Nga Ahmet Collaku
Unë nuk pata fatin të punoja me gjeologun Koҫo Plaku. Kur shkela për herë të parë në ekipet sizmike që bënin punime nëpër Shqipëri, së pari u njoha me specialistët Novruz Kodheli, Nikolin Leka, Siasi Koҫiaj të cilët lakonin dëndur emërat e gjeologeve Koҫo Plaku dhe Henrik Veizi. Henriku komunikonte me Koҫon me karikatura miqësore me të cilat gajaseshim të vogël dhe të mëdhnje. Gjeologu Koҫo Plaku e kishte pasion peshkimin ndërsa Henriku I ishte qepur mirë kësaj fabule, e vizatonte atë duke biseduar dhe luftuar me pehqit, duke bërë gara kush do dilte më I fortë, sa ne këtë luftë Koҫos I shqyheshin edhe pantollonat…
Këto karikatura qarkullonin nëpër ekipet sizmike Shqiptare si lajmet më interesante. Ato më të bukurat shpesh herë afishoheshin edhe ne tabelat e emulacionit socialist përkrah urdhëresave të tjera të ndërmarrjes. Ah, ishte një kohe ku përziheshin shumë gjëra, të mirat dhe të këqiat!
Unë gjeologun Koҫo Plakun e shikoja rrallë sepse me të nuk më lidhte puna, nuk pata asnjë temë. Ai ishte me trup të gjatë, solid, pak I rëndë në pamje të parë. Kishte nur Instituti Naftës kur ai ecte ashtu I vetëdijshëm, për aftësitë ë tij profesionale. Ai shfaqej dinjitoz herë jashtë herë brënda nëpër ata koridore të errët dhe të frikshëm si galeri miniere të asaj godine të shëmtuar. Më kujtohet se kur isha student në Rumani, akademiku Murgeani që jepte lëndën e gjeologjisë, na tha një herë se në Shqipëri janë dy gjeologë të mirë. Njëri nga këta ishte gjeologun Koҫo Plaku.
Gjithashtu më kujtohet edhe më mirë koha kur atë e piketuan për ta dënuar. Një ditë hyj në zyrën e k/ing. të ndërmarrjes. Mbrenda pranë tavolinës, ishte ulur Koҫo Plaku. Ai kishte hapur bllokun e tij të shënimeve dhe po shkruante. Ai bllok ishte I shënjtë. Nuk fliste, vetëm shkruante, më kokën lëshuar mbi bllokun e shënimeve ai nuk shikonte kush hynte apo lëviste aty pranë. Në atë dhomë të vriste heshtja, se kjo situate e tij ishte një para burgim.. Kur dola nga zyra, vura re disa persona që nguronin të futeshin në atë zyrë. Ndërsa më tej më zunë sytë një oficer të Degës së Fierit. Atë e kisha parë disa herë, finok dhe I poshtër. Vështronte dhe përgjonte. Më vonë degjova se atë bllok të shënjtë, sigurimi I shtetit e kishte patur si dëshmi të punës armiqësore të Koҫo Plakut. Pa dyshim, ai bllok do të ketë pasur idetë për të ardhëmen e naftës Shqiptare. Po, cuditërisht, ne shqiptarët, gjithmonë hamë njëri-tjetërin. Vetëhahemi kaq shumë dhe nuk ngopemi.
