Presidenti brohoret mbi gërmadhën e pasigurisë kombëtare

12 Mars 2014, 20:53Blog TEMA

Nga Myslim Pasha

 

Presidenti i Republikës na kumton se ne ende nuk e kemi një dokument të Sigurisë Kombëtare. Shqiptarët kudo që janë, çaplejnë sytë, se çafrë shpëtimi do t’u sjellë ky dokument i mgjishëm.

“Komandanti i Përgjithshëm” e fsheh ndër fraza mjegullore aq të përpërjashtme e aq formale sa të vjen ndot! Do të thuhet se çfarë është bërë ?…” “Kush do të jetë ky process? ( që s’dihet se ku pluskon në skedarë të harruar që s’dihet se ku rrjedhin dhe nuk mblidhen idetë. Flitet për “ proces”, dhe “metodologji” flitet për “aktorë “ dhe “faktorë” që të na çudisë për atë që është në fundin e sharkut të zi, e të grisur të “sigurisë kombëtare”

Pastaj na del se do t’u rishikuaka “ strategjia e mbrojtjes”

Ata në tavolinën eliptike të Sigurisë “magjike” heshtin. Dhe heshtja rrëfen gjithçka.

Në sytë dhe fjalët e Presidentit shohim figurën e Berishës së “ butë” dhe mjegullën mëngjezore të mashtrimit nëpërmjet fjalëve të përgjithshme dhe të gënjeshtërta për Sigurinë, në krahun opozitar shohim një Kryetar partije që në historinë e rrugës së karjerës së tij politike dhe pushtatare ka një firmë që do të jetë akuzë e përjeteshme: firmë për Paktin Detar me Greqinë të cilit vetëm sa i ka shtuar edhe më shumë buzëqeshjen. Dhe ky njeri i skuadrës të Sigurisë Kombëtare, flet tani “ për pasigurinë…” kur vështronte nga sipër se si binin plumbat në Bulevardin e “Horrave”…

Politika e sotme nuk i ka në dorë dhe nuk i merr dot në dorë fijet e Sigurisë kombëtare. Në këtë vend nuk ka siguri. Vini re heshtjen e paheshtur e Kryeministrit i cili e di se mbi cilat gërmadha qendron.

Duket sheshit mungesa e “risive” të kësaj: Rilindjes. Europa thotë : “Bëni detyrat e shtëpisë!”- dhe bën sikur nuk e sheh tritolin apo Lazaratin a kalimin e kufijëve në netë të drogës, kalimin e detit në netë gomonesh, shkatërrimin urban, Hipotekën e vjedhjes së madhe të pronave, kapjen e Drejtësisë mungesën e punësimit, kapjen oligarkike.

Klima politike nuk e garanton  Siguri Kombëtare.

Ky Dokument nuk ka punë me “politikat konfliktuale të partive dhe pushtetit që ato kërkojnë” se kjo Kushtetutë dhe Bibël e Sigurisë  është mbi Politikën dhe është një epërpolitikë kombëtare.

“Çdo epokë ëndërron tjetrën” tha dikur një dijetar,  ndërkaq Politika e sotme nuk ka ç’të thotë dot për të nesërmen e Sigurisë Kombëtare.

Sali Berisha Fatos Nano ishin paradigma të përmbysura që krijuan Oligarkinë e Re, e që s’mundën ta nxjerrin dot kombin nga mungesa e tij e lirisë nuk e çuan dot në udhën drejt krijimit të shtetit demokratik të Sëdrejtës. U krijua një shtët tjetër i nëndheshëm që projekton dhe ka frerët e pasigurisë që i përdor si t’ia dojë qejfi. Partitë kryesore politike luajtën në fushë të konfliktit dhe të urrejtjes dhe ato nuk nuk synuan sigurinë e përbashkimit e pajtimit e përparimit të ndershem kapitalist, e pronësisë dhe e drejtësisë, ata sollën mbi shpinë të tyre këtë urrejtje e cila është e pranishme, ata nuk kompozuan një dëshirë thelbore kombëtare.

S’ka asnjë hap, s’ka asnjë tregues shpresëdhënës se po fillon një syth Rilindjeje.

A nuk e keni vënë re se ka një bllokazh të rreptë nga Hija e Qeverisjes që shkoi, sepse siç mund të kuptohet:  “rrugë sigurie është vetëm ajo që Berisha ka projektuar, në atë mendësi dhe filozofi, kështu që të gjitha reformat që mendon Rilindja janë bllokuar sepse “ato quhen antireforma…” Kjo na tregon se “ shteti aty poshtë” ai shteti që ka ardhur nga: ‘ “Nëntëdhejtë e shtata” nga “Pronësia e vrarë”, nga “Drejtësia e kapur”, nga “Gërdeci kjo Hiroshimë Korrupsioinit Shtetëror ” , “urbanizimi tërmetor” “gropa e borxhit të madh shkatërrues të ekonomisë”…nga “papunësia  “ nga “ pakti i fshehtë Detit të shitur”,  nga “plumbat në Bulevard… nga “ Çamëria e bëlbëzuar …” nga” mungesa e Ligjit për Kufirin Tokësor dhe Detar, Trafiku i Drogës  e…pra merreni vesh këto janë magjistralet kryesore ku duhet të kaloni.

Dhe  na tmerron “tritoli” që erdhi dy muajt e fundit. “Tritolin” e kishim me vete” dhe ai rrëfen vetëm një dimension të vogël të tij, sepse padrejtësia, mungesa e ligjit, pabarazia ekonomike, monopolet dhe oligarkia e re, mafia sundon mbi demokracinë prandaj  ky “ tritoli” është vetmë një cipë e hollë e pasigurisë së madhe e cila është rregulluar brenda vetit, mbasi shteti aktual nuk mund të emetojë siguri kur ai nuk qëndon në themele të forta demokratike.

Presidenti, nuk mund të kryesojë dot, edhe pse “është në Krye” këtë e dimë të gjithë, ai është formal, dhe i shndërruar fatkeqësisht prej politikës së mbrapshtë një “kuisling” i atij shtetit atje poshtë. Prandaj shqiptarët ndjehen të fyer nga mbledhja e këtij Këshilli të Sigurisë Kombëtare që vetëm “këshilla nuk jep dot”

Kryeministri i Shqipërisë shkon në OKB dhe ka një krahë një Kryenegociator të Paktit që solli Pasiguri, ndërsa Minisitrja e Mbrojtjes ka në Bruksel një Kundëradmiral që bëri oponencën më të turpshme të Pasigurisë Kombëtare, sa nuk mund të ketë tjetër në histori. Këtyre shëmbujve mund t’i sillen e plot të tjerë, të korruptuar apo “ushtarë të korrupsionit” që nuk i lëviz dot, as nga Minsitria e Mbrojtjes as nga ajo e Energjintikës, Ekonomisë, Bujqësisë dhe të tjera.

Në këtë vend, politikanë dhe studiues pa pikën e turpit flasin për “gjeopolitikë” “gjeostrëgji sigurie’ etj dhe harrojnë ca gjëra fare të thjeshta të dukshme që lidhen me bazën ligjor. Ne s’kemi një ligj për kufirin Tokësor dhe Detar. Në nuk kemi siguri në hapësirën detare dhe që s’e menaxhon dot. Ja kjo është pjesë e shtetit Ligjor. Ne flasim për stategji mbrojtjeje kur kemi një Ministri Mbrojtje ( si administratë ) po aq të njëjtë dhe “gjigande”si kur ajo, Shqipëria e mendësisë totalitare ngrinte në kushtrim një milion ushtarë… dhe tani qënka problem më i madh se do të reduktohet si personel në 8500 ( përfshi edhe civilë).  Që në vitin 2011 NATO konstaton: “kryesorja është mungesa e një strategjie konceptuale sipas standardeve të NATO-s.” Kjo gjendje është thelluar dhe përkeqësuar edhe më thellë.

Ndërkohë Presidenti ende nuk i kthen përgjigje “Rilindjes” për konceptimet e saj të para lidhur me hapat reformuese.

Prandaj është shumë e ciflosur fjala hyrëse dhe ajo përmbyllëse e Presidentit, sepse ai e di shumë mirë se qeveritë e deritashme nuk e kanë pasur në qendër Sigurinë Kombëtare, por kanë ecur në spontaneitet drejt kërkimit të shtetit të lirisë dhe demokracisë, ndër dështime nga më të mëdhatë të shenjuara në të gjithë vendet e Lindjes Komunste

Pakuptimësi më skandaloze, s’mund të gjendet, kur Kreu i këtij paloshteti e përqëndron Sigurinë me “ rishikim të strategjisë së Mbrojtjes”  dhe ky na paska ftuar ashtu sy më sy për të ofruar këndvështrime që “Këshilli Kombëtar të kthehet në një mekanizëm aktiv…”

Të gjithë ulin kokën, përgjumen në tavolinën eliptike e cila qëndron në shpinë të pasigurisë kërcënuese dhe Presidenti “brohoret” mbi këtë “kaike” gjysmëmbytur.

16 komente në “Presidenti brohoret mbi gërmadhën e pasigurisë kombëtare”

  1. Majakovski says:

    Je i forte zoti Myslym, humbje per ne qe nuk je President.Ti duhet te jesh pasardhes i Moisiut dhe me i mire se Ai.

    1. raimondi Vlonjati says:

      O Pasha mos u mer me Presidentin se nuk ka lidhje Siguria Kombetare me Presidentin,
      por ka me Kryeministrin

      Edhe me Salen mos u mer dhe mos e perdor Salen per te justifikuar EDI RAMEN

      Sala iku , tani eshte Edi i cili duhet te korigjoje gabimet e Sales

      Mirpo ne shikojme se EDI i thellon me shume gabimet e Sales duke vendosur spiunet e grekut ne pikat kyce te Institucioneve tona te mbrojtjes kombetare
      Kjo eshte Shqetesuse…..

      C’eshte ky kryeminister qe emeron njerez te dyshimte ne NATO dhe ne Minsitrin e Mbrojtjes..?

      Dhe me kryesorja fare , per te cilen ti Pasha si ushtarak qe je, eshte se ky Kryeminister ka deklaruar hapur perpara ish-ushtarakeve te cilet jane te gjithe me PS-se,
      se nuk duhet te kerkojne armatim te rende per ushtrine tone sipas standarteve te NATOS-s

      Ku ke pare ti ndonje shtet qe te mos kete armatmim fare, nderkaq edhe ushtrine e reduktojne ne minimumin e mundeshem…..

      Ndaj ti Pashaj , bashke me ish ushtaraket e tjere te larte duhet ti beni nje peticion Qeverise qe te armatose Shqiperine me standartet e Nato-s, SIC KANE GJITHE Fqinjet tane….

      Eshte e pa-imagjinueshme te jesh nje shtet pa ushtri fare sic po na katandis ky kryeminsiter tani

      Ky Kryeminister ne emer te reformave po shkateron totalisht ushtrine shqiptare ……
      nderkaq q ene jemi i vetmi vend ne Bote ne gjendje lufte te daklaruar me ligj
      nga Greqia …………

      Kjo eshte gjeja me alarmanete qe po vazhdon te thelloje EDI RAMA –Pse ky kryeminister e le Shqiperine te c’armatosur ..perse ..??

      Kjo gje te te shqetesoje ty ore zoti Pashaj nqs je me te vertete i shqetesuar per Sigurine Kombetare…?

  2. Profesor Pasha,

    Sigurine Kombetare e bejne shqiptaret me identitet te spikatur elitar, profesional, qytetare dhe me bindje tek madheshtia e krenaria e kombit.

    Me kapterra, hajdute deti, ministre te lidhur me mafioze si prudentiono bregu – nuk mund te presesh siguri kombetare.

    Jar Odeta Mustaqja eshte shume krenar qe i sherbem me servilizem te peshtire nje komunisti fanatik e krimineli si Derri i Vicidollit.

    Fton ne tryeze Lul Bashen – holandezin sumfluturues qe firmosi pa piken e dinjitetit kombetar shitjen e Detit Jon

    Fton ne tryeze Maja Bregu Prudentino e cila mbronte publikisht me letra ne dore ne TV shqiptare, mafiozin qe drejtesia italiane e rrasi ne burg.

  3. lindi says:

    pershendetje per kurajon qe duhet te kthehet ne kambana alarmi ne ndergjegjen dhe mendjen e shoqerise per te kthyer timonin i cili duket se ka ngelur ne te njejtin vend dhe pse vitet ikin dhe shume gjera duhet te shihen dhe te vleresohen se ndodhin sot jo dje duhet te ndryshojme rrenjesisht sa s,eshte vone ju faleminderit

  4. Urim Gjata says:

    Krahasojini keto dy figura;

    Jar Tartabiqja dhe Prof Myslym Pashaj

    http://goo.gl/Qt6oKU

  5. beso says:

    respekt per kolonelin Pashaj,ndoshta Rama do kish bere mire ta merrte si keshilltar,se z.Pashaj eshte nje patriot i vertete,aq me mire sikur ta zgjedhin president.

  6. Devolliu says:

    Bobo ç’e ka gjet Shqipërinë; një mi gjirizesh, një kapter injorant e sakat, një kamikaz i Salih Kriminelit, e quan veten President e Komandant i Përgjithshëm.
    E padurueshme.

  7. shpetim says:

    Prof.M.PASHAJ e tregoje vehten si atdhetar me perkushtimin e tij profesional dhe njerzor lidhur me ceshtjen e kufive detar me Greqine.Nuk arrij te kuptoj perse nuk mbeshteten njerez te tille.

  8. Myslymi says:

    Ti zoti adash bene mire te mos dukesh me ne faqe te dheut se ti je kokrra e legenit.Kot ben si i zgjuar se dim sa i zoti je , ti thjesht je nje bythlepires i pushtetareve asgje me shume.Aq i pa aft je sa me paaftesin tende do te perlyesh edhe njerzit puntor e te ndershem qe ne vendin ton jan me kokrra kurse si puna jote rrota k…. gjen me tonelat.Edhe nje gje na thuaj pse ike zotrote nga Aleanca Kuq e Zi apo ste ofruan ndonje post b… tende????

  9. Burimi says:

    Bravo; Te lumte pena dhe mendia per shkrimin aq dinjitoz ,konciz e
    problematik qe kini shkrojtur dhe qe sot eshte zhytur politika Shqiptare
    ne saje te atyre mendesive dhe koncepteve te mbrapshta qe na ka udhehequr
    qeveria e rrezuar me voten e 1000000 shqiptareve.
    Ata asnjehere nuk kane menduar per vendin ,per problemet e shumta te
    popullit por vetm per familjen e tyre si te pasurohen na kurriz te
    njeresve te sfilitur te ketij vendi.
    Ju profesor i trajtoni problemet shume mire por fatkeqesisht shume njeres
    te ditur intelektuale e politikane jane terhequr ne rehatin e tyre duke
    e lene gjthe barren mbi kete qeveri e cila ben prpiekje ne rrugen e
    mundimshme dhe te pengesave qe i nxierr sliu dhe sherbetoret e tij.
    Prandaj pa u ndeshkuar ky njeri i mrapshte deri ne marrezi ky vend nuk do te ndihet rahat dhe te perparoje ne rrugen drejt zhvillimit dhe qetesise sociale.
    Edhe nje here falenderoj e te uroj ghithe te mirat.

  10. abc says:

    “Qeni qe leh nuk te ha” keshtu je dhe ti mylym , nje qen qe leh.
    thon qe kur nuk ta varin ateher fillon e leh se vetem ajo te ka ngelur.
    Po ik o derezi zer ndonje qoshe ose shko ne azil se perrallat e tua jan te mira per te shtyr diten pleqt e aziles. Shteti ka nevoj per njerez te rinj,per frym te re ..e per cfar u duhesh ti ? ik ore se iku koha jote je kart e djegur ,jo qe ske qen ndonjeher ndonje per tu mar shembull. Leri njerzit te punojne mos ju ngjit si m.. pas kepuces.I di vet qeveria punet e veta ska nevoj per shpifjet e tua se vetem ate ke ber mir ti, GJITH JETEN TENDE VETEM KE SHPIFUR PER NJEREZIT E AFT. PPFFFFFF

  11. Kosova says:

    @@@ Respek per Kolonel Myslym Pashaj…I Nderuar Myslym Patriotizmi nuk “Blihet” sikurese Blihen Diploma Akademike “fallso”nga Politikane “Fallso” qe ka Shqiperia…
    ju keni Nderuar Mallakastren Heroike qe i ka dhene aq Heronje Shqiperise dhe Shqipetarise, me Vepren tende, ju keni Lartesuar edhe Emrin tende, por edhe njehere ju keni nxjerre ne Pahe Vlerat e Mallakastres Patriote dhe beni qe te Ndihen “Mallakastriot” te Gjithe ata Shqieptare qe duan nje Shqiperi Shtet dhe nje Shqiperi Etnike, qe nga Kosova -Lindore, Shqiperia Lindore(Maqedonia) -Kosova dhe Shqiperia Meme…Respekt….

  12. Ariu nga Korabi says:

    Or Lym Pashai, ky shkrimi yt, i paqartë, nga ana sintaksore. Më ngjan si “konspekt” studenti i Shkollës së Bashkuar, në leksionin e Historisë së PPSH-së…

    1. - homeri- says:

      – PASHAI – nuk eshte politikan qe te flas bukur si EDI , nuk eshte shkrimtar qe te shkruaj bukur si KADARE – por ka nje shpirt e zemer kombetare me fisnike se kushdo tjeter

  13. gegetoske says:

    Te gjitheve qe jane kunder ketyre argumentave qe shprehen ne kete vleresim te Kolonelit po ju them sinqerisht se jeni shume poshte………jeni nen nivelin e detit! Dikujt qe arrin edhe te ofendoje,( po i dal per zot Kolonelit) duke i thene qe te mare nje brisk bik te sapoprodhuar dhe te shkoje tia rr….uaje Kolonelit sepse nuk di me shume se ai profesion! RESPEKTE KOLONEL! Nuk je vetem i Mallakastres! Je bir shqiptari dhe i perket gjithe Shqiperise e KOMBIT!

  14. myslim coka says:

    respekt per PASHANE.ky shtet i ben punet si shkopinjte e mezhgoranit. sa keq ,kush e drejton kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje