Sa herë ka festa zyrtare, tradicionale, ndërrim vitesh, stinësh, kremtime përvjetorësh të kryeqytetit apo ngjarjesh kombëtare e lokale, festa fetare, aktivitete publike, organizime argëtuese popullore, madje dhe festa fëmijësh e punëtorësh, apo qoftë dhe aktivitete të tjera masive, të shpikura enkas prej familjes kryebashkiake “Basha”, pedonalja e Tiranës tjetërsohet në “mejhane” të rëndomtë e të qelbët biznesi prej prototipit të familjes kryebashkiake të kryeqytetit, ose “kunatit”, siç e ka pagëzuar me personifikim të saktë komik kunatin e Lulzim Bashës, rubrika e gazetës “TEMA”: “Antena brenda familjes”.
Është fjala për përbindëshin e tenderave, lejeve të ndërtimit, punësimeve, shkarkimeve, fondeve të kësaj bashkie, vëllanë e gruas së Lulzim Bashës, i cili prej afro 3 vitesh po vepron mbi resurset e bashkisë e Tiranës, tamam si peshku “piranja” mbi viktimën e tij. Thënë troç është fjala për kryetarin real të Bashkisë Tiranë, që i bën dhe i jep për zbatim “planin e punës” Lulzim Bashës, vetëm sa… për të hedhur firmat.
Një “plan pune” tipik urdhërues prej kunatit, ndaj Lulzim Bashës është edhe përdorimi i pedonales së Tiranës për biznes përfitues familjar të “kunatit”. Ky e ka bërë monopol pedonalen. E kthen atë në qendër biznesi privat me firmë e vulë të Lulzim Bashës, në ditët e ndërrimit të viteve, në festën e fëmijëve “1 Qershor”, në ditën e punëtorëve “1 Maj”, në festat e nëntorit, por edhe sa herë i shpik mendja “festa” dhe “ditë të shënuara”. Dhe në këtë “Ditë Vere”, pra në 14 mars 2014, pedonalja u kthye sërish në treg me dyqane-çadra, me kioska druri, me zgara e tezga qoftesh, kukurrecësh, fergesash, shishqebapësh, pulash. U mbush fund e krye me pijetore, me punishte produktesh bujqësore e blegtorale, me treg prodhimesh të çdo lloji deri edhe me këpucë e rrobe të përdorura të firmës “Gabi”. U mbush me produkte ushqimore brumi, me fruta, perime e deri me …zarzavate dhe enë guzhine e veshmbathje.
Në pedonalen e Tiranës mungon vetëm tregu i bagëtive e kafshëve dhe i pajimeve e produkteve ushqimore për kafshët e punës si samarë, litarë, zile, këmborë, kapistra, patkonj, frerë, tagji, hime, bar, lëpushka misri kashtë, nallbanë e tredhës kafshësh etj.
Pedonalja e Tiranës është mbushur me oxhaqe tymi të qoftexhinjve e fërgesave, me mbeturina shishe pijesh, me qejflinj qoftesh, gjize, rakie që “argëtohen” e zhurmojnë, madje dhe që shurrojnë rrëzë mureve e portave të Kalasë e trungjeve të pemëve. Është mbushur me grupe individësh që pijnë, bërtasin, shajnë njeri-tjetrin, madje edhe që ngacmojnë kalimtarë, duke pirë të ulur deri në stolat dhe bordurat përgjatë murit të Kalasë së Tiranës, murit të Teatrit Kombëtar e mjediseve të tjera publike argëtuese e kulturore me pjatanca plastike e prej kartoni, vendosur mbi bordurat e Pedonales e mbi gjunjë përgjatë saj.
Pijetore-gjelltorja “Pedonale” i ka çuar qoftet, gjizën, rakinë dhe ahengun rrumpallë si të Tiranës së viteve ’20, deri mbi rrënojat e vjetra arkeologjike përgjatë pedonales. Deri tek kryeqëzimi përballë ish-selisë së PD. Deri në kangjellat e Akademisë së Shkencave, të Parlamentit dhe Galerisë së Arteve. Madje edhe deri përgjatë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme, në hyrjë të bulevardit kryesor të Tiranës.
Babëzia e “kunatit” e ka tjetërsuar pedonalen në “Qofte Luli”, të mjegulluar e ndotur nga mbeturinat, ulërimat e pazarxhinjve dhe tymi i zgarave. Familja kryebashkiake “Basha” ia ka ndërruar funksionin pedonales, që në ndërtim të saj u projektua dhe u financua si mjedis publik çlodhjeje e qetësie për qytetarët.
Por edhe këtë hapësirë të pastër e të qetë që duhet të kishte Tirana, “kunati” po e përdor prej afro 3 vitesh si qebaptore dhe treg të gjithçkaje.
Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha e di shumë mirë që pedonalja është ndërtuar për t’u çlodhur e shëtitur qytetarët e jo për të shitur qoftet, fërgesat, kukurrecët, shishqebapët dhe pijet e biznesit të kunatit të tij.
Ti qe ke bere shkrimin tregon se je nje njeri me ligesi hajvani
Nuk ka azgje te keqe qe te kete ne pedonale edhe per te shitur qofte apo cdo gje tjeter per te ngrene
Keshtu behet kudo, dhe shume mire qe behet edhe ne Tirane
Na e cpifet ju partiaket fanatike..
raimond vlonjati ,nuk ka te keqe ,dakort. po panaire e festa ben edhe bota. po jo te shendrrohen ne ambjente te felliqura , ku shpirti katundar e oriental i heq gjithe lezetin nje feste qytetare. problemi eshte se ketu perplasen dy bote, dy kultura. jane ata qe progresin e masin me tymin e qofteve e shishen e rakise, duke i shtuar ketu edhe ato melodite arabe. nga ana tjeter ata qe shetitoren e shohin si nje vend çlodhes e te kulturuar. pse jo edhe ndonje prodhim vendas i ekspozuar me estetike e ne funksion te ambientit.
Bravo SHqip! Aty te kishte gra qe ekspozojne punime artistike, te pakten, por me e mira do ishte Libra.
Kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkise çdo aktivitet kishte karakter edukativ. Mbaj mend qe edhe vajza ime mori pjese ne nje konkurs pikture tek galeria me tematike “Si e mendon qytetin”. Edhe ne prinderit ishim me emocione dhe emocionet tregojne se jeton vertet.
Nje korrigjim i dashur Perparim. Prej kohesh quhet rruga
“Kioskat e Kunotit” jo Pedonale e Edit ?
http://goo.gl/qfULWA
Mire tja bejne nje kryeministri qe sikur spo ka bythe te bej asgje kunder makinerise kriminale te instaluar tash e 23 vjet.
Jam me ty toma !
Nje milione vota Rama nuk i mori per te lozur basket tek vellezrit Frasheri, por te ktheje “ne pronesi” te publikut te shekullit 21, mjediset e bera me leket e takasave te tyre.
Ne qebaptoret e kunatit dhe ne qoskat e qofteve, kukureceve dhe gabzerrave ne kete festen e diteve te fundit mungonin vetem ahengxhinjte e bregut te lumit, kengetaret arrixheshka, cingijet dhe gabeli me ariun qe kercen sipas avazit:”me zuri gjumi, te bregu i lumit, dhe vjen dashnorja, me con nga gjumi…”
Pika qe s’u bie ne koke drejtuesve tane vendore e qendrore !
Na u zu zet te kalojme nga ajo rruge milioneshe se bie era qofte, thartire dhe shurre !
Qoftet Luli i shijon me mire nga mbrapa – por duhet te jen qofte derri nga vicidolli dhe pak te trasha se per tu ngrefur e dine vete….
Ngadale raimondi nga Vlora, ca thu ti me, nuk ka asgje te keqe te shiten qofte ne mes te nje kryeqyteti???/ Ku paske pare ti more zoteri ne mes te nje kryeqyteti te piqen qofte, kremvice,slacicie,birra dhe, e gjithe administrata shteterore mban rradhe per mengjesin alla shqiptar. Eshte per turp dhe shemtia me e madhe qe i eshte bere kryeqytetit. Duam te shkojme ne familjen e madhe evropiane por, si? duke ngrene qofte e pire birra qysh ne dhjete te mengjesit?! Nuk po flas per banalitetin qe te ofrojne shume qytetare te cilet bisden e zhvillojne me ze te larte… Pedonalja apo ne shqip, rruge per kembesoret, duhet te n’a sherbeje neve qytetareve te cileve duam te shetisim pa na shqetesuar askush. Edhe keto pak metra kerkojne te na i pushtojne. Te mendosh qe vetem kjo rruge deri tek Ura Tabakeve, te ben te ndjehesh rehat dhe femijet te lodrojne pasi nuk kalojne mjete motorrike. Pertacia eshte kultura jone….
Keta bushit trastat me miljona ju beni gam gam gam
Po mire ore qe shesin birre e qofte po pse nuk e mirembajne?.Une aty kaloj perdite,rreth 100 tulla guri jane hequr,mbi gjysma e projektorve elektrik jane thyer,5 cope fenere vertikal jane thyer ose vjedhur,kapaket e pusetave jane vjedhur,etj.Po vini ore nje mirembajtes se per “nje pe,per nje gjelpere do iki nje gune e tere”.
me e bukura eshte se kjo pedonale sa vjen dhe shkaterrohet dhe nuk ve dore njeri per ta mirembajtur… ja shikojeni pas largimit te ketyre kioskave… 80% e ndriçimit te poshtem nuk punon, nje pjese e mire e shtreses eshte thyer… e gjithe shetitorja eshte nxire nga vajrat e qofteve dhe salllameve sa te vjen ndoht, te kalosh neper te….. dhe e gjitha kjo, mu nen hunden e bashkise….
Pse ta “mirëmbajë” Bashkia, Pedonalen…??? Edhe nja dy vjet akoma dhe “këta” (Luli e Kunati) do të ikin. Kunati, paratë i nxori, budalla është që të mirëmbajë Pedonalen, e ta gjejnë të tjerët…??? Dihet që motoja e shpellarëve, kur ikin, është “tokë e djegur”…
perparim Haliti-e po je mesuar ti me koqe enveri,stalini,dhe lenge bythe negjmije-aq ju jepte aq hanit.tash keni filluar te hani koqe rame,meta,dhe koqe te koqes.se paku saliu ju dha te hani qofte.
A ka zyre higjiene ne kryeqytet? Kontrolloni ku i derdhin vajrat e fergesave kuzhinierat e Lulit dhe bllokonj gjithcka menjehere.
Shkodrani me duket njeriu me i trashe ne bote sepshigjenen ne kryeqytet e komandon Bashkia pra Luli ose me sakte vete kunati .. viktor Hoti
Zoti Lulzim Basha! Po pse nuk di shqip ti Zoti Berisha?- me fal BASHA,
Ceshte kjo fjale PEDONALE. Ke ndonje fjalor shqip ti? Ka fjale PEDONALE aty? Pse talle me gjuhen shqipe ti?
nga njerez inferiore me mentalitet afrikan nuk mund te presesh gje tjeter vecse pedonale,lungomare .
nuk mund te presesh zhvillim nga njerez qe urrejne gjuhen shqipe.