Iku edhe Hyseni...

12 Mars 2014, 20:18Blog TEMA

Nga Fatmir Lamaj

 

Vdiq dhe një tjetër i burgosur politik i lënë në heshtje dhe vetminë e vet, jo familjare nga shteti dhe qeveritë e këtij vendi ku jetojmë.

Jeta është një fenomen i përkohshëm ndërsa vdekja diçka e pashmangshme. Hysen Shoshori, një qytetar i thjeshtë i këtij vendi, është një histori e veçantë. Urrejtja e tij ndaj diktaturës komuniste filloi për pronën e grabitur duke e shndërruar atë në një luftëtar të përmasave heroike, vepra e të cilit tronditi pushtetin e kohës. Për vite të tëra ai do të shpërndante trakte anembanë Tiranës duke i futur drithmën dhe organit më ogurzi që kishte  diktatura, sigurimit të shtetit. Vetë Kadri Hazbiu, ish ministër i organit përkatës do të vihesh në krye të operacionit për kapjen e këtij armikut të padukshëm dhe finok, i cili për 13 vjet rresht vendoste parrulla kundër pushtetit të Enver Hoxhës, i cili kishte sjellë “lumturinë” popullit shqiptar duke i marrë gjithçka kishte më të mirën  në tërë ekzistencën e vet, si pronën e traditat e tij. Vëllai spiunonte vëllain, gruaja- burrin, fëmija-prindërit, ky ishte njeriu i riu që kishte krijuar Partia dhe ne ato kohë të “arta” sigurimi i shtetit nuk po arrinte dot të zbulonte një armik, i cili nën hundën e tyre hidhte si pa gjë të keqe trakte kundër pushtetit popullor. Duhet bërë gjithçka që është e mundur dhe e pamundur për të kapur këtë armik mëse të rrezikshëm. Një shtet i tërë kundër një individi. Operacion i përgatitur me shumë kujdes në zyrat e sigurimit të shtetit dhe angazhimi masiv i gjithë armatës së langonjve dhe zagarëve që ai kishte në dispozicion më në fund do të jepte rezultatet e veta. Pas muajsh e vitesh të tërë përgjimesh në shi dhe breshër, natën dhe ditën të qindra e qindra oficerëve të sigurimit të shtetit dhe shumë akseseve të tjerë si spiunët vullnetarë etj, Hysen Shoshori do të “kapesh”. Urra…urra… fitore e madhe.

Armiku u zbulua, mjerë ai se ç’e pret, hetuesi intensive, tortura nga më çnjerëzoret sepse ky armik nuk ka vepruar i vetëm, mbas tij duhet të jetë një grup i madh i lidhur me agjenturat e huaja. Për tre vjet rresht Hysen Shoshorin pas torturave e mbyllin në arkivol ku dhe gjumin kllapi e bënte në krahët e vdekjes duke i thënë asaj çdo ditë e çdo mbremje “mirëmengjes”e “mirëmbrëma”dhe shpesh herë i luteshe në mënyrën më të sinqertë ta merrte me vehte…. Vdekja kishte aleancën e vet të ndyrë me shërbëtoret besnik të saj, ndaj ajo s’ia dëgjoi atëherë kurrë lutjet e tij. Pas tre vjetësh hetuesie, Hysen Shoshori doli në gjyq ku midis shumë dëshmitarëve të sajuar dhe ishte  një doktor, i cili më vonë do të bëhej “zëdhënës” i atyre idelave për të cilat kishte luftuar Hyseni dhe shokët e tij. Ai ulërinte në delirin e egërsisë kafshërore, të varet, të varet, të varet armiku. Ky doktor ishte Sali Berisha! Ai duke zbatuar fanatikisht dhjetë cilësitë e komunistit, s’mund t’ia falte armikut të klasës fajin e rëndë që kishte bërë… ndërsa partia e tij u tregua “zemërmadhe” duke e dënuar Hysenin me vite të gjata burgu.

Hysenin e kam njohur në Spaç në vitet ’80-të dhe ruaj për të përshtypjet më të mira, si njeri i mirë dhe i panjohur. Gjithashtu, i paekspozuar në vese negative që prodhonte ai ambjent ku përveç heronjve të sëmirës ishim edhe monstrat e së keqes. Ai dhe atje jetonte nën koracen

hermetike të vetizolimit të detyruar, ai ishte nga të vetmit të burgosur që jetonte me vetveten e tij. Në fillimet e proceseve demokratike kur doktor Berisha do të dilte si “udheheqës legjendar” i proceseve demokratike dhe antikomuniste, Ceni i befasuar dhe i zhgënjyer do të denonconte aktin e shëmtuar dhe imoral si dëshmitar në gjyqin e tij. Ishte koha kur

dhe entuziazmi e mundi arsyen dhe shumëkush nuk e merrte për bazë këtë fakt tronditës. Ceni këmbëngulte e këmbëngulte vazhdimisht se “bisha që të kafshon, nuk harrohet kurrë”. Kur kjo bishë na kafshoi të gjithëve, ne, të burgosurit politik, pronarët e persekutuarit e këtij vendi, më vonë e kuptuam se Sali Berisha ishte trekëndëshi ramizian ku e djathta shqiptare vari vetvehten, ku akoma edhe sot erërat e kohës, tundin kufomën e saj tek ai trekembesh. Ne ecëm me symbyllje të plotë drejt humnerës së dështimit të joshur nga zërat e sirenave komuniste të orkestruara djallëzisht nga kryekomunisti Berisha sipas porosive ramiziane.

Ne harruam se është më mirë t’i besosh djallit sesa një komunisti dhe harresën tonë e paguam shtrenjtë, shumë shtrenjtë. Harresa do të mbetet gjithmonë shtrati i ngrohtë ku e keqja bie shtatzënë duke ricikluar vetvehten në formën e saj më të shëmtuar. Që nga ’91-i e deri më sot, kanë vdekur me mijëra Hysenë në varfëri e uri, të përbuzur e të harruar nga shoqëria të cilës ata i dhanë aq shumë duke luftuar parreshtur për kauzën e lirisë dhe të demokracisë, duke ndërtuar në kushte më çnjerëzore me mijëra vepra sai fabrika e uzina, hapje kanalesh e tharje kenetash, rrugë e toka të reja, ndërtime banesash dhe sot kalojnë ditët e tyre nën rehati xhelatët e djeshëm ndërsa ish të burgosuri ndertesat e tyre duhet t’i paguajnë me vlerë të plotë.

Hysen! Ike nga kjo botë duke marrë me vete dëshpërimin dhe zhgënjimin për ëndrrën tënde dhe për endrrën tonë për një Shqipëri më të mirë, për një jetë dinjitoze në këtë vend ku ti dhe ne të gjithë e deshëm kaq shumë. Ky vend është qeverisur deri më sot nga pinjolle komunistë dhe“parajsën demokratike” e kanë krijuar vetëm për vetvehten e tyre duke rrëmbyer pronat e pasuritë tona e të këtij vendi. Ndaj atë botë bëjua të ditur shokëve e miqve tanë se në Shqipëri të burgosurit politik kanë mbetur sërish të burgosur, pronarët e vërteta pa pronë si dhe të persekutuarit sërish të persekutuar. U thuaj atyre, se sërish Ilir Mustafaraj, ish zv/ministër i sigurimit të shtetit që drejtonte shtypjen e masakrimin në revoltën e Qaf Bari e më vonë është prap zv/ministër i punëve të brëndshme si dhe shumë e shumë të tjerë. U thuhej që prokurorët e Enver Hoxhës që na kanë dënuar dje me akuza fallco janë bërë prapë ministra e deputetë si Spartak Braho e Nasip Naço etj. U thuhej që reforma në drejtësi pritet ta bëjë nipi i Enver Hoxhës, Luan Omari, hartuesi i Kushtetutës famëkeqe të ’76-ës, sepse djali i Kurt Kolës, i një ish të burgosur politik, një jurist i shkëlqyer është i papranueshëm për ta drejtuar atë reformë si dhe Benard Çaushi, biri i prindërve ish të burgosur politik, një oficer i shkëlqyer nuk mund të punojë më në polici se vendin e tij e ka zënë Ilir Mustafaraj së bashku me të tjerë.

U thuaj o Cen, se qeveria e re i njohu borxhet që kishte lënë pas Berisha,ndërsa këstet tona të prapambetura nuk i njohu të dhënë nga ligji gjysmak dhe djallëzor i tij, i cili duhej shlyer si i tillë. U thuaj o Cen, se qeveria e re na ka listuar në shtresat sociale bashkë me romët dhe antikapatët si dhe shtresat e tjera në nevojë nën kujdesin e një ministri djalosh, Erion Velisë, i cili përveç premtimeve është i pafuqishëm për të bërë gjëra konkrete në ndihmë të kësaj shtrese. U thuaj Cen, se monumenti që simbolizon vuajtjet dhe dhimbjet tona nga koha e diktaturës qëndron i qetë në demonizimin e vet duke reflektuar shpërfytyrimin tërësor

të qënies njerëzore, dhe qeveria aktuale s’mund të nxjerrë dot një vendim për ta zëvëndësuar, sepse këtë vit është duke u marre me 70 vjetorin e mënxyrës kombëtare, për glorifikimin e heronjve pa heroizma, atyre që vranë e masakruan shqiptarët.

Eh…sa gjëra ke për t’i thënë o Cen bashkëvuajtësve tanë, por besoj se do të kesh kohën e mjaftueshme për rrëfimin tënd rrënqethës duke mos u ndërprerë më nga ulërimat bishërore të Berishës, të varet, të varet, të varet armiku!…

U preftë në paqe, shpirti yt fisnik!..

12 komente në “Iku edhe Hyseni…”

  1. Ladi says:

    E gjej nje shkrim shume te ndjere dhe te vertete. Shpreh gjithe konsideraten time.

  2. tourkofagos says:

    Pederasti turkoshak Enver,eshte pergjegjesi kryesor per shkaterrimin e kombit shqiptar…….
    sikur mos te mjaftonte me kaq,nje tjeter turkoshqipfoles Sali B,shkerdheu edhe per 20vjt shqipetaret,madje ne ditet e tij lulezuan edhe 1300 xhamija me ”defter qitap”[license],duke e katandisur Shqiperine ne nje ”vatan” jihadistesh mjekerroshe……….

  3. feniks says:

    @Fatmir Lamaj!
    Ne shpirtin tend te mbushur me URREJTJE DHE HEL nuk ka asgje njerezore!!1
    Kerkon te ndreqesh nje te “KEQE” duke bere shume te “KEQIA”!!!
    Ku ke qene ne 8 vjetet e sundimit te Sali Berishes ku ti dhe shoket e tu i keni dhene jo vetem votat,por edhe GUXIMIN,qe ai monster i UDB-se te SUNDONTE ME KRIME!!!
    Mos u merr me me kohen e Enverit,se nuk presim te na thuash ndonje gje te re,por merru me KOHEN TENDE KAPITALISTE ku lideri yt Berisha ju la ne MJERIM ,aq sa ju detyroi t’i vinit FLAKEN VETES!!!
    Mire Enverin e kishit ARMIK,pra mos kerkoni gje tjeter nga ai,po NGA KETO 24 VJETET TUAJ PSE NUK KENI MARRE ASGJE???
    Jeni nje SHTRESE AMORFE,qe ,ndonese tentoni te na mbushni mendjen se keni luftuar per DEMOKRACI,ne fakt keni bere e po beni te kunderten!!!
    Cfare veprash keni bere keto 24 vjet per demokracine,pervec LUFTES KUNDER FANTAZMES SE KOMUNIZMIT,kur nderkohe KAPITALIZMI I JUAJ PO JU GERRYENTE KOCKAT deri sa ju coi ne varr???
    Akuzoni sot PS-ne,se jeni QORRA DHE MOSMIRENJOHES,se PS-ja po ben e do beje ate,qe nuk ua beri LIDERI I JUAJ ANTISHQIPTAR Sali Berisha!!!

    HIQENI HELMIN NE SHPIRTIN TUAJ dhe lerini denglat sikur jeni shtresa me e DITUR e kombit!!!
    ULNI KOKEN DHE BEHUNI PJESE E POPULLIT PER DEMOKRACI TE VERTETE!!!
    Nuk ju ndahet shpirti nga Berisha,ndaj kurre nuk keni per te ndryshuar!!!
    BIJTE E KOMUNISTEVE TE DJESHEM JANE 1000 HERE ME NJEREZORE SE KETA DEMOKRATET E BERISHES DHE JU TE MARRE SE BASHKU!!!

