Këto terma janë më së shumti të përdorura në edicionet e lajmeve dhe faqet e gazetave këto kohë.
Për të gjitha këto terma, “merita” eksluzive i takon Partisë Demokratike. SHQUP hyri në fjalorin e lajmeve që verën e shkuar, kur gjatë tranzicionit të pushtetit PD e pushtoi me urgjencë, pak më shpejt sesa Putini Krimenë. Ligji sigurisht që nuk pati asnjë vlerë në këtë rast, por edhe maxhoranca e pas zgjedhjeve e pranoi në heshtje këtë zabtim të pronës publike. SHQUP u bë kështu monumenti i fundit i zaptimit të pronës publike pa ligj i qeverisë së shkuar. Këtë monument dhune PD e pranoi me qejf. Gojët e liga thonë se ky transaksion lidhej edhe me ndërtimin komercial pranë xhamisë se re, të cilit iu pre rruga nga qeveria e re.
Sidoqoftë, në SHQUP sot gatuhet çorba e veprimeve opozitare sipas recetës që vjen nga qendra e biznesit pranë stadiumit kombëtar. Është një çorbë termash e fjalësh, që më së shumti kanë mbrojtur informalitetin, paaftësinë, militantizmin politik e paligjshmërinë sesa kanë denoncuar veprimet e maxhorancës së re, e cila duhej kritikuar për tolerancën e parë që i bëri PD-së duke ja falur SHQUP-in.
Çështja “Zana Xhuka” nuk arriti dot të bëhej një kauzë publike megjithë kastanjetat e opozitës në parlament. Në krye të ILDKP, zonja Xhuka nuk arriti të lërë asnjë gjurmë, me përjashtim të një letre që ia paska dërguar bashkëshortes së Kryeministrit aktual. Për këtë letër paska patur dijeni vetëm ish- Kryeministri sot plus njish në PD. Kjo histori tregoi në fakt se sa i fragmentuar është sot pushteti në Shqipëri, ku përveç ndasive administrative e terrioriale, janë edhe ndasitë për arsye politike të institucioneve të shtetit. Aty ky ende ka drejtues të emëruar nga ish- Kryeministri, vazhdon i pandërprerë bashkëpunimi ndërmjet tyre, pavarësisht se Kryeministër është diskush tjetër tashmë. Rasti Xhuka e tregoi në mënyrë ekskluzive këtë gjë.
Për të qenë i sinqertë, nuk jam i sigurt nëse instrumenti i zgjedhur për zëvendësimin e saj ishte i duhuri, por qartësisht ishte i vetmi në kushtet kur Presidenti i Republikës varet për vete nga ish- Kryeministri. Pasiguria ime, në këtë rast është ligjore dhe logjike. Shkarkimi u bë për analogji me rastin e shkarkimit të ish- anëtarit të KQZ para zgjedhjeve nga ish- maxhoranca, me argumentin se ishte bërë një zgjedhje e gabuar. Ajo logjikë ishte tejet e sforcuar juridike, por mbeti në fuqi përsa kohë që nuk u gjykua nga ndonjë gjykatë. Në këto kushte formalisht parlamenti ka të drejtë të përdorë analogjinë, por në këtë rast do jetë objekt gjykimi nga Gjykata Kushtetuese. Fakti që po gjykohet, krijon disi pasiguri në mjetin e përdorur, por jo në kthimin e zonjës Xhuka në detyrë. Ajo e ka humbur tashmë atë vend njësoj si opozita kontrollin politik mbi këtë institucion.
AMA duket se gjendet sot në bashkëpronësi të PD-së dhe të zonjës Bushati. Them në bashkëpronësi sepse në këtë rast janë dy beteja që drejtohen nga të dy pronarët. Njëra është beteja që AMA ka me të gjithë operatorët legjitimë në mbrojtje të piraterisë, pronare e kësaj beteje shfaqet më së shumti zonja Bushati. Tjetra është beteja e opozitës me kontrollin që ajo ka në këtë institucion. Të dy këto beteja janë të lidhur njëra me tjetrën ndaj dhe pronarët e tyre janë automatikisht bashkëpronar. Ndërkohë ligji ULËRET që prej një viti, kur përcakton se drejtuesja e AMA është në detyrë dhe merr rrogë pa mandat! Mesa duket Parlamenti do të duhet t’i japë fund “tolerancës” politike për të vendosur ligjshmërinë në këtë institucion. Edhe në këtë rast, çorba që gatuhet në SHQUP nuk do të gëlltitet dot më nga askush. Vetë Doktori ka thënë “ligji dhe vetëm ligji”! Ligji në këtë rast flet qartësisht.
