Ata që thonë “vetëm gjashtë muaj ka që është në pushtet”, e kanë me kuptimin që qeverisja akoma nuk ka marrë të gjithë shpejtësinë e duhur. Kjo mund te jetë e vertete kur bëhet fjalë për një foshnje që sapo ka lindur. Nje foshnje nuk mund të ecë për gjashtë muaj. Kjo mund të jetë e vërtetë për ndonje fushe tjetër kur nenkuptohet zhvillim biologjik. Por, të përdoresh këtë gjuhë për administrim shtetëror do të thotë se ti e pranon faktin se ata që kanë ardhur në pushtet ju duhet të mësojnë zanatin nderkohë që janë në detyrë. Kjo është fatkeqesi për shqiptarët, pasi këto gjashtë muajt e parë janë gjashtë muaj pas tetë vitesh ne pit stop dhe duhet të ishin gjashtë muajt më fantastik të qeverisjes. Programet, planet dhe strategjitë duhet të ishin jo vetem të pergatitura, por duhet të ishin edhe rehears (prova gjenerale) shumë herë.
Tritoli i përdorur në fillim ishte një prezantim jo aq shpresedhenes, por kishte edhe kuptimin që kjo qeveri “means business” ( e ka ndarë mendjen). Por, problemet që duhet të zgjidhë një qeveri nuk kanë natyrën që mund ta adresosh duke i vënë një kallëp tritoli. Papunesisë nuk mund t’i vësh kallëp tritoli. Mungesës së rendit nuk mund t’i vësh kallëp tritoli. Mosfunksionimit të drejtësise nuk mund t’i vësh kallëp tritoli. Krijimit të një atmosfere inkurajimi për iniciativen e lire nuk mund t’i vësh një kallëp tritoli. Kasapi dhe kirurgu të dy presin mish, por me thika te permasave te ndryshme.
Për nga natyra, problemet që përmenda më sipër kane nevojë për trajtim te natyres vizionare dhe jo trajtime menaxheriale. Kjo qeveri tregon se nuk di dhe nuk ka propozuar asnjë trajtim vizionar, por vetem menaxherial. Nuk ka asgje të keqe të trajtosh diçka nga ana menaxheriale, nëse ky është natyra e problemit. Por, ky qendrim i menaxhimit të kothereve është ai që të çon në ditë të vështira. Vetëm varfëri vjen nga menaxhimi i varferise. Trajtimet vizionare nuk janë të lehta, në fakt janë të vështira për t’u gjetur. Të duhet të kesh një kuptim të mirë të realitetit dhe gjithashtu të kesh kreativitetin për të propozuar zgjidhje origjinale, qe nuk mund t’i gjesh nga ndonjë manual. Në manual gjenden vetëm trajtime menaxheriale.
Nganjeherë trajtimet vizionare që qeveria e mëparshme ka propozuar, na kanë bërë të qeshim, por ama për nga natyra kanë qenë vizionare. Si p.sh fushata per ullinjte, per arroret etj. Disa në fakt kanë dhënë fryt, si ndërtimi i infrastruktures, one stop shop etj. Kjo e fundit eshte menaxheriale ne masen më të madhe, por ka dimesionin vizionar, sepse ishte një menyrë për të tejkaluar burokracitë për të liruar iniciativen e lire.
Prandaj unë pres propozime nga kjo qeveri dhe nëse disa do të na bejnë të qeshim, nuk ka problem, por vetem te degjoj propozime që kanë natyrë vizionare. Sepse qeveria nuk është përgjegjese vetëm për të menaxhuar taksat. Por, është përgjegjese per te lehtesuar funksionimin e ekonomise. Pra, permes atij 15% ose 20% të taksave, duhet të lehtësojë funksionimin e 80% tjeter. Dhe, kjo nuk behet përmes trajtimeve menaxheriale.
…pavarësisht teprimeve “menaxheriale e vizionare”, autori ka thënë një të vërtetë të madhe. Qeverisja PS-LSI, nuk po ecën. Mund të më thotë ndonjë, përse vallë?…
I kujtoj ketij avokati te qeverise se pas 46 vite komunizem ne ’92 reforma, shume e thelle, filloi pas dy muajsh e gjysem.
Dihet qe shqiptaret e kane te veshtire te presin sepse kane 8 vite qe presin. Qeverisja nuk eshte shkolle apo stash per rishtaret.
Do desha ti pergjigjesha pyetjes qe beri ai me siper.Echte fare e qarte pergjigja.SE pari ne krye te qeverise eshte nje njeri jo kompetent,mos them i paafte dhe e dyta s mund te ece qeveria kur perbehet nga gjysma qe deri dje quhej hajdute ehe e koruptuar.Une kam te drejte ta quaj kryeministrin te paafte kur faktikisht e di kushdo qe ai ska shkolle SE akademija e arteve ne fakt nuk te meson asgje pervec nie vegle muzikore apo te zhvillon nie talent ne nie fushe arti,por kryeministrit tone qe ehe Talent nuk kishte skishte cti ndihmonte te zhvillonte as si piktor e as si sportist.Po ne Fakt mire ti behet atij populli kur ja shiti voten atij per 20 Mike Lemke te qelbura tashti le ta shohe se je ka vene ne krye.
me sakte eshte BOJAXHI ME TETEVJEÇARE