Nuk ka marrëzi më të madhe në realpolitikë, se sa të premtosh solemnisht diçka të parealizueshme. Kështu fillojnë luftërat botërore. Në vitin 1939, Britania e Madhe dhe Franca i premtuan Polonisë që, nëse Hitleri do të bëhej i bezdisshëm, do i shkonin në ndihmë Varshavës. Me të ardhur shtatori, Hitleri u bë shumë i bezdisshëm.
Fatkeqësisht, mes kufirit francez dhe atij polak ndodhej një pengesë e madhe, që quhej Gjermani. Premtimi ynë për polakët ishte i kotë. Kështu, sipas një logjike shkatërrimtare, i shpallëm luftë Gjermanisë. Analogjitë me situatën e sotme në Ukrainë nuk mungojnë.
Mediat nga njëra anë thërrasin që duhet të garantojmë sovranitetin absolut të Ukrainës. Kush, me saktësi, duhet ta respektojë? Këmbësoria e lehtë e Dortmundit? Është pakëz larg. Këmbësoria nuk është tamam gati dhe ushtria ruse e ka rrethuar Ukrainën nga tre anë. Bjellorusia në veri është sërish një vasal i Moskës, dhe marina ruse kontrollon detin në jug. Përveçse nëse kalohet nga Rumania, Ukraina është e paarritshme.
Kështu që, le të qetësohemi dhe të arsyetojmë për çfarë ka ndodhur, përse, dhe çfarë duhet bërë.
Mbi të gjitha, të zhvishemi nga iluzioni që, pas Gorbaçovit, ariu rus ka ndryshuar ndonjëherë karakter. Nuk është kështu. Prej një mijë vitesh, Rusia nuk ka çliruar asnjëherë askënd, vetëm ka pushtuar. Dhe sërish po ndodh e njëjta gjë. Udhëheqësi me pushtet nuk është një rus “i ri”, por një rus klasik i të kaluarës, i stërvitur fort si spiun i KGB-së dhe totalisht pre e paranojës tradicionale ruse, sipas të cilës “ne jemi të rrethuar nga armiq dhe duhet të sulmojë të parët, për t’u mbrojtur”.
Fakti që Rusia shtrihet prej kufirit polak në Vladivostok dhe që është pakëz e vështirë për Baroneshën Ashton që ta rrethojë, nuk ka asnjë diskutim. Por, paranoja është e pavarur nga logjika.
Është e qartë prej vitesh që Vladimir Putini është një tip i çuditshëm. Një mesoburrë, që vazhdon të fotografohet në poza homoerotike – duke kalëruar lakuriq nga mesi e lartë në Siberi, me gjoksin e kontraktuar teksa merr në duar një automatik – e ka ndonjë problem. Zakonisht mund të shërbejë ndihma e sjellshme e ndonjë profesori me tabelën “psikiatër” tek dera. Por, diplomatët duhet të punojnë me materialin që kanë në dispozicion dhe ai që kanë në duar tani është Vladimir Putini.
Sa për provokimin e planifikuar prej Perëndimit, ai të kujton nga ana e vet logjikat e viteve Tridhjetë. Në Perëndim e dimë që nuk kishte asnjë nevojë që agjentët tanë të ushqenin protestën e popullit të Ukrainës perëndimore, kundër një udhëheqësi budalla dhe të paaftë si Janukoviçi, si dhe korrupsionit në institucione. Nuk ka nevojë t’u mësosh bibave se si të notojnë.
Pastaj duhet marrë në konsideratë kompleksiteti i Ukrainës. Nuk është aspak një vend i bashkuar nën profilin politik, etnik apo kulturor. Zakonisht, ato që grinden janë dy palë që nuk bien akord. Në Ukrainë janë katër. Zona perëndimore flet gjuhën ukrainase, por gjithmonë ka parë nga Perëndimi në kërkim të një kulture, një modeli, dhe një të ardhmeje të mbrojtur. Zona lindore flet edhe ajo gjuhën ukrainase, por ka parë gjithmonë nga Veriu, nga Rusia mëmë dhe shtatëdhjetë vite bashkim nën BRSS-në nuk e kanë dobësuar këtë tërheqje magjike. Por nuk mjafton.
Banorët e pesë provincave, ndonëse të etnisë ukrainase dhe në gjendje të flasin përsosmërisht gjuhën ukrainase, kanë zgjedhur rusishten si gjuhë zyrtare rajonale. Pastaj janë rusët e vërtetë, pasardhësit e tre brezave të ardhurish, të nxitur prej Stalinit dhe Gorbaçovit. Kështu, edhe nëse protestuesit në Ukrainën perëndimore kërkojnë demokracinë, këtë fantazi që është kaq e lehtë ta thuash, por kaq e vështirë ta gjesh, nuk është aspak e thënë që të jenë në të vërtetë një shumicë demokratike.
Ndonjëherë duhet të kesh kujdes se çfarë kërkon.
Megjithatë, për Putinin, rënia e Janukoviçit, kandidati i mbrojtur prej tij, ishte një poshtërim i patolerueshëm dhe i pamundur për t’u pronuar si spontan. Putini nuk pranon që dikush mund të mos bjerë dakord me të. Kështu që, shkaku i gjithçkaje kanë qenë të huajt, sidomos anglo-amerikanët. Për Putinin dhe për Rusinë, hakmarrja është krejt e justifikueshme. Nuk mundet veçse ta pranojmë. Luftërat nuk lindin nga qetësia dhe nga logjika. Fillojnë nga ego që ulërijnë, nga krenaria e plagosur dhe zemërimi i shfrenuar, dhe këtu ka nga të gjitha.
Kështu Putini zgjodhi Krimenë, shumë më e dobët, për t’u shfryrë.
Popullsia është e përbërë nga një pakicë ukrainasish perëndimorë, një shumicë ukrainasish lindorë dhe rusësh. Veç të tjerash është e pambrojtshme, dhe ne do të ishim të çmendur nëse do përpiqeshim ta bënim. Me sa duket duheshin sajuar “provokimet” dhe kështu u bë.
Të mendojmë pak për 1938-ën, për sudetët. Në atë kohë, makineria gjigande e propagandës në Berlin na përmbyti me “zbulime” për tmerret e pafundëm që po kryenin çekët e tmerrshëm kundër gjermanëve. Ishin të gjithë mashtrime dhe kriminelët e Heinleinit bënë pjesën e tyre, por i ofruan justifikim pushtimit dhe qëllimit për të “çliruar” dhe “mbrojtur”. Sot, ekranet tanë janë të mbushur me rusë të Krimesë, që janë gati të shpërthejnë dhe në lotë për “t’u mbrojtur” nga fqinjët e tyre të tmerrshëm, që as nuk i kanë prekur ndonjëherë. Eshtë hakmarrja e Moskës për Kievin.
Atëherë, çfarë mund të bëhet? Për Krimenë? Asgjë. Për një pushtim nën ngazëllimin popullor në mbështetje të Ukrainës lindore? Sërish asgjë. Për një pushtim të Ukrainës perëndimore dhe masakrimin e popullsisë që tenton të reagojë si finlandezët në luftën dimërore? Në profilin ushtarak, shumë pak, nëse nuk duam të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore me një të çmendur. Por, atëherë do të flitej për holokaust bërthamor.
Do të thotë që Putini i ka të gjithë kartat në dorë? Aspak. Edhe pse në dukje nuk duhet të ndeshet me një kundërshtim politik serioz, ministrat përreth tij nuk janë të çmendur dhe e dallojnë shkatërrimin në çastin kur nis e shfaqet. Janë dy butona që shumë prej atyre në enturazhin e Putinit do i konsideronin shkatërrimtarë, nëse ne në Perëndim do i shtypnim. Por nuk mund ta bëjmë në dhjetë minutat e ardhshme, as në dhjetë javët e ardhshme. Pra, mund të thuhet që Putini në Ukrainë mund të bëjë ç’të dojë… për pak kohë.
Butoni i parë është ai i tregtisë/ekonomisë. Ekonomia ruse krahasohet me atë të gjithë Europës, apo SHBA, apo të dyja bashkë. Askush nuk blen prodhime rusë. Automobilë? Avionë? Armë? Duhet që t’i dhurojnë. Por Putinit i duhet të shpenzojë shuma të mëdha, në tentativën për të rindërtuar BRSS-në e dikurshëm, perandorinë sovjetike. Ku i gjen? Nga nafta dhe nga gazi. Të dyja janë burime lumenjsh me para dhe, sipas nevojës shërbejnë si levë presioni dhe kërcënimi. Gjermania ka qenë gjithmonë e marrë që ka eleminuar burimet e saj të energjisë bërthamore të pastër, duke i këmbyer me skllavërinë e furnizimit me naftë dhe gaz nga Moska. Por nuk është ende shumë vonë.
Perëndimi ka persepktivën e burimeve të rinj energjetikë. Me dinamizëm, motivim, forcë vullneti, dhe duke braktisur sjelljet e marra prej beatnik-ësh, mund të shpëtojmë nga kërcënimi i naftësjellësve dhe gazsjellësve të Lindjes. Revolucioni i gazit në Amerikë ka sjellë suksese spektakolarë, duke i çliruar amerikanët. Europianët janë ende skllevër të furnizuesve.
Një tjetër revolucion ndoshta i ka shpëtuar Vladimir Putinit. Teknologjia e dijes. Në kohët e rinisë së Putinit, Moska arrinte ende të izolonte tërësisht popullsinë ruse nga informacionet që vinin prej Perëndimit. Mund të shtrëngonte rusët që të dëgjonin vetëm Radio Moskën, të lexonin vetëm Pravdën, të shihnin vetëm televizione sovjetikë. Mund t’u bënte lavazh truri, me qëllim që të besonin vetëm udhëheqësit e tyre dhe atë që këta i thoshin. Sot, një fëmijë me iPhone, ka botën në duar. Kush e rrëzoi vërtetë Mubarakun në Egjipt, kush i çorri maskën Gedafit në Libi, kush dënoi Asadin në Damask? Njerëzit. Përse? Sepse kishin parë një botë më të mirë. E dinin kush e kish fajin për mjerimin e tyre.
Nëse në Rusi rriten çmimet, rubla bëhet thjesht një copë letër, furnizimet bien, dhe rusëve u duhet të shohin vetëm pëllëmbën e dorës për të kuptuar përsenë – motivin e vërtetë. Në atë moment, kukullat e Kremlinit mund të vetëdijësohen që koha e pushtimeve imperialë ka marrë fund dhe ka ardhur momenti që drejtuesi i tyre të ikë i hipur mbi kalë, lakuriq nga mesi e lartë, drejt Perëndimit. Por për momentin në Ukrainë dhe në Krime nuk ka asgjë që ne, perëndimorët, të mund të bëjmë. Përveçse të qëndrojmë të bashkuar, të planifikojmë dhe të presim. Do të vijë momenti ynë. Por ju lutem, mjaft më me iluzione.
* Frederick Forsyth është shkrimtar britanik dhe komentator politik. Ai është autor i disa librave me temë Luftën e Ftohtë. Pergatiti: e.gjini
Keto lloj analizash jane te nevojshme per situatat e ndyshme ne shqiperi.Per fat te keq niveli i analisteve nga ana profesionale tek ne le per te deshiruar.
Analize palidhje. Autori jo vetem qe nuk di ti identifikoj shkaktaret dhe parashikoj pasojat por as nuk eshte i informuar mire mbi situaten
O lugat kjo eshte nje superanalize, qe jo dokushdo mund ta beje dhe jo kushdo (si ti) mund ta kuptoje.
Ha nje cape buke o tunxh, mos u ngaterro me gjera si kupton.
Kjo nuk eshte analize. Eshte pjese e bllofit anglez qe ka per baze vetem propaganden dhe shpelarjen e trurit te atyre perendimoreve qe akoma besojne ne kete ishull te vetmuar qe quhet angli. Ne rradhe te pare keta bllofista nuk thone sa vlen sot ne tregun nderkombetar ekonomia ruse. Triliona e triliona dollare. Rusia nuk e ka problem as USA e as EU nga ana ushtarake. Dhe sa per ekonomine do te mjaftonte qe Irani te hapte pak probleme ne gjirin persik, pasi ta kishte shpallur Iranin aleat ushtarak, e atehere do shikonte perendimi se cfare do ndodhte me ekonomine boterore. Por ky palacoja harron te thote gjithashtu se makineria ushtarake dhe spiunazhi perendimor po ushqejne akoma rregjimin ushtarak te Egjiptit dhe po rrenojne sirine sepse keshtu i duhet izraelit. Perendimi eshte shume i vonuar. Nje rend i ri nderkombetar po zhvillohet ne kunderpeshe te veprimeve te perendimit. Ne azi, rreziku me imadh per shkaterrimin e botes vjen nga perendimi. Ky eshte mendimi qe kane aziatiket pas shkaterrimit te irakut e afganistanit e te gjitha kurverirat qe tani po ben perendimi i famshem.
Në qoftë se referendumi ne ishujt Malvine i shërbeu Londres dhe aleatëve te saj për të vendosur statusin e ketyre Ishujve, perse duhet të jete ndryshe kur është fjala për ne Krime? Thuaj me mire qe Ukraina pagoi nje cmim teper te larte per pordhet e medha (dhe qe nuk mbaron ketu) dhe perendimi qe mori edhe nje shuplake tjeter, e nje tjeter akoma e pret.
Nje dite miza i mburrej kalit. Kal nuk me ben gje dot se une rrij ne prapanicen tende dhe ti nuk me sheh qe te me kapesh keshtu qe une te pickoj ty sa here te dua. Kali e degjoj sa e degjoj dhe me ne fund humbi durimin dhe i dha nje fshikullime me bisht dhe e vrau mizen menjehere. Keshtu dhe Amerika me Europen kane 25 njet qe kur u shkaterua Bashkimi sovjetik qe vetem jane tallur me Rusine. Tani Rusia e humbi durimin dhe nuk leshon me pe sepse edhe ushtarakisht eshte ne gjendje te perballoje kedo qe do te tentonte ti shpallte lufte.
E pershendes autorin e kesaje analize. Europa unite dhe ShB.A. e shporrin Putinin brenda dy viteve. Europa Perendimore dhe pse e ndjene krizen ekonomike ka bere perparime te medha ne drejtim te energjise djellore.Po te vazhdoje te punoje me qellim bllokimin e energjise se Putinit, breda dy vitesh Europa i thote ruseve : Tani ne vend te qumshtit pini naften dhe me gazin mbysni vehten.
Shume sakt..
Analize ne pozicion pritje per rrevansh;me arrogancen tipike perendimore perballe Ariut te Rusise.Sa per fatin e Popullit te Ukrahines,ai duhet te mbetet ne varesi te orekseve te karshilleqeve te te forteve.
Sado te prese nahija e Frederick Forsyth_eve,,,,,periudha e poshterimit te Rusise ne gjunjet e perendimit (Gorbacov+Yeltsin) ka marre fund ,njehere e pergjithmone.Ky fare studiuesi,,,,qenka teresisht i njeanshem,shkurt i pavlere.
Kjo tragjedi eshte pasoja e indiferentizmit te perndimit ndaj çeçenise.dhe nuk mbaron me kaq,ariu polar do avancoje akoma.
Artikullshkrues si puna e ketij ka me shumice ketej nga perndimi. S’eshte gje tjeter veçse kolegu i atyre te radio-televizionit te Moskes zyrtare por ne krahun e kundert. Ato qe thote per putinin gjendrojne edhe per drejtuesit e perndimit veçse keta jane me te sofistikuar, nuk dalin hapur. Nese nuk do te kishte nje rusi te forte dhe nje kine te forte, bota sot do ishte e tera nen nje diktature bankare, nen rendin e ri boteror ku paraja do te ishte zoti dhe qenja njerezore do te ishte thjesht makine pune, humanizmi do kishte marre fund dhe “raca superiore” qe eshte elita bankare e perndimit do te vendoste se kush do te jetonte apo jo. Jemi ne nje lufte ku kjo elite do te vendosi pushtetin apsolut, keshtjellat e fundit jane vetem kina dhe rusia pasi vendet si puna e kores se veriut dhe iranit jane te pa perfillshme. Te shohim sa do te rezistojne!
Sepse Rusia dhe Kina jane modele te humanizmit qe i urrejne dhe parate dhe pushtetin absolut…. ata miliarderet rus dhe kinez qe shtrydhin popullin e tyre nderkohe qe i dergojne familjet dhe leket ne londer dhe new york, keto vende qe s’ofrojne asnje rrjet sigurie sociale, qe nuk bejne nje here zgjedhje te lira, keto jane modeli jote i humanizmit?
Shkollat e Partise mund te jene mbyllur ne shqiperi, po lavazhi i trurit nuk eshte shpelare akoma qe nga komunizmi
dikur regjimi hitlerian i gjermanise bente te njejten propagande qe behet sot nga amerika. e gjithe bota e di se kush jane diktatoret e kesaj bote , se kush ben pushtime dhe rezime pushtetesh konkretisht si ne siri, libi, ukrahine dhe ato prap vazhdojne te mbulojne diellin me shoshe me ndihmen e vendeve qe presin lemoshe prej tyre si puna jone.te vjen keq qe sot nuk ka me gazetari, nuk ka me informacion por ka vetem dizinformacion
Kam punuar me ca ruse ketu ne Amerike kur kishte filluar me ju ngjadhe morri pas poshterimit te 90tes. Kishin filluar me u mburrur se Rusia ka potenciale te medha energjie e gjithcka tjeter per te perballusr perendimin. Nje dite e oyeta se keto resourse jane te reja ne Rusi apo kane egzistuar edhe ne kohen e Bashkimit Sovjetik qe ushtria e tyre perfundoje duke ngrene lakra e teknologjia e tyre perfundoje per skrap.
Putini eshte nje ordiner driteshkurter qe po tallet me popullin rus se e ardhmja nuk eshte konfrontimi por bashkepunimi e globalizmi.
Teeknologjia ka bere hapa te medhenj perpara keto 20 vitet e fundit. Para dy netesh kaloje nje meeor i madh afer tokes. Me siguri qe edhte tjetri duke udhetuar drejt tokes nese Putini shpall aneksimin e Krimese. Do gjuaje Zotin pastaj se po guxoje te preki perendimin mundet te zgjerohet shume deti i veriut pastaj. Akoma nuk ka guxim ti identifikoje si ushtare rus te derguarit e tije ne Krime. Une nuk mendoj se eshte aq budalla pasi pothuaj eshte rritur ne Gjermani nese nuk deshiron ti shkoje mbrapa Sllobodanit se edhe ai ka pas qene nja 7 vjet drejtor i deges se jugobankes ne New York
krimea eshte ruse, le ta marri putini! problemi kryesor i ukraines nuk eshte krimea, por korrupsioni qe nuk ka ndermend te mbaroje dhe qe po e ha te gjalle ukrainen, duke filluar nga e “ndershmja” julia timoshenko, e deri tek te tjeret. krimea nuk ka ndonje domethenie te madhe per ukrainen, por per rusin, po!
Qekur ky kerici shkruan se Rusia nuk ka cliruar kend, shkrimit te tij vari leshte. Pa sakrificat e popullit Rus dhe pa 25 meleone ruse te vrare sot gjithe Europa bashke me Angline do te flisnin Gjermanisht dhe nuk do te thoshin “miremengjes” po “Hajl Hitler”.
o shqiptare,
ruset kane qene historikisht gjithmone kunder shqiptareve ne Ballkan – ishin ata muxhiket ruse qe coptuan SHqiptaret dhe ju sot ushqeni iluzione per ta – ata jane te pabese dhe te ndyre – nuk kane moral, turp dhe dinjitet qe te mbrojne kriminele si Asad-i, e mbani mend si e mbronin Milloshevicin e Serbise – apo e harruat.
Mblidhni mendjen dhe hapni syte dhe i mbani drejt Perendimit.
Ky “shkrimtar-komentator”, siç duket ka filluar të shkruajë ndonjë roman…
Këta anglezët, u duket akoma se Universi rrotullohet rreth Britanise dhe “gërdallës” së tyre mbretëreshë…Një shkrim “i shkëlqyer” propagandistik prej militanti të flaktë partiak, që i sheh gjerat ashtu siç i pëlqejnë atij dhe “padrinove” të tij dhe jo siç janë…Dhe “qahemi” ne pastaj, nga Fevzot, Fahritë e plot “analistë” të tjerë…