SHISH dhe Visho janë tema e radhës opozitare. Detyra që ka marrë është të sigurojë të dhëna personale për cdo anëtar të maxhorancës në nivel të lartë dhe të ulët drejtues. Hartimet e Doktorit në parlament, pavarësisht se janë jashtë teme, kërkojnë furnizim të vazhdueshëm me të dhëna personale që në fakt intimidojnë njerëz të ndryshëm, zyrtarë shteti dhe nuk hedhin dritë mbi ndonjë fakt shqetësues. Hartimet politike me temë mafian, krimin, drogën etj duhen lidhur me çdo kusht me personazhe të maxhorancës së re, pavarësisht se faktet ulërasin çdo ditë për arrestime e tonelata drogë demokratikase të kapur. Kjo është detyra që ka marrë SHISH, duke u zhveshur nga detyra ligjore në shërbim të detyrës politike të ish- Kryeministrit (se nuk besoj se është në interes të zotit Basha kjo gjë).
Ligji ka përcaktuar qartë se SHISH është në vartësi të Kryeministrit dhe jo të Presidentit e aq më tepër të ish- Kryeministrit. Kjo duhet kuptuar qartë kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse Kryeministri është zyrtari që administron ditë për ditë situatën ekzekutive në vend dhe SHISH është njëri prej instrumentave që e ndihmon. Kështu funksionon në çdo vend të NATO-s. Edhe Presidenti i Republikës ka të njëjtën kuptueshmëri të ligjit, pasi kur e shkarkoi ish- drejtorin e SHISH dhe emëroi zotin Visho, tha në tekst “…nuk është detyrë e Presidentit të pengojë Kryeministrin në ushtrimin e detyrës së tij në raport me SHISH…”. Presidenti kishte të drejtë në këtë interpretim dhe shpresoj që të vazhdojë të ketë të drejtë në rast se Kryeministri do t’i propozojë marrjen e kontrollit ligjor mbi këtë institucion. Pavarësisht pritshmërisë, maxhoranca po tregohet e kujdesshme për këtë rast, jo thjesht për fatin e Visho,s po për dinjitetin e SHISH si shërbim delikat. Sidoqoftë, kontrolli politik i paautorizuar në këtë institucion delikat është i papranueshëm për standardet e shtetit ku sundon ligji.
Besoj se të gjitha termat e mësipërm do të zëvendësohen shpejt me terma të rinj, nga opozita. Për fat të keq këto mbeten thjesht terma që nuk përfaqësojnë fjalë me kuptim nga ku shteti të nxjerrë mësime për të ardhmen. Kështu si janë katandisur nga betejat qesharake të opozitës, ato ngjajnë më shumë si emra pesticidesh sesa si realitete institucionale, për të cilat kemi shumë nevojë për kontributin e kujdo që ndihmon në përmirësimin e standardeve të sjelljes. Sidoqoftë, e vetmja gjë që mbetet është zbatimi i ligjit, për të cilën nuk mund të ketë tolerancë. Maxhoranca nuk mund të jetë pafundësisht në garë për të fituar beteja me këtë lloj opozite, por në radhë të parë për të garantuar se ligji zbatohet.
po si ore, berishat pasi i vune njerezit e vet tani i duan ti mbajne aty..nderkohe ata vetem pune prishin!
“Mazhoranca nuk mund te jete pafundesishte ne gare per te fituare beteja me kete lloj opozite,por ne radhe te pare per te garantuare se ligji zbatohet.”
Bravo Manjani kjo eshte shprehje lapidar per ta marre te gjithe pushtetaret seriozishte se ligji duhet zbatuare do apo nuk do opozita e cila sote eshte me e kreminlizuare me shume se kurre.Te degjoshe sote opoziten me e pakta eshte humbje kohe dhe me e shumta ata ne krahe ti mbashe do te thone na vrate,Perse? shume e thjeshte se jane te zhytur teri ne fyt ne mut dhe nuk dalin dote por kur mundohen te çojne nje kembe zhyten akoma me thelle.
K/ ministri jo me kote ja u ka bere te qarte prisni se sa me thelle do te futemi aq me rruraz do te nxjerrim,prisni dhe shifni.
Bravo ylli.
Kur ishit pjese e qeverise se kaluar nuk e obere kete artikull do shohim SE cdo shkruash kur te jesh su perseri ne kualicion me qeverine e PD.E di si echte kjo pune bjeri daulles sipas valles e jo hiqe vallen sipas daulles.Natyrisht qe keta me super qe te bejne qejfin jane militante te PS qe kur ishit me Sälen ju shanin me liber shtepie.SA qesharake……