Këtu ku jetoj tani mes librave kam një artikull të gjeologut Koҫo Plakut botuar vite më parë në një revistë shqipatre të cilin ma ka dërguar miku im Fatmir Shehu. Në atë shkrim gjeologu Koҫo Plaku shkruan për Diapirin e Dumres, për proceset gjeologjike-tektonike të tij, dhe për perspektivën e jashtë zakonshëme për naftë. Diapiri I Dumres, është një aurolë me disa vëndburime, Kucova, Pekishti, dhe mjaftë të tjera të pa zbuluara akoma. Në një skemë ide vendosur ne shkrim, gjeologu Koҫo Plaku vizaton disa akse antiklinale, ngritje pozitive në gëlqerore shumë përspektivë për naftë. Ne shqiptaret jemi te marrë, ne nuk duhej ti ishim larguar Dumres! Nuk ka fund marrezia shqiptare! I ndjeri Koҫo, e ka dhënë me kohë përspektiven e Diapirit të Dumresë. Priteni, kur ky gjigant I naftes Shqiptare, tu behet rist te huajeve, tu bëhet risk Pekishti per Tortonianin dhe për gëlqerorët, tu bëhet risk Galushi për të cilin do të jepja gjthëҫka që pusi të shponte sa më parë, tu bëhet risk Cërriku, apo Papëri për të cilin unë u enda dhjetë vite…
Ka akoma me dhjetëra gjeologë Shqiptarë nga brezi parë të pa pushkatuar me plumba nga komunizmi që shkoi, po, pa më thoni ku janë? Ku punojnë dhe jetojnë? A interesohet dikush për ta?! Asnjë!! Gjeolog Dhimiter Gjenerali është nxënës I Koҫo Plakut, po dini gjë nga behët?! Asnjë nuk di gjë! Pra, edhe ky gjeolog, është I vrare. Ky është I vrarë nga vetë shteti shqiptarë demokratik I tanishëm, vrarë nga kjo qeveri demokratike dhe socialiste, vetëm me një ndryshim, Gjenerali është vrarë nga indiferentizëmi, nga heshtja, nga përcmimi. Kështu qellohent dhe vritet përditë ky vendi im I bukur! Po sa gjeologë dhe gjeofizikantë të tille të vrarë ka kjo Shqipëri?! Nuk numurohen! Shikoni, ҫdo qeveri shqiptare vretë gjeologët e vetë. Ka një ndryshim, ata të komunizmit I fshiheshin Zotit, këta të fundit demokratë-socialistë, nuk I fshihen asnjërit, bash ecin krenar në Bulevardin ”Deshmoret e Kombit”. Ekuacion reversibel. Gjeologët dhe pasuritë kombëtare nuk janë reversibel!
GJEOLOGU KOҪO PLAKU, NE KUJTIMET E PROF.DR. ALI MEMES.
Në kujtimet e mia, gjeologu Koҫo Plaku ngelet specialisti gjeolog më i afirmuar i gjeologjisë së naftës shqiptare, legjendë e gjeologjisë së naftës sonë. Kontributi tij është I vecantë në kërkimet, orientimet, dhe në zbulimet e vëndburimeve të naftës. Gjeolog me përmasa të mëdha, me veshtrim të thellë dhe analiza të plota të formimit të strukturave të naftës. Ai theksonte rolin e vecantë që luan flishi mbi gëlqerorët, jo vetëm si mbulesë. Po përmënd disa ide të fuqishëme të këtij gjeologu të madh shqiptarë me të cilin pata një fatë personal të bëj disa tema studimore.
Si autorë, ne ishim ne ndjekje të shpimit të pusit Amonica-7, që më vonë zbuloi vëndburimin e Amonicës. Para se pusi të takonte gëlqerorët konstatuam se kendet e rënies së flishit ishin shqetësues, gjë që do të thoshte se gëlqeroret do të takoheshin më thellë se 2500m. Koҫua na thoshte me kompetencë, mos u besoni këndeve të mëdhej të rënies së flishit, kur pusi ti afrohet pakos kalimtare ju do të shihni se këndet e rënies do të zvoglohen së tepërmi. Ky pohim rezultoi i vërtetë jo vetëm në pusin Am-7 por dhe në shumë puse të këtij vëndburimi.
Ҫ’farë konfirmonte gjeologu Koҫo Plaku? Ai shpjegonte, se forcat rrudhëformuse kanë sens drejtimi nga lindja në perëndim, se flishi si masa më plastike krahasuar me gëlqerorët, I është nënshtruar gjithëashtu këtyre forcave (në kushtet e një temperature dhe presioni të lartë, ku sic deshmohet, rërat kalojnë deri në lëngezim). Pra flishi, pohonte Koҫua, gjëndet i shtërnguar si në dare, nga një anë flishi shtyhet nga lindja në perëndim, dhe nga ana tjetër pengohet nga kulmi i ngritjes gëlqerore, prandaj ai (flishi), formon harmonika të shumta (garmoshka- thënë rusisht sipas Koҫos ) e me kende rënie tepër të mëdhenjë që mund të ҫorientojë dikë. Fenomene të tilla në flish janë vënë re jo vetëm në Amonicë por dhe në shumë rajone të tjera. Përmend këtu Mollajn, pusin me fontanë Vjosa-2 ( autor Lili Thomai dhe Ali Mema ) ku këndet e rënies në flish na shqetsonin, po afër gëlqerorëve ata u zvogëluan së tepërmi.
Koҫo Plaku insistonte tek ne të mos trëmbeshim nga depozitimet e fuqishme të katit të sipërm sepse poshtë tyre ka shpërlarje dhe gëlqerorët nuk janë thellë. Ne këtë mënyrë ai rriste optimizmin për kërkime edhe në zona me mbulesa të reja në siperfaqe .
Gjeologu Koҫo Plaku sizmiken e vlerësonte tepër si metodë studimi kapitale që percakton morfologjinë në thellësi. Kjo ishte arsyeja që ai vinte shpesh në zyrën time në Institutin e Naftës në Fier në vitet 1970 – 1974 duke më nxitur edhe mua për shpejtimin e ndërtimeve të skemave strukturale sizmike. Gjërat thoshte Koҫua kanë kuptim në kohë dhe ato duhen vlertësuar.
Diktatura nisi ti sjellë shqetësime të medha Koҫos. Unë mbaj mënd nje ditë kur më tha, se në vitin 1957, ( pas largimit nga Shqipëria të vellait Panajotit ), do të kisha vrarë veten, por zbulimi i vëndburimit të Gorishtit më shpetoi jetën. Vlerësimi i madh I sizmikës nga Koҫua si dhe fakti që ne autorët sizmik unë dhe Vilson Bare koreluam një lak sizmik, fenomen I cili në atë kohë ishte i pa njohur, na coi në projektimin e gabuar të pusit Rabie-4 ku kryeautor ishte Koҫo Plaku. Pra, edhe gjenit gabojnë, por kjo nuk e errëson aspak kontributin e vecantë të gjeologut Koҫo Plaku si zbulues I disa vëndburimeve, konktretisht të Ballshit, të Visokës të Gorrishtit e me radhë dhe si shpërthyes i shumë ideve të fuqishëme gjeologjike në kërkimet e naftës shqiptare.
Gjeologu Koҫo Plaku vleresonte tepër të dhënat faktike, sidomos ato të puseve të shpuar. Ai tregonte shpesh fabulen, pusi është qitap që menderos jo vetëm mustaqet e mia por edhe të kadiut. Përmënd këtu profilin gjeologjik të puseve Fitore-5 , Fitore-6 dhe Fitore-3 në zonën e Sarandës. Dy puset e fundit kishin kapur gëlqerorët e vazhdimit jugor të vargut të Fterrës. Në perëndim të Fi-6 u projektua nga specialistët Dhimiter Stefa dhe Ali Mema pusi tjeter Fi -5 me detyrë të zbulonte një objekt të ri ndën mbihypjen e vargut jugor të Fterrës, pra në perëndim të Fi -6. Pusi Fi -5 kaloi në krahun perëndimor të Fi -6 po deri në 2100m. nuk e takoi objektin e pritshëm. Në këto kushte, në mbledhjen e Drejtorisë së Institutit të Nafts, u vendos që pusi të ndërpiste shpimin. Në atë kohë në këtë pus ishte aksidentuar me vdekje një punonjës i brigadës së shpimit. Situata bëhej e rëndë. Në atë mbledhje, që do të vendosej për pusin, i pari hyri Henrik Veizi dhe pas tij unë si autor pusi. Në anën tjetër të tavolinës T, zuri vënd Koҫo Plaku, që u fut duke ecur i krrusur sepse vuante nga nervi shiatik. Henriku, sa pa Koҫon që ecte i përkulur në drejtim të drejtorit Beqir Alisë i tha këtij të fundit, ja servili para eprorit dhe situata e rëndë u qetësua disi nga humori i holl i Henrikut. Situatat e acaruaruara vetëm ai dinte ti amortizonte. Ish shefi i sektorit Protoko Murataj mendonte se pusi Fi -5 duhej të thellohej për të kapur objektin ndersa Koҫo Plaku, ish shefi I kabinetit i tha Protokos, a nuk të mjaftojnë tre puse në një vijë për ta ndërprerë shpimin, a po duhet të bëjmë aty ndonjë kanal për ty? Për Koҫo Plakun, tre puse në një linjë ishin me shumë se një qitap. Pusi ndërpreu shpimin. Koҫo Plaku dhe Henrik Veizi ishni kolege edhe miq të ngushte Koҫos i pëlqenin shumë karikaturat e Henrikut sidomos ato ku ai e vizatonte Koҫon gjahtar me ҫizme që gjuante rosa.
Koҫua e njihte mirë mekanizmin e formimit të strukturave në gelqerorë, prandaj për këtë gjë, ai bënte debatet të ashpëra në Këshillin Shkncor të Institutit të Naftës në Fier. Në atë periudhë disa specialist të Institutit mbështesnin idenë që strukturat gëlqerore në thellësi nuk kanë prishje në krahun përëndimor, se gëlqerorët paraqesin antiklinale e snklinale si vijim i njëri tjetrit, me tendecë mbihypje të antikilinalit mbi një pjesë të sinklinalit. Ndërsa Koҫua këmbëngulmonte se ky nuk është tipari i strukturave tona në gëlqerorë. Ai thoshte se gëlqerorët nuk janë gomë që të krijojnë rrudhosje të tilla, si rezultat i mbihypjeve ata pesojnë shkëputje të mëdha tektonike në krahun perëndimor me amplitude 1.5 – 2 km. Ky është stili tektonik i strukturave tona, një kontribut tjetër i kollosit Koҫo Plaku në kërkimet e naftës Shqiptare.
Në vitin 1974, para arrestimit të specialistëve Koco Plaku, Milto Gjikopulli, Protoko Murataj dhe Beqir Alia, Komiteti i Partisë Fier, organizoi në Institutin e Naftës në Fier, një mbledhje të gjërë për të “vjelur” gjeologët e lartë permendur. Kontributi i madh teorik, praktik dhe shkencor I gjeologut Koҫo Plakut bëri që specialistët Ali Mema, Telo Velaj dhe Hasan Bakia, ti jepnin atij vleresimet më të larta në atë takim, duke rrezikuar veten e tyre, sepse po kecenin në një fushë tepër të minuar.
Diktatura koministe gjeologun Koҫo Plaku e “dekoroi” me plumb në ballë.Të njëjtën gjë bëri edhe me gjeologun Milto Gjikopullin. Po legjenda e hidhur, nuk mbaron ketu, atyre nuk I dhanë as varre. Ja si I varrosi kominizmi gjeologet shqiptarë, larg njerzëve, në nëtë të errëta, në disa gropa, fshehur edhe nga Zoti. Se mos ky është rasti parë! Diktatura kishte vrarë me kohë një shkencëtar të huaj që punonte në Shqipëri, një mik të Shqipërisë, shkencëtarin Polak Stanislav Zuber. Po tani a nuk eshte e njëjta gjë?!
Nuk e kishte hak Shqipëria një kollos të shkencës si Koço! Kjo del qartë edhe nga komentet më sipër. Panajoti u arratis më 1957 dhe vdiq në 1966! Kurse Koço më 1976? Shumë e la ai bashtoja juaj nga Palortoja të " sabotonte " këtë Koçon,mungesë vigjilence apo jo??? Dikush shkruan se Panajoti ishte agjent i UDB.Nuk ishte nevoja : Koka e rezidencës jugosllave në Tiranë ishte ...Nexhmije Hoxha.
Keto shkrime i beni per te thene,qe “JAM EDHE UNE KOKE E MADHE”,pra “DONI ME PER BELULIN”???
A je ne vete,ti o Collak,kur kemi 24 nen sundimin FASHIST te Beroishes,Nanos e Metes dhe ti kerkon te terheqesh vemendjen me vellain e TRADHETARIT Panajot Plaku!!!
Ne se e mban veten per trim DENONCO KRIMET E SOTME NE NAFTE,HRABITJET KOLOSALE qe bejne te huajt dhe MJERIMIN e naftetareve qe banojne prane atij FLORIRI,por buke nuk kane per femijet!!!
Kujt i sherbeni me keto DENGLA BYTHE,o i marrosur???
Pak HALLE E KRIME jane bere e behen ne NAFTE keto 24 vjet,deri tek GRABITJA E PA PRECEDENT nga TACI dhe Berisha???
Paska patur te drejte Enver Hoxha,por nuik ju PUSHKATOI TE GJITHEVE ,si ty,o Collak,se qenke njelloj o ZI si Plaku!!!
Rezart, aty në Shqipëri je akoma, mirë të behet, qendro aty o qen, o pis, nga artikulli ne fjale, ti nuk kupton se për çfarë flitet, dhe për këtë flitet, por si qen që je, të takon të jetosh aty me pjellën e poshtër që la pas krimineli yt I poshtër Enver fucke Hoxha.
Dhe vendi ynë, dhe kriminelet tanë, duket pasur kafshë si puna jote , mbijetojnë në jetë e mot.
PRANDAJ JENI NË ATË GJENDJE, NË MIZERJE TI O SHPIRT KAZMA, O FUKARA , ATY TË DALTË SHPIRTI QË TË KA DHËNË I QOFTLARU, OR PJESË E KQE
Per dijeni Koco Plaku eshte arrestuar ne aktivin e Patosit me 25 mars 1975 qe drejtohesh nga Haki Toska dhe ne krahe te djathte kishte Kadri Ramen,Adil Carcanin e te tjere.Ne kete mbledhje njeri i drejton pyetje Beqir Alise se u takua me gruan kur ishte me sherbim ne Jugosllavi.Ky qe beri kete pyetje ishin bashke ne Zagreb ne nje aktivitet gjeologjik.Beqiri ju pergjigj “Jo mo burre nuk jam takuar,ajo eshte ne Moske……” Ky autor duhet ta dije se e ka shoke.Amonica-7 eshte projektuar ne muajin dhjetor 1977 dhe u vonua shpimi deri ne fillim te vitit 1980.Kjo eshte e verteta,Kocua ishte arrestuar bashke me Beqirin,Lipen,Milton dhe Prtokon me 25 mars 1975.Ka edhe pasaktesira te tjera midis te vertetave.
Jam dakort me -rezart-in. Nuk mund te flasesh per K.Plakun ndersa per momentin qe shkruan per te NUK KA SHERBIM GJEOLOGJIK TE NAFTES ne Shqiperi. E di kete fakt zotnia Ahmet? Nuk ka INSTITUT TE NAFTES ne Shqiperi!!! Kush e shkaterroi TRURIN e Naftes Shqiptare? Enver Hoxha apo PPSh-ja, qe e krijuan dhe e ngriten ne nivel Instituti !!
Zotnia Ahmet, ne rast se te dhimbset Gjeologjia Shqiptare atehere vendos pikat mbi i. Ky eshte sherbimi me i madh qe mund te beni me pervojen dhe aftesite qe ju keni, per sot dhe ne vitet qe ju keni perpara.
Sipas nje ligji te pashkruar te lobeve te naftes ne shekullin e kaluar gjeologu me i mire vritej. Edhe Enver Hoxha vriste, me te mirin apo me te keqin? Thjesht armikun. Sot ndoshta nuk te vrasin por te persekutojne dhe te censurojne edhe ca si Ahmeti. Dhimiter Gjenerali nuk ka vdekur, jo se eshte gjeolog i keq por sepse nuk eshte nga ata qe i kundervihen politikave. Jane te tjere ata qe guxojne, qe iu persekutojne familjet, qe i internojne cmendinave, qe i degjenerojne qe te mos dallohen me ne jane te semure gjenetike nga normale.Neqoftese do t`i vrisni keta me zot a pa zot do t`i ktheheni shekullit te shkuar per t`ia kaluar edhe Enver Hoxhes qe te pakten leket nuk i fuste ne xhep te tij. Kurse ti Ahmet mos ki frike, ty as nuk te vret as te cnderon njeri, sepse ti si gjeolog je ne mes, megjithese shkruan bukur…
GJEOLOGJIA ESHTE SHKENCA E TENTATIVAVE E CILA MBESHTETET NE PRAKTIKAT SHKENCORE TE GJETJEVE ,NDODHIVE DHE FENOMENEVETE CILAT SHPJEGOHEN NE PARAQITJE SHKENCORE DHE STUDIMORE TE STRUKTURAVE TE TOKES.ESHTE E VERTET QE GJEOLOGJIA E JONE MORI NJE ZHVILLIM NE KOHEN E DIKTATURES,NE KETE KOHE SIMBAS EKSPERIENCAVE TE EKIPEVE TE HUAJA TE DREJTUARA NGA ATA U BENE SHUME ZBULIME DHE ME VONE VETE GJELOGET TANE TE NAFTES E MINIERAVE E ZHVILLUAN DHE E CUAN ATE PERPARA.SHPIMET PER MINIERAT NUK JANE SI ATO TE NAFTES.TE NAFTES JANE ME HARXHIME TE MEDHA POR NDESHJA ME STRUKTURAT NAFTE MBAJTESE I NXJERRIN DHE I MBULOJNE HUMBJET.BREZI I VJETER I GJEOLOGEVE PUNOI NE KUSHTE SHUME TE VESHTIRA DHE NEN NJE TRYSNI SE PO SU ARRIT REZULTAT KA VEPRIMTARI ARMIQESORE.NGA NATYRA NE SHQIPOT E KEMI ZAKON KUR NUK REALIZOHEN TAKIMET ME STRUKTURAT NAFTE MBAJTESE APO MINERARE I BEJME VARRIN SHOKUT PER TE DENUAR ATE E PER TA QUAJTUR ARMIK SE U BENE HARXHIME.A NUK KA NDODHUR KJO PERSHEMBULL NE ART,KUSHE JA BENTE SIGURIMIT RAPORTET PER PUNEN E ARTIT,SI NE LETERSI NE ARTE PAMOREETJ,VETE SHKRIMTARUCET E PA AFTE .PRA HANIM NJERI TJETRIN SEPSE PO TE REFUZOJE NJE DETYRE TE TILLE NGA SIGURIMI ,MERRTE DHE AI NOFKEN E ARMIKUT.SHUME TE DENUAR KESHTU E KANE PSUAR,SIGURIMI NUK KISHTE GJOLOG PIKTOR SHKRIMTARE,URDHERONTE AI LARTE DHE GJENDEJ ARMIKU .ISHTE SISTEMI QE VEPRONTE NE KETE MNYRE.GJEOLOGE SI ATA ME SIPER TE PERMENDUR NGA SHKRUESI PER KOCO PLAKUN NUK I VIJNE ME SHQIPRIS.
PO NE KETO VITE TE DEMOKRACISE SI PO PUNOHET ,NGA QE DREJTUESIT E LARTE JANE PROFANE NE DREJTIM TE GJELOGJIS.PROFESORE DHE NJEREZ ME EKSPERIENCE SHUME TE MADHE I CFRYTEZOJNE PRONARET E MENCUR TE KETYRE ASETEVE.PROFESOR SI GJENERALIAPO MEHMET ZACE DEFRIM SHKUPI E DISA TE TJERE QE KANE NJE BAGAZH SHUME TE MADHE PER GJELOGJINE LIHEN NE HIJE,EDHE KUR BEJNE NDONJE PROJEKT PER ECURINE E MINIERAVE APO PUSEVE ,MINISTRI QOFTE DHE KY I SOTEMI NUK MARRIN MUNDIMIN TI LEXOJNE ATO MATERIALE.KETA NJEREZ MENDOJ QE DUHEN MARRE SI KESHILLTARE SEPSE ME PUNEN E TYRE TE NDEROJNE TY SI MINISTER.NUK KERKOJNE RROGA POR QE TE VJELISH NGA ATA MENDJE ESHTE ZGJUARSI E DREJTUESIT.NEGLIZHOHET VETEM SEPSE TANI NUK KA AS DHE NJE PERGJEGJESI.JANE DHENE ME QINDRA LICENSA DHE PASURIA E KETIJ POPULLI PO SHKON PER LESH.FITOJNE VETEM ATA QE JAPIN LICENSAT DHE ATA QE SHFRYTEZOJNE MINIERAT E PUSET NE MNYRE BARBARE DHE POPULLI AS MERRE AS DHE NJE FITIM QE TE REFLEKTOHET NE RRITJEN E MIRQENIES SE TIJE.ME SE MBAJTI ENVER HOXHA SHTETIN ME FITIMET NGA EKSPORTET E TYRE.PO SOT THEMI QE SHTETI NUK MERRE AS DHE NJE FITIM NGA KETO,KAP NDONJE AUTOBOT QE FURNIZOHET PER LLOGARIT PERSONALE TE DREJTUESVE DHE KJO E ZGJIDHE PROBLEMIN.POPULLI THOTE “I GJEMON KOKRRES SE ULLIRIT KUR BARRA E VAJIT SHKON PER LESH?
BARDHYL MYFTIU
te gjithe dolen tradhetare vetem enver bithqiri na doli patrioti madh e kish cuar zoti ne toke te hante shqiptaret nji nga nji,dhe porosia e tij po vazhdon edhe kto 23 vjet post komunizem domethene demokraci alla shqiptarce
Koco Plaku sic me ka thene Keli (nipi i vet) ishte i vllai i Panajot Plakut, gjeneralit shqiptar spiun i UDB-se dhe qe u arratis ne Juosllavi pas arrestimit te Dali Ndreut dhe Liri Geges ku dhe u vra nga sigurimi.
U vranë gjeologët më të mirë 15 vjet para se të rrëzohej sistemi në Lindje dhe Shqipëria duhet të ishte përdhe më 1990-ën…
Ne kete tregim Aliu na paska thene: “Po permend disa ide te fuqishme te ketij gjeologu te madh shqiptare me te cilin pata nje fate personal te bej disa tema studimore.Si autore,ne ishim ne ndjekje te shpimit te pusit Amonice-7,qe me vone zbuloi vendburimine Amonices. Para se pusi te takonte gelqeroret konstatuam se kendet e renies se flishit ishin shqetesuese,gje qe do te thoshte se gelqeroret do te takoheshin me thelle se 2500m.Kocua na thoshte me kompetence, mos u besoni kendeve te medheje te renies se flishit,kur pusi te afrohet pakos kalimtare ju do te shihni se kendet e renies do te zvogelohen se tepermi.Ky pohim rezultoi i vertete jo vetem ne pusin Am-7 por dhe ne shume puse te keti vendburimi”.Am-7 u projektua ne dhjetor 1977,shpimi u vonua dhe filloi nga fundi i 1979 e perfundoi ne fillim te 1980.Autore kane qene R.Myftari,V.Xhango,M.Arapi etj.Por kur i ka bere Profesori keto diskutime per Am-7 me Kocon?.Kur u projektua Am-7 Kocua kishte rreth 3 vjete i arrestuar e vrare dhe rreth 5 vjete kur u shpua pusi Am-7.Me keto shtremberime ndoshta mendoni se te gjithe kane vdekur e gjalle keni ngelur vetem ju.Nga autoret deri tani ka vdekur vetem M.Arapi dhe te tjeret jane shendoshe e mire dhe jane ne pritje per te degjuar e percjelle shume genjeshtra te tjera.Persa i perket sjelljes se flishit gjate prerjes gjeologjike ne relacion me distancen nga gelqeroret nuk eshte fenomen i zbuluar ne Am-7.Ky fenomene eshte njohur ne strukturen e Amonices ne disa puse te shpuar para Am-7.Karakteristikat e shfaqjes se flishit qe mbulon strukturat karbonatike kishte dekada qe njihesh nga kerkuesit ne te gjitha strukturat me te perbashketat e e vecorite e tyre si ne visoke,Ballsh,Gorishte,Kocul,Ninesh,Ngracan,Cakran etj.
-Vlersimi i te dhenave faktike qe na sillni,eshte nje e dhene e re ne shkencen e gjeologjise e pa degjuar me pare.
-Prishjet ne krahun perendimor me amplitude 1.5 deri ne 2 km.nuk eshte gjithkund e njellojte ajo analizohet e vertetohet ne ndertimet konkrete te strukturave konkrete sepse ka edhe amplituda shume te vogla.Per dijenin tuaj Kocua duke i qendruar strikte amplitudes 2km te krahut perendimor te Gorishtit nuk pranonte deri ne fund per te kaluar ne perendim te kesaj prishje per te zbuluar Koculin.
-Thoni per disa puse ne vendburimin e Kranes,por nuk thoni per investimet marramendese te bera atje si tubacioni gjgande deri ne dete per ngarkimin e tankerave pasi per vitin !974 ishin planifikuar 270.000 tone nafte per tu nxjerre.Pse e lejoi gjeologjia e kerkimit kete veprim.270.000 i moren frymen Gorishtit dhe visokes.Ajo pak nafte nga Kranea u transportua me autobote.
-Thoni se disa specialiste ne vitin 1974 e mbeshteten Kocon,por nuk thoni se disa nga keta e te tjere pas aktivit te Patosit u ben me fanatike se papa per zbulimin e veprimtarise armiqesore.
– Ka dhe disa te tjera jo me tha kete e me tha ate te cilat jane te dyshimta,por le te jete ashtu si e thoni, le ta gjykoje perendia,eshte e pakuptimte te zgjatem.