Besnik Shamblli

Krimi i organizuar ne Shqiperi eshte zhvilluar dhe shtrire ne te gjitha fushat e veprimtarite e perditeshme,i shoqeruar me korupsion dhe informalitet mbytes. Konstatohet se ka kapur,adminstraten shetetrore,veprimtarine ne fushen e financave,tatimeve e doganave,ne fushen e prokurimeve publike e koncesoneve te pasurive publike,ne sektorin e sherbimeve deri ne veprimtarite jetike si shendetsia e arsimi.Duke vene ne dyshim funksionin e shtetit ligjor.Pasojat jane shkateruese jo vetem aktuale por edhe per te ardhmen e vendit.Asnje te mos dyshoje se Europa dhe miqte tane nuk e njohin kete gjendje.Prandaj kushti kryesor per te hyre ne Europe eshte lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Jane degraduar,e vjedhur pasurite e vendit,pyjet,rezervat ujore, minerare, infrastruktura, peshkimi, fauna, trashegimia etj. Nuk ka asnje shtet apo qytetare ne Europe,qe ne kete mase, nuk paguan energjine elektrike,qe demton sistematikisht pyjet dhe ambjentit,qe ne pergjithesi nuk prêt faturen fiskale,informalitet i pergjithshem .Nuk mund te gjesh asnje vend ku te pervetesohen nepermjet mashtrimit cilesor e sasiorte puthuajse te gjithe produkteve ushqimore,te karburanteve,ne asnje vend qytetaret nuk jane te detyruar te paguajne nen dore per sherbimet qe marin,askund nuk mund te blihen provimet e diplomat ne arsim si tek ne. Askund nuk shkelen regullat e higjenes,urbanistikes te bashkejeteses.Ne asnje vend te Evropes, nuk mund te gjesh fenomene si ai i gjakmarjes dhe shume fenomenete tjera.Shkelja e ligjit dhe regullave dhe mosndeshkimi kane fituar qyetarine,jo vetem duke u nxire jeten e shqiptareve,por jane bere pengese per zhillimin e vendit dhe bashkimit te tij me komunitetin deri ne justifikimin apo mbrojtjen e tyre hapur nga politikanet.
Per lehtesi kuptimi, krimin e organizuar dhe pasajot e tij, mund ta ndajme ne dy nivele te jetes se perditeshme ne Shqiperi.
1.Niveli i larte atje ku organizimi i krimit eshte “cilesor” llojet e krimeve jane te sofistikuar dhe shume te veshtire per tu zbuluar si; prokurimet publike,koncesionet monopolet,krimet ne financa e ne banka,ne hipoteka,dogana,sektori imobiliar,ne arsimin e larte dhe fusha te veprimtarive e sherbimeve ndaj qyetarev.Fitimet prej tyre jane shume te larta dhe veprohet me insistim per rifutjen e ketyre kapitaleve ne xhirot e biznesit te “paster”,investimin dhe shumfishimin e kapitaleve qe deri ne sekuestrim jane kriminale.Niveli i jeteses keqesohet,borxhi shtohet,ekonomia po degradohet,lirite e qytetareve cenohen.Keto shpegojne ashpersimin e reagimit te organizatave kriminale ndaj rendit e per te cilin ka mbaruar muaji i mjaltit.
2.Niveli i ulet qe zhillohet ne teritor e baze,te gjithe vendit,qe nga komuna me e humbur deri ne kryeqyte.Pervec krimeve,vjedhet e vogla demtimet,kercenimet,hakmarja ,veprimet kriminale ne pamje te zakoneshme jane te vogle dhe shoqerohen me shkeljen sitematike te ligjeve e regullave qe normojne jeten e perditeshme, qe shkelin te drejtat dhe lirite e shtetasve.Ketyre veprimeve normalisht mundohen ti veshin petkun e korupsionit te pashmangshem.Keto veprime kriminale jane kaq te shumta dhe te shpeshta sa demet ndaj vendit dhe pasurise jane te pallogariteshme.Pervec demit ato po ndikojne ne vazhdimesi per prishjen e karakterit te shqiptarit dhe peraqitjes se tij ne bote.Genjeshtra dhe xhvatja e paligjeshme ka fituar qytetarine,ashtu si korrupsioni dhe pandeshkushmeria.
