Isha ke “x club” dje, zjarrrr !!! Isha aq spat sa u llaposa me njonin që njoha aty, s’ia maj men emrin. Donte t’më çonte ke banjo për t’vazhduar po s’po më mbanin këmbët. Kisha pir veç dy vodka, dy gota ver, një birrë dhe tre shotsa. Vari trapin, lek të hedhuna dom se i nxora zorrët sapo dola jashtë ke dera e klubit… Eh kshu ti rrushi, jeta funit dje!
O daku pi bar ti? Hë me plak, pi bar ti?! Mo m’thuj që jo, se nuk shtyhet dita pa bar!
Dhe goja ime e hapur që harroi si të mbyllej për një moment , u fsheh pas një buzeqeshjeje fallco (më fallco se ajo e Lul Bashës), me zor polli një PO të shkrefur.
-Po…… kam pirë, me raste!
E pranoj vetë që nuk kam qenë fëmija shembull që çdo prind dëshironte pasi isha kurioz, e në emër të kuriozitetit, s’kam lënë nxirëjetëllik pa bërë ndaj prindërve të mi, dhe shumicën e gjërave nuk i morën vesh kurrë. E meqë kam bërë çdo trapllik që më ka kaluar në mendje kur isha i vogël… i vogël…
Por “i vogël” në atë moment mu duk shumë relativ si koncept, pasi vajzës me të cilën po dialogoja i duheshin akoma ca muaj të mbushte 17 vjeç, e ndërkohë më tregonte për 7 meshkujt që kishte çuar në krevat, dhe se si performacat e saj seksuale të nisura në moshën 13 vjeçare ia bënin për zili pornstareve botërorë.
-Kur ke shku për herë të par ti zemra? – më gjuajti me pyetje direkte e ndërgjegjshme për faktin që mund të vihesha në siklet nga pakompleksiteti që e karakterizonte.
Dhe aty, shtrëngova gotën e rrëkëlleva një gllënjkë nga “kabërneti savinjon” për të marrë pak kohë, dhe mes djersësh të ftohta, refuzova t’i tregoja moshën kur e kisha bërë për herë të parë, (atë për të cilën deri në atë moment mburresha mes shokëve) nga “frika” që për të mund të ishte shumë vonë. U bë çdo gjë relative nga ai moment, edhe mosha….
Tymi i cigareve që ajo hëngri në vetëm 15 minuta më veshi firmato nga koka tek këmbët me markën “Marlboro”. E përkëdhelte gotën e uiskit si një zonjushë që ndihej zonjë, por imagjinata ime e sëmurë luante me mendjen time dhe e kthente uiskin e saj në një gotë me qumësht, sado që mundohesha ta shihja si femër. Kollitej në çdo gllënjkë qumështi zonjusha, por e maskonte veten mirë. Qëndronte akoma në këmbë, pavarësisht alkoolit që kishe konsumuar, pavarësisht takave që mbante, të cilat dyshoja se mund t’ia kishte marrë borxh të ëmës.
-Ҫa ajfoni ke ti daku, 4 apo 5?
I tregova samsungun tim njëqindmijëleksh pa m’u trembur qerpiku dhe e fiskova duke u zgërdhirë në pritje te reagimit.
-Pfff po kta jan kot, ku jeton ti rrushi?!!
-Po je kaq e vogël moj zemër, ndjej mëshirë për ty, për ju!!!
Nuk arrita dot të thoja më shumë se kaq dhe dola nga lokali i ndjekur nga vështrimi rrufe i një “lolite” shqiptare që tek unë pa vetëm dështakun apo moralistin e radhës….
Dola nga lokali me 30 vite më shumë në shpirt, pavarësisht se 24 vitet e mia i konsideroja “lule të rinisë”, të paktën deri në atë moment…
Më plaku, ky ishte efekti që më dha ajo zonjushe në vetëm 15 minuta. Ndoshta edhe për shkak të verës që kisha pirë atë mbrëmje, ndoshta për faktin se sapo isha kthyer në Shqipëri, por u bëra nostalgjik një çast e po mendoja për të kaluaren time.
Ishte koha kur deri në 10 vjeç sorrollateshe gjer sa perëndonte mes 1001 lojrave që bënim me shokët e shoqet e lagjes.
Ishte koha kur deri 14 vjeç luhej futboll në rrugë si “Tomka dhe shokët e tij”, koha kur qyteti eksplorohej pëllëmbë më pëllëmbë si për të njollosur territorin tonë.
Ishte koha kur deri në 18 vjeç, miqësitë e gjimnazit konsolidoheshin ose shndërroheshin në dashuriçka platonike, e vetëm më fatlumët arrinin të gjenin një vajzë për t’a çuar në krevat, por gjithsesi numëroheshim në gishtat e duarve në të gjithë shkollën.
Ok, pas të 18-ave gjithsecili shikonte punën e tij e fillonin pordhët, por nuk është ky thelbi i gjithë arsyetimit.
Nuk ishte hera e parë që rastisja në adoleshente të tilla, por për herë të parë u binda vërtet që brezi im, ishte brezi i fundit i tranzicionit social. Atij brezi që ishte rritur me bukën me sheqer e vaj, duart gjithë baltë dhe ballin me djersët që çanin zhulin e fytyrës, e që çuditërisht, sot e ndjej veten të privilegjuar që i kam përjetuar.
Brezi i fundit, që pavarësisht të gjithave, kishte ditur të ruante akoma disa norma e parime të trashëguara, principe që unë vdisja t’ua tregoja plot mburrje italianëve sa herë që debatoja me ta mbi problemet e adoleshentëve atje.
-Jo jo, në Shqipëri s’kemi arritur akoma në këto nivele! -u thoja.
Po pra….
U çudita, habita, llahtarosa e skandalizova kur sapo kisha shkelur në tokë të huaj vite më parë, shikoja 12 vjeçare që pinin cigare, tymosnin hashash, bënin tatuazhe e seks, dhe lumturohesha që të paktën këto gjëra tek ne nuk kishin ardhur akoma. Jo se unë apo brezi im nuk i kemi bërë, përkundrazi , por jo përpara se të hynim në pubertet, jo 12 vjeç të paktën .
Ngela pa fjalë kur në distancë kohore prej vetëm 6 vitesh e pashë të importuar në Shqipëri gjithë atë llum, ato lule që një ditë do jenë pemë pa kokrra dhe u binda që një brez “i artë” dhe shumë premtues na pret. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, por nuk e prisja kaq shpejt.
Ajo çfare është me shqetësuese është fakti që faji i vetëm u përket prindërve që e gjejnë veten të papërshtatur mirë me epokën që jetojmë, gjë që krijon një lloj humnere në raportin prind-femijë. Eshtë brezi i prindërve që mendon se duke u dhuruar fëmijëve një celular që kushton sa 2 muaj qera dhe duke u blerë një mal me rroba, mendon se ka kryer detyrën e prindit.
-Goca ime s’bën kshu gjonash, djali im eshte i veçantë, e kam në kontroll! -është përgjigja standarte që çdo prind do jepte në një rast të tillë.
– “Injorancë e bekuar” – thonë këtej nga unë! Lutu të mos bjerë në dorë fejsbuku apo celulari i femijës tënd! Atë ditë, kur të kujtohëm unë, mos u çudit, por shiko pasqyrën e gjej fajtorin!!!
Nuk ka nevoje per uje se ka mbaruar djegien dhe eshte shuar me sh….e!!!
Objektivi i vetem i rinise sot eshte te marrin nje DIPLLOME UNIVERSITARE dhe po qe se babai ka shume para edhe nje dipllome te dyte apo master etj!!!
Se sa do vlejne keto copa letre eshte pune tjeter!!!
KRAHASONI NJERIUN E RI SOCIALIST,qe mesonte,punonte dhe edukohej,me NJERIUN E RI KAPITALIST,qe drogohet, disko-het dhe pub-ohet!!!
LUM MAMAJA PER GOCEN,QE KAM!!!
Ku te punon goca,mi???
Nuk ka rendesi,se ku punon,por sa leke me bie ne shtepi!!!
Ja MORALI I ZONJES DUSKLA!!!
Bravo!
Vertet nje dukuri skandaloze si kudo ne boten e c,thurur, por edhe tre mije vjet me pare per kete degjenerim te rinise flet papirusi i perkthyer sot..!! Cudi? Natyrisht kjo eshte e verteta e ndryshimit te moshes dhe diferenca e brezave.. Kjo eshte jeta. Asgje nuk eshte e perkryer dhe gjithcka leviz, pulson, ndryshon,… degjeneron ? -ndoshta nuk eshte tamam keshtu..!!
E ke mbyt!!! I ke rene ne koke!
Rrofsh o Ermal qe na kujtove femirine,me buk me sheqer dhe zhuli zhul ,ama ishim te gjalle…Kta te sotmit, fatkeqsisht, pa {ajfon} nuk funksionojne si njerez…keq puna…..