Dy ditë më parë, shoqëria shqiptare “mbajti” frymën kur dëgjoi se Presidenti i Republikës thirri për konsultime gjithëpërfshirëse, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe se aty do të flitej e diskutohej për politikat e sigurisë kombëtare.
Por… dëgjoi dhe më pas lexoi se Presidenti ka deklaruar:
“Siguria Kombëtare e përcaktuar dhe e institucionalizuar si e tillë, ajo për të cilën jemi këtu, [pra ajo që ka një Këshill dhe për të cilën ndërtohet një Strategji], përfshin elementë të përcaktuar qartë, siç janë mirëfunksionimi i Forcave të Armatosura, të ruajtjes së Rendit, të Shërbimit Informativ, masat për ruajtjen nga terrorizmi, lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit te organizuar, ruajtja e kufijve të vendit, paprekshmëria tokësore dhe detare, kujdesi për ekonominë në përgjithësi, si dhe kujdesi për ruajtjen e burimeve energjitike, bizneseve strategjike, monedhën, shëndetin e shtetasve, dhe të tjera”.
Filozofi Spenser thoshte se “derisa shoqërinë nuk e “qëlloni” me pëllëmbë në fytyrë, as ajo nuk do t’ju parashtrojë pyetje të papërshtatshme”.
Po nëse ndodh e kundërta, pyetje të papërshtatshme, por kyçe, që lidhen me formulimin e një politike të efektshme të sigurisë kombëtare, do të ishin:
1. “Pyetje” të papërshtatshme që nuk kanë nevojë për përgjigje, pasi Kushtetuta dhe ligji i kanë mirëpërcaktuar.
• Sipas pikës 1, neni 1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë jemi Republikë parlamentare apo presidenciale?
• Sipas pikave 1,2 dhe 3 të nenit 168, PJESA E PESËMBËDHJETË “FORCAT E ARMATOSURA”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës, si President apo si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura?
• Sipas neneve 11, 12 dhe 13 të ligjit 8671, datë 26.10.2000, i ndryshuar, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (dhe vetëm këtu dhe askund tjetër), Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës, si President apo si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura?
• Sipas pikës h, neni 92 i Kushtetutës, drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre, raportojnë apo japin mendim dhe të dhëna me shkrim tek Presidenti i Republikës ?
• Sipas nenit 94 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, a mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të?
2. Pyetje të papërshtatshme (për mendim dhe këshillim, meqë u mblodhën), që duheshin bërë nga Presidenti, seriozisht në tryezë.
• Dokumenti i politikave të sigurisë kombëtare do të quhet prapë strategji, apo mund të quhet plan, koncept, doktrinë, apo thjesht Politikë e Sigurisë Kombëtare?
(Fjala Strategji e ka rrënjën-origjinë në greqishten e lashtë, nga stratos- ushtar. Po dhe strategama – lidhet më tepër me planifikimin për një ushtri “të drejtë”- afërsisht- strategji e mbrojtjes)
• Dokumenti i politikave të sigurisë kombëtare do të jetë publik?
(Një numër i shteteve nuk i bëjnë publike dokumentet e politikave të tyre ose nuk i kanë të shkruara politikat gjithëpërfshirëse për sigurinë apo mbrojtjen)
• Ky dokument do të jetë i “bardhë” (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina etj) apo i unifikuar për politikat e sigurisë?
• Kur duhet të ndërmerret një shqyrtim i saj?
• Kush organ e vlerëson këtë?
• Cilët aktorë duhet të përfshihen në procesin e shqyrtimit?
• A ka ndonjë agjenci kryesore të pavarur që mundëson dhe konsolidon kontributin e grupeve të punës në PSK?
• Si është e definuar siguria kombëtare?
• Cilat janë sfidat e tanishme si dhe ato që mund të ndodhin në të ardhmen për sigurinë kombëtare?
• Çfarë instrumentesh janë të gatshme për sigurinë kombëtare dhe çfarë instrumentesh të reja mund të kërkohen?
• Si e trajton PSK-ja baraspeshën mes transparencës dhe nevojës për të ruajtur konfidencialitetin në fusha jetike për sigurinë kombëtare?
• A është ngritur ndonjë organ vëzhgues për të shqyrtuar PSK-në? A është përfshirës organi vëzhgues?
• Çfarë masash duhen marrë për të përhapur PSK-në dhe për ta ndërgjegjësuar publikun në lidhje me përmbajtjen e saj?
Dy ditë më parë, shoqëria shqiptare “mbajti” frymën kur dëgjoi se Presidenti i Republikës thirri për konsultime gjithëpërfshirëse, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe se aty do të flitej e diskutohej për politikat e sigurisë kombëtare.
Por askush nuk dinte se:
• Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë probleme në zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, me Presidentin si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
• Këshilltari i Presidentit për çështje të sigurisë, në tryezat politiko-teknike ku trajtohen politikat e sigurisë kombëtare, duhet të jetë i prirur të jap më tepër kontribute, se sa në tryezat e politikës së “depolitizuar”.
Dhe tryeza mbeti e mbetet: Lëvizja gjithçka, qëllimi asgjë.
Ore ,po kujt ja kerkon ti keto qe rendit ,ku kane kohe ata te lexojne e te perkthejne si gjithe bota me shtete serioze ,keta jane mesuar rrumpalle ,edhe nje çoban nga ata te vjetrit jo te rinj ndertonin dhe luftonin per t’i realizuar planet per tufat e dhive ,dhenve ,apo lopeve,i ndante per skartim ,per mish apo per rinovim ,mbante femrat me te mira meshkujt nga me te miret ,mendonte per bar ,per ftomen per pjelljen etj etj .Nuk e zinte gjumi kur nuk i bente dot te gjitha bashke .Keta nuk i arrijne dot kurre pergjegjshmerine e tyre
Sakte!
Bravo Arben!
NA BEHET QEJFI Z.ARBEN QE JU RIDEGJUAM E RIPAME PERSERI!NE VLORE JU DUAN E JU RESPEKTOJNE PER THJESHTESINE TUAJ ,POZITIVITETIN DHE MOS PERFSHIRJEN TUAJ NE AFERA. URIME T’JU SHOHIM ME SHPESH!
Eshtë si thotë Éngjëlli…
Më në fund dolët prapë dhe vazhdoni të dilni se shoqëria jonë ka nevojë për njërz të tillë