Ne nje shtet te se drejtes e demokracise,keto krime dhe subjekte krimi duhet te ndiqen,zbulohe,dokumetohen dhe denohen kryesisht nga strukturat e policies se shtetit,Shish,prokurori dhe Gjykate.Gjithashtu per kete qellim nga taksapaguesit mbahen dhe mbi 1000 rogetare ne struktura policore auditi dhe revizioni te fushes
tatime,dogana,ambjent,ndertim,financa,hidrokarbure,laboratore e egjensi kontrolli, etj.Keto harxhime jane te kote.Ky personel jo vetem nuk kryen detyren por eshte bere pale me shkelesit e ligjit ne cdo fushe duke u siguruar atyre imunitet e ndare fitimet e dala nga krimi apo korrupsioni.
Po te llogarisim numurin e krimeve qe perkasin kategorise se krimeve te organizuar [Nga konventa e OKB per krimin e organizuar,Paleremo 2000]ne numurin total te krimeve qe ndodhin ne vendin tone mesatarisht ato zene pothuajse 50% te totalit. Pra rreth 2000 efektiva policore duhet te punojne ne kete drejtim.Po rezultati pothuajse asgje.Ketu pergjegjesi mbajne edhe prokuroret e gjyqtaretProfesionistet te vertete te luftes kunder krimit e dine mire se nuk ka prokuror ne bote qe te mare nje meterjal vertetues te sakte per nje krim qe ka ndodhur e te mos e coje e denoje ne gjykate,sado i pandergjegjshem apo i koruptuar qe te jete.Pra sic del rreth 3000 efektive dhe rogetare nuk justifikojne pagen per te mos thene me keq.Ketu eshte dhe rezerva e madhe per nje riorganizim te strukturave antikrim per ritjen e cilesise se punes dhe trajtimit te tyre.
Eshte jetike nje refome te, pas pastrimit te menjehershem te ketyre strukturave nga te paaftet dhe te inkriminuarit qe per dekada nuk kane dhene asnje produkt apo te premtojne perspektive qe mundet te ndryshoje gjendja.
Shqiperia,ne 100 vjet ekzistence te shtetit,ka krijuar nje experience te mjaftueshme per nje riorganizim efikas te strukturave kunder krimit te organizuar.
Nisur nga numuri i popullsise,teritori,mardhenieve fetare e ne komunitet,teperamenti,njohjet reciproke personale ne fshat e
zona, qytete,kurioziteti I shqiptarit,temperamenti etj,ne Shqiperi eshte me e lehte te organizosh punen antikrim,se ne shtete te tjera ,pa shkelur te drejtat dhe lirite themelore te qytetareve.
Shume specialis, te cilet aktualisht jane shmangur,tek ne kane treguar dhe jane ne gjandje te realizojne dhe vene ne zbatim keto projekte,te nqs nuk mungon deshira e politikes qe per kete problem flet per 24 ore cdo dite.
Reforma e strukturave policore te luftes kunder krimit te organizuar,ne Shqiperi mund te realizohet me jo me shume se nga nje efektiv prej 1700 vetave prej te cileve 9oo per zonat rurale dhe bazen dhe 4oo ne qyete 400 ne drejtim dhe strukturat specifike teknike kryesisht financiare e specialiste fushash cilesore per hetime financiare, pasurore, etj.Fondet per mbajtjen e tyre do te jene shume here me te ulta se ato qe harxhohen aktalisht per vegjetimin e efektivit actual,parazitare e te korruptuara. Profesinistet,njohesit e fushes, e dine mire dhe kane projekte konkrete qe mund te realizohen paralel me riorganizimin e pushtetit vendor.
Struktura e re mund te veproje ne kuadrin e policise se shtetit shqiptare, porajo te kontrollohet e jep llogari direkte edhe para kryeministrit apo nje personi te autorizuar prej tij, si edhe ne gjitha nivelet ne drejtim deri ne komune,periodikisht dhe te fiksuar ne ligj e akte nenligjore.
Reforma do perfundoje me riorganizimin e pushtetit vendor me te cilen do te bashkepunohet ngushte nen kontrollin e prefekteve respektive.Kjo do te shoqerohet me saktesimin e adresave dhe vendbanimeve te cdo shtetasi apo te ardhuri.Jemi i vetmi vend ne Europeku shteti nuk di ku I banojnedhe jetojne qyetaret e tij,pa ose me adresa te pasakte.Vendbanimi eshte elementi baze ne perpilimin e cdo akti zyrtar nga administrate e policia ,per probleme qe lidhen me zbatimin minimal te ligjes e regullave te bashkejeteses
Niveli me i larte dhe krimet financiare e te veshtire do te ndiqen nga grupe elit;financieresh,teknicienesh e specialistesh policie ne qyete e qender,grupe te cilat do te pergjigjen edhe per bashkerendim me prokurorite gjate peridhues se hetimit e gjykimit dhe ndjekjen e subjekteve kriminale deri ne denimin e sekuastrimin e pasurise qe rjedh nga krimi.Si rjedhoje e politikave te shtrembra ne emerime dhe katapultimet e qellimshme politike.Nuk mund te gjesh asnje te punesuar ne drejtim te strukturave aktuale te Policise kriminale,Shishit,apo nga radhet e kshilltareve e ndihmesave te presidentit kryeministrit apo kuvendit,te cilet mbulojne keto fusha e qe mund te drejtoje,kontrolloje apo te japin ndihme per hetime te mbyllura per pasurite imobiliare te dyshimta,veprimeve dhe gjendjes bankare te dyshuarve,sqarimi teknik i te dhenave ekonomiko financiare,mbrojtjen e tenderave publik e prokurimin e sherbimeve,riciklimin e pasurive qe rjedhin nga nje veprimtari kriminale, veprime,ndermarje e sherbime publike te dyshimta legale,verifikimet e pozicioneve fiskale e shoqerite financiare e prodhuese te dyshimta,kontrollet kontabel,shkeljet e normave bankare e trensfertave te dyshimta,veprimtarine antitrust,pergjegjesine e personave pergjegjes publike etj.Ne kete kushte,lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit mbetet vetem nje deshire.Per te mos folur per shfrytezimin rjetit inteligjent te domozdoshem me njohuri te larta teknike qe duhet te aktivizohet per ndihme..Kjo ka qene dhe do te jete bariera kryesore per zbulimin dokumetimin e goditjen e krimit te organizuar dhe korrupsionit.Produk koshient i pushtetit politike e gjyqesor ne te shkuaren dhe po nuk ndryshoi edhe ne te ardhmen.Shume pjestare ne ekipet drejtuese politikberese,gjyqesorit etj.me te ardhurat e ligjeshme nuk mund te justifikojne vetem vleren e automobilat ne perdorim private e jo me llogarite bankare te hapura e vilat personale ndertuara e deklaruara gjate kohes kur kane kryer detyra publike.
Per cdo krim,shkelje apo demtim prone qe ndodh ne zona te caktuara,pergjegjesi eshte individuale per evidentim, zbulim e denimin e personit pergjegjes .
Me strukturen e re,kontrolli dhe ruajtja e teritorit arin deri ne ate shkalle sa askush nuk mund te mbjelle me asnje renje kanabisi,te mospaguaj energjine,te mos prese kuponin tatimor,te ndertoje pa leje,te tentoje te hakmeret,demtoje;prese pyjet,peshkimin,faunen,token,te hedhe nbeturinat etj,pa u ndeshkuar bazuar ne akte ligjore e n.ligjore ne fuqi.
Mund te organizosh super FBI ose Xhandermari, ne nielin qendror,struktura te cilat nuk i pershtaten plotesisht organizimit shteteror,jetesor e madhesise te shtetit tone.Ne Shqiperi po nuk llogarite specifikat e vecanta te vendit apo nuk pate ne dore kontrollin e teritorit kunder krimit, e gjithe deshira e mire kthehet ne utopi.Rezultatet do te jene minimale.
Kjo strukture,pervec te tjerave, do te jete ne gjendje qe ne nje kohe rekord do te informoje realisht dhe jashte cdo ndikimi politik,drejtuesit kryesor te shtetit apo dikastereve per cdo problem me interes strategjik ne shkalle vendi per nje qeverisje te mire,qe nga komuna deri ne shkalle vendi. Keshtu eleminohet nje vakum i krijuar nga ligji dhe veprimtaria e Shish-it.Informacion ky i domozdoshem per drejtimin e funksionimit te nje shtetit modern demokratik.
Ashtu sit e gjitha strukturat ne bote forcen dhe rentabilitetin kryesisht e jep themeli ku ngrihet struktura,e cila pervec zbulimit e denimit te krimit do ta parandaloje ate.Kjo arihet nepermjet punes inteligjente,aktivizimin ne baze te policise gjyqsore dhe shume detaje te tjera te parashikuara e qe nuk duam te rendojme shkrimin.
Per te mos u zgjatur me detaje qe jane te shumta dhe te thjeshta,pjestaret qe do meren te punojne ne keto struktura ti nenshtrohen nje procesi te percaktuar te sakte zgjedhje, rekrutimi,testimi rigoroz dhe specializimi tremujor.Ata jane aktualisht pa pune ne Shqiperi apo punojne ne Evrope.
Ne drejtimin elit nuk duhen me shume se 10 specialiste qe kane studjuar e aritur rezultate te larta ne ekonomi,shkenca sociali,te natyres,elktronike etj ne Universitetet cilesore ne bote,e qe do te analizohen vleresohen e miratohen nga nje grup shume i vogel profesoresh shqiptare te fushave,akonomi,drejtesi,e shkenca te aplikuara etj.Keta elemente te perzgjedhu, per nje kohe te shkurter,do te jene ne gjendje dhe duhet te marin drejtimin kryesor te structures.
Niveli dyte idrejtimit,mund te plotesohet me jo me shume se 5o specialist te mirefillte sidomos ne fushen e financave dhe ekonomise,drejtesise si edhe specailiste te fushave te veprimtarise te cdo dikaster, fillimish te ndihmohen nga nje specialist te vertete policie.
Nuk mund te realizohet rilindja e policies,sic po veprohet, nga specialist me formim baze fillestar e modest ne Akademine e Saukut.Eshte me mire te menjanohen nga drejtimi i veprimeve reformuse,sepse nuk kane formimin e duhur teknik e rezultate konkrete ne lufte kunder krimit te organizuar ,sado vjetersi sherbimi te kene.Ata kane mangesi formimin baze policor dhe juridik dhe mbajne pergjegjesi 30 vjecare per rezultatet e dobta te policise shqiptare.Keshtu u heqim mundesine per te penguar pa dashje refomimin modern te policise.Drejtuesit e mesem do te zgjidhen nga redhet e studenteve te mire qe te kene studjuar ne shkolla te nivelit; Universitetit shteteror Tirane,” Nju jorkut”, “Zonja e kshillit te mire” etj.
Efektivat qe do te punojne ne bazes gjenden me bollek,nga radhet e papunet me arsim rendom te larte,ekonomista,jurist,kompjuterista etj.te me deshire e qe kane mundesi te kryejne detyren pas nje specializimi intesiv e testimi 3 mujor.
Objekti kryesor te kesaj strukture do te jete,lufta kunder elementeve qe shkelin ligjet dhe akteve nenligjore .
Do te kontrolloje me reptesi elementi kriminal me te rrezikshem qe jeton aty duke garantuar qetesine jeten dhe lirine e qytetareve.Ata mund te njohin,evidentojne e kontrollojne sitematikisht edhe ndonje element te nundshem kriminal kundershtar te lidhur me tendenca kriminale ndaj aleateve tane strategjik.Cdo grup do te kete nje inventar te hollesishem te gjithe elementeve qe i sherbejne organizimit te punes zbulimi dhe parandalimit te krimit te organizuar dhe korrupsionit ne zonen per te cilen pergjigjet.
Specialistet e huaj qe kane punuar e punojne ne ndihme te policise shqiptare nuk jane ne gjendje te ideojne dhe zbatojne projekte te kesaj natyre per Shqiperine.Kjo eshte vertetuar me punen e tyre 20 vjecare ne ndihme te policise shqiptare.Ata nuk kane aritur dot me punen e tyre per nje kohe te gjate,reformimin e policise,ne nje vendi te vogel ne madhesine e popullsine e nje lagjeje te Parisit,Romes,Berlinit apo Roterdamit.Megjithe financimin e koston e larte per mbajtjen e tyre dhena nga vendet respektive.Ata kane rene ne pozitat e policise vendase te ndikuar edhe nga sjelljet ballkanike te drejtuesve vendas.Nje pjese e tyre mund te sherbeje shume mire per recenzimin direkt nepermjet debatit me ideuesit e projektuesit vendas,si edhe per ligjor ligjor dhe mbeshtetes te reformes.,si edhe bashkerendimin e saj me homologet e nderkombetare.
