa herë kur ngjyrat kaltër e verdhë shfaqen në terren. Shpërthejnë dhe keq. Edhe atëherë kur nxjerrin vetëm llavën e ideologjisë personale ose partiake. Dhe ato nuk janë të rastësishme.

Kosovarët kanë qëndrim ambivalent ndaj identitetit të tyre. Ndoshta është e vështirë të ndash ndjenjat dhe e vështirë të ndash si me thikë – këtu ose atje. Një pjesë e mirë e opinionit është e zhytur në “mixed feelings”, dhe në gjithë opinionin tashmë janë ngulur disa “paradigma“ kundërthënëse.

Ajo që dikur dhe sot akoma, quhet tokë e ndarë dhe copë e gjymtë e një trupi shqiptar, sikur sugjeron dhe e thotë simbolikën e re, aktet juridike dhe specifikat tradicionale, dhe këto janë fakte të mjaftueshme për të folur për një identitet të veçantë kosovar. Edhe atëherë kur pala tjetër i interpreton si kozmetikë e përkohshme, si pauzë identitare, ose si dekor i imponuar i fuqive eksterne për hir të ruajtjes së “paqes” në rajon.

Rendi suprem simbolik i të vetmes fjalës “shqiptar” sikur ka nisur të bjerë pak nga pak, dhe rregullat e tij të bëhen pak nga pak më të brishta. Nuk flasim më tërthorazi për Kosovën, për simbolet, për ngjyrat, që nuk janë kuq e zi. Nuk flasim më tërthorazi, të sëmurë nga gjuha e të sëmurë nga rinjohja.

Nuk flasim më me plot zë as për mallin e pashuar. Ndoshta nuk flasim më as me gjysmë zëri e ndër dhëmbë. Dikush thoshte se “tmerri” më i madh në fëmijëri kish qenë vizatimi i shqiponjës dykrerëshe. Tmerrësisht e dhimbshme, sepse simbolika e saj shkonte tej përtej një shpendi, dhe gojëdhënat e kumti mbetën të gjallë. Por çështja ka dhe përfshin problematika të rëndësishme, ndonëse shumica gati gjithnjë rreket me problemin e flamurit, e ngjyrat e tij. Dhe ato nuk janë të rastësishme.

Kosova, edhe kuq e zi edhe kaltër e verdhë ka ecur rrugës së vet, me gjithë ngërçet, ngurrimet e shtangimet, në një rrugë të thyer e plotë gurë. Bazat e saj kanë nisur dekada më parë.

Kultura dhe arti i saj pati shansin e mundësinë gjysmëshekulli më parë të hyjë edhe binarëve të një treni evropian ndoshta. Por kjo tokë, të cilës i takon ‘me ligj’ edhe epiteti i “tokës së shqipeve” është krasitur fort në ekzistencën e saj, por çuditërisht ka arritur ta ruajë e ta shfaqë karakterin, edhe kur është e sikletosur dhe e frustruar, edhe kur nuk di si ta shfryjë dufin, edhe atëherë kur quhet gjuhë e mendjetrashë, e edhe atëherë kur përtej kufirit Kosovë-Shqipëri njeh veten ose nuk njeh asgjë e askënd. Sepse tek e fundit siç bart secili personazh një bagazh personal, edhe ajo bart në kurriz bagazhin kombëtar.

Një gjë nuk ka si futet në dilemë: Realiteti. Kosova është shtet në vete, me simbolikë dhe të gjitha institucionet e saj legjitime. Tash e gjashtë vite. Dhe si duket ajo ecë qoftë edhe detyrueshëm drejt një lirie ku secili mund të ndihet, të veprojë e të krijojë si të dojë, në bazë të vullnetit dhe ëndrrave të tij, si në çdo vend tjetër të qytetëruar.

Duket se tashmë, gjashtë vjet më pas, nuk ka një kundërshtim të hapur e në masë të identitetit kosovar, të simboleve, të flamurit dhe të himnit, apo të çfarëdo qoftë që e identifikon Kosovën si identitet. Para katër vjetësh kundërshtimi ishte shumë i ashpër, i pakompromis dhe tepër i shprehur. Sot ndërkaq, qoftë edhe në një ndeshje futbolli ku kombëtarja e Kosovës del pa flamur e pa himn, mund të shohësh më mijëra njerëz që mbështillen me flamurin e Kosovës, jo pse e kanë ftohtë, por se mbështjellë me të, ndihen ngrohtë!

Dikush do të thoshte Kosova po bëhet për vete dhe për njerëzit e saj dhe në dëmin e askujt.

Në ndeshjen e kombëtares së ardhshme, do të ketë më shumë Kosovë besoj!

8 komente në “Muskujt kosovarë”

  1. elio says:

    Ora mjaft te na lini ne rehat…rrini ne Prishtine…

    1. Nardi says:

      Dje Kosova ishte e pushtuar dhe pavaresia apo republika ishte nje enderr

      Sot Kosova eshte e lire dhe ka krijuar shtetin e saj. Duhet te punoje sa me shume qe shtetin ta kete sa me modern dhe te forte por endrra duhet te jete e njejta me gjakun e martireve dhe me ngjyren e shqipes. Endrra ne sirtar eshte bashkimi kombetar … Shqipja kuq e zi nuk u perket vetem shqiptareve te Shqiperise por cdo shqiptari qe ka lindur ne token e vet. Ajo eshte garanci per nje te ardhme te sigurte eshte plotesimi i nje amaneti jo ne menyre te dhunshme por me durim dhe permes demokracise.

      Jepi cezarit ate qe i takon cezarit (institucione e shtet) por lete bejme cdo gje tjeter qe kemi mundesi ne funksion te bashkimit !!!

  2. Emigranti says:

    Edhe ne na behet tmerresisht qejfi qe Kosova po ndjek rrugen e vet.Ne asnje moment nuk kam dyshuar se kosovaret kane te drejte te trajtohen si kosovare,pra turq shqipfoles,dhe kurre si shqiptare.Ne perendim po kujdesemi intensivisht ne, qe tua bejme te qarte kete dallim europianeve.

    1. Realisti says:

      Emigrant,ti jeton ende me shkurtepamesine tende te diktatures komuniste.Kosovaret jane dardane dhe jo bajga raciste greke,mbetje serbe dhe bizantine.Ata kane filluar rrugen e tyre qe ndryshon,per se miri,nga ata te tritolit dhe kanabisit me tone.Askush nuk deshiron te behet pjese e krimit te nje vendi qe cdo dite mbush mediat europiane me burgime,vrasje,perdhunime,ngujim shtepiak etj.Kosova dardane eshte drejte formimit te nje shteti modern dhe zhvillimore ne te gjitha fushat e jetes.Ajo tani ka shtetin, te njohur me mbi 106 vende,ka flamurin shteterore dhe Ushtrine e vete qe do ti mbroj kufijt shteterore te saje.Lusim shtetin shqiptare qe te parandaloj trafikimin e armeve,lendeve narkotike dhe trafiqeve tjera te pista drejte Kosoves dardane.

  3. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

    Nje shekull lufte, torture, mjerim, lot, gjak, mund, vajtim, deshire e enderr…sot disa per hir te kariges e disa nga injoranca, nga mungesa e dinjitetit, identitetit e e ndjenjes kombetare, mundohen te shpifin nje popull e nje shtet edhe ate me nje emer sllav “Kosovo”!

    C’do te thone gjysherit tane ARBERORE qe derdhen gjakun e tyre per Shqiperine? C’do t’i themi Adem Jasharit? “Bac u dhi”!

    Me mire i vdekur si shqiptare se i gjalle si kosovare!

  4. kirurg says:

    Shume e hidhure tera. Po farmak kjo “besoj” ne fund…

  5. Taulant says:

    Bie dakort me drenicaken.Nuk behet uje gjaku I tyre qe rane per Kosove.Ata nuk e dhane gjakun qe ti zonje te tallesh b…

  6. ''evgjitngrenesi'' says:

    ate qe nuk e beri dot serbia me propagande e lufte po e ben matoshi me shoke. kosova eshte nje krahine shqiptare qe nuk e tjeterson dot as injoranca e disave ,as krahinarizmi demode,as kozmopolitet e semure. mungesen e partive atdhetare ne tirane po e shfrytezojne mire fqinjet tane per te percare shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje