“E mirë e nënës nuk shpërblehet
Mjerë kush e bën të pshojë
Mos e bëni kurrë të mallëngjehet
T’ju nëmi e tu mallëkojë”
Naim Frashëri
Dje ishte 8 Marsi festa ndërkombëtare e gruas, e cila në Shqipëri është festuar vit pas viti, në mënyrë të vetëdijshme ose jo e rëndësishme është që gratë festojnë një herë në vit, sigurisht marrin edhe dhurata lule kryesisht, por ndershmërisht, kur je nënë e kupton se dhurata më e çmuar është ajo e fëmijës…
Dikur nënave tona ne vajzat u qëndisnim në një beze me dorën tonë urimin:”Gëzuaar 8 Marsin” dhe kjo ishte dhurata më e bukur e mundshme, që dilte nga zemrat tona nganjëherë e shoqëruar me një tufë të vogël lulesh të egra me aromë me shumë aromë…
Atëherë ndoshta nuk e kemi ditur sa gëzim u kemi sjellë atyre, me atë dhuratë simbolike shenjë përkujdesjeje dhe dashurie për nënën, të vetmen gjë autentike që në fakt kemi në botë.
Sot marim dhurata edhe lule, këto të fundit janë më të bukurat dhurata edhe nga bashkëshortët , por dhurata e fëmijës është përmbi të gjitha dhuratat e botës.
Kur ishin të vegjël na vizatonin edhe zëmra ku në njërën barkushe shkruanin emrin e tyre dhe në tjetrën MAMI…Të paktën për mua këto kanë qenë vitet më të lumtura të jetës sime. Kur në mëngjez mbi tavolinë gjeja këtë dhuratë nga ime bijë me vete thosha: “çfarë dua unë më shumë nga jeta”?
Gruaja, nëna e të gjithë të gjallëve meriton sot më shumë se kaq, me të drejtë kërkohet nga shoqata grash, në mbrojtje të të drejtave të tyre….
Por ndoshta unë jam pak me të drejtën; mendoj se gruaja vetë duhet të punojë shumë më shumë për të ndriçuar mjedisin përreth, për të ndriçuar fëmijët e bashkshortët e tyre, dhe për të luftuar me mish e me shpirt për feminilitetin e tyre. Është e vërtetë se bashkimi i vajzave me djemtë në të njëjtën shkollë si edhe prania e saj në institucione si edhe në forume të larta të politikës, ka pasur si qëllim zbutjen e mjedisit dhe ndriçimin përreth.
Gruaja është e ndryshme nga burri në në të gjitha aspektet, prandaj është komplementi i tij dhe të dy bashkë deri në fund të jetës mbeten të ndryshëm dhe ajo që i bashkon janë interesat e përbashkëta të familjes.
Që të pretendosh se burri dhe gruaja janë të barabartë, është si të pretendosh se vera matet me metër dhe stofi me litër…
Lëvizjet feministe kërkojnë me ngulm, që të trajtohen nga burrat njësoj, por unë besoj se s’ka gjë më fyese se trajtimi i gruas si burrë!
Sigurisht ligji i garanton asaj të drejta të barabarta me burrin dhe është në aftësinë e çdo gruaje për t’i kapur ato të drejta dhe për tu sjellë si burrë, duke luftuar kështu “dhëmbë për dhëmbë me ta”.
Brravo meritojnë këto gra, por ndoshta shumica nuk e dëshirojnë këtë gjë, përkundrazi, një profesion që sjell më pak andralla, një pozicion në administratë ku të mos përballojë egërsinë e burrave, në mënyrë që të mos detyrohen të dalin nga vetja dhe të sillet si ata…në fund fare shumica e grave besoj dëshirojnë të trajtohen si gra, duke qenë të barabarta me burrat përballë ligjit.
Nuk më duket e drejtë, që një grua të jetë e detyruar të sjellë para në shtëpi njësoj si burri, që një grua të vjedhë pasurinë e përbashkët njësoj si burri, e të përdorë të gjitha mjetet për të arritur qëllimin, për të zënë një pozicion si burri. Mjerë ajo shoqëri që ka gra të tilla..Gruaja meriton të gjithë respektin e burrave, dhe mbi të gjitha të fëmijëve të saj.
Çfarë do të donte të donte ajo më shumë se kaq?
Bravo Znj Ramohito , plotesisht dakort me mendimin tuaj !
Ky shkrim ka mendime që synojnë t’i afrohen të vërtetës më të mirë për gratë, por, sipas meje, lë jashtë, pa thënë shumë nga ç’duhet thënë. Më e mira do të ishte që gratë të mos bashkohen më vete në një krah, si gjini për t’u vënë përballë me burrat, pra përballë gjinisë tjetër. Kjo ndarje në dy kampe nuk e shuan “luftën” mes tyre, përkundrazi, dy detashmente kaq të mëdha, me numër të barabartë (afërsisht)-pra ja ku është edhe një barazi sasiore- janë faktorë, të cilët duket sikur e bëjnë të pashmangshme luftën. E nëse vihen kështu majë më majë me organizime të tilla konfliktet e vogla, për t’i zgjidhur me luftë, atëherë s’mbetet gjë për edukimin e njeriut; si mjet i vetëm është zgjedhur lufta. E kjo është një idiotësi. Mendoni sa qesharake është që gratë, që problemet shqetësuese i kanë me burrat e tyre në shtëpitë e tyre, dalin shesheve për t’u treguar atyre vendin, e pasi ua tregojnë shkojnë në shtëpi e nisin të qajnë hallet e shumta që kanë për t’i zgjidhur bashkë. Edhe festën e tetë marsit, sikurse edhe shumë festa të tjera, do duhej ta kuptonin ashtu siç është: një mashtrim i rrafinuar, që duhet ta ketë origjinën tek cinizmi i politikanëve, të cilët duan të lënë përshtypjen e babaxhanëve, që qajnë hallet e hallexhinjve, madje në mënyrë të atillë që gjoja problemin e kapin për brirësh dhe e bëjnë të mos harrohet kurrë, e me çfarë? vetëm me një datë. Ja kaq e thjeshtë është puna për ata. Pra ata janë prindërit e mirë që zbusin gjakrat, veçse po të shqyrtohet mirë del se e bëjnë me mjete ironike. Le të gjykojmë: çfarë fitimesh afatgjata kanë gratë nga kjo festë? Mos burrat bëhen përgjithnjë më të mirë për shkak të kësaj feste? Mos kjo festë ka si qëllim që problemet e grave të kujtohen njëherë në vit e të harrohen 364 ditët e tjera? Gratë, sipas meje, duhet ta përqëndrojnë luftën tek legjitimimi i të drejtave; kudo, në secilin ligj që drejtëpërdrejtë apo tërthorazi lidhet me interesat e të drejtat e tyre, të kërkojnë përmirësimin e tyre dhe zbatimin e përpiktë. Kjo nuk është e nevojshme të bëhet përmes krijimit të bashkësive të njëanshme, veçuese… E cili do ishte ai burrë që nuk do t’i gëzohej një statusi dinjitoz të bashkëshortes së vetë? E cili do ishte ai burrë që do tregohej harbut para një bashkëshorteje të realizuar denjësisht? Vetëm ligjet e drejta e zbatimi korrekt i tyre do ta ndihmojë pozitën e grave. Gjithë teoritë e tjera vetëm sa e mjegullojnë problemin, vetëm sa e shpërhapin përgjegjësinë derisa e lënë pa një përgjegjës. Megjithatë gratë le t’i gëzohen zgjedhjes ku ndjehen më mirë.
Bravo nje koment racional. Por c’po shohim sot? Nje analfabete mer pozicione qe nuk i shkojne per shtat e behet frymezim per shume te tjera, sepse grate e imitojne shume njera tjetren dhe ku po shkojme?
Mundesie jane, madje kane qene edhe ne sistemin socialist, por ato shperdorohen, jo per faj te burrave as te ligjit, por per shkak tekeqedukimit qysh te vogla…shoh gra me dy fakultete pa pune….
Keto mendime jane thjesht te vjetra dhe te gabuara. Ju zonje nuk e njihni feminizmin dhe ndryshimet qe perpiqet te sjelle ne shoqeri. Feminizmi nuk kerkon barazi ne ndarjen e puneve, por barazi ne burime dhe ne mundesi. Nese grate duan te punojne ne pune pa andralla, sic i quani, atehere ato duhet ta kene mundesine ta bejne. Por duhet te kene mundesi te bejne cdo lloj pune tjeter ath duhet te kene prap te njejtat mundesi. Nese nje profesion eshte i eger ai duhet te ndryshoje si per grate edhe per burrat. Edhe burrat vuajne nga agresioni. Nuk ka gje te keqe nese grate sjellin ne shtepi para sa burrat ne mos me shume po te munden. Eshte e ditur qe stereotipet gjinore, dallimet i kane perqafuar si burrat ashtu dhe grate…Jam e bindur qe jeni nje nene e shkelqyer…por a keni biseduar me vajzen tuaj keto ceshtje? Do isha kurioze te dija c’mendim ka ajo.
Po lika, nuk ka gje te keqe nese grate sjellin para me shume se burri ne shtepi, por artikullshkruesja hote: “nuk duhet te jete e detyruar”…sa per profesonet e egra.. ajo eshte e lidhur me modelimin e vajzes qysh e vogel ne familje…
Sidoqofte gruaja ne keto kohe moderne, duket se kerkon te vetengarkohet me pesha qe nuk i mban dot, duke c’ballancuar gjithe shoqerine.
Shqiptaret njilloj jan
si burri edhe gruja.
Shifi ne ato fotott e monizmit “ne njeren dor kazmen ne tjetren pushken”
Edhe tash shif Zhozefinen, kte burrgru gjysmagjel.
Ne fund te fundit nga atome jan te perbere qe te dy. ,do thoshte Sitven Howkings .
..dhe ne bidonin e veres duhet te fusesh garuzhden per me e shijue pijen…
Nje e vertet e thjeshte e trajtuar me saktesi.
respekte Z.Magda
Shume e avancuar per shoqerine tone. Do e gjesh ate ekuiliber apo jo, megjithate komplimente. Tvb.
“Brravo”! (As kete fjale nuk e ka shkruar pa gabime!
Nje shkrim kot, si gjithmone. Gabimet e germezimit dhe gramatikore nuk numerohen por edhe logjika dhe intelekti jane teper te vageta dhe te varfera.
Fjalia e fundit i ve kapak gjithckaje: “Çfarë do të donte të donte ajo më shumë se kaq?
A mos ndoshta na del nje “te donte” me shume aty apo me bejne syte mua?!!!
Shkrim i bukur. Te verteta te pakundershtueshme. Duhet te jesh grua te kuptosh se sa e veshtire eshte sot ne Shqiperi te punosh me dinjitet. Si mundet nje burre te trajtoje nje grua emocionalisht sikur te ishte burre vetem se eshte aty shef…Po pse eshte kjo shoqeria jone kaq e eger?-sepse nenat jane gjithe diten nen stres. Me mire keta burrat shefa te veshin fustane—
Nuk eshte se nuk jam dakord me ato qe ti thua por aty nuk shoh asgje nga ato qe thuhen ne pacavuren e Ramohitos.
Kur flasim per barazi ndermjet burrit dhe gruas nuk eshte fjala literalisht per barazine e vecorive fizike te tyre. Behet fjale per nje barazi ne statusin shoqeror. Ato femra qe jane te afta (dhe ka sa te duash) te bejne te njejten pune si meshkujt te mos diskriminohen per faktin e thjeshte se jane femra. Kaq!
Elinor pash zotin vish nje fustan e behesh fiks gru.
Shiko ti pashuku/kja; se c’kam nje parandjenje se ti me njeh personalisht dhe te ka ngelur ndonje gje peng. Te pakten te kesh aq pak karakter sa te dalesh hapur, jo keshtu si skuth i neveritshem.
te trajtohen si femra e jo te goditen sikur te jen burra!!!