    1. shqiptari says:

      O feniks,o mbetje e perdale e produktit te divaneve te zyrave te diktatures komuniste,po ku ke ti moral te flasesh per moralin e martireve te kombit,atyre qe dhane gjthcka per nje Shqiperi te lire e demokratike.
      Te komentosh eshte kulture e dije,por dhe profesjon,por te zhgaravitesh per te hymnizuar te shkuaren sa korruptive aq dhe kriminale deri me sot,nuk eshte me padije,por ligesi e bashkeudhetare me djallin.
      Mor guxo te barazosh Berishen me Martiret e kombit,ai ka qene dhe do te mbetet mashe ne duar e gjakosura te vazhdimesise sa korruptive aq dhe kriminale te mostrave te diktatures komuniste dhe pjellave te saj,qe vazhdojne e krekosen si gjeli siper plehut te tyre,duke derdhur lot krokodili per te mashtruar,grabitur e shqyer prene rradhes,por gabojne.
      Shteti i se Drejtes po troket ne deren Shqiperi po mostrat si ju dhe Berisha-Basha-apo Rama e Meta me shoke nuk doni ta besoni se do te keni nje fund te turpshem te shpejte dhe pa kthim,sikurse i Milloshevicit,Sadamit e Gadafit me shoke.

  4. KUJTESE says:

    z Lamaj, shqiptareve ju kane shurdhuar veshet qe te degjojne klithmat tuaja e te bashkevuajtesve tuaj te leshuara ne birucat e errta apo tunelet e errta te galerive te minierave e vazhdimin e tyre edhe gjate 23 viteve te fundit ne demokracine alla shqiptare neokomuniste.
    Madje do ishte me mire qe te thuhej se shqiptaret nuk i kane pasur kurre ata veshe por edhe nese i kane pasur, gjithnje i kane pasur te zene nga oshtimae brohoritjeve per diktatorin e radhes.
    Ne te tilla kushte shoqata juaj qe po rrallohet cdo dite nje leter te tille i duhet derguar kancelarive perendimore , Presidentit Amerikan,Kryetarit te Senatit e Kongresit, Kancelares Gjermane e Kryeministrit Aglez.
    Te jeni te bindur i nderuar z Lame se nje leter e tille qe pershkruan dhimbje te pafundme qe vetem ju mund ti rendisni nuk do kalojne pa vemendje ne dyert e kancelarive perendimore.
    Nuk mendoj se nekomunistet vullnetarisht do heqin dore nga pronat dhe gjaku juaj qe e thithin e grabisin per me shume se nje gjysme shekulli.

  5. alban says:

    Ti turkfagos shqiptare je??

  6. se cfare te keqiash te tjera duhet te beje derri i vicidollit qe te sikterriset nga kjo dynja vetem disa shqiptare servile dhe dallkauke mund ta shpjegojne!!!

  7. Vlora says:

    spiuni i peshtire i burgjeve te diktatures,i shperblyer nga Salzi Berisha me privatizimin e ndermarjes se ushqimit social Vlore,per torturimin qe i bente opozites…pyesni ne Vl dhe Sr ku ka qene shef krimesh cfare plehre eshte Fatzi Lamaj…tani doli rilindas,ptuuu plehra

  8. Tomorri says:

    Kerkohet nje regjisor i talentuar të bëjmë një film të denjë për OSCAR! Skenari pothuaj gati!
    Një personazh dhe qindra sigurimsa qe e ndjekin per 13 vjet dhe nuk e kapin dot! Pastaj Ministri vet!… Kapja, Akt grotesk i kohes! Pastaj keqtrajtimi, arkivoli…Gjyqi ku Doktori kelthet të varet!…
    Pastaj burgu! Ajo qe dihet, doktorin sigurimi e vesh me pardesy të bardhe dhe e ben drejtues të partisë opozitare…ai takon dhe ish të burgosur politike! Tronditja psiqike e prsonazhit! Tmerri i ti kur sheh “doktorin” denoncimi! Mbrojtja qe i ben sigurimi doktorit per të mos u kthyer pas! Lufta e të denuarit, poshterimet e reja…diskreditimi i doktorit…vdekja pa fitore e të denuarit!…por dhe rrezimi i madh i doktorit! Duhet Regjisor! Të kontaktojë me gazeten “Telegraf” për skenaristin! Gjithshka e mundshme! Duhet konkurim regjisoresh neTelegraf”.

  9. harry says:

    Megjithate,ai ishte fillikat ndaj unitetit te popullit me Enverin.Ju nuk mund te beni nje njeri te zgjuar dhe nje popull te tere budalla.Shterngoni vidhat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール リアル

    パイパー ドール お気に入りとして保存しました、私はあなたのウェブサイトが好きです!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje