Ukraina mund të jetë fillimi i fundit për Putinin

13 Mars 2014, 20:36Blog TEMA

Nga Adam Michnik*

 

Admirimi dhe zemërimi po na shoqërojnë në këto orë të zymta dhe plot tension. E admirojmë vetëpërmbajtjen e mençur, vendosmërinë, dhe ndjenjën e përgjegjësisë që po shfaq shoqëria dhe qeveria ukrainase. Dhe jemi të mbushur me zemërim kur shikojmë agresionin imperial të politikës prej superfuqie, që po ndjek Rusia ndaj Ukrainës. Jemi të indinjuar dhe të neveritur nga retorika mashtruese, hipokrite dhe arrogante e politikanëve, diplomatëve, propagandistëve rusë. Në kujtesën e polakëve, po rikthehen pamje historike. Ministri ynë i Jashtëm, Radoslav Sikorski ka thënë se “Rusia në fakt nuk e ka pushtuar asnjëherë Poloninë – ajo në fakt ka ardhur gjithmonë “që të ndihmojë” minoritetet kombëtarë dhe fetarë”.

Pikërisht kështu ka ndodhur gjatë mbretërimit të Katerinës së Madhe, e cila ofroi mbrojtjen e saj për pakicat fetare në komonuelthin polako-lituanez, në thelb për të realizuar Copëtimet e mëdha. Kështu ndodhi në vitet 1920 dhe 1939, kur Rusia mori nën “sqetull” masat punëtore urbane dhe rurale, si dhe pakicat fetare, për t’i mbrojtur nga regjimi fashist dhe imperialist në Poloni. Në vitin 1940, Kremlini nxitoi të ofrojë “ndihmë vëllazërore” për Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë – ekzaktësisht me të njëjtin objektiv. Dhe pas luftës, ata nxituan në Budapest në vitin 1956 dhe në Pragë në vitin 1968. Më vonë, “ndihma vëllazërore” iu ofrua edhe popullit të Afganistanit…

Sot, teksa shohim Krimenë, të dominuar nga ushtarë rusë dhe separatistë të armatosur vendas, është e vështirë të mos kujtojmë një tjetër politikan, i cili ka qenë njësoj i shqetësuar për mirëqenien e bashkatdhetarëve të tij, që ndodheshin nën “thundrën” e një qeverie të huaj.

Në vitin 1939, Adolf Hitleri deklaroi se Rajhu i Tretë duhej të mbronte “dhjetë milionë gjermanët që jetonin në shtetet fqinjë”. Kështu, ai shkaktoi ngazëllim mes Sudetëve dhe hapi dritën jeshile për një fushatë propagande kundër Çekosllovakisë. Në fund, Hitleri kërkoi një plebishit mes Sudetëve, gjë që i hapi rrugë ndarjes së Çekosllovakisë dhe nënshtrimit të saj ndaj Rajhut të Tretë. Një vit më vonë, një strategji e ngjashme u përdor kundër Polonisë.

Kremlini ka bërë një studim të kujdesshëm të historisë së pushtimit të Çekosllovakisë nga Hitleri – ose të paktën kështu duket, po të shohësh manovrat në Krime. Megjithatë, nuk jam i sigurtë nëse burokratët caristë të Putinit e mbajnë mend rezultatin përfundimtar të politikës së Hitlerit, për mbrojtjen e gjermanëve dhe popujve gjermanisht-folës në shtetet e tjerë.

Vladimir Putini ka rigjallëruar doktrinën e Brezhnjevit të “sovranitetit të kufizuar”. Ai e kish zbatuar tashmë në Gjeorgji, dhe po e përdor në Moldavi. Të vjen të pyesësh, se ku do të nxitojë tashmë për të ofruar “ndihmë vëllazërore”? Në shtetet balltikë? Apo ndoshta Afganistan?

Lenini – një autor, shkrimet e të cilit Putini me siguri i ka lexuar në kurset e KGB-së – thoshte se politika e jashtme është rezultat i politikës së brendshme. Me fjalë të tjera: Vladimir Putini është duke zgjidhur problemet e Rusisë, duke krijuar tensione të jashtëm. Kështu ndodhi kur ai erdhi në pushtet, në mesin e luftës së Çeçenisë. Kështu ndodhi gjatë luftës në Gjeorgji. Kështu po ndodh edhe tani. Fantazmat e Majdanit po faniten nëpër zyrat e zyrtarëve caristë të Kremlinit – prandaj edhe ka patur reagime kaq të fuqishëm ndaj protestave antiluftë në Moskë dhe Shën Petërsburg.

Sigurisht, në Rusi ka njerëz të mençur – edhe pranë Kremlinit – që tallen me Putinin dhe përsërisin: Kush nuk e do Krimenë, nuk ka zemër, por kush dëshiron të shkëpusë Krimenë nga Ukraina, nuk ka tru. Fatkeqësisht, atje dominon ksenofobia shoviniste ruse – shumëkush në Kremlin po sillet sikur nuk ka tru – për të mos folur për dinjitetin. Unanimiteti politik dhe moral i Parlamentit rus, në lidhje me përdorimin e forcës ushtarake në Ukrainë, të kujton epokën e manifestimeve triumfalistë që organizonte Stalini. Dhe pamja e Ambasadorit të Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, një ditë do të përdoret në tekstet shkollorë si shembull i shkollës Putiniane të gënjeshtarëve.

Ukraina demokratike dhe e pavarur ka miq besnikë dhe jo-oportunistë në Poloni. Qeveria polake me të drejtë po vë theksin në nevojën për solidaritet ndërkombëtar – dhe po bën përpjekje për ta siguruar atë. Opinioni publik polak duhet të ruajë qetësinë dhe të mos rrëmbehet prej emocioneve. Duhet të jemi të ashpër, por racionalë. Sepse, ne nuk duhet të harrojmë: Arroganca e superfuqisë ruse që shfaqte Brezhnjevi shkaktoi sulmin ndaj Afganistanit, por ajo është përgjegjëse edhe për faktin që, pikërisht në Afganistan gjatë asaj lufte të turpshme, Perandorisë Sovjetike nisën t’i thyhen dhëmbët.

Ukraina mund të jetë fillimi i fundit për Putinin.

Dhe sot, ne mund të themi atë që thonë shumë demokratë rusë: “Какой позор для России…” – Çfarë turpi për Rusinë.

 

* Adam Michnik, udhëheqës i opozitës antikomuniste në Poloni në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, është kryeredaktor i Gazeta Wyborcza, ku është botuar fillimisht ky shkrim. /Përgatiti: E.Gjini-Bota.al/

22 komente në “Ukraina mund të jetë fillimi i fundit për Putinin”

  1. loni says:

    ju mendjen per te rrezuar te tjeret e keni,beni dhe thoni dicka korrekte ne kete bote o te uruar amerikan dhe perendimor,ju e ndritet me politiken tuaj.

    1. paradox says:

      Eshte Polak jo Amerikan o Loni! Kur nuk di te lexosh e te kuptosh pse del ketu e dhjet kete faqe?

      1. loni says:

        mqs di ti te lexosh,mbas amerikes te kam vene edhe perendimin qe do te thote europe,apo polonia bie ne afrike o paradox,shtepine dhe lagjen e ketij njeriu nuk e di o paradox qe i do te gjitha te dhenat te ketij njeriu,e more vesh o i zgjuar qe te dogji kur lexoni amerike,keni te drejte se i keni baballaret amerikane o njerez pro amerikan o paradax,bravo o paradox shqiptaroamerikano kuptohet nga babi je amerikan,kurse nga …. je shqiptar.

        1. Sever says:

          Ja cfare eshte kriza ne Ukraine:

          10 minuta video per te kuptuar gjithcka:
          https://www.youtube.com/watch?v=fWkfpGCAAuw

      2. Dranoel says:

        Ky komentues pervecse nje fanatic I mperendimit nuk eshte analist I pavarur se perndryshe nuk ka se si te percjelli komentet ne konglomerat uke perzier pakutim te gjita filozofite ne nje te vetme pa kuptim

    2. Sever says:

      Polak hesapi o Loni, cfare pret. Nje diearre e shpifur krahasimesh me Hitler me lufte boterore e ketyre leshkove qe nuk thane 1 fjale per SHBA qe hyrin ne Irak dhe so po e le me 1 milion te varare nga lufta civile qe ndezi kur nderhyri.

    3. lushnja jone qytet plasmasi says:

      o loni..po ike ere se te shqeu lepuri

  2. mancik says:

    Se besoj,c’do rus do te jete,nje Putin!Sllave jeni edhe ju polaket,nuk jeni europiane!

  3. TIFOZI says:

    Krimea, pse m eshte be kaq e rendesishme kjo zone?!

  4. Shqiperia says:

    Nuk besoj qe Ukraina te jete fillimi. I fundit per Putin.
    Ky zotnia ndoshta ka marre shkas nga theniet e Obames
    qe do te vendosim saksione per Rusine .
    Putin nuk ja ndien fare per Saksione .Obama nuk ka rruge tjeter
    dhe i mbush mendjen me sanksionet.

  5. Per ne qe skuptojm ! says:

    Shkrim i bukur qe vertet na kujtoi Brezhnjevin e Cekis dhe Hungaris e ato cka ndodhen ne te kaluaren e larget qe jo nje her i kemi lexuar por edhe jetuar ! Do desha vec nje shkrim per cka ndodh tani fresket jo vetem ne Ukrain por edhe ne “pranveren”arabe me Irakun ne krye ! Rolin e FMN dhe kulisave bankare qe shkaktuan kte kriz e varferi botrore e te na spjegoj kush “fut kte uj nen rogoz” e po pushton tashme pa futur trupa , ushtri e tanke !Putin budallai qe enderon per nje Rusi te hershme e te fort ,kam frik se esht i vonuar dhe po gjen rug te vjetra per te shpetuar coptimin e saj e kjo do i kushtoj jo vetem Rusis por edhe popujve…….

  6. Gava says:

    Artikull i cili fket per paragjykim.Ore do flitet drejt apo me servikizma. NUk ishte dhe nuk eshte balkafaqim Ukraine- Rusi por Perendim Rusi, …ne kufirin e Rusise,, per zone influence.Tendence imperialiste, ne kushtet e botes njesistemshe. Ca don Amerika ne Ukraine ?
    Brockulla per te qene koherente me Ameriken?

  7. mimmo says:

    Polonia dhe populli polak, jane nder me dinjitozet ndermjet vendeve te gjithe botes!Vini re me gjakftohesi historine e lavdishme te ketij populli fisnik ,te paperkulur kundrejt ruseve dhe gjermaneve!!Kam respekt te vecante per POLAKET.Ata kane nji shprehje:”Jetojme midis ujkut dhe ariut”(gjermani dhe rusi) .Pershnetje,Mimmo!

    1. Sever says:

      O bo bo. Shko njihu me Polakat ta kuptosh sa te mire jane. Nuk u vine as te gjunjet o Rusve.

  8. AP says:

    Adam!
    C V e paske, në dukje, të pasur por, nga trutë qënke kastravec!
    Ju polakët jini popull mistrec, grindavec. Karl Marksi ju ka quajtur popull i lindur për të bërë trimëri të marra!
    Përkthyesi na i jep në rusisht fjalët e tua: Какой позор для России!
    И я отвечу тебе на русском: Ты сволочь и ничего больше, пошёл ты к чертовой матери! Как тебе не стыдно?!

  9. sanco panco ne vazhdim... says:

    i erdhi fundi putanes(putinit) dhe fillimi i burgut per vrsasesin sali berisha!

  10. GG says:

    Loni, perendimor-e, me -e- ne fund, se me duket se e ke ne shumes.

  11. GG says:

    HAHAHAHAH, kurse A>P-se sse revoltuar i sugjerojme t’i gjeje adresen Adamit grindavec, se ketu s’i lecit dot brochkullizmat e tij ne rusishte pe baraholke

  12. albani says:

    Po aq sa qe edhe fundi i Sali Berishes mbas 23 qershorit, 2013. Edhe me Putin do te ndodhe ajo qe po ndodh me Z. Berisha, qe do te thote asgje. Edhe Putin do te vazhdoje te tallet me Evropen dhe SHBA,ashtu sic tallet sot Sali Berisha me shqiptaret, me SHBA dhe me vete Evropen.

    Ceshtja me e madhe dhe me e rendesishme ne boten e sotme eshte kjo: Bota eshte e maskarenjeve, e vrasesve, e mashtrueseve, e tradhetareve, e genjeshtareve, shkurt e horrave.

  13. Diplomati says:

    Z.Merro mos degjenero gazeten TEMA,me artikuj Fashist.

  14. dol says:

    Polaket dhe gjermanet e bajernit shpetuan vjenen nga turqit.Pas humbjes ne vjene filloi renia e perandorise osmane.

  15. Ariu nga Korabi says:

    Polakët, janë racë e “bastarduar” sllavo-gjermane, pra as sllavë e as gjermanë…Punë muti kjo trashëgimia…Sa për Adamin, gjykojeni nga surrati, çfarë “analisti” është…(ma ha mëndja, do të jetë ndonjë “antikomunist”, si Sala jonë…)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje