Nga Fareed Zakaria
Kriza në Ukrainë po debatohet në Uashington kryesisht përmes lentes së polarizimit politik. Këto kohë duket sikur cdo lloj teme është ushqim për debatin partiak, edhe moti – madje, sidomos moti.
Shumë republikanë po argumentojnë se presidenti rus, Vladimir Putin ndërhyri në rajonin e Krimesë në Ukrainë, për shkak të dobësisë së presidentit Obama. Thuhet për shembull se Putini e pa që Obama nuk donte të shkonte në luftë në Siri, dhe kjo e trimëroi.
Kush e di se cili ka të drejtë? E vështirë ta dish se cfarë do të kishte ndodhur në një univers alternativ. Imagjinoni sikur në Rusi të ishte sërish Putini në krye, por imagjinoni që ai të përballej me një tjetër president, që do të ishte i ashpër, agresiv, dhe që nuk do ta brente hic ndërgjegja në rast se do të pushtonte shtete të tjerë.
Prisni pak, këtë eksperiment ne e bëmë në 2008-en! Putini u përball me Xhorxh Bushin, një president që kishte pushtuar Afganistanin dhe Irakun (në rastin e dytë duke injoruar edhe kundërshtimin ndërkombëtar). E megjithatë, Putini e pushtoi Gjeorgjinë. Dhe jo sic bëri këtë herë, në mënyrë të rrufeshme, me ushtarët që i kishte tashmë aty dhe që thjeshtë ndërruan uniforma. Në Gjeorgji ai dërgoi tanket rusë që uturinin dhe – pa asnjë referendum – thjeshtë aneksoi dy copa nga ai vend.
A vërteton kjo se Bushi ishte i dobët? Jo, aspak. Janë bërë studime shumë të mirë dhe të kujdesshëm – mes të tjerëve, nga Daryl Press dhe Jonathan Mercer – që kanë shqyrtuar rastet historikë, për të kuptuar nëse, po të kesh një reputacion për “ashpërsi”, a i frenon në fakt kundërshtarët që të mos bëjnë gjëra të këqia – si për shembull pushtimi i shteteve të tjerë?
Në përgjithësi, përgjigja është jo.
Shtetet i marrin këta lloj vendimesh, bazuar në shumë faktorë. Por më i rëndësishmi duket se është një analizë e kujdesshme e dinamikës së fuqive në rastin specifik. Kështu në Ukrainë, Rusia do të pyeste veten: A është një interes vital i Shteteve të Bashkuara? Dhe cili është kapaciteti i Uashingtonit për të vepruar në këtë situatë të vecantë?
Me fjalë të tjera, Putini do të shihte kartat që kishte vetë në duar, do të shihte kartat e Uashingtonit, si dhe specifikën e situatës në Ukrainë, në vend që thjeshtë të supozonte se për arsye se Bushi pushtoi Irakun, ai do të mbronte Gjeorgjinë, apo për arsye se Obama nuk e pushtoi Sirinë, ai nuk do të bënte asgjë për Ukrainën.
Politikanët në Uashington janë të bindur që Putini u inkurajua prej dobësisë së perëndimit. Por, në fakt, është krejt e mundur që Putini të ketë menduar se po vepronte për të frenuar fuqinë në rritje të perëndimit. Në fund të fundit, thjeshtë shiheni situatën me sytë e Rusisë.
Në vitin 1991, Moska hoqi dorë nga perandoria e saj 75-vjecare sovjetike. Ajo hoqi dorë edhe nga perandoria 300-vjecare ruse, përfshirë Ukrainën. Që atëherë, rivali i saj historik, NATO, është zgjeruar gjithmonë e më pranë kufijve të Moskës. Më tej, Perëndimi i nxiti ukrainasit që të dalin në rrugë dhe të rrëzojnë presidentin e tyre, i cili kishte lidhje të forta me Moskën.
Sigurisht asnjë nga këto arsye nuk justifikon agresionin apo reagimin e Putinit. Por nëse duam të gjejmë një zgjidhje politike të qëndrueshme për Ukrainën, duhet të pranojmë se problemet aty nuk janë personalë – dhe janë shumë më të mëdhenj se sa dobësia e supozuar e Obamës, apo paranoja e Putinit./ Bota.al/
Europa nuk i don luftrat , ishte pikerisht kjo Europe qe
na la te copetuar ne vitin 1912,vetem per interesat e saj .
Ceshtja e krimese do te zgjidhet vetem nga ShBA ,Europa
e beri detyren e vet ,ishte sa per te ndezur fitilin ,
Cfare ftyre ky Fahridi!
Afer Rusise ,loja luhet shesh – besh !
Prape Rusia do fitoje betejen me NATO n !
Koment i sakte, shihet nje ekspansion i perndimit drejt lindjes duke perdorur instrumentat “demokratike”. Perballe nje qeverie te ligjeshme te zgjedhur me vota ngrihet nje grusht njerezish mjaft perj tyre fashiste te deklaruar dhe rrezojne ate qeveri me force. Normalisht cdo shtet qe e ka potencialin e vet ushtarak do mbroje sferen e influencave te saja. A nuk veproi keshtu Amerika duke pushtuar Irakund, perkunder gjithe shteteve te tjera ? Koncepti i drejtesise eshte mjaft konvencional kur luhen interesat e fiqive te medha.
I dashur Zakaria, ka diçka esenciale që e anashkaloni (mendoj me dashje). Perëndimi nuk nxiti “ukrainasit që të rëzojnë Presidentin e tyre”, por segmente të caktuara “llumpeno-eksremiste” deri naziste, mercenare sigurisht…Dhe dinakëria e propagandës perendimore, është se këtë “puç sheti”, na e paraqet si Revolucion popullor…(Që kur bota kapitaliste është bërë mbështetëse e “revolucioneve popullore”…???!!!). Për mendimin tim, Moska ka plotësisht të drejtë, që thotë se nuk negocon më një “Qeveri të paligjëshme”. Do të isha shumë kurioz, zoti Zakaria, të bënit një artikull mbi legjitimitetin e Qeverisë së sotme të Ukrainës…Akoma, dua të kujtoj “Pranverën Arabe”, e cila pas tre-ketër vjetësh rezulton se vetëm “pranverë” nuk është…
Me vjen keq qe nje person i tille me intelekt ( marr shkas nga aftesia juaj per te aritur te mendoni si mendojne dy presidentet me te fuqishem te botes )te jeni vetem nje shkrus i rendomt.