Si tifoz i Bayern, do të kisha shumë dëshirë të takohesha me Uli Hëness për një birrë për folur me të, jo pa pasion për Bayernin, Guardiolen, Schweinsteiger, Lahm, Neuer e gjithë futbollistët me radhë. E ndjek prej vitesh dhe me tifozllëk këtë skuadër dhe padyshim që Uli ka meritën kryesore të ngritjes së saj. Çdo tifoz bavarez, kudo ndodhet, e adhuron Ulin dhe leadershipin e tij në krye të klubit bavarez.
Mirëpo edhe Uli ka bërë një gabim jo të lehtë. Ka fshehur të ardhurat e biznesit të tij privat dhe për pasojë edhe taksat ndaj shtetit të tij. Shteti gjerman, që sigurisht nuk fal në tilla raste, e ka vënë Ulin nën akuzë penale, pa e çarë kokën fare se kush është ai e ç’histori suksesi ka. Sot ai gjendet nën akuzë, e cila po gjykohet në një gjykatë në Mynih. Meqë na është bërë zakon që kur duam të hutojmë njëri-tjetrin në argument, themi se “kështu e ka ky vend apo ky tjetri”, po përpiqem të shoh procesin gjyqësor ndaj Ulit në Gjermani me dy procese gjyqësore te së njëjtës kohë në Shqipëri.
Procesi gjyqësor ndaj Ulit koincidon në kohë me proceset gjyqësore që janë çelur edhe ndaj (me nder Ulit) dy kryetarëve të bashkive në gjykatoren e Tiranës. Uli paraqitet atje në seancat gjyqësore, që dihet se kur fillojnë dhe kur do mbarojnë, (ditën e enjte atje jepet një vendim). Kapadaitë e bashkive këtu, nën akuzë jo për fshehjen e parave të veta, po për zhvatjen e parave të shtetit, nuk denjojnë të vijnë në gjykim! Kur vendosin të vijnë, flasin veç para kamerave për miletin për pafajësinë e tyre. Uli nuk ka guxuar të thotë se është i pafajshëm deri më sot, jo se s’ka kamera për të folur, por se ai beson se ka gabuar. Kurse kryetarët e bashkive këtu, nuk pranojnë as për sy e faqe që edhe mund të kenë gabuar, siç gabon çdo njeri. Të pranosh gabimin dhe se mund të gabosh, është sigurisht ndryshimi i parë i madh ndërmjet një kapadaiu gjerman si Uli dhe kapadainjve lokalë shqiptarë.
Prokuroria gjermane as që pyeti fare se çfarë është Uli. Kjo vjen sepse ajo është pjesë e një shteti të fortë, që qëndron në këmbë mbi dy shtyllat klasike të ligjit dhe të taksave. Nuk ka shans që qoftë dhe pjesërisht të cenohet secila prej shtyllave. Ligji dhe taksat janë instrumente të shtetit dhe nuk bëhet fjalë që shteti të bëjë kompromis. Prandaj dhe nuk i intereson aspak se kush është cenuesi i këtyre dy shtyllave të shtetit. Merrini dhe vendosini këto shtylla në shtetin tonë dhe do shihni që nuk meritojmë të quhemi shtet. As ligji e as taksat nuk e motivojnë dot shtetarin shqiptar që të mbërthejë kapadaiun ballkanas, që flet vetëm shqip. Për pasojë, ngrehina e shtetit ka rënë si ndërtesë pa leje. Në majë të kësaj ngrehine të rënë qëndron kryetari i shtetit, që mbron të gjithë ata që shkatërrojnë shtyllat mbajtëse të tij. Edhe kur ka ndonjë tentativë për të ringritur këto shtylla, është gjetur gjithmonë intrumenti goditës që e mban godinën të rrëzuar. Të paktën këto 24 vite kështu ka ndodhur.
Gjykata gjermane shpalli datën e fillimit dhe datën e mbarimit të gjyqit. Gjykata jonë njofton datën e fillimit dhe data e fundit nuk dihet. Për të gjithë ata që duan të kuptojnë se çfarë është parimi i gjykimit të pandërprerë, modeli i anonçuar nga gjykata gjermane është fiks ky parim. Ndërsa modeli shqiptar është për t’u studiuar se si të mos bëhet një proces gjyqësor. Përballja me drejtësinë nuk mund të bëhet sipas qejfit të palëve, po sipas rregullave të shtetit. I akuzuari ka gjithë të drejtën legjitime të mbrohet, por brenda afateve të procesit gjyqësor dhe jo në afatet që i vetëvendos në bashkëpunim me avokatin. Xhanëm ne s’kemi kurajo të numërojmë votat nga fillimi e deri në fund (të cialt sido të dalin, nuk të dëmtojnë), e jo më të mbarojmë gjyqet, të cilat mund të të degdisin edhe në burg. Ka një mimimun burrërie pritja e një vendimi në çdo vend të botës kur flet shteti. Kur nuk ka burrëri, nuk ka as shtet.
Po e ndaloj këtu këtë krahasim duke i kërkuar ndjesë Ulit dhe drejtësisë gjermane, sepse vetëm thellohet neveria. Por, sidoqoftë kjo shërben për të kuptuar se ku jemi në raport me Europën. Europiani, kur flet për shtetin dhe gjykatën ka parasysh pikërisht këtë mënyrë funksionimi siç është ky rast i Ulit. Ndërsa ne rrekemi të arsyetojmë me ta, në fakt me veten, se kemi ligje europiane, por që nuk po na zbatohen. Në fakt nuk kemi as ligje europiane e as zbatim europian. Ky është një fakt që nuk mund ta mohojme më.
Si tifoz i Bayern, do kisha dëshirë të gjeja një mundësi që Ulin ta gjykonte ndonje gjykatë shqiptare, se me sa para sa ka borxh ai, këtu mund të kishte zgjidhë punë fët e fët. Bayerni ka nevojë për një leader si ai. Por si qytetar i Europës do më pëlqente më shumë që të kisha ligjet dhe gjykatën gjermane këtu më mirë. Si jurist jam gjithnjë e më shumë i bindur se, ne nuk mund të shkruajmë ligje. Duhet thjesht ti kopjojmë dhe ti përkthejmë mirë. Ligjet tona janë shportë me vrima pa rend e pa logjike vazhduese nga fillimi e deri në fund. Ndërsa për t’i zbatuar këto ligje, kemi dy rrugë; ose të presim që të krijohet në vite një trupë gjyqësore profesionale; ose të jemi të sinqertë dhe t’i kërkojmë Perëndimit të drejtojnë ata ndërtimin e një trupe gjyqësore të besueshme e profesionale në një kohë më të shpejtë.
Ndërkohë falenderoj Ulin që na dha edhe njëherë mundësinë për të mbetur më mirë thjesht tifozë të Bayern, se këto punët e tjera janë të vështira.
shum sakt skam ca shtoj.nuk me pelqen si njeri ky Manjani por analiza e tij eshte perfekte.
SHUME MIRE E KE SHKRUAR ARTIKULLIN O ZOTI YLLI MANJANI!E KAM ME TE VERTETE DHE PA ASNJE LLOJ IRONIE!POR….CNA MORI SHPIRTIN KY POR-i NE KETE DREQ VENDI!
POR SI KE FYTYRE TI E SHKRUAN ME KETE LLOJ FRYME KUR TI VETE NE VITET 2007-2008 MOS GABOJ I BEJE PRESION PUNONJESVE TE HIPOTEKES TE TIRANES QE TE MERRJE NJE PRONE ME DOKUMENTACION TE PARREGULLT DHE KUR ATA KERKONIN ARESYEN SEPSE NJE PRONE PERSONI DO QE TA GEZOJE TI U THOSHE HAJDE FIRMOSENI SE MUA ME DUHET SA TE MARR NJE KREDI TE MAJME NE BANKE PASTAJ TE BEHET CTE BEHET ME PRONEN, DHE KUR ATA REFUZUAN PERFUNDIMISHT TI SHKOVE TE DREJTORI QIRJAKO DHE E ZGJIDHE KETE ALLISHVERISH ME SUKSES DHE PUNONJESI QE REFUZOI KETE PARREGULLSI U PENALIZUA.
PO KETIJ KOMENTI CFARE EMRI TI VEME ZOTI YLLI MANJANI?!
Shumë të bukura dhe të drejta këto që thua, zoti Manjani, por një “hollësi”: Në shëmbujt shqiptarë me “kryebashkiakë” që solle (jo se nuk ishin të drejtë), harrove “kryeshëmbullin” me një “kryetar partie”…Kush është ai…??? (kuiz)
Bla bla bla Po beheni or ne qeveri jeni Apo e kafajin Saliu ?? Perfundimisht jeni kot kot u besuam
Harrove Shaqirin,ai e ben interesant Bayer-in per ne shqiptaret.Henes bile deklaroi se mund t’i detyrohet shtetit me shume se sa akuzohet.Ketu qendron vyrtyti i tij.
Ja ke futur kaq kot zoteri me falenderimin ne drejtim te Uli Hoeneß, sa me kot nuk behet. Ata qe duhet te falenderohen jane punonjesit e shtetit gjerman qe bejne me perkushtim detyren per te cilen i paguan taksapaguesi gjerman. Uli Hoeneß, u kujtua te beje nje pseudo-pasdeklarim ne fillim te 2013, vetem pasi u informua qe informacioni per kontot e tij ne Zvicer, kishte rene ne duart e prokurorise gjermane. Ky pasdeklarim ishte per 3,5 milione Euro. Me fillimin e procesit, kjo shume arriti ne mbi 18 milione Euro, dhe vetem para pak koshesh, dhe jo ne fillim te 2013, Uli Hoeneß vuri ne dispozicion te prokurorise te gjithe materialin e nevojshem (e pra me siguri u perpoq te shikonte mundesine per te fshehur ndonje pjese te taksave te papaguara). E pra, ai nuk dallon aspak nga dy kryetaret e bashkive ne Shqiperi, qe synojne edhe ata te fshehin fajin e tyre, por dallimin e ben krahasimi i prokurorive ne keto dy vende: e pra duhet falenderuar prokuroria gjermane dhe share pseudo-prokuroria shqiptare.
E persa i perket Bayern-it, ata qe kane meriten kryesore jane njerezit e thjeshte qe financojne direkt (bileta, aksesore) dhe indirekt (nje pjese e 20 Eurove ne muaj qe paguan cdo familje gjermane si takse TV ne muaj, si dhe permes reklamave qe refinancohen ne cmimet e produkteve qe konsumohen prej ketyre njerezve te thjeshte). Uli Hoeneß eshte sikurse edhe milioneret e Bayern-it, vec perfitues!
Bravo Ilir,
Kete doja te sqaroja edhe une! Jam gjithashtu tifoz i Bajernit dhe e cmoj shume aspektin profesional te Uli Henes, por fakt eshte qe ka mashtruar per perfitim personal, ashtu sic ndodh rendom ne Shqiperi, ne cdo arterie e kapilar jo vetem te shtetit, por edhe te tere shoqerise.
Z. Manjani do bente mire te mbyllte gojen, pasi vetem fakti qe pranon si epror te partise nje person te kapur me presh ne dore si hajdut, te ben aq amoral sa te mos kesh goje te besh moral.
Do te te zemerohet kryetari o njeri !
plotesisht dakorte.
CJA KTO IDIOTIZMA QE I JEPEN OPINIONIT SHQIPTAR PER TE LEXUAR MORE
O TEMPORA O MORES !
ME CFAR PERBALLET SOT KY VEND – E ME CFAR TALLIN “KOKEN” E VET KTA POLTIKANT MAFIOZE TE CILET PO NA TRGEOJN KTU TRA LA LA-TE PREJ ORDINERI !
KUJT PO I HA KARI PER ULI HOENES APO CI PERMBAN PRAGU ATIJ DHE TY BASHK O GRUPI I ILIR FLORIRIT PTUUUUUUUUU ZAGARE
Pasi lexova shkrimin e Ylli Mamjanit pyes:
1. A do shkojne depute tifoz te Bayrnit per te perkrahur Ulin?
2. PO tifozet do protestojne perpara gjykates?
3. A do t’i shkojne ne shtepi deputetet e partise qe i perket ULI,nen shembullin e deputeteve tane,qe perkrahen nje shkeles te ligjit?
4.Po drejtesia do presi udhezime nga politika ,e ta lirojne per munges provash,apo kalim kohe ne procedura? TE SHOHIM ?
O yll I LSI-se! Po liken a do doje ta gjykonim si Ulin?!! Apo lere cna hap Pune kot?! Shqiperia nuk behet se ka mentalitet servil Dhe selektiv! Po te Kishe b.. Thoje krahas atyre bashkiakeve edhe Ilir Meten ! Po pres ta thuash ! Derisa ta thuash mbetesh legen!
rendesi ka qe manjani reflekton mbi ceshtjen e Uli Henes, me te preferuarin e Merkelit, dhe nje nga simbolet e ndershmerise dhe bamiresise gjermane. po ja qe ndodh te fshehesh te ardhurat,dhe keshtu ndodhi dhe Ulin, qe perfundimisht e pranoi kete veprim. Por Uli na dha nje Bajern rrezellites dhe emocionant. Une them ta ndihmojme manjanin qe si jurist qe eshte te hap nje ceshtje per evazionin e trimosheve :
Ilir Meta
Petrit Vasili
Fatmir Mediu
Ti bejme nje gjykatore si duhet ketyre monstrave dhe pastaj vazhdojme me te tjeret