Bashkimi Evropian,njohes shume i mire i situates kriminale ne Shqiperi dhe kapacitetet antikrim te policies aktuale.Kushtin kryesor te pranimit te vendittone ne Europe, kane luften kunder krimit te organizuar dhe korupsionit. Veprimi i vetem per kohen qe ka mbetur,per ekzekutivin, eshte fillimi i miratimit dhe zbatimi i projekteve ne kete fushe deri ne qershor. Ky veprim garanton europjanet dhe aleatet se po punohet e do te punohet realisht konkretisht .
Atyre duhet tu nenvizohet se ky ristrukturim do te sherbeje edhe per zbulimin e parandalimin ne kohe te cdo veprim te mundshem kriminal qe mund te ndermeret nga organizatat dhe elementet kriminal qe banojne ne vendin tone,ndaj vendeve mike apo infrastrukturave e qytetareve te tyre ne Shqiperi apo kudo qofshin.
Veprimtaria ne formen e krimit te organizuar eshte special ne krahasim me krimet e tjera,per kete edhe veprimtaria kundervenese inteligjente nga organet perkatese duhet te jete e tille.Materjalet te hapura njohes ne kete fushe ka por jo sa fushat e tjera te jetes,me te pakta dhe specifike per cdo vend dhe popull dhe stad zhvillimi..
.Keshtu te japesh mendime,perkete fushe dhe te ndermaresh veprime ye tepruara,kur te mungon eksperienca dhe specializimi, eshte nxitim per te mos thene groteske.E them kete per disa pseudonjohes te fushes politikane,oficera ose disa drejtues te OJF me emra bombastike ne fushat e krimit,qe te mos shfrytezojne mundesine dhe kurajon e tyre per te dale ne media,duke ngateruar pune per keq politikes dhe vendit e per te jutifikuar ndonje subvensionim modes.Ketyre politikaneve,pseudospecialisteve etj dua tu kujtoj thenien e piktorit te mbretit te Anglise ndaj kepucarit te mbretit kur ky i fundit po e sugjeronte per kompozimin e portretit te sovranit;’Kepucar qendro tek kepucet’
Keto jane disa te dhena apo detaje nga nje projekt qe mund te zbatohet per ti sherbyer reformimit te strukturave te policies,Shish-it etj. ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar dhe korupsionit ne Shqiperi,projekt i cili mund te orfrohet e ti behte oponence nga disa specialist te vertete antikrim te huaj dhe vendas.
Kolonel ne Rezerve
Specialist kunder krimit te organizuar
Megjithese pak konfuz, dhe pa nje mendim te mirefillte teorik mbi krimin e organizuar, materiali eshte i pranueshem dhe merr vlere, pasi zoti Shamblli eshte nje specialist me nje eksperience te gjate ne keto fusha.
Deri tani mendimi i specialisteve eshte lene menjane. Ky eshte edhe nje nga demet me te medha qe i shkaktohet administrates publike dhe te gjithe sektoreve te tjere te specializuar duke perfshire ketu edhe Policine.
Shkrime dhe prononcime te tilla duhet te kete me shume.
Po mor po!
Dashke me na kthy n komunizem ti,kur shteti zbulonte cdo krim. Dhe njerzit ishin fakira
Ne shyqyr qe jem ne demokraci, ku krimi esht burimi kryesor i pasurimit.
Posht komunizmi
Rroft demokracija
Rroft e u shtoft krimi!!
Po nuk u pastrua qeveria,gjukatat,prokuroria,kuvendi nga te korruptuarit apo pjestare te ketyre veprimeve te cilet kane dale diten ne diell dhe mburen per keto bema,Shqiperia me zi do te shkoje.Le te rine me njane te gezojne parate qe kane vjedhur dhe te lene rehat njerzit normale.Kam frike se mos edhe keta te rinjte po ndjekin te njejten rruge.